Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu



 
PORTALIForumCalendarGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Vepra e tetë që të nxjerë prej Islamit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
avatar

Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 33

MesazhTitulli: Vepra e tetë që të nxjerë prej Islamit   Fri Apr 23, 2010 1:10 pm

Autori thotë: “Të ndihmuarit e mushrikëve dhe të ndihmuarit e tyre kundër muslimanëve. Argument për këtë është fjala e Allahut: “O ju që besuat! Mos zini miq as jehuditë, e as të krishterët. Ata janë miq të njëri-tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtet All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqar”. (Maide, 51)

Të ndihmuarit e mushrikëve dhe idhujtarëve kundër muslimanëve është fitne e madhe që është shpërndarë në këto kohëra, sprovë që i ka bërë njerëzit të shurdhër, fitne që i fton të gjithë zemrat, por i përgjigjet çdo zemër e dhënë pas dashurisë ndaj idhujtarëve, e posaçërisht në këtë kohë në të cilën është shtuar padituria, është pakësuar dituria mbi këtë, shkaqet e sprovës janë të mundshme, ka fituar epshi dhe gjykohet me te, janë zhdukur shenjat e Sunnetit të Pejgamberit, sal’allahu alejhi we selem.

Tek unë, e gjithë kjo është për shkak të largimit të njerëzve nga mësimi i shkencave fetare dhe dhënies pas shkencave dhe diturive filozofiko-greke. Nuk ka lëvizje e as forcë pos me ndihmën e Allahut.

Është bërë e mira e keqe, e keqja e mirë, u rrit me këtë i vogli, e u plak me këtë i madh. Pronari i së vërtetës është i huaj në mesin e njerëzve, i huaj në mesin e familjes etj. Nëse kërkon ndihmës, nuk e gjen dot, e nëse kërkon shok të kapur për Sunetin e Pejgamberit, sal’allahu alejhi we selem, nuk e gjen vetëm se me vështirësi e mund.

U bë Islami i huaj tek njerëzit, u kthye i huaj ashtu siç ishte në fillim. Përgëzim për këta të huaj që përmirësojnë atë që njerëzit e prishin.
Zgjedhja dhe rrugëdalja nga kjo sprovë është të ndalurit e të ndihmuarit të idhujtarëve (mushrikëve) kundër muslimanëve, sepse të ndihmuarit e tyre është dalje nga Islami.

Është pyetur dijetari Abdullah ibn AbduLatifi mbi dallimin në mes miqësimit të vogël dhe atij të madh. Është përgjigjur duke thënë se miqësimi i madh (Teuli) është nxjerrës prej feje, siç është të mbrojturit e tyre, të ndihmuarit me pasuri, trup apo mendim.

Po të ishin bërë muslimanët një grusht bashkë ndaj atyre tiranëve kriminelë, po të ishin ndihmuar mes veti, do të kishte Islami dhe muslimanët një rol tjetër nga të cilin e kemi neve tani. Do të ishin bërë kafirat të mposhtur, do të kishin paguar tatim, ashtu siç i kanë paguar Pejgamberit, sal’allahu alejhi we selem dhe shokëve të tij në dorë dhe të mposhtur.

Pastaj, dije se të ndihmuarit e kafirave bëhet me çdo send që forcohen me të dhe ndihmohen kundër muslimanëve në numër dhe përgatitje.

Sulejman el-Ulwan

Teuhid.NET


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Vepra e tetë që të nxjerë prej Islamit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Parashikimi i së ardhmes, ekziston te secili prej nesh
» Kukulla prej dylli
» Numrat Fibonaçi
» Meditimi dhe Izolimi(Halveti) në Sufizëm
» Magjia e numrave

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Akide-
Kërce tek: