Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Tërmeti dhe lëkundja e zemrave

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Usame
Moderator
Moderator
Usame


Numri i postimeve : 381
Join date : 05/06/2009

Tërmeti dhe lëkundja e zemrave Empty
MesazhTitulli: Tërmeti dhe lëkundja e zemrave   Tërmeti dhe lëkundja e zemrave Icon_minitimeMon Mar 15, 2010 2:23 pm

Tërmeti dhe lëkundja e zemrave Earthquake686506067fA u garantuat ju prej Atij që është në qiell. që të mos ju shafit (të mos u lëshoj) toka kur të dridhet. A u garantuat ju prej Atij që është në qiell, që të mos ju lëshoj kundër jush ndonjë stuhi me rebesh gurësh. E, pra, do ta kuptoni se si është ndëshkimi im! (Suretu El-Mulk, 16-17).


Tërmetet, këto lëkundje frikash

Pasdita e së mërkurës na e freskoi kujtimin e shumë ngjarjeve që tashmë jemi mësuar t’i shohim vetëm në televizion, si të largëta, në distancë të madhe hapësinore, edhe pse fotoincizimet tregojnë fakte të pamohueshme të shkatërrimeve masive si pasojë e tërmeteve. Mëshira e të Madhit, Zotit Mëshirëplotë, na kurseu dhe përveç panikës nuk erdhi deri te ndonjë tragjedi më e madhe. Shpëtuam! Falënderimi i qoftë Atij që për ne e bëri tokën vendbanim dhe e mbushi me të gjitha mirësitë që vendosi në të.
Si rrallëherë më parë, në takime me miq dhe kolegë të punës dëgjoja përmendjen e Zotit. Dhe, konkluzioni i përgjithshëm që nxora nga shumica prej tyre ishte dyshimi i tyre se mos vallë vërtetë jemi bërë meritor për dënimin e Zotit. Ose, të themi më qartë, në regjistrin e gjuhës popullore dialektore, dëgjoheshin thënie si: Jena ba kajl, Jena qu pesh. Kjo e qune pesh dikah duhet me na ardhë, e të tjera si këto. Përmendja e Zotit që e dëgjoja, për mendimin tim, sa ishte përgëzuese, po aq ishte dëshpëruese për faktin se bëhej në një formë jo krejt të zakonshme, ose thënë më thjeshtë dhe më shkurt, BËHEJ NGA FRIKA që kishte shkaktuar tërmeti 5.2 shkallësh të Rihterit. Mjerisht, ishte po kjo frikë që kishte shkaktuar një tërmet në miniaturë në zemrat e shumë njerëzve që tashmë edhe dinin ta falënderonin Zotin që na shpëtoi.

Tërmetet, këto paralajmërime për vetëllogaritje

I Dërguari i Allahut, alejhi-selam na ka tërhequr vërejtjen: “Në dy begati jënë të mashtruar shumica e njerëzve, e ato janë: shëndeti dhe koha e lirë” (Transmeton Buhariu). Duke pasur parasysh se sot, shumica e njerëzve (me ndonjë përjashtim) i posedojnë këto dy begati, pyesim: A duhet t’i lëmë të na ikin pa i drejtuar nën kënaqësinë e Allahut Mëshirues, duke punuar me drejtësinë që ka urdhëruar Ai, duke i mëshiruar të nevojshmit, duke ia tërhequr vërejtjen njëri-tjetrit në të mirën e përgjithshme?! Apo, duhet që të vazhdojmë të jetojmë pa kujdesin ndaj Atij që tokën e ka bërë vendbanim për ne dhe na është drejtuar në Kur’anin fisnik, librin e Tij:

A u garantuat ju prej Atij që është në qiell. që të mos ju shafit (të mos u lëshoj) toka kur të dridhet.
A u garantuat ju prej Atij që është në qiell, që të mos ju lëshoj kundër jush ndonjë stuhi me rebesh gurësh. E, pra, do ta kuptoni se si është ndëshkimi im! (Suretu El-Mulk, 16-17).

Derisa me shëndet të plotë, duke jetuar në këtë kohë lajthitjesh të mëdha antifetare, nuk vrojtojmë fuqinë e Zotit të Madhëruar, si do të kemi guxim që pasi të na rrokulliset toka nën këmbë t’i japim arsyetim veprimeve tona të pavëmendshme. Pse duhet që të na përfshijë ndonjë tërmet, Zoti na ruajtë nga kjo, që t’i hapim sytë për të parë se në jetën e kësaj bote jemi të llogaritur dhe një ditë, me emër të Zotit Mëshirues, do të japim përgjegjësi për veprimet tona.

Tërmetet, këto befasi me jomundësinë e reagimit

Një llambë gazi që e përdori për ndriçim gati sa nuk ra nga vitrina në dysheme nga dridhja e tokës. Dhe, instikti dhe vrapimi im për ta mbajtur (për të mos i rënë ndonjë anëtari të familjes në kokë) ishte gati i panevojshëm sepse brenda pak sekondave u qetësua çdo gjë. Ishte befasi më e shpejtë se reagimi dhe instikti im i reagimit. E, ç’të reagoja?! Si të mbrohesha? Toka është e Atij, të Cilit i nënshtrohet çdo gjë dhe mund të bëjë ç’të dojë me të. E ka krijuar ekskluzivisht për ne që të jemi mëkëmbës të Tij në të. E zbukuroi me mrekulli të panumërta për të na shërbyer neve dhe zbriti ligjin e Tij që të na ndihmojë të jetojmë nën kënaqësinë e Tij. Por, mëkatet e njeriut janë aq të mëdha, të shprehura me aq jo mirënjohje ndaj Zotit, sa që shumë prej tyre kanë harruar se pronari i vërtetë i tokës dhe i krejt njeriut është vetëm Allahu, i Gjithëpushtetshmi dhe i Pakonkurencë. Andaj, i lutemi Atij që i ka në duar zemrat tona të na drejtoj në udhëzimin e Tij, të reagojmë ndaj tërmeteve në kohën e shëndetit të plotë, në kohën e qetësisë, pa ndodhur fare lëkundjet e tokës, sepse, dënimi i Zotit Fuqiplotë është i dhembshëm.

Imer Pantina, mësimdhënës i Shkollës së Mesme Profesionale “Fehmi Agani”, në Klinë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Tërmeti dhe lëkundja e zemrave
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Qetësimi i zemrave dhe i trupave është në nënshtrimin ndaj All llahut

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rregullorja :: Temat per portal-
Kërce tek: