Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu



 
PORTALIForumCalendarGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Fatkeqesite

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
DeMiRy

avatar

Numri i postimeve : 14
Join date : 20/04/2010
Age : 28

MesazhTitulli: Fatkeqesite   Wed Jun 02, 2010 1:49 pm

Pse ndodhin termetet ? Pse ndodhin permbytjet ? Pse ndodhin epidemite, uria, lufterat ? Pse, pse ? Pyetje keto qe mundojne shume njerez, e mjaft te tjere qendrojne indiferent ndaj tyre, ndersa te pakte jane ata qe e dine pergjigjen. A thua ku ta kerkojme pergjigjen ne pyetjet tona ?! Le ta veme pak mendjen tone ne pune. Cili eshte ai qe sundon token ? Cili eshte ai qe i zbret te mirat dhe te keqijat, jeten dhe vdekjen, thatesine dhe shiun, fatkeqesine dhe begatine...?! E nese e njohim Ate, pra tani le te shohim se c'thote Ai, Sovrani i Gjithesise per kete gje: "Per shkak te veprave (te keqija) te njerezve jane shfaqur ne toke e ne det te zeza, skamje, shkaterrime, katastrofa etj., e per ta perjetuar ata nje pjese te asaj (te keqe) qe te terhiqet (nga te keqijat). (Kur'an:30:41)" Po ashtu Ai thote: "Kete (mase ndeshkuese) e beri ngase All-llahu nuk ishte ndryshues i nje begatie te cilen ia ka dhuruar nje populli deri sa ai te ndryshoje ne vetvete...." (Enfale:53) Nga keto ajete te Kur'anit te shenjte, kuptojme se vete njerezit me veprat e tyre jane pergjegjes per begatine apo fatkeqesine e nje vendi. E ndersa Zoti eshte Ai i cili u jep shperblimin atyre per keto vepra me begati e miresi, nese ata i binden ligjeve te Tij dhe me vuajtjen e fatkeqesi, nese njerezit nuk veprojne me pajtim me ligjet e Tij. Po cili eshte valle morali i ketyre vuajtjeve qe All-llahu i zbret mbi njerezit, a nuk eshte Ai Meshiruesi dhe Fales i madh ?! S'ka dyshim se All-llahu eshte Krijues qe i do dhe i meshiron krijesat e Tij me shume se kushdo tjeter, porse ne te njejten kohe Ai eshte edhe i drejte dhe nuk munde te rrije pa e ndeshkuar te keqen heret apo vone, sikurse edhe thote: "Cfardo e keqe qe munde t'ju godase ajo eshte pasoje e veprave tuaja, e per shume te tjera Ai iu fal." (Shura:30) 1. Nepermjet fatkeqesise Zoti ndeshkon te keqen 2. Po nepermjet saje u jep mesim njerezve dhe i ben ata me te pergjegjshem per veprat e tyre, qe te mos rikthehen perseri ne to. 3. Nga e keqja njohin vleren e se mires, nepermjet semundjes vleren e shendetit, e keshtu ata mund te jene me te pergatitur ndaj jetes per te shkuar me perpara. Sic shihet, Zoti vepron me krijesat e Tij si mjeku me pacientin. Vertet ilaci mund te jete i hidhur e te mos na pelqeje, por ne fund te fundit ai sheron. Le te perqendrohemi tani ne disa nga ato vepra ndaj te cilave krijuesi jone nuk eshte i kenaqur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.demiry19.piczo.com
 
Fatkeqesite
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Forumi gjeneral-
Kërce tek: