Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu



 
PORTALIForumCalendarGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share
 

 Anëtarësimin në partitë apo grupet e sotshme nga Abdul-Aziz ibn Abdullah Ibn Baz

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Toni 10



Numri i postimeve : 4
Join date : 17/04/2010

Anëtarësimin në partitë apo grupet e sotshme nga Abdul-Aziz ibn Abdullah Ibn Baz Empty
MesazhTitulli: Anëtarësimin në partitë apo grupet e sotshme nga Abdul-Aziz ibn Abdullah Ibn Baz   Anëtarësimin në partitë apo grupet e sotshme nga Abdul-Aziz ibn Abdullah Ibn Baz Icon_minitimeSun Apr 25, 2010 11:10 am

Anëtarësimin në partitë apo grupet e sotshme nga Abdul-Aziz ibn Abdullah Ibn Baz Imagesjfpg2Në lidhje me anëtarësimin në partitë apo grupet e sotshme
Mexhmu Fetaua el-Shejh ibn Baz [7/177, 178]

Shejh AbdulAziz, Allahu ë mëshiroftë, ka thënë:
Për sa i përket anëtarësimit në partitë moderne, kjo nuk duhet të bëhet. Secili duhet të kapet për Librin e Allahut dhe Sunetin e të dërguarit të Tij, dhe të bashkëpunojë në këtë sinqerisht. Kështu, ata do të jenë “Grupi i Allahut”, për të cilën Allahu thotë në fund të kaptinës el-Muxhadileh:
“Vërtet, grupi i Allahu është ai që do të jetë i suksesshëm”,
pasi përmend disa cilësi madhështore në ajetet:
“Ti [O Muhamed] nuk do të gjesh ndonjë popull që besojnë në Allahun dhe në Ditën e Fundit e t’i shoqërojnë ata që e kundërshtojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij…”
Ndër cilësitë e tyre madhështore janë ato që i përmend Allahu në kaptinën el-Dharijat, ku Ai thotë:
15. “Vërtet, mutekkun [të devotshmit] do të jenë midis Kopshteve dhe burimeve [në xhenet]
16. Duke iu gëzuar gjërave që ua ka dhënë Allahu. Vërtet, ata, para kësaj, qenë muhsinuun [bamirës].
17. Ata nuk flinin natën veçse pak [duke e lutur Zotin e tyre dhe duke u falur me frikë e me shpresë]
18. Dhe në çastet para agimit, ata luteshin për falje.
19. Dhe në pronat/pasurinë e tyre ka pasur edhe për sa’il [nevojtarin që lyp], edhe për mehrum [nevojtari që nuk lyp]“. [e-Dharijat, 15-19]
Këto janë cilësitë e “Grupit të Allahut”, të cilët nuk ndjekin tjetër veç Librit të Allahut dhe Sunetit. Ata e propagandojnë këtë dhe ndjekin shtegun e gjeneratave të mëhershme të këtij umeti, sahabëve dhe atyre që i ndoqën në të vërtetën.
Ata sinqerisht këshillojnë dhe i thërrasin të gjitha partitë dhe grupet që të kapën për Kuranin dhe Sunetin, dhe t’i shqyrtojnë gjërat për të cilat dallohen – çfarëdo që është në përputhje me të dyja apo me njërën nga këto [Kuranin dhe Sunetin], të jetë e pranueshme dhe e vërtetë; çfarëdo që bie në kundërshtim me këto, t’i largohemi.
Për sa i përket kësaj, nuk ka dallim mes Vëllazërisë Muslimane [el-Ihuan el-Muslimin], Ensar el-Sunneh, el-Xhema’ijeh el-Sheri’ijeh, Xhema’at el-Teblig dhe të tjera grupe dhe parti që pohojnë të jenë Islamike. Kështu, ata kanë një qëllim të përbashkët dhe bëhen një grup që ndjek shtegun e ithtarëve të Sunetit e Xhematit, të cilët janë grupi i Allahut dhe mbështetësit dhe propaganduesit e fesë së Tij.
Nuk është e lejueshme të ndiqet verbazi asnjë grup apo parti në çështje të cilat bien ndesh me Sheriatin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Anëtarësimin në partitë apo grupet e sotshme nga Abdul-Aziz ibn Abdullah Ibn Baz
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Fetwat e Ulemave-
Kërce tek: