Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Gjërat që të nxisin për pendim

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 39

Gjërat që të nxisin për pendim Empty
MesazhTitulli: Gjërat që të nxisin për pendim   Gjërat që të nxisin për pendim Icon_minitimeTue Apr 13, 2010 1:21 pm

Gjërat që të nxisin për pendim DefaultMotër e dashur! Ndër çështjet më të rëndësishme që ta lehtësojnë pendimin dhe kthimin tek All-llahu, është njohja e fuqisë së pakufishme të All-llahut të Madhërishëm. Ta njohësh fuqinë e Tij dhe mos të harrosh se nëse Ai don, do ta lëshojë mbi ty dënimin. Dëgjoi fjalët e Zotit tënd kur thotë:

“Ç’është me ju që All-llahut nuk i shprehni madhërinë që e meriton? Kur Ai ju krijoi në disa etapa.” (Nuh: 13-14) Do të thotë, çfarë keni që nuk e merrni parasysh madhështinë dhe fuqinë e All-llahut të Madhërishëm.

Njëri nga të parët tanë të ndershëm, Bilal ibn Seadi, All-llahu e mëshiroftë, thoshte: “Mos thuaj se nuk ka dert, mëkati qenka i vogël… por shiko se kujt ia theve urdhrin!!”

E kur të të përkujtohet madhështia e All-llahut të Madhërishëm, do të ngritesh menjëherë për në pendim, gjë e cila është vërtetuar me prova.

Motër besimtare!

A nuk po e përkujton vdekjen?!!

A e harrove varrin?!!

Me të vërtetë, kur ta përkujtosh vdekjen dhe trysnitë që gjenden në të, kur ta përkujtosh varrin, trishtimin, ndëshkimin dhe vetminë e tij, patjetër do të ndodhë në ty ndryshim që nuk ka qenë më parë.

Dëgjoi fjalët e All-llahut të Madhërishëm: “Secili njeri do ta shijojë vdekjen, e shpërblimet e tua u plotësohen Ditën e kijametit.” (Ali Imran: 185)

Kur ta përkujtosh vdekjen dhe shpejtësinë e bartjes tënde nga jeta e saj në jetën tjetër, do ta gjeshë se ndër punët e para për të cilat do të mendosh është pendimi tek All-llahu i Madhërishëm.

Motër muslimane!

Për All-llahun, kur e din se sa të vendosesh në varr, varri të thërret:

- Oj bijë e Ademit, mjerë për ty çfarë të ka gjetur në mua!!
- A nuk e din se unë jam shtëpia e krimbit?!
- A nuk e din se unë jam shtëpia e vetmisë?!
- A nuk e din se unë jam shtëpia e errësirës?!
- Këtë sot kam përgatitur për ty, e ti çfarë ke përgatitur për mua?!

Atëherë, a gjenë para teje gjë tjetër përveçse pendimit të sinqertë tek All-llahu i Madhërishëm?!

Motër e dashur!

Nga gjërat tjera që të ndihmojnë në pendim është edhe njohja se shpëtimi në këtë botë dhe në botën tjetër është puna për Ahiretin, sepse kjo botë është kalimtare që nuk zgjatë përveçse një orë, dhe se do të kthehesh te Zoti yt, ashtu siç thotë All-llahu i Madhërishëm: “O ti njeri, vërtetë ti përpiqesh me një përpjekje të madhe që çon te Zoti yt, e atë (përpjekje) do ta gjesh.” (El-Inshikak: 6)

E po ashtu thotë: “O ju njerëz, s’ka dyshim se premtimi i All-llahut është i vërtetë, pra të mos u mashtrojë juve jeta e kësaj bote dhe të mos u mashtrojë juve ndaj All-llahut ai i mashtruari (shejtani).” (Fatir: 5)

Kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Asgjë nuk është kjo botë ndaj ahiretit, përveçse sikur të vendos njëri nga ju gishtin e vet në detë dhe të shikojë se çfarë ka nxjerrur nga ai”. Dëgjoji fjalët e sahabiut të lartë Ibn Abbasit [radijall-llahu anhu], kur thotë: Në Ditën e Kijametit ofrohet kjo botë në pamje të plakut, me flokë të thinjura, të kaltërta, me pamje të prishur dhe del para krijesave. U thuhet atyre: “A e njihni këtë?” Thonë: “Zoti na ruajt në njohjen e këtij”. U thuhet: “Kjo është bota për të cilën ziheshit, për të cilën i këputnit lidhjet farefisnore, për të cilën inatoseshit dhe mashtroheshit”. Dhe më në fund hudhen në zjarr. Më pastaj bota thotë: “O Zot, ku janë ata që më ndiqnin dhe ku janë pjesëtarët e mi”. U thuhet: “Ia bashkangjitni botës ndjekësit dhe pjesëtarët e saj”.

Motër e dashur!

Prej çështjeve të cilat duhet të të shtyejnë në pendim, është ajo se shpejtimi i ndëshkimit në këtë botë është i mundshëm dhe çdo gjë që të godet në këtë botë është rezultat i mëkateve tua. All-llahu i Madhërishëm thotë: “… All-llahu nuk u bëri padrejtësi atyre, por ata ishin që vetvetes i bënë padrejtësi.” (En-Nahl 33)

Motër besimtare!

Dëgjoji fjalët e tabi’init Muhammed ibn Sirinit se ç’thotë: “Para 20 viteve e akuzova një njeri për humbje dhe i thashë atij: “O i humbur”, kështu që All-llahu i Madhërishëm tash më sprovoi me humbje”.

Dëgjoji, oj motër muslimane, zërat e agonisë së atyre që ndaheshin nga kjo botë, ku njëri e gërvishtte fytyrën dhe thoshte: “O i mjeri unë që kam lënë mangut adhurimin ndaj All-llahut”.

Tjetri thotë duke qarë: “U tall me mua bota derisa më kaluan ditët”.

I treti, duke iu ndërprerë frymëmarrja për shkak të daljes së shpirtit, thotë: “Mjerë për ju o vëllezër nëse ju mashtron rinia dhe ju mashtron kjo botë, ashtu siç më mashtroi mua”.

All-llahu e thotë të vërtetën kur lajmëron: “Dhe, kthehuni te Zoti juaj dhe përuluni Atij para se t’u vijë dënimi, se pastaj nuk do të ketë kush do t’ju ndihmojë. Dhe përmbajuni asaj më të mirës që u është shpallur nga Zoti juaj, para se t’ju vijë dënimi befas e ju të mos e dini. Dhe të mos thotë ndokush: “O i mjeri unë që kam lënë mangut respektimin ndaj All-llahut dhe që kam qenë prej atyre që talleshin”. Ose të mos thotë: “Ah, sikur të më kishte udhëzuar All-llahu (në rrugë të drejtë) e të kisha qenë prej atyre që janë të ruajtur!” Apo, kur të shohë dënimin të thotë: “Sikur të isha kthyer edhe njëherë e të isha prej atyre bamirësve!” (Ez-Zumer: 54-58)

Motër muslimane!

Mund të thuash: A bën të pendohem për të gjitha mëkatet përnjëherë?

Po, oj motër e dashur, kjo kërkohet nga ti. Do të përfundonte gjithçka po të pendohesh përnjëherë për të gjitha mëkatet, të bësh pendim të përgjithshëm mbi mëkatet të cilat i din apo nuk i din. Njeriu i harron shumë mëkate të cilat kalojnë me kalimin e kohës, kështu që pendimi i përgjithshëm është OBLIGIM.

Mund të thotë ndonjëra nga ju: Më pengon të pendohem fakti sepse e di që do të kthehem prapë në mëkate dhe nuk mundem të qëndroj në pendim?!!

Oj motër besimtare!

Këto fjalë janë mashtrim i shejtanit, sepse ti nuk e di se kur do të vijë vdekja, mundet që vdekja të të gjejë në pendim para se të kthehesh në mëkate. Kurse, sa i përket kthimit në mëkate, muslimanja duhet të ketë vendosmëri të fortë, besnikëri, qëndrim në pendim, e nëse arrinë të qëndrosh në këtë pendim, atëherë kjo është prej mirësisë së All-llahut dhe mëshirës së Tij.

E nëse kthehesh në mëkate, pendimi i mëparshëm, insha’All-llah, është pranuar, je e pastruar nga ndytësia e gabimeve të mëparshme, por megjithatë, mëkatet që do t’i kryesh do të regjistrohen dhe do të japësh llogari për to. Për ty do të jetë fitore e madhe pendimi. Assesi nuk bën që të pengojë nga pendimi, frika se do të kthehesh prap në mëkate, sepse ai që pendohet gjithmonë ka dobi nga pendimi i vet. Kështu që nuk të mbetet tjetër përveçse të zgjohesh nga gjumi i humbjes, të përpiqesh për pendim të vërtetë më shpresë se do të përfundosh nga fajet dhe mëkatet.

Motër e dashur!

All-llahu i Madhërishëm të thërret në pendim, t’i ka hapur dyert e përgjigjes, e më pastaj ta ka sqaruar rrugën dhe të ka udhëzuar. Pse pra, nuk kthehesh në mëshirën e All-llahut të Madhërishëm, në kopshtet e Xhennetit me lumenj të shumtë dhe të jetosh më të devotshmit dhe të lumturit?!!

Motër e dashur!

Gëzim i madh do të jetë për ato qe e lënë të keqen e mëkateve me pendim. Gëzim për ato që kthehen nga gabimet, para se të ikin ditët dhe të jetë i pamundshëm pendimi.

Kush nga rreziqet e kësaj bote ka shpëtuar?

A ke parë ndonjë të shëndoshë që nuk është sëmurë kurrë?!

Cila është jeta që nuk përfundon me vdekje? Cilat janë ato vite që nuk ikin me orë? Më të vërtetë bota është mashtruese e madhe, kurse kënaqësitë nuk të dërgojnë askund përveçse në humbje; ai që kërkon t’i shtohet jeta, fundoset, ai që gëzohet më qetësinë e tij, ka për t’u zhgënjyer, ai që gëzohet shumë, do të shkatërrohet. Derisa kërkuesi në të qeshet, bota e bën për të qarë, mbeti peng i frikës së tij dhe i trishtimit, dëshiroi që edhe vetëm një orë t’i shtohet jetës së tij, e ai nuk mbetet tjetër përveçse rob në varrin e tij dhe i humbur në udhëtimin e tij. Kështu është me atë që nuk mendon, kurse e kundërta do të jetë me atë që logjikon dhe frikësohet prej All-llahut të Madhërishëm.
Poeti thotë kështu:

Rruga jote në këtë botë është si e udhëtarit,
e udhëtari duhet të ketë përgatitje;
Patjetër njeriu të bartë përgatitjet,
e sidomos kur frikësohet nga rreziku i madh;
Rrugët tua nuk janë të njëjta gjithnjë,
në to ka ndëshkime pas urave të vështira.

Hasan El-Basriu thotë: O biri i Ademit, shite këtë botë për ahiretin, do t’i fitosh të dyjat. Mos e bën të kundërtën, se do t’i humbësh të dyja. Qëndrimi yt këtu është i shkurtër. Të tjerët shpejtojnë, e ju ç’prisni?!

Llogaria sikur të ishte bërë, por pritet i pari që të bashkohet me të fundit.

Oj bijë e Ademit, përmbaju fesë tënde, përmbaju asaj, se nëse feja jote është në rregull, do të jetë në rregull mishi dhe gjaku yt, e nëse ndodhë e kundërta dhe nuk i përmbahesh fesë tënde, atëherë përfundimi do të jetë zjarr i pashuar dhe në të shpirti që nuk vdes, do të dalësh para Zotit tënd, peng i veprave tua do të jesh, kështu që merr çfarë ke para duarve tua, e në çastin e vdekjes do të vijë lajmi.

Oj bijë e Ademit, largimi nga mëkati është më i lehtë se sa ripërtrirja e pendimit.

Oj bijë e Ademit, mos e lidh zemrën tënde me këtë botë, sepse lidhja me të është lidhja më e keqe, këputi litarët e saj, mbylle derën e saj para teje, kjo gjë do të jetë vend i mjaftueshëm për ty.


Për vajzat para se të pendohen dhe të humbin...

Teuhid.net
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Gjërat që të nxisin për pendim
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Video ligjerat ''Veprat që të nxisin për të falur namaz të natës'' Sadullah Bajrami
» Gjërat që ndihmojnë në faljen e namazit të natës
» Gjërat që duhet tu përmbahet femra kur të dali jashtë shtëpisë.
» Gjërat për të cilat ka paralajmëruar Allahu i Lartësuar në Kuran dhe kanë ndodhur

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rregullorja :: Temat per portal-
Kërce tek: