Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu



 
PORTALIForumCalendarGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Vepra e pestë që të nxjerë prej Islamit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
avatar

Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 33

MesazhTitulli: Vepra e pestë që të nxjerë prej Islamit   Tue Apr 20, 2010 1:38 pm

Negacionet e Islamit janë ato vepra të cilat, nëse muslimani i vepron, e asgjësojnë imanin dhe ia prishin veprat dhe bëhet prej banorëve të Xhehenemit. Për këtë obligohet çdo musliman dhe muslimane t’i mësojë këto negacione, përndryshe mund t’i veprojë duke mos e ditur, sikur që e shohim tek shumica, të cilët pretendojnë se janë muslimanë..

Duhet patur parasysh se ka më shumë se dhjetë negacione, por autori Allahu e mëshiroftë, i zgjodhi këto dhjetë për shkak të pajtimit global të të gjithë muslimanëve për këto negacione, ashtu siç do ta cekim dhe shpjegojmë tek çdo negacion.
Apo thuhet: Negacionet janë të shumta të cilët i kanë cekur fukahatë në kaptinën e “Felënësit” (Murtedit), por bazohen në këto dhjetë.

Autori, rahimehullah, thotë:

“Ai i cili urren diç prej asaj me të cilën ka ardhur Pejgamberi, sal’allahu alejhi we selem, edhe nëse vepron me të, del nga Islami (bën kufër)”.

Kjo është me pajtimin e të gjithë dijetarëve, siç thotë autori i librit “El-Ikna” dhe të tjerët.

Të urrejturit e diç prej asaj që ka ardhur Pejgamberi, sal’allahu alejhi we selem, prej fjalëve apo veprave është një lloj prej llojeve të nifakut (hipokrizisë) në besim, e cila e bën pronarin e saj të jetë në shtresën e fundit në zjarr.

Ai i cili urren diç prej asaj me të cilën ka ardhur Pejgamberi, sal’allahu alejhi we selem, është në rrezik të madh.

Prej këtij lloji është ajo që e shkruajnë disa shkrimtarë ateistë të poshtëruar të cilët janë ushqyer me qumësht francez.

Nxorën litarin e Islamit nga supet e tyre me urrejtjen e poligamisë, ata luftojnë poligaminë me çdo mjet. A nuk e dinë ata që me këtë e luftojnë Allahun dhe Pejgamberin e Tij, dhe se me këtë ia kundërshtojnë (thyejnë) Allahut, subhanehu we teala, urdhërin?!

E ngjashme me këta në kufër është urrejtja ndaj asaj me të cilën ka ardhur Pejgamberi, sal’allahu alejhi we selem, të tillët janë ata që e urrejnë mosbarazimin e gruas me burrin në pozitë si p.sh. urrejnë që dija (dëmshpërblimi) e gruas të jetë në gjysmë të dijës së burrit, dhe se dëshmia e dy grave është e barabartë me dëshminë e një burrit etj.

Ata e urrejnë fjalën e Pejgamberit, sal’allahu alejhi we selem: “Nuk kam parë më mendjelehta se ju (gratë), i shkon mendja burrit të vendosur prej ndonjërës prej ju...” (Mutefekun alejh)

Mu kështu i sheh se si i zgjasin gjuhët e tyre ndaj këtij hadithi të madh, me anë të largimit nga kuptimi i vërtetë i tij, apo duke e dobësuar atë me argumente se është në kundërshtim me mendjen, apo se rrethanat e refuzojnë këtë dhe punë të tjera të cilët na tregojnë dhe vërtetojnë urrejtjen e asaj me të cilën ka ardhur Pejgamberi, sal’allahu alejhi we selem.

Pra, ata janë kafira, po edhe nëse veprojnë me domethënien e tekstit, ata nuk i kanë plotësuar kushtet e fjalës La ilahe ilallah, sepse prej kushteve të saj janë: të duash kuptimin e kësaj fjale dhe të kënaqesh me të, dhe të hapësh gjoksin ndaj kësaj fjale.

Ndërsa atyre ju shtrënguan gjokset dhe nuk u kënaqën, urrejnë domethënien e saj. Mu kjo është vepra e munafikëve të cilët veprojnë shumë prej çështjeve të ligjit Islam të dukshme për ndonjë qëllim të tyre, por gjithë këtë e bëjnë duke e urrejtur. Pikërisht për këtë thotë Pejgamberi, sal’allahu alejhi we selem: “Kush thotë La ilahe ilallah me sinqeritet prej zemrës së tij do të hyjë në Xhenet”.

Pra, fjala e tij “me sinqeritet prej zemrës së tij” përjashtohet me këtë munafiku, sepse ai nuk e ka thënë me sinqeritet prej zemrës së tij, me të vërtetë e ka thënë që ta mbrojë me këtë gjakun dhe pasurinë e tij.

Pra, Allahu, subhanehu we teala, ua shkatërroi veprat dhe i bëri hi e pluhur për shkak të urrejtjes së asaj që Ai, subhanehu we teala, ia zbriti Pejgamberit, sal’allahu alejhi we selem, prej Kur’anit të cilin e bëri fitues dhe shpëtues për ata që kapen për të, veprojnë urdhërat e Tij dhe ndalen nga ndalesat e Tij.

Pra, secili që urren atë që ka zbritur Allahu, subhanehu we teala, vepra e tij është e shkatërruar, edhe pse vepron me të, por ai e uren, siç thotë Allahu:

“E si do të jetë atëherë puna e tyre kur engjëjt t’ua marrin shpirtin duke i rrahur fytyrave dhe shpinave të tyre? E atë (dënim) për shkak se ata ndoqën rrugën të cilën All-llahu e urren, kurse e urrejtën atë që Ai e pëlqen, prandaj Ai ua asgjësoi veprat e tyre.” (Muhamed, 27-28)

Kjo është prej çështjeve që më së shumti e frikëson besimtarin që të jetë urrejtës i asaj që i është zbritur Muhamedit, sal’allahu alejhi we selem. Ka mundësi që kjo të fshehet në veten e tij dhe nuk mund që ta vërejë vetëm se pas një kohe të gjatë të jetës së tij. Pikërisht për këtë duhet të thuhet shpesh fjala (lutja) e Pejgamberit, sal’allahu alejhi we selem: “O Rrotullues i zemrave, forcoma zemrën time në fenë tënde!”, sepse zemrat janë në mes dy gishtave prej gishtave të Mëshiruesit, i rrotullon ashtu siç don Ai.

Prej çështjeve që duhet pasur kujdes gjithashtu është se shumicës prej njerëzve iu bëhet e qartë se një punë është e keqe, por refuzon që ta pranojë dhe atë që i thua, e veçanarisht pasi që ta bën atë të keqe. Këtij nuk i thuhet se urren atë me të cilën ka ardhur Pejgamberi, sal’allahu alejhi we selem, në përgjithësi, por duhet ndarë, sepse ka mundësi që ai mos ta pranojë të vërtetën që t’i prezantohet për shkak të sjelljes tënde të keqe gjatë të urdhëruarit në të mirë dhe të ndaluarit nga e keqja.

Në qoftë se i vjen ndonjë tjetër përpos teje, dhe ia sqaron të njëjtën të keqe, do të pranonte dhe nënshtrohej. Apo ndoshta ai nuk pranon se ka ndonjë send mes teje dhe tij, pra ky nuk quhet urrejtës i asaj me të cilën ka ardhur Pejgamberi, sal’allahu alejhi we selem.

Ka disa njerëz që mendojnë se ai i cili bën mëkat është urrejtës i asaj me të cilën ka ardhur Pejgamberi, sal’allahu alejhi we selem.

Konkludon prej ruajtësit të mjekrës, lëshon petkun zhagaz, konsumon alkohol etj, se ky me këto vepra e urren atë me të cilën ka ardhur Pejgamberi, sal’allahu alejhi we selem, prej urdhërit për lëshuarjen e mjekrës, moslëshuarrjen e mjekrës, ndalesën e alkoholit, iu thotë atyre: “Ju po të mos e kishit urrejtur atë me të cilën ka ardhur Muhamedi, sal’allahu alejhi we selem, nuk do t’i kishit bërë këto të këqija!”.

Kjo konkluzë është e kotë dhe e pavërtetë, sepse kemi disa nga shokët e Pejgamberit, sal’allahu alejhi we selem, që kanë bërë disa kundërshtime siç është p.sh. pirja e alkoholit, por nuk konkludoi asnjëri prej shokëve të Pejgamberit, sal’allahu alejhi we selem, me këtë konkluzë por kur u sjell një pirës i alkoholit tek aPejgamberi, sal’allahu alejhi we selem, dhe e mallkuan disa prej shokëve të Pejgamberit, sal’allahu alejhi we selem, dhe thanë se sa shpesh që po bëhet i dehur ky. Ua ndali Pejgamberi, sal’allahu alejhi we selem, mallkimin dhe tha: “Ai e don Allahun dhe të Dërguarin e Tij”. (Transmeton Buhariu)

Të konkluduarit e tillë do të thotë se i nxjerrim vepruesit e mëkateve të mëdha nga Islami, ndërsa kjo është në kundërshtim me besimin e Ehli Sunetit. Vepruesit e mëkateve janë nën dëshirën e Allahut, nëse don ua falë e nëse don i dënon sipas krimit që kanë bërë, ndërsa përfundimin e kanë në Xhenet.

Sulejman el-Ulwan


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Vepra e pestë që të nxjerë prej Islamit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Parashikimi i së ardhmes, ekziston te secili prej nesh
» Kukulla prej dylli
» Numrat Fibonaçi
» Meditimi dhe Izolimi(Halveti) në Sufizëm
» Magjia e numrave

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Akide-
Kërce tek: