Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu



 
PORTALIForumCalendarGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Dallimi ndërmjet dënimeve dhe sprovave

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
avatar

Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 33

MesazhTitulli: Dallimi ndërmjet dënimeve dhe sprovave   Tue May 25, 2010 9:58 pm

Allahu e cek në Kuran se kur na bie një e keqe neve është për shkak të duarve tona që kanë kontribuar. Gjithashtu Pejgamberi ynë i dashur Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) tha në një hadith se njerëzit më të sprovuar janë Pejgamberët, pastaj ata që janë të devotshëm (pra pas tyre). Pra në ditët tona të përditshme nëse diç nuk shkon si duhet në jetët tona si ta bëjmë dallimin se a është ajo prej mëkateve tona të shumta apo se Allahu na donë neve dhe për atë na dërgon sprovat neve. Xhezekallahu hajr



Falënderimi i qoftë Allahut



Dënimet janë çka ju ndodhin njerëzve si shkëmbim i veprave të tyre të këqija. Sprovat janë ato që ju dërgohen njerëzve për ti sprovuar, dhe njerëzit mund të sprovohen me gjëra të mira apo me të këqija.



Në lidhje me dënimet, Allahu thotë: “Çfarëdo e mirë që të vjen është nga All-llahu, e çka të ndodhë nga ndonjë e keqe është nga vetë ti...” [el-Nisa’ 4:79]



Në lidhje me frazën “është nga vetë ti”, Kutadah ka thënë: “(donë të thotë) dënimi është për ju, O birë i Ademit, për shkak të mëkatit tënd.” Ebu Salihi ka thënë “çka do e keqe që të bie ty, është prej vetes suaj” donë të thotë “për shkak të mëkatit tuaj, dhe Unë (Allahu) jam Ai i cili e ka Caktuar atë për Ty.” (tefsiri i Ibn Kethirit).



Allahu gjithashtu ka thënë: “Çfarëdo e keqe që mund t'ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqija), e për shumë të tjera Ai u falë.” [el-Shura 42:30]



Ibn Kethiri, Allahu e pastë mëshiruar, ka thënë: “(donë të thotë) çka do prej fatkeqësive që ju ndodhin juve, o ju njerëz, është për shkak të veprave tuaja të këqija që vetëm se i keni bërë, dhe ‘Ai falë shumë’ ju referohet veprave të këqija – Ai nuk ju dënon për ato por Ai ua falë ato. ‘Dhe po ti dënonte Allahu njerëzit për atë që e kanë fituar, Ai nuk kishte për ta lënë asnjë gjallesë mbi sipërfaqen e tokës...’ [Fatir 35:45].”



Në lidhje me sprovat, Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) ka thënë: “Nëse Allahu i donë disa njerëz, Ai i sprovon ata, dhe kushdo që është i durueshëm do të këtë durim, kushdo që është i shqetësuar do të jetë i shqetësuar.” (Raportuar prej Imam Ahmedi; Sahih el-Xhemi’, 1706).



Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) gjithashtu ka thënë: “Niveli i shpërblimit do të jetë në përputhshmëri me nivelin e sprovës. Nëse Allahu i sprovon disa njerëz, Ai i sprovon ata, dhe kushdo që është i përmbajtur do të ketë përmbajtje, dhe kushdo që është i hidhëruar do të jetë i hidhëruar. ” (Raportuar prej el-Tirmidhiut, 2320; Sahih el-Xhemi’, 2210).



Në vijim do të tregojmë se si njeriu të bëjë dallimin se një ndodhi se a është dënim apo sprovë:



Nëse fatkeqësia vije për shkak të kryerjes së bindshmëris ndaj Allahut, siç është, të plagosesh në xhihad, apo të humbësh para kur bënë hixhre për hir të Allahut, apo se e humb një punë pse je bërë musliman apo e pse e ke shtuar përkushtimin tënd për islam, atëherë kjo është sprovë. Kushdo që i bartë me durim do të shpërblehet, por nëse ndonjëri reagon me hidhërim atëherë ai do ta fitoj zemërimin e Allahut.



Nëse fatkeqësia rezulton prej mëkatit, siç janë sëmundjet ngjitëse seksuale apo sëmundje të shkaktuara për shkak të pirjes se alkoolit apo të marrjes së drogës, dhe kështu me radhë, atëherë ky është lloj i dënimit që vije në këtë botë (që është e kundërt me atë që të shtyhet deri në botën tjetër). Nëse fatkeqësia nuk është e lidhur me veprat e mira apo me mëkatet – siç janë lloje të ndryshme të sëmundjeve dhe dobësive, humbja e fëmijës, apo dështimit në biznes – pastaj varet prej situatës së personit. Nëse ai është i mirë dhe i devotshëm, është sprovë, dhe nëse ai është mëkatarë, është dënim.



Fatkeqësia mund të jetë dënim për ti shlyer mëkatet, apo mund të jetë sprovë në mënyrë që t'ia ngrit personit statusin dhe për t'ia rritur hasenatet e tija (veprat e mira/shpërblimet) – kjo mund të përcaktohet me atë se një person a është i nënshtruar apo jo. Njeriu nuk duhet ta lëvdoj veten e tij, përkundrazi ai duhet ta kritikoj veten e tij për të metat dhe duhet të përpiqet që të arrijë përkryerje. Ai do të përfitoj prej fatkeqësive sidoqoftë, nëse ai bënë durim dhe shpreson për shpërblim. Dhe Allahu e din më së miri.



Islam Q&A

Shejh Muhamed Salih El-Munexhid

www.botaislame.com


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
hafiz suad shabani



Numri i postimeve : 26
Join date : 23/02/2010

MesazhTitulli: Re: Dallimi ndërmjet dënimeve dhe sprovave   Sun May 30, 2010 5:08 am

Allahu ju shperbleft tema shume e bukur dhe e qelluar dhe e sqaruar shume mire per ata qe mendojne
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ciba



Numri i postimeve : 2
Join date : 17/04/2010

MesazhTitulli: Re: Dallimi ndërmjet dënimeve dhe sprovave   Tue Jun 08, 2010 1:26 am

shum tem e buker cdo e mir vjen nga allahu e cdo ekeqe vjen na ne vet njeriu ebje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Dallimi ndërmjet dënimeve dhe sprovave   

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Dallimi ndërmjet dënimeve dhe sprovave
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Astronomi
» Dallimi mes Tokes dhe Marsit
» Përkufizimi i MAGJISE
» Epiri i lashtë
» Legjenda

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rregullorja :: Temat per portal-
Kërce tek: