Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu



 
PORTALIForumCalendarGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Themelet e Imanit (besimit)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
avatar

Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 33

MesazhTitulli: Themelet e Imanit (besimit)   Fri Apr 30, 2010 8:13 am

Ibn Kajjim el-Xheuzi, rahimehullah, imanin e krahasoi me themelet e ndërtesës që duan të ndërtojnë njerëzit. Themeli i saj është ajo që gjendet në zemrën e tij nga imani dhe dorëzimi dhe nënshtrimi i plotë ndaj Allahut azze we xhel, dhe ndaj të Dërguarit të Tij, sal’allahu alejhi we selem.

Përderisa imani në zemrën e njeriut është i fuqishëm, po ashtu edhe vepra do të ndërtohet në themele të fuqishme dhe të forta.

Për këtë thotë:

“Kush dëshiron t’a mbindërtojë ndërtesën e vet, le të punojë në përforcimin e themeleve të saj dhe le të kujdeset për të. Sepse, mbindërtimi i ndërtesës varet nga themelet e saj.

Themeli është imani, ndërsa veprat dhe gradat është ndërtesa. Nëse themeli është i ndërtuar fortë dhe ashtu siç duhet, atëherë do të mund të mbartë tërë atë rëndësi në mbindërtimet e mëtejshme.

Po qe se ndonjë pjesë e ndërtesës fillon të rrënohet, në atë rast do të jetë e lehtë të meremetohet (rast i këtillë nuk mund të jetë me themelin). Nëse themeli nuk është i fuqishëm dhe stabil, atëherë mbi të nuk mund të ndërtohet asgjë. Nëse shembet ndonjë pjesë e themelit, atëherë e tërë ndërtesa është në rrezik dhe do të rrënohet.

Njohësi (‘Arif) i Allahut azze we xhel, vazhdimisht mban kujdes për themelet dhe nuk lejon assesi që ndërtesa e tij të rrënohet me lehtësi.

Allahu, subhanehu we teala, në Kur’anin Fisnik, ka thënë:

"A është më i mirë ai që ndërtesën e vet e themeloi në devotshmëri dhe në kënaqësi të All-llahut, apo ai që ndërtesën e vet e themeloi buzë bregut të shembur e bashkë me të bie në zjarrin e xhehennemit? All-llahu nuk i udhëzon njerëzit zullumqarë." (Teube, 109)

Themeli për të ndërtuar vepra të mira është sikurse forca në trupin e njeriut. Nëse njeriu është i fuqishëm, atëherë ai do të mbartë peshën e trupit dhe do të jetë i mbrojtur nga sëmundjet e ndryshme.

Nëse njeriu është i dobët, atëherë nuk do të jetë në gjendje t’a ballafaqojë peshën e trupidht dhe do t’iu nënshtrohet sëmundjeve.

Prandaj, orvatu që ndërtesën tënde t’a ndërtosh në themelet e fuqishme dhe të vazhdueshme të besimit.

Nëse gjatë rrugës vëren diçka të parregulluar në njërin kat ose në kulmin e ndërtesës, atëherë më lehtë do të ishte që të meremetohet sesa t’i rrënosh themelet.

Ky themel përmban dy gjëra:

1. Njohja e drejtë e Allahut dhe të Atributeve të Tij të përsosura.

2. Manifestimi i nënshtrueshmërisë vetëm ndaj Tij dhe ndaj të Dërguarit të Tij, sal’allahu alejhi we selem.

Ky është themeli më i fuqishëm dhe më i fortë mbi të cilin besimtari duhet t’a ndërtojë ndërtesën e tij, dhe në themele të tilla mund të ndërtohet një ndërtesë shumë e lartë.

Kujdesu për themelin, kujdesu për forcën e trupit dhe imunitetin e tij, kujdesu që të jesh mesatar, ngaqë mesatari arrin qëllimin dhe caqet. Nëse forca e trupit dhe imuniteti është i dobët, helmin e ke në trup, nuk konsumon ilaçe, atëherë të ngjan siç thotë poeti:

Bëri selam kësaj jete, që shumë afër është për të shkuar”.

www.teuhid.net


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Themelet e Imanit (besimit)
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Liria e besimit
» Fuqia e besimit
» Islami sinonim i se keqes
» Metafizikë e arsyes

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rregullorja :: Temat per portal-
Kërce tek: