Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu



 
PORTALIForumCalendarGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 MUHAMMEDI NË LIBRAT E SHENJTA TË HINDUIZMIT

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Usame
Moderator
Moderator
avatar

Numri i postimeve : 381
Join date : 05/06/2009

MesazhTitulli: MUHAMMEDI NË LIBRAT E SHENJTA TË HINDUIZMIT   Tue Mar 16, 2010 12:54 pm

Para disa kohësh, në Indi është shtypur libri i cili nxjerrë në dritë disa fakte. Libri është bërë temë e diskutimeve dhe bisedave në mbarë botën. Sikur autori të ishte musliman, mesiguri do ta kishin burgosur apo likuiduar. Ndoshta të gjithë shembujt e këti libri do t’u kishin konfiskuar. Mesiguri ajo do të shpallej si e ndaluar. Por, për çudi, autor i këti libri është eksperti Vedaprakash Upadhyai, profesori i ditur dhe I njohur hindus. Libri quhet “Kalki Avatar”. Dijetari Vedaprakash Upadhyai është Hindus-Brahman, me prejardhje bengale. Ai është hulumtues shkencor në Universitetin Allahabad në Indi.

Pas hulumtimeve shumëvjeçare, ai e ka botuar këtë libër, argumentet e të cilit i kanë vërtetuar dhe pranuar si autentik edhe tetë dijetarë tjerë hindus. Sipas besimit hindus, bota hinduse pret ardhjen e “udhëheqësit dhe liderit” i cili quhet “Kalki Avatar”. Sigurisht, përshkrimi i dhënë nëpër librat e shenjta hinduse sinjalizojnë vetëm në pejgamberin Muhammed, a.s., nga Arabia. Për këtë, hindusët e botës nuk kanë përse të presin më ardhjen e “Kalki Avatarit”, por gati, menjëherë dhe me kënaqësi duhet ta pranojnë pejgamberin Muhammed, s.a.v.s., si “Kalki Avatar”. Këto janë fjalët e profesorit të vërtetuara dhe të përkrahura edhe nga tetë profesora të tjerë hindus.

Autori dëshiron të thojë se hindusët (besimi i të cilëve është hinduizmi), të cilët me ëndje presin Kalki Avatarin, thjeshtë janë duke u nënshtruar dhimbjes së pafund. Sepse, ky Pejgamber ka ardhur dhe para 14 shekujsh ka shkuar nga kjo botë. Autori cekë argumente të forta nga Veda (libri më I vjetër i shenjtë Indian) dhe librat e tjera të shenjta të besimit hinduist si mbështetje të këti konstatim:

1. Në Puranat (aktet e shenjta të hinduizmit), ceket se Kalki Avatar do të jetë i Dërguari i fundit i Zotit në botë. Detyra e tij do të jetë që ta udhëzojë mbarë botën dhe të gjithë qeniet… Po, a nuk është Muhammedi, a.s., i Dërguari i fundit dhe vula e të gjithë pejgamberëve?

2. Sipas parashikimeve të besimit hinduist, Kalki Avatari do të lindet në një gadishull… A nuk është Arabia gadishull?

3. Në librat hinduiste emrat e babait dhe të nënës së Kalki Avatarit përmenden si Vishnubhagat dhe Sumaani personalisht… Nëse i përkthejmë këto emra, do të vimë tek një përfundim shumë interesant: Vishnu (Zoti) + bhagat (robi) = Robi i Zotit = Abdullah. Emri i babait të Pejgamberit, s.a.v.s., është Abdullah. Sumaani (paqe, siguri) = Ameenah. Emri i nënës së Pejgamberit, s.a.v.s. është Amina.

4. Në librat fetare hinduse përmendet se ushqimi kryesor i Kalki Avatarit do të jenë hurmat dhe ullinjt dhe se ai do të jetë personi më i besueshëm dhe më besnik në rajon. Pa dyshim, pejgamberi Muhammed, s.a.v.s., për këtë pajtohen të gjithë, ka patur këso virtytesh – ka ngrënë këtë ushqim dhe e kanë njohur si el-Emin (besnik).

5. Në Vedat theksohet se Kalki Avatar do të lind brenda një fisit me famë. Kjo plotësisht i përshtatet fisit Kurejsh, të cilit i përkiste Pejgamberi Muhammed, s.a.v.s.

6. Zoti do ta mësojë Kalki Avatarin përmes të deleguarit të Vet (melekut) në shpellë. Allahu e mësoi Pejgamberin Muhammed, s.a.v.s., perms të deleguarit të Vet, melekut Xhebrail, në shpellën Hira.

7. Zoti do t'ia mundësojë Kalki Avatarit që me një kalë shumë të shpejtë të udhëtojë nëpër botë dhe përtej shtatë qiejve. Kjo indikon në Burakun (kaliin e shpejtë si vetëtima) dhe Miraxhin (ushëtimin e natës së Pejgamberit, s.a.v.s., përtej shtat qiejve, deri te Sidretul – Munteha).

8. Zoti do t'i ndihmojë Kalki Avataru me një ndihmë hyjnore. Kjo është vërtetuar posaçërisht në Luftën e Bedrit.

9. Edhe një lajm shumë i shkëlqyer është ai se Kalki Avatar do të lind me datën 12 të një muaji. Pejgamberi, s.a.v.s., ka lindur më 12 rebiul-evvel, të kalendarit hixhri.

10. Kalki Avatar do të jetë kalorës dhe shpatist i mirë. Autori këtu tërheq vërejtjen hindusve se ditët e vërteta të kuajve dhe shpatistave kanë kaluar, dhe se tani është koha e armëve të zjarrit dhe e raketave. Vërtetë do të ishte qesharake sikur ata që presin Kalki Avatarin të mendojnë se duhet të vinë një kalorës dhe shpatist i mirë!?


Vërtetë, Libri Hyjnor, Kur'ani Fisnik, përmbanë veçori dhe shenja që i përshkruhen Kalki Avatarit, i cili në fakt tështë Pejgamberi Muhammed, s.a.v.s. Autori ka cekur shumë argumente që shkojnë në favor të konstatimit të vet se Kalki Avatari është në fakt Pejgamberi Muhammed, s.a.v.s., dhe se ata që ende presin që t'i vijë Kalki Avatari nuk duhet të humbasin kohë.

Edhe ne, të dashur miq, le ta pasojmë Pejgamberin, s.a.v.s., i cili, siç thonte Aishja, ishte „Kur'an i gjallë“ dhe shembull më i mirë. Le ta tregojmë dashurinë dhe respektin ndaj tij me fjalët dhe veprat tona, duke e njohur përmes leximit të Kur’anit dhe librave mbi Pejgamberin, a. s., le të ndërrohemi, e të shpresojmë të mirës, lumturisë dhe përparimit në të dy botrat. Mendjet botësore e repsketojnë, ndërsa eksperti i përmendur indian i këshillon hindusët që të mos humbasin kohë, por menjëherë dhe me kënaqësi ta pranojnë Kalki Avatarin e pritur. Është momenti i fundit që me jetat tona t'i tregojmë bukuritë e islamit, i cili është varrosur nëpër libra dhe biblioteka, ndërsa ne që të dalim nga varret dhe të fillojmëtë jetojmë me një jetë në frymë të Kur'anit fisnik dhe sunnetit të Pejgamberit, s.a.v.s.


Përktheu nga boshnjakishtja në gjuhën shqipe: Suad Ukoshata
Ulqin, Mali i Zi
Përktheu nga anglishtja në boshnjakisht: Abdullah ef. Hodžić
Gračanica, BiH
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
MUHAMMEDI NË LIBRAT E SHENJTA TË HINDUIZMIT
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Hinduizmi
» Shkrimet e shenjta - HIEROGLIFET
» Sekretet e Shenjta
» Vendet e Shenjta!
» Shërime shpirtërore

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rregullorja :: Temat per portal-
Kërce tek: