Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu



 
PORTALIForumCalendarGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Pastrimi i vetvetes

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
avatar

Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 33

MesazhTitulli: Pastrimi i vetvetes   Tue May 25, 2010 10:01 pm

Shekik ibn Ibrahim rahimehullah, ka thënë: “Njerëzve u mbyllet porta e suksesit për shkak të gjashtë gjërave:

1.Preokupimi me mirësitë duke harruar falënderimin;

2.Vullneti për nxënien e diturisë duke braktisur veprat;

3.Kryerja e mëkateve dhe vonesa e pendimit;

4.Mashtrimi i vetes në shoqërimin me njerëzit e devotshëm pa i ndjekur ata në vepra të mira;

5.Dynjaha u ka kthyer shpinën kurse ata rendin pas saj;

6.Ahireti u vjen përballë duke u afruar, kurse ata i shmangen.

Ndërsa unë them se: Origjina e gjithë kësaj bazohet te mungesa e inkurajimit dhe kërcënimit, te bindja e dobët, te dituria e cekët, te poshtërimi dhe nënçmimi i vetes dhe shkëmbimi i diçkaje të pavlerë me diçka të lartë e të çmuar, sepse në të kundërt, shpirto po të ishte fisnik e i madh, nuk do ta pranonte të vihej aq poshtë.

Burimi i të gjitha të mirave është në dorë të Allahut, në suksesin që Ai jep dhe në dëshirën e Tij, te fisnikëria e shpirtit, çiltërsia dhe shpirtmadhësia, ndërsa burimi i çdo të keqeje qëndron te pikë[llimi, te shpirtvogëlsia dhe shpirtngushtësia.

Allahu i Laretësuar thotë: “Vërtetë, kushdo që e pastron shpirton, do të shpëtojë, ndërsa kushdo që e shtyp atë (me pun të këqija), do të dështojë”. (Shems, 9-10), do të thotë se ka shpëtuar ai që rrit, kultivon dhe shumon të mirat e shpirtit nëpërmjet bindjes ndaj Allahut, ndërsa ka dështuar ai që e shtyp dhe e ngushton me mëkate ndaj Allahut.

Shpirtrat fisnikë pajtohen vetëm me gjërat më të mira, më të dobishme dhe me ato, fundi i të cilave është i lavdishëm, ndërsa shpirtrat e ulët vërtiten rreth gjërave të ulëta dhe bien në to ashtu sikurse miza që bie në çdo mbeturinë.

Një shpirt fisnik e i lartë nuk e pranon padrejtësinë, imoralitetin, hajninë, tradhtinë, mashtrimin, sepse ai është më i lartë e më madhorë sa t’i pranojë këto.

Ndërsa një shpirt i përdhosur, i vogël e i ulët shkon në kah të kundrtë me të parin. Secili shpirt priret kah ajo me të cilën përshtatet dhe përputhet me natyrën e tij. Këtë domethënie kanë edhe fjalët e Allahurt të Lartësuar: “Thuaj:”Çdokush sillet (punon) sipas mënyrës së vet”. (Isra, 84), pra sipas asaj që i shikon e i përshtatet. Punon sipas mënyrës së vet që i përshtatet moralit dhe principeve të tij. Secili ecën në rrugën e tij, në drejtimin e tij, në principet e tij, me të cilat është ambientuar dhe në të cilat është krijuar.

Ndërsa një i prishur vepron sipas metodës së tij duke iu përgjigjur mirësive me mëkate dhe duke ia kthyer shpinën Bamirësit. Po kështu edhe besimtari vepron sipas mënyrës së tij duke e falënderuar Bamirësin, duke i shprehur dashurinë dhe lavdërimin, duke kërkuar t’i afrohet Atij, duke ndjerë turp prej Tij, duke ndjerë mbikëqyrjen dhe madhështinë e Tij.

Ibn Kajjim, El-Feuaid, f.290-291

www.botaislame.com


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Pastrimi i vetvetes
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pastrimi i shtëpisë që paqja të mbretëron brenda saj
» Mbrojtja dhe pastrimi kunder magjise
» Psikologjia e religjiozitetit
» Si të largoni energjinë negative nga shtëpia
» Nderimi i vetvetes

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rregullorja :: Temat per portal-
Kërce tek: