Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu



 
PORTALIForumCalendarGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Qortimi i koprracisë dhe i ligështisë është cilësia e përbashkët e të gjithë njerëzve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
avatar

Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 33

MesazhTitulli: Qortimi i koprracisë dhe i ligështisë është cilësia e përbashkët e të gjithë njerëzve   Fri May 14, 2010 12:33 pm

Për këtë të gjithë lavdërohen me bujarinë dhe me guximin. Për këto dy cilësi këngëtarët këndojnë në këngët e tyre, ashtu siç qortojnë koprracinë dhe ligështinë. E gjithë ajo rreth se cilës njerëzit i pajtohen mund të jetë vetëm e vërteta, siç janë: vërtetëdashja dhe drejtësia të lavdëruara, ndërsa gënjeshtra dhe padrejtësia cilësi të qortuara. Kur një beduin kishte kërkuar që edhe atij t`i jepet diçka në mënyrë shumë të vrazhdë saqë kishte shtrënguar të Dërguarin e Allahut, salallahu alejhi ue selem, me një dru përplot me ferra (semure), saqë manteli i ishte kapur pas tyre, Pejgamberi i Allahut tha:

“Pasha Atë në dorën e të cilit është shpirti im, sikur të zotëroja deve sa numri i këtij druri (El-Adalah), me sigrui që do t`ua ndaja. Kështu do të bindeni se nuk jam as koprrac, as i ligsht, e as gënjeshtar!” (Buhariu - 2821)

Por e gjithë kjo dallon varësisht nga qëllimet dhe çaqet, sepse veprate vlerësohen sipas qëllimeve dhe secilit njeri i takon ajo që e ka pasur për qëllim.

Kurani dhe Suneti e kanë qortuar koprracinë dhe ligështinë, ndërsa trimërinë dhe faljen në rrugën e Tij e kanë lavdëruar, por jo në emër të dikujt apo diçkaje/dikujt tjetër (përveç Allahut). Pejgamberi i Allahut , salallahu alejhi ue seleme, thotë:

“Gjëja me e keqe që mund të jetë te njeriu, është koprracia e madhe dhe frika e madhe (ligështia). (Hadith Sahih; Ahmed (2/302)

Dhe thotë:

“Kush është i shquari juaj o Beni Seleme?” Ata thane: “Xhed b, Kajsi, porn e e konsiderojmë koprrac. Tha: “Cila sëmundje është me e keqe se koprracia?”

Në një transmetim tjetër thuhet:

“I shquari nuk mund të jetë koprrac, i shquari i juaj është me flokë të bardha me dredha, Bera`b. Ma`muri.”

Po ashtu në Sahih gjenden fjalët e Xhabir b. Abdullahut, radijallahu anhu, se i ka thënë Ebu Bekër Es-Sidikut, radijallahu anhu:

“Ose do të më japësh, ose do të jesh koprrac ndaj meje.” Ai i tha; :Thua se jam koprrac ndaj teje, po cila sëmundje është më e rëndë sesa koprracia?” (Buhariu 4383)

Pra, koprracinë e ka përmendur si sëmundjen më të madhe.

Në Sahihun e Muslimit transmetohet nga Selman b. Rabi`a se ka thënë:

“Omeri, radijallahu anhu, ka thënë: “I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka bërë ndarjen” i thashë: “O i Dërguari i Allahut! Pasha Allahun, të tjerët e meritojnë më shumë këtë!” Ai tha: “Ata mund të zgjedhin ndërmjet gjunahut dhe koprracisë sime, ndërsa unë nuk jam koprrac!” (Muslimi 1056)

Ai dëshiron të thotë se prej tij kanë kërkuar diçka në të cilën nuk kanë pasur të drejtë që t`u jepet. Ndërsa nëse nuk u jepet, atëherë ata do ta akuzojnë se është koprrac. Ata I thane që të zgjedhë njërën ndërmjet dy gjërave të qortuara, ndërsa ka qenë e pamundshme t`i ikësh ndonjërës: ose gjunahu ose koprracia. Koprracia është më e keqe dhe u dha me qëllim që të largohet ajo që është më e keqe.

Koprracia ëshhtë lloj nën të cilin degëzohen degë të tjera, gjunahet e mëdha dhe të vogla. Allahu, subhanehu ue teala, thotë:

“Ata, të cilët bëjnë koprraci me atë që nga të mirat e veta u dha All-llahu, të mos mendojnë kurrsesi se ajo është në dobi të tyre. Jo, ajo është në dëm të tyre. Ajo e mirë me çka bënë koprraci, në ditën e kijametit do t’u mbështillet në qafën e tyre.” (Ali Imran, 180)

Dhe thotë:

Adhurojeni Allahun e mos i shoëroni Atij asnjë send, silluni mirç ndaj prindërve.”

E deri te fjalët e Allahut:

“All-llahu nuk e do atë që është kryelartë dhe atë që lavdërohet. Ata që vetë janë koprracë dhe urdhërojnë njerëzit për koprraci…” (En-Nisa, 36-37)

Allahu, subhanehu ue teala thotë:

“Mospranimin e dhënieve të tyre nuk e pengoi tjetër gjë vetëm pse ata mohuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij, dhe namazin e falin vetëm me përtaci, e lëmoshën nuk e japin ndryshe pos duke urrejtur.” ( Et-Teube, 54)

Dhe thotë:

“Kur ju dha (All-llahu) nga të mirat e Veta, ata bënë koprraci me atë (që u dha), e thyen besën dhe u zbrapsën nga respekti ndaj All-llahut. Dhe për shkak se e thyen besën që i patën dhënë All-llahut, dhe për shkak të asaj se gënjenin, All-llahu u ngjeshi hipokrizinë në zemrat e tyre deri në ditën që e takojnë Atë.” (Et-Teube 76-77)

Në një ajet tjetër, thotë:

“e kush bër koprraci, ai bën kundër vetvetes.” (Muhamed, 38)

Si dhe ajetet:

“Pra shkatërrim është për ata që falen, Të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm. Ata që vetëm shtiren (sa për sy e faqe). Dhe nuk japin as sendin më të vogël (as hua). (El-Maun 4-7)

Dhe ajeti në të cilin Allahu thotë:

“Ata të cilët e ruajnë arin e argjendin e nuk e japin për rrugën e All-llahut, lajmëroi për një dënim të dhembshëm. Atë ditë kur ajo (pasuri e deponuar) fërgohet në prushin e xhehennemit, e me të (ashtu zharavë) lyhen ballët, anët dhe shpinat e tyre…” (Et-Teube, 34-35)

Kur flitet në Kuran për pasurinë, për të përmendet vetëm se urdhri për ta ndarë, si dhe qortimi për secilin që nuk e bën këtë. Çdo lloj qortimi ka të bëjë me koprracinë. I tillë është edhe qortimi i ligështisë që është përmendur në shumë ajete:

Allahu, subhanehu ue teala, thotë:

“Kush ua kthen atyre shpinën, në atë moment veç atij që kthehet për të luftuar ose për t’iu bashkangjitur një grupi tjetër, ai ka tërhequr kundër vetes hidhërimin e All-llahut dhe vendi i tij është xhehennemi. E ai është përfundim i keq.” (El-Enfal, 16)

Ndërsa kur flet për hipokritët, thotë:

“Ata betohen në All-llahun se vërtet janë si ju, por ata nuk janë me ju, ata janë popull që frikohet. Sikur të gjenin ndonjë vendstrehim, ndonjë shpellë a ndonjë vrimë, ata do të shkonin aty me vrapim." (Et-Teube, 56-57)

Dhe thotë:

“E kur u shpall sureja e qartë dhe në të u përmed lufta, i sheh ata, të cilët kanë zemra të sëmura (të dyshimta), të shikojnë me një shikim si të ishin në agoni të vdekjes.” (Muhammed, 20)

Në një ajet tjetër thotë:

“A nuk i vure re ata të cilëve iu pate thënë: “Ndalni duart tuaja prej luftës, e faleni namazin dhe jepeni zeqatin!” E kur iu bë atyre obligim lufta, që një grup prej tyre u frikësoheshin njerëzve siç është frika ndaj All-llahut, e edhe më fortë. Thoshin: “Zoti ynë, pse na e bëre obligim luftën? Sikur të na e kishe shtyrë deri në një afat të afërt!” Thuaju: “Përjetimi i kësaj bote është pak, e për atë që është i devotshëm, bota tjetër është shumë më e dobishme. Nuk do t’ju bëhet pa drejtë as sa fija.” (En-Nisa, 77)

Shejhul Islam Ibën Tejmije

www.teuhid.net


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Qortimi i koprracisë dhe i ligështisë është cilësia e përbashkët e të gjithë njerëzve
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Sufizmi - Mistika Islame
» Ligësia, ana e errët e mendjes
» Ç’është vlera njerëzore?
» Paraja, 'djalli' i ardhur nga barku i Tokes!
» Misteret e së shkuarës së njerëzmit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rregullorja :: Temat per portal-
Kërce tek: