Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Vepra e katërt që të nxjerë prej Islamit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 39

Vepra e katërt që të nxjerë prej Islamit Empty
MesazhTitulli: Vepra e katërt që të nxjerë prej Islamit   Vepra e katërt që të nxjerë prej Islamit Icon_minitimeTue Apr 20, 2010 1:37 pm

Negacionet e Islamit janë ato vepra të cilat, nëse muslimani i vepron, e asgjësojnë imanin dhe ia prishin veprat dhe bëhet prej banorëve të Xhehenemit. Për këtë obligohet çdo musliman dhe muslimane t’i mësojë këto negacione, përndryshe mund t’i veprojë duke mos e ditur, sikur që e shohim tek shumica, të cilët pretendojnë se janë muslimanë..

Duhet patur parasysh se ka më shumë se dhjetë negacione, por autori Allahu e mëshiroftë, i zgjodhi këto dhjetë për shkak të pajtimit global të të gjithë muslimanëve për këto negacione, ashtu siç do ta cekim dhe shpjegojmë tek çdo negacion. Apo thuhet: Negacionet janë të shumta të cilët i kanë cekur fukahatë në kaptinën e “Felënësit” (Murtedit), por bazohen në këto dhjetë.
Imam Temimi, Allahu e mëshiroftë, thotë:

“Të besuarit në udhëzimin e tjetërkujt krahas udhëzimit të Pejgamberit, sal’allahu alejhi we selem, se është më i kompletuar dhe më i përsosur, dhe se gjykimi (ligji) i tjetërkujt është më i mirë se Gjykimi (Ligji) i Pejgamberit, sal’allahu alejhi we selem, si dhe ai i cili i jep përparësi gjykimit të tagutit para gjykimit të Pejgamberit, sal’allahu alejhi we selem”.

Çështja e parë, e ajo është: “Të besuarit se udhëzimi i tjetërkujt krahas udhëzimit të Pejgamberit është më i kompletuar dhe më i përsosur”.

Kjo çështje është një çështje e madhe dhe e rrezikshme, ngase të besuarit në ktë mënyrë të shpien në Xhehenem dhe se është në kundërshtim me citate të vërteta.

Pejgamberi, sal’allahu alejhi we selem, thoshte në hutben e xhumasë: “Fjala më e mirë është fjala e Allahut, dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit, sal’allahu alejhi we selem”. (Transmeton Muslimi)

S’ka dyshim se udhëzimi i Pejgamberit, sal’allahu alejhi we selem, është më i përsosur, ngase është shpallje siç Allahu, subhanehu we teala, thotë:

“Ai (Kur’ani) nuk është tjetër pos shpallje që i shpallet”. (En-Nexhm, 4)

Janë pajtuar të gjithë dijetarët islam se baza e dytë prej bazave të Sherijatit islam është Suneti dhe se është i pavarur në gjykim dhe ligjdhënie njëlloj si Kur’ani në lejim dhe ndalim.

Transmetohet se Pejgamberi, sal’allahu alejhi we selem, i ka thënë Omerit kur e kishte parë se në dorë kishte një libër nga ithtarët e librit: “A i mëdyshëm je në të, o biri i Hatabit! Pasha Atë, në dorën e të Cilit është shpirti im, kam ardhur me të bardhë e të çiltër (Kur’anin)” (Transmeton Ahmedi dhe të tjerët)

Ligji islam është derogues (shlyes) i të gjitha feve tjera, gjithashtu është feja më e lehtë dhe më praktike. Pejgamberi, sal’allahu alejhi we selem, ka thënë: “Feja më e dashur tek Allahu është Islami”. (Transmeton Buhariu dhe Ibn Maxhe)

Pas gjithë kësaj, si mund të jetë udhëzimi i tjetërkujt më i kompletuar dhe i përsosur se udhëzimi i Pejgamberit?!

Transmetohet se Pejgamberi, sal’allahu alejhi we selem, ka thënë: “Betohem në Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, po të ishte Musai në mesin tuaj dhe ju ta pasonit e të më linit mua, do të humbnit dhe lajthitnit”.

Allahu, subhanehu we teala, e ngriti këtë umet ngase ua kompletoi fenë dhe ua plotësoi mirësitë, e gjithë kjo ndodhi me anë të Pejgamberit, sal’allahu alejhi we selem:

“Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju Islamin fe”. (El-Maide, 3)

Me atë të cilën Allahu është i kënaqur për neve, edhe ne jemi të kënaqur, ngase është feja të cilën e don, është i kënaqur me këtë fe dhe e dërgoj me këtë fe Pejgamberin më të vlefshëm:

“Feja e pranueshme tek Allahu është Islami”. (Ali Imran, 19)

“E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshëpruarit.” (Ali Imran, 85)

Çështja e dytë: Besimi se gjykimi (ligji) i tjetërkujt është më i mirë se Gjykimi (Ligji) i Pejgamberit, sal’allahu alejhi we selem, si dhe ai i cili i jep përparësi gjykimit të tagutit para gjykimit të Pejgamberit, sal’allahu alejhi we selem.

Atëherë ky është kafir me pajtimin e të gjithë dijetarëve. Gjithashtu, në këtë lloj (të kafirave) futen edhe ata të cilët i preferojnë ligjet e tagutave njerëzore para gjykimeve të Pejgamberit, sal’allahu alejhi we selem, ngase të tillët i dhanë përparësi ligjeve njerëzore para ligjit të Pejgamberit të cilin e dërgoi Allahu udhëzues për njerëzimin dhe për t’i nxjerrë prej errësirës në dritë:

“Elif, Lam, Ra. (ky është) Libër; Ne ta shpallëm ty që me urdhrin e Zotit t’i nxjerrish njerëzit prej errësirave në dritë; (t’i nxjerrish prej errësirës) në rrugë të Fuqiplotit, të Falënderuarit.” (Ibrahim, 1)

Duhet ta dijë çdo musliman dhe muslimane se Ligji i Allahut dhe i Pejgamberit është prirës para çdo ligji tjetër. Nuk ka çështje e cila ndodh në mes njerëzve vetëm se ka zgjidhje në Ligjin e Allahut dhe Pejgamberit.

Kush gjykohet me ligje tjera pos Ligjit të Allahut është kafir ashtu siç është theksuar në Kur’an:

“A i vure re ata që mendojnë se besuan atë që të zbriti ty, dhe atë që zbriti para teje, se si dëshirojnë që mes tyre të gjykojë djalli, e duke qenë se janë të urdhëruar që të mos e besojnë atë.
E djalli dëshiron t’i humbë në pafundësi. Kur u thuhet atyre: “Ejani (për të gjykuar) te ajo që e zbriti All-llahu dhe te i dërguari!” i sheh se si dyfytyrëshit ta kthejnë shpinën. E qysh do të jetë (gjendja e tyre) kur t’i godasë ata ndonjë e keqe, e shkaktuar nga vetë duart e tyre, e pastaj vinë te ti (për t’u arsyetuar) dhe betohen në All-llahun: “Ne nuk patëm tjetër qëllim, vetëm afrim e pajtim” (e jo refuzimin e gjykimit Tënd). Ata janë për të cilët e di All-llahu çka mbajnë në zemrat e tyre. Po, ti hiqu tyre, tërhiqu vërejtjen (për hipokrizi) dhe thuaju fjalë që lënë përshtypje në veten e tyre. Ne nuk dërguam asnjë të dërguar vetëm që me urdhërin e All-llahut t’i bëhet respekt (nga njerëzit) atij.
E sikur të vinin ata te ti, pasi që ta kenë dëmtuar veten e tyre (nuk kanë pranuar gjykimin tënd), e të kërkonin ata vetë ndjesë te All-llahu, e edhe i dërguari të kërkojë ndjesë për ta, ata do të kuptonin se All-llahu pranon pendimin dhe është mëshirues.
Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht.” (En-Nisa, 60-65)

U betua Allahu, subhanehu we teala, në veten e Tij se këto nuk besojnë derisa t’i plotësojnë tre elemente:

1. Ta marin gjykues Pejgamberin, sal’allahu alejhi we selem, në çdo çështje.
2. Mos të ndjejnë pakënaqësi.
3. Ti dorëzohen gjykimit të tij dhe të binden.

Si kënaqet i mençuri të gjykohet me ligjet e krijesave, mendimet e të poshtërve në vend të Ligjit të Allahut të cilin e zbriti mbi të Dërguarin e Tij për t’i nxjerrur prej errësirës në dritë. Po ashtu, ligjet njerëzore bazohen në padrejtësi dhe marrjen e pasurisë me forcë (diktaturë).
Shiko çka ndodhi me shumë shtete kur u distancuan, kur u larguan nga Ligji i Allahut dhe të Dërguarit të Tij e u kënaqen me ligjet e krijesave. Padrejtësia është qëllimi i tyre. E kota dhe mëkatet janë të përhapura! Nuk ka kush të ndalojë nga e keqja, u rrit i vogli dhe u plak i moshuari, u ndryshua natyra e tyre, jetojnë jetë shtazarake, kështu jeton çdokush i cili distancohet nga Ligji i Allahut dhe i dërguari i tyre.

“Ne e zbritëm Tevratin, në të cilin është udhëzimi i drejtë dhe drita. Sipas tij gjykuan ndaj atyre që ishin jehudi, pejgamberët që ishin të bindur, gjykuan edhe dijetarët e devotshëm e paria fetare, ngase ishin të obliguar ta ruanin librin e All-llahut dhe ishin mbrojtës të tij. Prandaj, mos u frikësoni nga njerëzit, vetëm Mua të më frikësoheni dhe mos i ndërroni argumentet e Mia për pak send. E kush nuk gjykon me atë që e zbriti All-llahu, ata janë mohues.” (El-Maideh, 44)

Ibn Tejmiu, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij “El-Iktida” thotë: “Dallimi mes kufrit të shquar me “Elif dhe Lam” është pikërisht ashtu siç ceket në hadithin e Pejgamberit, sal’allahu alejhi we selem: “Nuk ekziston mes njeriut dhe kufrit e shirkut vetëm se lënia e namazit”.
Fjala kufër në trajtën e shquar në shumicën e rasteve nënkuptohet kufër i madh, si fjala e Allahut: “Ata janë kafira”, për ata të cilët gjykojnë me ligj tjetër pos Ligjit të Allahut”.

Kurse sa i përket asaj që transmetohet nga Ibn Abasi se është kufër i vogël nuk është e konfirmuar prej tij.

Hishamin (që e transmeton fjalën e Ibn Abasit) e kanë dobësuar Imam Ahmedi dhe Jahja. Gjithashtu ky transmetim është në kundërshtim me hadithin të cilin e transmeton AbduRezaku në tefsirin e tij prej Mamerit, prej Tavusit e ky prej babait të tij se është pyetur Ibni Abasi për fjalën e Allahut, subhanehu we teala:

“Ne e zbritëm Tevratin, në të cilin është udhëzimi i drejtë dhe drita. Sipas tij gjykuan ndaj atyre që ishin jehudi, pejgamberët që ishin të bindur, gjykuan edhe dijetarët e devotshëm e paria fetare, ngase ishin të obliguar ta ruanin librin e All-llahut dhe ishin mbrojtës të tij. Prandaj, mos u frikësoni nga njerëzit, vetëm Mua të më frikësoheni dhe mos i ndërroni argumentet e Mia për pak send. E kush nuk gjykon me atë që e zbriti All-llahu, ata janë mohues”, ndërsa ky ka thënë se kjo është kufër, kjo është e njohur prej Ibni Abasit se ajeti kuptohet ashtu si është. E kufri i cili është cekur në ajet është kufër që të nxjerë prej Islamit.

Vallë, si të quhet një njeri musliman, ndërsa ai është larguar nga Islami dhe i ka përqafuar ligjet çifute dhe krishtere?!

Kjo edhe pse është ndryshim i fesë po ashtu distancohesh nga kjo fe e pastër, ky është negacion tjetër.
Kurse sa i përket komentimit të Ibn Abasit të cilin e transmeton Ibn Xheriri se nuk është kufër si mosbesimi në Allahun dhe Ditën e Gjykimit, nuk aludon se gjykimi me ligj tjetër është kufër i vogël. Ai i cili e kupton kështu duhet të sjell argumente për pretendimin e tij. Kuptohet nga fjala e tij se kufri është shkallë, ndonjëra është më e keqe se tjetra, ngase kufri i mohimit të Allahut dhe melaqeve është më i keq se ai i cili gjykon me ligj tjetër pos Allahut.
Gjithashtu edhe ne themi se kufri i gjykuesit me ligj tjetër pos Ligjit të Allahut është më i lehtë se sa kush e përgënjeshtron Allahun dhe melaqet. Nuk do të thotë kjo se gjykuesi është musliman dhe kufri i tij është i vogël. Jo, assesi, por ka dalur prej feje për distancimin dhe largimin e tij nga Ligji i Allahut.

Ibn Kethiri ka thënë se ekziston ixhma (pajtim i të gjithë dijetarëve. (Shiko “Al-Bidaya Wa An-Nihaya”)

Të gjykuarit me ligje të Allahut dhe të besuarit se gjykimi i Pejgamberit është më i mirë se çdo gjykim tjetër është prej bazave (kërkesave) të fjalës “La ilahe ilallah”. Kush pretendon se gjykimi i tjetërkujt është më i mirë se gjykimi i Pejgamberit ky nuk e din kuptimin e fjalës “La ilahe ilallah”, ngase të nënshtruarit është kusht prej kushteve të fjalës “La ilahe ilallah”.

Me këtë fjalë u ngritën qiejt dhe toka, për këtë fjalë u obligua xhihadi, u dalluan njerëzit, të gëzuar dhe të poshtëruar. Ai i cili e kupton këtë fjalë dhe vepron duke i kompletuar kushtet dhe bazat, vetëm se është distancuar prej mosgjykimit me ligj tjetër pos Ligjit të Allahut dhe të Dërguarit të Tij.

Me të vërtetë është ndryshuar gjendja veçanarisht në këtë kohë e cila i përgjan kohërave të plogështve. U distancuan prej fjalëve të Allahut, prej Ligjit të Allahut dhe të Dërguarit të Tij duke i përqafuar mendimet e çifutëve dhe të krishterëve, të cilët nuk shikojnë dhe praktikojnë konventa ndërkombëtare e as ligje, nëse flitet për diç kundër muslimanëve, dhe gjithashtu të kënaqurit me gjykime dhe mendime njerëzore.

Allahu e mëshiroftë Ibn Kajjimin i cili thotë: “Nuk ju frikësohem mëkateve, ngase ekziston rruga e faljes, por frikësohem nga të larguarit e zemrës prej gjykimit sipas shpalljes së Kur’anit!”.

Ky negacion i kaplon edhe thëniet se të gurëzuarit e lavirit dhe lavires dhe prerja e dorës së vjedhësit nuk i përshtatet kohës sonë, ngase koha jonë është ndryshuar prej kohës së Pejgamberit apo se shtetet e huaja na nënçmojnë me këto gjeste.

Ky felënës ka gjykuar se ligji i kësaj kohe është më i mirë se ligji i Pejgamberit, sal’allahu alejhi we selem, dhe udhëzimi i tij.

Gjithashtu futet nën këtë ai i cili thotë se lejohet në këtë kohë të gjykohet me ligje tjera pos Ligjit të Allahut. Ky e lejoi një ndalesë që është ndaluar me pajtimin e të gjithë muslimanëve.

Allahu është më i Dituri!

Sulejman el-Ulwan
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Vepra e katërt që të nxjerë prej Islamit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vepra e gjashtë që të nxjerë prej Islamit
» Vepra e shtatë që të nxjerë prej Islamit
» Vepra e pestë që të nxjerë prej Islamit
» Vepra e tetë që të nxjerë prej Islamit
» Vepra e nëntë që të nxjerë prej Islamit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Akide-
Kërce tek: