Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu



 
PORTALIForumCalendarGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Gjurmët e besimtarit praktikues

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
avatar

Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 33

MesazhTitulli: Gjurmët e besimtarit praktikues   Sun Apr 11, 2010 10:10 am

Çdo njeri i cili ecën mbi sipërfaqen e tokës lë gjurmë dhe shenja që tregojnë për lëvizjen e tij. Kur ecën në rërë, mbeten gjurmët e këmbëve, edhe kur ecën nëpër kopsht duken shenjat e lëvizjes.

Atëherë mund të pyesim: Ti ke disa vite që mëson dhe studion, ku janë gjurmët dhe rezultatet e diturisë tënde?


Ti ke disa vite që fal namaz, agjëron, ku janë gjurmët dhe rezultatet në shpirtin dhe trupin tënd?

Ti ke lexuar dhe mësuar shumë mbi kujdesin dhe respektin ndaj prindërve, a i ke parë rezultatet e suksesit?

Tani më lejo të të prezantoj përshtypjen e një punëtori udhëzues në sportelin e një spitali. Do të shohësh si i bëri dobi Islamit dhe muslimanëve. Mendoj që mund të lërë mbresë në ndërgjegjen tënde.

Punëtorë i thjeshtë i pranonte pacientët dhe i drejtonte në spital sipas nevojave të tyre. Por i suksesshëm dhe i vëmendshëm, ai shfrytëzoi pozitën që kishte për të urdhëruar dhe mësuar të mirën, ndaluar dhe penguar të keqen me veprim praktik.

Në sportel, kur vinte paciente grua, e drejtonte menjëherë te mjekja femër. Kur vinte ndonjë mashkull, e orientonte te mjeku. Në raste specifike, kur ishte i detyruar që femrat t’i drejtonte te mjeku, drejtonte gratë më të moshuara. Kështu i ruante gratë muslimane dhe burrat e tyre nga gjërat e ndaluara në fe, si shikimi i burrit në trupin e gruas dhe anasjelltas.

Vallë! A nuk është ky rast një shërbim i madh në Islam nga një punëtor i thjeshtë?

Vëlla! Thirrja islame ka nevojë për zgjim (ngritje), mund, angazhim, lodhje. Atëherë dije se sevapet e udhëzimit të të tjerëve në udhëzim të vinë edhe pas vdekjes.


Përktheu dhe përshtati: Ulvi Fejzullahu




Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Gjurmët e besimtarit praktikues
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mistikët që lanë gjurmë në sufizëm 4
» Mistikët që lanë gjurmë në sufizëm 5
» Mistikët që lanë gjurmë në sufizëm
» “Big Bang”, zbulohen gjurmët e ekspansionit kozmik
» Gjurmët që kanë lënë Ufot

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rregullorja :: Temat per portal-
Kërce tek: