Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Një familje e lumtur!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 39

Një familje e lumtur! Empty
MesazhTitulli: Një familje e lumtur!   Një familje e lumtur! Icon_minitimeThu May 06, 2010 11:09 am

Një familje e lumtur! Ndikimi_i_familjes_ne_edukaten_e_femijesFalënderimi i qoftë All-llahut (Subhane we Te'ala) i cili i udhëzoi krijesat (njerëzimin) në etikat më të përsosura. Ai nga arka e mëshirës dhe bujarisë së Tij hapi çdo derë. I driçoi sytë e besimtarëve, e panë të vërtetën dhe kërkuan shpërblim. I errësoi sytë e mohuesve (kundërshtarëve të Zotit) për shkak të kryeneqësisë së tyre nga përulja e Tij dhe u bë në mes tyre dhe dritës së Tij barrierë. Ata i udhëzoi me nderin dhe mëshirën e Tij, kurse i humbi të tjerët me drejtësinë dhe urtësinë e Tij. Dëshmoj se nuk ka zot tjetër pos All-llahut, i Vetmi i cili nuk ka shok, Ai është i lartësuar dhe dhuntidhënës. Dëshmoj se Muhammedi është rob dhe Pejgamber i Tij, i dërguar nga ana e All-llahut me ibadetet më të çmuara dhe etikat më të përsosura, shpëtimi i All-llahut qoftë mbi të, mbi gjithë familjen dhe shokët e tij.

Si do e keshillonit nje qift te ri?

Per nje jete me te lumtur, si i keshilloni familjet?

Do i këshilloja që të bëjnë vepra të mira ai dhe ajo duke qenë besimtar, pasiqë e vetmja mënyr për të pasur një jetë të këndshme dhe të rehatshme do të ishte në besim dhe në vepra të mira. All-llahu i Lartësuar thotë :


"Kush bënë veprër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t'i japim atij jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) Do t'u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre." (En Nahl: 97)

Dihet se besimtari edhe nëse e godet ndonjë bela ose fatkeqësi, ai do ti kundërvihet asaj aq sa ka mundësi dhe do të duroj në mënyrën më të mirë, ai do të shpresoj në shpërblim të madh nga ana e All-llahut subhane we Te'ala.

Pejgamberi SalAll-llahu Alejhi we Selem thotë në një hadith sahih: "Është për t'u çuditur puna e besimtarit! Çdo punë për të është hajr, nëse e takon lumturi , ai falenederon All-llahun dhe kjo është e dobishme për të. Nëse i ndodh ndonjë e keqe ose dëm, ai bënë durim dhe kjo është hajr për të, ndërsa këtë e gjejmë vetëm te besimtari" (Muslim).

Ajo që na tregon Pejgamberi SalAll-llahu Alejhi we Selem është se besimtari i shumfishon fitimin dhe të mirën e saj, qoftë nëse i ndodh diçka që e gëzon ose ka rënë në vështirësi. Dhe me t'vërtet këtë e gjejmë vetëm tek besimtari.


Nese ne nje familje po dominon rremuja e katastrofa morale e sociale, si do e keshillonit qe te arrijne lumturine familjare apo bashkeshortore?

Në kësi lloj rastesh këshillë për ta do ishte:

"O ju që besuat, nëse keni frikë All-llahun, Ai do të vërë udhëzim (në zemrat tuaja) për ju, do t'ua mbulojë të këqiat, do t'ua falë mëkatet. All-llahu është dhurues i madh." (El Enfal:29)

"...Të jeni të durueshëm se All-llahu është me të durueshmit" (El Enfal:46)

Dihet se nëse besimtarin e kap sëmundja, varfëria ose diçka që mund t'i ndodh çdokujt, ai edhe më tej do jetë i lumtur, ngase është besimtar dhe është i kënaqur me atë që është caktim nga All-llahu i Madhërishëm. Dhe padyshim se ai do ketë durim deri në kohen kur All-llahu i lehtëson gjendjën.


Si te kerkohet idealja apo ideali qe ne jete te jetojne si shpirta binjak te lumtur me njeri tjetrin?

Kuptohet se në Islam nuk egziston ndonjë lloj konkurrence mes burrit dhe gruas siç ndodh në vendet perendimore. Pasiçë dihet se në vendet perendimore bëhet konkurrenc mes burrit dhe gruas lidhje me kush po e dominon kend.
Dhe poashtu gruaja nuk është një "rob". Këtë shprehje e kemi pasur dhe ka vende ku ende egziston dhe përodret termi rob për nusën e shtëpisë.

All-llahu në Kur'an thotë:


"Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa të tjerët dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre. Prandaj, me atë që All-llahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese, janë besnike ndaj të fshehtës. E ato që keni dro kryelartësisë së tyre, këshilloni, madje largohuni nga shtrati (e më në fund), edhe rrahni (lahtë, nëse nuk ndikojnë këshillat as largimi), e nëse ju respektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. All-llahu është më i larti, më i madhi". (En Nisa:34)

"Edhe ata që i përgjigjen thirrjes së Zotit të tyre dhe e falin namazin rregullisht dhe ata që konsultohen mes vete për punë të përbashkëta, e nga ajo që Ne u japim ata e shpërndajnë". (Esh-Shura:38)

Padyshim se mes burrit dhe gruas duhet të ketë konsultime para se të mirret ndonjë vendim, pasiçë kjo vepër i afronë bashkëshortët, dhe në këtë mënyrë mbesin të kënqaur të dy palët.
Mës me rëndësi është që të dy të jenë të udhëzuar, dhe të ndjekin Kur'anin dhe Sunnetin e të Dërguarit ë All-llahut s.a.v.s


Si te jetojme te qete me femijet tane te edukuar, dhe si t'i edukojme?

Prindi gjithmon është një lloj "modeli" për fëmijun, pasiçë fëmiju hapat e parë të jetës i kalon afër familës së tijë. Së pari me rëndësi është që sjellja e prindit të jetë e mirë dhe me moral të pastërt Islam. Së dyti duhet padyshim që fëmiju të edukohet me Kuran dhe sunnet qysh nga fillimi e jo të jemi koprrac në edukimin e tyre, asesi nuk bënë të mendojm se më vonë kur të rritët sepse ende nuk është pjekur për ti mësuar ketë dhe atë. Duhet ti afrojmë afër vetës dhe ti dhurojm dashurinë tonë të cilën e meritojn, sepse fëmiju ka nevoj për ngrohtësinë e prindit.

I Dërguari SalAll-llahu Alejhi we Selem i përkëdhelte dhe lozte me fëmijët. Për këtë kemi shembuj të ndryshëm me nipërit e tij dhe me fëmijët e sahabeve radiall-llahu anhum. Eshtë trasmetuar nga Ebu Hurejra se Pejgamberi (Salall-llahu Alejhi we Selem) e puthi Hasanin të birin e Aliut në prezencë të Akra' bin Habis et-Temimi (sahabij), i cili i tha: "Unë kam 10 kalamaj e nuk kam puth asnjë prej tyre". E shikoi i dërguari i All-llahut salall-llahu alejhi we selem e i tha: "Ai i cili nuk mëshiron, nuk mëshirohet". (mutefekun alejhi)

Gjithashtu i Dërguari i All-llahut (Salall-llahu Alejhi we Selem) i përkëdhelte fëmijët duke u fërkuar kokën. Fëmija në fërkimin e kokës ndjen ngrohtësi dhe dashuri. Nga Abdullah bin Xha'fer r.a ka thënë se: "Më fërkoi kokën time i Dërguari i All-llahut salall-llahu alejhi we selem dhe tha "O All-llah, zëvëndësoje Xhaferin me djalin e tij" (trasmetoi Hakim)

Gjithashtu Pejgamberi Salall-llahu Alejhi we Selem i përkëdhelte fëmijët duke u ledhatuar faqet. Siç është trasmetuar në librin e saktë të Muslimit nga Xhabir bin Semreh i cili ka thënë: "U fala me të Dërguarin e All-llahut salall-llahu alejhi we selem, pastaj doli tek familja e tij, ku dola edhe unë me të, takoi dy djem të cilët i përkëdheli duke u ledhatuar faqe të dyve." Ka trasmetuar Nesai se: "Pejgamberi salall-llahu alejhi we selem kur shkonte për vizitë tek Ensarët i përshëndeste fëmijët e tyre e u fërkonte kokat e tyre.

Më tutje duhet të kujdesemi që fëmijët tanë të kenë një shoqëri të pastërt, duke ia sgjedhur shkollën e duhur, sepse fëmiju është një qenie shoqërore dhe kuptohet se gjat zhvillimit të tyre, shumicën e edukimin e morrin në shoqëri jasht katër mureve të shtëpisë. Për atë duhet të kemi kujdes se ku dhe me kendë shoqërohen.

Besoj se mjafton njëher për njëher. All-llahu ju shpërbleftë dhe Lusim All-llahun që t'na mundëson që familjet tona dhe fëmijët tanë të kalojn jetën në frymën e Islamit me edukaten Islame.
Lusim All-llahun që t'na mbron nga mashtrimet e shejtanit.
Dhe Lusim All-llahun që ti fal besimtarët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Një familje e lumtur!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Çelësi i një martese të lumtur
» Mirësjellja me familje
» MIRESJELLJA ME FAMILJE
» Dhjetë shkaqet për një jetë të lumtur bashkëshortore
» Konsultimi & Vendim-marrja në Familje:

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rregullorja :: Temat per portal-
Kërce tek: