Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu



 
PORTALIForumCalendarGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ruaju nga imoraliteti

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
DeMiRy

avatar

Numri i postimeve : 14
Join date : 20/04/2010
Age : 28

MesazhTitulli: Ruaju nga imoraliteti   Tue Jun 01, 2010 2:38 pm

Zoti i madheruar pasi e krijoi njeriun ne formen me te bukur, i pergatiti atij cdo gje qe e kerkon trupi i tij. Nga ajo qe kerkon trupi i njeriut eshte edhe kenaqesia seksuale, per te cilen nese besimtari e ben ne menyre te lejuar do te shperblehet nga Allahu i madheruar. E nese besimtari ben marredhnie intime te ndaluar ai do te denohet nga Allahu dhe do te kete pasoja ne trupin, nderin dhe familjen e tij. Duhet ta kemi parasysh se cfaredo lidhje seksuale jashte marteses ne fene islame ajo eshte e ndaluar. Me te vertete po ballafaqohemi me nje krize te vertete ne pergjithesi, krize kjo qe vjen nga mungesa e moralit te nje pjese te popullates. Te gjithe po i frikesohen krizes ekonomike qe ka goditur boten por po e harrojne krizen morale, ku ne kete kohe morali ka rene ne shkallen me te ulet. Burimi i kesaj krize eshte nga imoraliteti apo laviriteti i cili po merr masa shqetesuese ne shoqerine tone. Prostitucioni, kurveria eshte emer ne gjuhen latine e qe ne perkthim d.m.th.: Turperim, cnderim apo shitje e nderit per interes te caktuar. Si do qe ta quajme ai eshte nje nga dukurite me te rrezikshme qe mund te shkaterrojne individin, familjen, dhe shoqerine. Allahu i Madheruar e ndaloi qe ti afrohemi imoralitetit, kurverise nga rreziku qe mund te na godase nese bime ne te. Allahu i madheruar thote: "Mos iu afroni imoralitetit sepse vertete ajo eshte veper e shemtuar, dhe eshte nje rruge shume e keqe{el isra,32}". Ne ajetin tjeter Kuranor Allahu xh.sh. thote: "Atij lavirit, i dyfishohet denimi Diten e Gjykimit dhe aty mbetet i perbuzur pergjithmone". Ne vijim do ti permendim edhe disa hadithe-thenie te Pejgamberit s.a.v.s. "Besimtari nese ben amoralitet ai apo ajo gjate asaj kohe nuk eshte besimtare." Transmeton Buhariu dhe Muslimi. Po ashtu Muhamedi s.a.v.s. ka thene: "Kur robi ben imoralitet largohet prej tij besimi dhe i qendron si hije ne koken e tij". I derguari i Allahut ka thene: "Se personave qe bejne imoralitet Allahu nuk do t'ju flase Diten e Gjykimit nuk do ti shikon ata, dhe ata do te kene nje denim te dhembshem". Pejgameri s.a.v.s. ka thene: "Nese ne nje popull paraqiten haptas imoraliteti dhe kamata ata e kerkojne vete denimin e Allahut". Pejgamberi s.a.v.s. ka thene: "Tri mekatet me te medha jane ti besh Zotit shoke i cili te ka krijuar, te vrasesh femijet e tu nga frika e varferise dhe te besh imoralitet me gruan e fqiut". Transmeton Buhariu dhe Muslimi. Gjithashtu Muhamedi s.a.v.s. ka thene: "Nese gruaja fale pese kohe namazet, e ruan nderin e saj dhe bindet burrit te saj, do te hyje nga cila dere e xhennetit" deshiron". Transmeton Iben Hibani. "Kush me siguron se do te ruaj gjuhen dhe nderin e tij i siguroj Xhennetin". Transmeton Buhariu. Pejgamberi s.a.v.s. ka thene: "Do te vazhdoj miresia ne umetin tim derisa nuk perhapen femijet ilegal, dhe nese perhapen femijet ilegal atehere te gjithe ata do ti perfshije denimi". Muhamedi s.a.v.s. ka thene: "Kur u ngrita naten e miraxhit pashe nje furre, larte ishte e ngushte poshte ishte e gjere, dhe aty shperthente flaka e ndizej tmerresisht. Kur flaka ngjitet lart ngjiteshin edhe ata, dhe kur flaka pushonte ata uleshin poshte ne shtratin e zjarrit, aty gjendeshin burra dhe gra lakuriq qe kishin bere imoralitet". Buhariu. Pejgamberi i Allahut ka thene: "Ato femra qe e tregojne vine e trupit ne veshje as nuk do ta nuhatin eren e Xhennetit e cila ndihet dyzet vjet larg tij (e lere me te futet brenda ne xhennet)". Pejgamberi s.a.v.s. ka thene: "Fytyrat e lavireve te femrave dhe te meshkujve do te ndizen zjarr". Pejgamberi s.a.v.s. ka thene: "Ruajuni nga prostitucioni, tradhtia bashkeshortore dhe xhelozia. Prostitucioni dhe tradhtia bashkeshortore jane mekate te renda, nderkaq xhelozia mund te shkaktoje prishjen e bashkeshortesise". Muhamedi s.a.v.s. ka thene: "Largohuni imoralitetit sepse ai pas vetes sjell gjashte pasoja, tri ne kete bote e tri ne Ahiret. Ne kete bote amoraliteti e zhduke shkelqimin e imanit-besimit, sjell varferi dhe pakeson jetegjatesine, ndersa ne ahiret Allahu eshte i hidheruar ndaj lavirit, do ta ndeshkoje tmerrshem dhe perjetesisht do ta lere ne zjarrin e xhehennemit". Nder shenjat e kiametit qe i ka permend Muhamedi s.a.v.s. jane edhe keto: "Do te perhapet prostitucioni, dhe burrat u afrohen burrave dhe grate grave (homoseksualet, lezbejkat)". Vllezer dhe motra Musliman a nuk ju mjaftojne keto ajete Kuranore t'ju kthjellin mendjen njerezore qe te mos zhytemi ne mekate? A nuk mjaftojne te gjitha keta keshilla dhe porosi te Pejgamberit Muhamedit s.a.v.s. te shmangeni nga mekatet shkaterrimtare? Pse njerezit vazhdojne te jene kryeforte ndaj mesimeve hyjnore kur dihet se kjo bote eshte kaqe e shkurter? Pse te dalim te turperuar para Krijuesit kur kemi mundesi te dalim faqebardhe para Tij? Nese besimtari ka rene ne kete rruge te shemtuar e pasi ta kuptoje se kjo eshte rruge e rrezikshme dhe e ndaluar, atehere le te pendohet sinqerisht. Sepse Allahu xh.sh. ne Kuran thote: "Ai qe eshte penduar dhe ka bere vepra te mira te tilleve Allahu te keqijat ua shnderron ne te mira, Allahu eshte Meshirues andaj dhe fale shume". Falenderimi i takon Allahut xh.sh. i cili na mundesoi qe ta pergatisim kete teme per ju. Temen e pergatiti i nderuari hoxhe: Fadil Musliu.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.demiry19.piczo.com
 
Ruaju nga imoraliteti
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shikimi fiksues – Mësyshi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Forumi gjeneral-
Kërce tek: