Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu



 
PORTALIForumCalendarGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Durimi, Bindja dhe falja janë furnizime të atij që ndalon të keqen

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
avatar

Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 33

MesazhTitulli: Durimi, Bindja dhe falja janë furnizime të atij që ndalon të keqen   Fri May 14, 2010 12:40 pm

Për këtë shkak, besimtarëve u është urdhëruar që të kundërshtojnë veprat e këqija me kryerjen e veprave të mira, ashtu sikurse mjeku që i kundërvihet sëmundjeve me ilaçe.

Besimtari duhet të përpiqet që të përmisohet me dy faktorë kryesorë: me kryerjen e veprave të mira dhe me lënien e të keqes. Kjo është baza, edhe pse (afër njeriut) gjithmonë është e pranishme ajo që e kundërshton të mirën dhe që e tërheq drejt së keqes. Ekzistojnë katër elemente nëpërmjet të cilave realizohet baza e përmendur.

Besimtari gjithashtu i është urdhëruar që të përmisojë të tjerët nëpërmjet këtyre katër elementeve, por sipas mundësisë dhe fuqisë së tij. Allahu teala thotë:

“Pasha kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetri t`i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.” (El-Asr, 1-3)

Transmetohet nga Esh-Shafiu se ka thënë: “Sikur njerëzit të mendonin rreth sures El-Asr, do t`u mjaftonte , sepse është e tillë siç ka thënë Allahu: të gjithë njerëzit janë në humbje, përveç atij që është besimtar, bemires, ai që të tjerëve ua porosity të vërtetën dhe durimin.” Sepse, nëse besimtarit i shtohen sprovat, kjo është arsye që t`i shtohen gradat dhe shpërblimet. Kur është pyetur Pejgamberi a.s, për njerëzit të cilët janë sporvuar më së shumti , ai tha:

“Pejgamberët, pastaj njerëzit e mire, pastaj ata të ngjashëm me tad he të ngjashëm me ta (ose njerëzit të cilët janë shembull në këtë.) Njeriu do të sprovohet sipas fesë se tij; nëse në fenë e tij ka fuqi do t`i shtohet sprovat, ndërsa, nëse është i butë në fe, do t`i zvogëlohen edhe sprovat. Kështu, besimtari do të sprovohet pandërprerë kur është duke ecur nëpër tokë i pastër nga gjynahet.”

Në atë mënyrë që, në ato momente durimi bëhet më se i nevojshëm sesa kurrë më pare. Prej këtu, Allahu i ka bërë të durueshëm udhëheqësit në fe. Allahu , subhanehu ue teala, thotë:

“Dhe prej tyre, Ne bëmë prijës që me urdhrin Tonë udhëzojnë, pasi ata (që i bëmë prijës ) ishin të durueshëm dhe ishin të bindur ndaj argumenteve Tona.” (Es-Sexhde, 24)

Disa prej selefëve kanë thënë se udhëheqja në fe (din) arrihet me durim dhe me jekin.

Besimtari duhet të jetë i durueshëm te realizimi i veprës së mire të urdhëruar, si dhe me rastin e lënies së veprës së keqe e të ndaluar. Me këtë nënkuptohet edhe durimi në përballimin e ofendimeve dhe fjalëve, por edhe të gjitha të këqijat e tjera të cilat i ndodhin njeriut, apo durimi me rastin e mungesës së të mirave si dhe lloje të tjera të durimit.

Robi nuk mund të ketë durim nëse afër vetes nk ka diçka me të cilën do të qetësohet, të kënaqet dhe të thithë fuqinë ndërsa kjo është bindje (jekin). Në hadithin të cilin e transmeton Ebu Bekri, radijallahu anhu, gjejmë se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:

“O njerëz kërkoni prej Allahut që t`ua forcojë jekini (bindjen) dhe t`ju falë! Sepse, pas jekinit askujt nuk i është dhënë asgjë më e mire se falja pra kërkoni ato.”

Po ashtu, nëse ia urdhëron tjetrit që të bëjë mire, apo nëse dëshiron që t`i bashkëngjitet në këtë dhe t`ia ndalojnë veprat e këqija, atëherë sipas tij duhet të sillet në mënyrën më të bukur. Kështu do të arrijë qëllimin e dëshiruar, pra do të arrijë të dëshiruarën dhe do të largojë përfundimin e rëndë.

Shpirtat nuk mund të mësohen me hidhëtinë, përveçse me përzierjen më të ëmbël. Gjithçka ka mundësi, përveç kësaj.
Për këtë, Allahu, subhanehu ue teala, ka urdhëruar që të përfitohen të tjerët në atë mënyrë që ka caktuar që t`u jepet një pjesë e zekatit. Allahu, subhanehu ue teala, i thotë Pejgamberit të Tij, salallahu alejhi ue selem:

“Ti (Muhamed) merre të lehtën, urdhëro për mire dhe shmangu prej të padijshmëve.”
(El-A`raf, 199)

Dhe thotë:

“E pastaj të bëhej prej atyre që besuan, që këshilluan njeri-tjetrin për duim dhe që këshilluan për mëshirë (për ndihmë).” (El-Beled, 17)

Kjo do të thotë se (thirrësi në të mire) duhet të falë dhe të jetë i duruheshëm dhe këto janë cilësitë e njerëzve të guximshëm dhe bujarë. Kështu, Allahu, subhanehu ue teala, bashkë me namazin nganjëherë e përmend zekatin, sepse zekati paraqet bamirësi ndaj krijesave; ndërsa nganjëherë bashkë me to e përmend dhe ua dhton edhe durimin.

Pra, duhet të ekzistojnë këto tre elemente; Namazi, zekati dhe durimi. Besimtari nuk do të ketë dobi, përveçse me keto tre elemente – si gjatë ndërtimit dhe përmirësimit personal, ashtu edhe gjatë përmirësimit të të tjerëve. Posaçërisht atëherë kur intrigat shtohen dhe forcohen, me ç`rast rritet nevoja për këto elemente. Nevoja për falje dhe durim ka të bëjnë për të gjithë njerëzit; dhe nuk do të arrihet as dobia fetare, e as e kësaj bote, përveçse me to.

Shejhul Islam Ibën Tejmije

www.teuhid.net


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Durimi, Bindja dhe falja janë furnizime të atij që ndalon të keqen
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Xhindët
» Ëndrrat janë imazhet e ndjenjave
» 10 Shenjat e Ditës së Fundit - A ka ndodhur ndonjëra?
» Mos u trishto
» Thenie mbi "Faljen"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rregullorja :: Temat per portal-
Kërce tek: