Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu



 
PORTALIForumCalendarGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Diversiteti i mendimeve rreth asaj që quhet "Iman"

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
avatar

Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 34

MesazhTitulli: Diversiteti i mendimeve rreth asaj që quhet "Iman"   Wed Feb 17, 2010 11:47 pm

Autori (Imam Tahaviu) Allahu e mëshiroftë, thotë: “Besimi (imani) është deklaratë me gojë dhe konfirmim me zemër”.
KOMENTIM:

Diversiteti i njerëzve rreth asaj se çka quhe “besim” (iman) është shumë i madh.1

Doktrina e pjesës dërmuese të selefit të përbërë nga tre imamët: Maliki, Shafi’iu, Ahmedi dhe të tjerët mendojnë se besimi nënkupton atë që bëhet me zemër, gjuhë dhe gjymtyrë, për atë dhe definuan besimin me konfirmim me zemër, deklaratë me gjuhë dhe veprim me gjymtyrë.

Tahaviu thekson se doktrina e Ebu Hanifes dhe shokëve të tij, mendojnë se besimi nënkupton atë që bëhet me zemër e gjuhë pa gjymtyrë dhe për definuan besimin me deklaratë me gjuhë dhe konfirmim me zemër.2

Sipas ker-ramitëve, besimi nënkupton vetëm atë që e deklaron gjuha dhe ky qëndrim është i pavlefshëm, ngase sipas tyre, edhe hipokritët janë besimtarë me besim të plotë, edhe pse e meritojnë kërcënimin që atyre ua premton Allahu subhanehu we teala.

Sipas Xhehm ibn Safvanit dhe Maturidiut, besimi nënkupton vetëm ajo që bëhet me zemër dhe ajo – që bëhet me zemër – ose njohuri sipas Xhehmiut, ose besim sipas Maturidiut, ky mendim është edhe më i keq se mendimet paraprake. Sipas kësaj, atëherë edhe Faraoni me popullin e tij kanë qenë besimtarë, ngase ata e njihnin besnikërinë e Musait dhe Harunit, alejhimu selam, edhe pse nuk i besonin ata, dhe mu për këtë shkak, Musai i tha faraonit: “Ai (Musai) tha: “Po ti e di se ato (mrekullitë) nuk i zbriti kush tjetër pos Zotit të qiejve e të tokës, i zbriti të dukshme, e unë besoj, o faraon, se ti je i shkatërruar”. (Isra, 102)

Allahu subhanehu we teala, po ashtu thotë: “Dhe, edhe pse bindshëm të besueshëm në to (se ishin nga Zoti), i mohuan në mënyrë të padrejtë e me mendjemadhësi, pra shikoje se çfarë ishte fundi i shkatërrimtarëve”. (Neml, 14)

Edhe ithtarët e librit e njihnin Pejgamberin sal’allahu alejhi we selem, ashtu siç i njihnin fëmijët e tyre, por nuk i besuan dhe ishin jobesimtarë e kundërshtarë.

“Atyre që u kemi dhënë librin, ata e njohin atë (Muhammedin) siç i njohin bijtë e vet”. (Bekare, 146)

Sipas Xhehmiut, edhe Ebu Talibi ka qenë besimtarë, ngase ka thënë:

“Edi se feja e Muhammedit është një ndër fetë më të mira për njerëzit, sikur mos ishte qortimi ose kujdesi nga fyerja, do të më gjesh tolerant ndaj tij i qartë”.

Bile, edhe djalli sipas tij duhet të jetë besimtarë i vërtetë ngase nuk e injoronte Zotin e tij, madje e njihte Atë:

“Ai tha: ‘Zoti im, më jep afat deri në Ditën e Ringjalljes!’”. (Sad, 79)

Mosbesimi (kufri), sipas Xhehmiut, është injorimi i Allahut subhanehu we teala, dhe, i pastër qoftë Allahu nga të metat!, sa injorant i Zotit të vet është ai! Kur pohon ekzistencë absolute duke ia mohuar cilësitë e Tij. S’ka dyshim se fjala e tij dukshëm është e papranuar.



--------------------------------------------------------------------------------
1.Ibn Tejmijje thotë: “Murxhitët ndahen në tri grupe: grupi i parë mendon se besimi ka të bëjë vetëm me zemër, ku disa prej tyre mendojnë se këtu marrin pjesë edhe veprat e zemrë,s dhe këta përfaqësojnë grupin më të madh të murxhitëve, e disa prej tyre nuk i konsiderojnë veprat e zemrës si të tilla, si Xhehmiu dhe ithtarët e tij, si Salihijju...grupi i dytë mendon se kjo ka të bëjë vetëm me fjalë të gjuhës, madje kjo ide nuk njihej para ker-ramitëve. Sipas grupit të tretë, kjo ka të bëjë me besimin e zemrës dhe fjalët e gojës dhe ky qëndrim është i njohur te fakihët (juristët) dhe ibadetxhinjtë”. Shih më gjërësisht: El-Fetava 7/195

2.Shejh Bin Bazi thotë: “Ky përkufizim është i mangët dhe duhet të shqyrtohet dhe se mendimi më i saktë është ai i Ehli Sunnetit dhe Xhematit, të cilët thonë se besimi është fjalë, vepër e bindje; shtohet me adhurim dhe pakësohet nga mëkatet. E nxjerrjen e veprës nga besimi është deklaratë e murxhitëve. Shih “El-Akide et-Tahavijje”, komentimi i Ibn Bazit, f.22


Vazhdon me temën: Dallimi ndërmjet Ebu Hanifes dhe xhumhurit

Imam ibn Ebil Izz el Hanefi

Teuhid.NET


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Diversiteti i mendimeve rreth asaj që quhet "Iman"
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dhimbjet e "shpirtit" sa lendimet fizike
» Etimologjia e fjalës "Djalli"
» Jashtëtokësorët "zbresin" në Elbasan
» Njeriu - Ujk
» Misteret e Hënës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rregullorja :: Temat per portal-
Kërce tek: