Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Fisnikëria e dijes dhe dinjiteti i saj

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 39

Fisnikëria e dijes dhe dinjiteti i saj Empty
MesazhTitulli: Fisnikëria e dijes dhe dinjiteti i saj   Fisnikëria e dijes dhe dinjiteti i saj Icon_minitimeMon May 31, 2010 11:40 am

Fisnikëria e dijes dhe dinjiteti i saj 88868054_2c0a324549Nuk di që dijetari të shijojë kënaqësi, krenari, fisnikëri, qetësi dhe shpëtim më të madh se vetmia, sepse nëpërmjet saj qi ruan shëndetin e trupit, fesë dhe autoritetin e tij tek Allahu (a.xh) dhe tek krijesat. Këto të fundit e nënçmojnë atë që përzihen me to dhe nuk i japin hakun vlerës së atij që shërohet me to. Për këtë arsye, pozita e halifëve u vlerësua shumë për shkak të mosshfaqjes së tyre.

Nëse njerëzit e rëndomtë shohin ndonjë dijetar që tregohet tolerant për një vepër të paqortueshme, autoriteti i tij bie në sytë e njerëzve. Kështu që lind si detyrë që dijetari të ruajë dijen e vet dhe të ngrejë lart pozitën e dijes tek njerëzit.

Disa nga të parët tanë të mire kanë thënë: “Qeshnim e bënim shaka, dhe kur dëshironim që të tjerët të merrnin shembull nga ne, nuk arrinim të bënim një gjë të tillë.”

Sufjan Theuriu thotë: “Mësojeni këtë dije, ruajeni atë dhe mos e përzieni me shaka që zemrat të mos e panojnë.”

Kujdesi për gjendjen e njerëzve nuk duhet të hidhet poshtë, sepse i Dërguari i Allahut (a.s) i ka thënë Aishes r.a “Sikur populli yt (Kurjshët) të mos ishin larguar shpejt kufri, do ta kasha prishur Qaben dhe do të kisha ndërtuar për të dy dyer.” 1

Ahmed bin Hambeli për dy rekatët para akshamit thotë: “Vura re se njerëzit nuk i pëlqenin ato, kështu që i lashë.”

Mos dëgjo prej injorantit që të tilla gjëra i konsideron syefaqësi, por kështu veprohet për të ruajtur dijen. Për të sqaruar këtë dukuri, mund të them se nëse dijetari paraqitet para njerëzve me kokë të zbuluar apo me një kothere bukë në dorë, kjo do të ulte autoritetin e tij tek njerëzit, edhe pse kjo është një vepër jo e qortueshme. Si rrjedhojë, nuk duhet që dijetari të lëshojë shumë me njerëzit, me qëllim ruajtjene tyre dhe kur të dëshirojë të veprojë diçka të paqortueshme, le të mbulohet nga shikimet e tyre.

Këtë autoritet e vuri re edhe Ebu Ubejde r.a kur e pa Omerin r.a që kishte hipur mbi gomar dhe këmbët i ishin lëshuar përtokë dhe i tha: “O prijësi i besimtarëve, do të takohesh me njerëz të rëndësishëm.” Ky vështrim ishe më se i drejtë dhe i hijshëm, por Omeri r.a deshi ta adukonte Ebu Ubejden dhe që t`i jipte më tepër rëndësi kujdesit nda origjinës së krenarisë i tha: “Allahu na ka krenaruar me Islamin, e nëse do ta kërkonim krenarinë diku tjetër, Ai do të na pëçmojë.”

Kuptimi i kësaj ngjarjeje është se krenaria duhet kërkuar me fenë dhe jo me formën e veprave, edhe pse këto të fundit bien në sy, sepse njeriu qëndron i zveshur në shtëpinë e tij, por kur paraqitet para njerëzve vesh dy rroba; çallmën dhe xhyben. Kjo nuk mund të jetë stimulim dhe as mendjemadhësi.

Malik bin Enesi r.a lahej, parfumosej dhe pastaj ulej për të biseduar.

O ti! Mos i jep rëndësi kur sheh mundimin e dijetarëve prapa dyerve të pushtetarëve, sepse vetmia është më e sigurtë për dijetarin dhe dijen, dhe ajo që humbasin dijetarët në të tilla situata është shumë here më e madhe se ajo që fitojnë. I pari i juristëve, Seid bin Musej-jebi nuk futej kurrë tek pushtetarët, për këtë arsye ata nuk folën kurrë gjëra të tilla për të. Kjo është sjellja e njeriut të guximshëm.

Nëse deshiron kënaqësinë dhe qetësinë, atëherë o ti dijetar duhet që të mbash vendin në shtëpi, të qëndrosh larg familjes që të jetosh mire dhe për takimin me ta të caktosh një kohë, të cilën nëse ata e dine se kur vjen, mirëpërgatiten për takimin me ty dhe si pasojë bashkimi me ta ka shije të veçantë. Duhet që në shtëpinë tënde të caktosh një vend ku të qëndrosh vetëm, të flasësh me rreshtat e librit tend dhe të vraposh, sidomos njerëzit e thjeshtë. Bëj përpjekje që të fitosh diçka që të ruan nga lakmia. Ky është kulmi i kënaqësisë së dijetarit në këtë dunja.

Dikush i ka thënë Ibn Mubarekut: “çfarë ke që nuk shoqërohesh me ne?” Ai është përgjigjur: “Unë shkoj të rri me sahabet dhe tabi’inët, duke i dhënë të kuptojnë se shkonte të lexonte librat e tij.

Në çastin që dijetari i jipet mundësia të mos ketë nevojë për njerëzit dhe të qëndrojë në vetmi, nëse zotëron aq të kuptuar sa të shkruaj një libër, atëherë kënaqësia e tij është plotësuar. Nëse i falet aq të kuptuar sa të ngrihet në shkallën e marrëdhënieve të mira me Kirjuasin vë vetmi dhe përgjimin ndaj Tij, atëherë ai ka shpejtuar hyrjen e tij në Xhenet para vdekjes.

Lusim Allahu (a.xh) të na falë ambicie të lartë që na ngren drejt përsosmërisë dhe
mbështetje për punë të mira.

__________________________________________________________

1.Hadithin e transmeton Buhariu në kapitullin e Haxhit 2/179, në kapitullin e Profetëve 4/178, në tefsirin e sures Bekare 6/25 dhe Muslimi në kapitullin e Haxhit fq. 969 (1333), Nisai në kapitullin e riteve të Haxhit 5/214 dhe Ahmedi 6/113, 177, 253, 262.

Abdurrahman ibn Xheuzi
www.teuhid.net
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Fisnikëria e dijes dhe dinjiteti i saj
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Midis dijes dhe adhurimit
» Këshillë nxënësit të dijes
» Fetwa Salih el-Uthejmin rreth nxenesve te dijes…..

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rregullorja :: Temat per portal-
Kërce tek: