Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Heshtja ndaj mëkateve

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 39

Heshtja ndaj mëkateve Empty
MesazhTitulli: Heshtja ndaj mëkateve   Heshtja ndaj mëkateve Icon_minitimeThu Apr 15, 2010 11:46 am

Heshtja ndaj mëkateve Thumbnail.php?file=d8b4d8b9d8a7d8b1_d8a7d984d987d98ad8a6d8a9_303166681“Ata izraelitë që ishin mohues, u mallkuan me gjuhën e Davudit dhe të Isait, të birit të Merjemes, për shkak se kundërshtonin, shkelnin çdo kufi dhe nuk e ndalonin njëri-tjetrin të bënin vepra të këqija. Eh, sa të shëmtuara ishin veprat që bënin ata!”

Mufesiri i njohur AbdurRahman Es Sa’di gjatë komentimit të ajetit:
“Dhe nuk e ndalonin njëri-tjetrin të bënin vepra të këqija. Eh, sa të shëmtuara ishin veprat që bënin ata.” (El maide, 79) ka shkruar
Kuptimi i këtij ajeti është: bënin vepra të këqija dhe nuk e ndalonin njëri tjetrin. Në këtë mënyrë edhe ai që nuk e ndaloi të shëmtuarën, edhe pse kishte mundësi, u bë pjesëmarrës në të keqen që është kryer. Një vepër e këtillë aludon në mospërfillje të dispozitave të Allahut dhe në faktin se mëkatet njerëzve të kësaj kategorie u duken si çështje të lehta. Besimtarët që e madhërojnë Allahun hidhërohen, me gjërat që e hidhërojnë Allahut dhe ndjejnë xhelozi kur shkelen ndalesat e Allahut. Heshtja ndaj të këqijave është mëkat që rrezikon përfshirjen më dënim hyjnor dhe i ka këto dëme:
- Aludon në mospërfilljen e mëkateve dhe konsiderimin e tyre si një gjë e lehtë.
- Qasja indiferente ndaj te keqes i jep kurajë mëkatarëve dhe i nxis të mos ndalen nga kryerja e mëkateve. Kështu rritet sasia e mëkateve situatë që me plot të drejtë mundemi ta quajmë fatkeqësi. Me injorimin e së keqes forcohen mëkataret dhe dobësohen ata që e dëshirojnë të mirën.
- Me heshtjen ndaj të keqes shkaktohet humbja e diturisë dhe përhapja e injorancës. Kur një mëkat bëhet dhe i njëjti nuk kritikohet, njerëzit do të fillojnë të mendojnë se vepra në fjalë nuk është mëkat. Ndoshta një injorant do të fillojë të mendojë se bëhet fjalë për adhurim të pëlqyer.
- Heshtja ndaj mëkateve mund të shndërrohet në trend i cili pastaj do të rezultojë me zbukurimin e mëkateve na gjokset e njerëzve dhe me pasimin e mëkatareve. Për këtë mëkat bijtë e Israilit (çifutët) ishin tw mallkuar me gjuhwn e Davudit dhe Isait, paqja e Allahut qoftw mbi tw:
“Ata izraelitë që ishin mohues, u mallkuan me gjuhën e Davudit dhe të Isait, të birit të Merjemes, për shkak se kundërshtonin, shkelnin çdo kufi dhe nuk e ndalonin njëri-tjetrin të bënin vepra të këqija. Eh, sa të shëmtuara ishin veprat që bënin ata!” (El Maide, 78-79)
Tefsir Es Sa’di, fq. 241
Përktheu Talha Kurtishi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Heshtja ndaj mëkateve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rreth mëkateve të mëdha
» Rreth mëkateve të mëdha
» NJË ILAÇ PRAKTIK PËR BRAKTISJEN E MËKATEVE
» QËNDRIMI I MUSLIMANIT NDAJ KATASTROFAVE NATYRORE
» Shenjat e dashurise ndaj Allahut te Madheruar

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rregullorja :: Temat per portal-
Kërce tek: