Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu



 
PORTALIForumCalendarGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Rreth mëkateve të mëdha

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
avatar

Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 33

MesazhTitulli: Rreth mëkateve të mëdha   Tue Jun 08, 2010 11:39 am

Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për mëkatet e mëdha dhe ka thënë: “T`i përshkruash Allahut zotra tjerë, padëgjushmëria ndaj prindërve, dëshmia e rrejshme, vrasja pa të drejtë, ikja nga beteja në luftë, betimi i rrejshëm, njeriu të mbysë fëmijën nga frika se me të do të ndajë ushqimin, të bëhet kurvëri me gruan e fqiut tënd, magjia, ngrënia e pasurisë së jetimëve, shpifja e gruas së ndershme muslimane. Këto mëkate janë përmendur në disa hadithe.

Mëkatet e mëdha

Në mëkate të mëdha hyjnë: lënia e namazit, mosdhënia e zekatit, mos kryerja e haxhit edhe pse për kryerjen e tij ka mundësi, ngrënia gjatë ditëve të Ramazanit pa arsye, pierja e alkoolit, vjedhja, kurvëria, homoseksualizmi, gjykimi në kundërshtim me të vërtetën, marrja e ryshfetit në gjykime, rrena ndaj Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem, të flasësh për Allahun pa dituri për emrat dhe cilësitë e Tij, për veprat dhe dispozitat, mohimi i asaj me të cilën e ka përshkruar Veten dhe me të cilat e ka përshkruar Pejgamberi i Tij, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, të konsideruarit se e folura e Allahut dhe e folura e të Dërguarit të Tij nuk janë kompetente, se e folura e Tij është jo i saktë dhe i pavlefshëm, mbi të gjitha, mosbesimi, antropomorfizmi (ta krahasosh Allahun me krijesat) dhe mashtrimi.

Pastaj, lënia e fjalëve të tij për shkak të fjalëve të njerëzve, dhënia e përparsisë fantazisë së quajtur mendje (arsye), politikës jo të drejtë, besimit jo të drejtë, ideve dhe njohurive të padrejtë, zbulesave shejtanike ndaj atyre me të cilët ka ardhur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, futja e tatimeve jo të drejtë, padrejtësia ndaj të nënshtruarve, korrupsioni me plaçkën e luftës, mendjemadhësia, krenaria, vetëpëlqimi, mbufatja, shtirja, kërkimi i reputacionit, dhënia përparësi frikës prej krijesave në krahasim me frikën e Krijuesit, shpresa në njerëz e jo në Allahun, dëshira për ngritje në tokë dhe shkaktimi i çregullimeve, madje edhe nëse nuk e arrinë këtë, sharja e sahabëve (Allahu qoftë i kënaqur me ta), plaçkitja nëpër rrugë, që njeriu – duke e ditur- të lejojë imoralitetin në shtëpinë e tij, bartja e fjalëve të huaja, mospastrimi pas nevojës së vogël, që mashkulli të imitojë femrën, që femra të imitojë mashkullin, që gruaja të kërkojë gërshetimin dhe të gërshetojë flokët e huaja, ndërsa kërkimi i gërshetimit dhe gërshetimi i flokëve është mëkat i madh, tetovimi dhe kërkimi për t`u tetovuar, hollimi i dhëmbëve dhe insistimi në këtë, shkulja dhe shkrutimi i vetllullave dhe qerpikëve, mohimi i prejardhjes familjare gjenealogjike, mospranimi i babait dhe mospranimi i djalit, që gruaja t`i përshkruajë burrit të saj fëmijën e huaj, vajtimi, mëshuarja e fytyrës, shkyerja e rrobeve, që gruaja të rruajë flokët me rastin e vdekjes të dikujt, ndryshimi i megjeve, këputja e lidhjeve familjare, tastamenti i padrejtë, ndalimi për trashëgimtarin, të drejtën e tij trashëguese, ngrënia e ngordhësisë, gjaku dhe mishi i derrit, martesa formale e gruas për ndonjë burrë tjetër pasi që është lëshuar së treti herë, me qëllim që t`i bëhet sërish e lejueshme (kush e bën këtë dhe kush kërkon t`i bëhet), kërkimi i lehtësimeve ligjore për të lëshuar atë që e obliguar Allahu, të lejosh atë që Allahu e ka ndaluar, pra të lejosh ndalesat e Tij dhe të shfuqizosh urdhërat e Tij me rastin e dredhive të ndryshme ligjore, shitja e grave të lira, ikja e robit nga pronari i tij, mosdëgjueshmëria e gruas ndaj burrit të saj, fshehja e dijes kur është nevoja që ajo të tregohet, kërkimi i diturisë për shkak të kësaj bote, prestigjit, pozitës dhe kërkimit të pozitës dhe autoritetit në mesin e njerëzve, mashtimi, gabimi në gjykim, marrdhënia në anusin e gruas apo gjaë ciklit menstrual, kundërshtimi në sadaka dhe në të mirat tjera, mendimi i keq për Allahut, kërkimi i të metave në rregullimin e gjithësisë dhë të kësaj bote, mohimi i caktimit të Tij dhe fatit dhe ngritjes mbi Arsh, mohimi se Ai është i mbifuqishëm mbi robërit e Tij, se i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem është ngritur te Ai, se Mesihu Isa a.s është ngritur te Ai, se fjalët e mira ngriten te Ai, se e ka shkruar librin i cili gjendet në Arshin e Tij, se mëshira e Tij mbisundon zemërimin e Tij, se çdo natë zbret në qiellin e dunjasë kur të kalojë gjysma e natë dhe thotë: “A ka dikush që prej meje të kërkojë falje e t`ia fail?, se ka folur direct me Musain, se i është shfaqur kodrës dhe pastaj e ka bërë copë e grimë, se Ibrahmin e ka marrë për mik të afërt, se e ka thirrut Ademin dhe Havën, se e ka thirrur Musanë dhe se do të thërrasë Pejgamberin tone, sal-lallahu alejhi ve sel-lem në Ditën e Gjykimit, se Ademin e ka krijuar me duart e Tij, se me njërën dorë të Tij do të kapë qiejt, ndërsa në dorën tjetër Tokën në Ditën e Gjykimit.

Në mëkate të mëdha biejnë edhe: të përgjosh ndonjë ngjarje të cilën njerëzit nuk kanë qejf ta dëgjojnë, qortimi i gruas te burri i saj dhe i robit të zotëriut i tij, pikturimi i kafshëve, qoftë ato me hije ose jo, të thotë se ka parë në endërr diçka çka nuk ka parë, marrja dhe dhënia e kamatës, dëshmia dhe nënshkrimi i marrëveshjes kamatore, pierja e alkoolit, kullimi, bartja, shitja dhe harxhimi i parave nga shitja e tij, mallkimi i atij që nuk e meriton mallkimin, shkuarja te falltorët (parashikuesit), te astrologët, te fallçorët, te magjistarët, besimi në fjalët e tyre dhe të punuarit sipas mendimeve të tyre, bërja e sexhdes dikujt tjetër përveç Allahut, përbetimi në diçka përveç në Allahun. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem thotë: “Kush betohet në diçka tjetër përveç në Allahun, ka bërë shirk.” [Tirmidhiu, nr.1535] Janë të pakujdesshëm ata që thonë se betimi është vetëm vepër e qortuar, ndërsa Ligjdhënësi e ka quajtur shirk, ndërsa shirku është në shkallën më të lartë të mëkateve të mëdha.

Marrja e varreve për vende të shenjta, konsiderimi i banorëve të tyre idhuj dhe vende për të festuar të cilëve ndonjëherë i falen, nganjëherë i dërgojnë dua e nganjëherë i kalojnë. Janë të bindur se duaja te varret është më e mire se lutja në shtëpitë e Allahut, të cilat i ka bërë vend për drejtimin e lutjeve, që në to të adhurohet, që të falet në to dhe t`i bëhet Atij sexhdeja
Armiqësia ndaj mbrojtësve të Allahut, lëshimi i rrobeve (veshja e poshtme, shalvaret-pantollonet e të ngjashme) nën nyjet e këmbëve, ecja me mendjemadhësi, pasimi dhe nënshtrimi ndaj epsheve, koprracia edhe vetëpëlqimi, maltretimi i atyre të cilët njeriu e ka obligim t`i mbajë dhe furnizojë, siç janë farefisi, gruaja, robërit dhe ata të cilët i ka në posedim, sakrifikimi i kafshëve të tjerëve përveç Allahut, largimi prej vëllait të tij (duke mos i folur) musliman tërë vitin, ashtu siç përmendet në “Sahihun” e El Hakimit nga hadithi i Ebu Harrash el-Hezli es-Sulemijut se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush ikë vëllait të tij një vit, është sikur ta kishte vrarë.” [Hakimi, 4/163] Ekziston mundësia e madhe që ikja (duke mos i folur) e vëllait më shumë se tri ditë, konsiderohet mëkat i madh, e ndoshta edhe i vogël. Allahu e di më së miri.

Në mëkatë të mëdha llogariten edhe: ndërmjetsimi në heqjen e dënimeve sheriatike. Në hadithin e Ibn Omerit që ia përshkruan Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem thuhet: “Kush përpiqet në heqjen e dënimeve sheriatike, ka kundërshtuar urdhnin e Allahut,” [Ebu Davudi nr.4915] e transmetojnë Ahmedi dhe të tjerët, me zinxhirin e mirë të transmetuesve. Në mëkate të mëdha llogaritet edhe kur njeriu pa u menduar flet fjalë të cilat shkaktojnë zemërimin e Allahut.

Në mëkate të madhe hyn edhe kur njeriu thërret në risi dhe huti dhe në lënien e sunetit. Madje, ky është mëkati më i madh. Edhe në kundërshtimin e të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem.
Transmeton Hakimi në “Sahihun” e tij nga hadithi i El-Mustevred b. Sheddadit se i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush fiton kafshatën e gojës me përgojim dhe me shpifje të muslimanit, Allahu do ta ushqejë me kafshata nga Xhehennemi në Ditën e Gjykimit. Kush dëshiron që në shpinë të muslimanit të arrijë autoritet, Allahu në Ditën e Gjykimit do ta paraqesë dyftyrsh. Kush fiton veshëmbathje me nënçmimin e muslimanit, Allahut në Ditën e Gjykimit do ta veshë me veshëmbathje të ngjashme nga Xhehennemi.” [Ebu Davudi, nr.4881]

Kuptimi i hadithit është: Këto veprime çojnë kah ai i përmendur dhe bëhen mjete që t`i shkaktohet dëm vëllait musliman në formën e rrënës, përqeshjes, tallje, bërja me sy, përgojimi, shpifja, nënçmimi dhe dëshmitë e rrejshme, atakun në nderin e tij para armikut, të cilën e bëjnë shumë vetë, Allahu na ndihmoftë

Në mëkate të mëdha llogaritet edhe lavdërimi dhe krenaria me mëkatin në mesin e shokëve dhe bashkëmendimtarëve. Allahu nuk do të falë një paraqitje të tillë publike të mëkatit, madje edhe nëse e mbronë e keqja e shpirtit të tij. Është mëkat i madh që njeriu të ketë dy fytyra dhe dy gjyhë, dhe para disave të paraqitet me një fytyrë dhe një gjuhë, ndërsa para tjetrit- më fytyrë tjetër dhe gjyhë tjetër.

Mëkat i madh është të jesh i shfrenuar dhe me gjuhë të flliqur, ashtu që njerëzit e lënë duke u frikësuar nga shfrenimi i tij. Mëkat i madh është edhe të grindesh me njeriun për shkak të pavërtetës për të cilën dihet se është e pavërtetë, njeriu të pohojë se diçka është e tij ndërsa dihet se nuk është e tij, të pohojë se është nga familja e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ndërsa nuk është, të pohojë se është djali i dikujt ndërsa nuk është. Në të dy “Sahihet” transmetohet: “Kush adopton baba tjetër e jo babanë e tij, e ka të ndaluar Xhennetin.” [Buhariu, 12/46] Gjithashtu në to transmetohet: “Mos urreni etërit tuaj. Kush urrenë dhe përbuzë babin e tij, ai është mosbesimtar.” [Buhariu, 12/47] Në dy “Sahihet” gjithashtu transmetohet: “Kush adopton baba të huaj, ndërsa e di se nuk është babai i tij, do të konsiderohet pabesimtar. Kush pohon se i takon diçka, ndërsa ajo nuk i takon, le t`ia përgatisë vetes vendim në zjarr. Kush i thotë kafir ndonjë njeriut ose i thotë: “Armik i Allahut”, ndërsa ai nuk është, kjo ka të bëjë me të.” [Buhariu, 10/388]

Në mëkate të mëdha llogaritet: të konsideroesh kafira ata persona të cilët Allahut dhe Pejgamberi i Tij nuk i kanë emëruar me kafira. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka urdhëruar luftën kundër harixhijëve dhe ka lajmëruar se ata janë të vrarët me të këqinj nën kupën e qiellit dhe se do të dalin prej islamit ashtu siç del shigjeta nga harku. Feja e tyre përbëhet nga llogaritja e muslimanëve pabesimtarë për shkak të mëkateve. Atëherë, çfarë të themi për ata të cilët muslimanët i konsiderojnë pabesimtarë për shkak të sunnetit apo për shkak të kundërshtimit të mendjeve njerëzore të cilat merren për ligje apo gjykosh sipas tyre?

Mëkat i madh është edhe futja e risive në islam apo t`i ndihmohet dhe të strehohet risimtari. Në të dy “Sahihet” theksohet: “Kush futë ndonjë risi apo i jep strehim risimtarit, le të jetë mbi të mallkimi i Allahut, i melekëve dhe i të gjithë njerëzve! Allahu prej tij në Ditën e Gjykimit nuk do të pranojë as veprën obligative e as vullnetare.” [Buhariu 1/182-183]
Në risi më të madhe llogaritet mospërfillja e Librit të Allahut dhe të sunnetit të Pejgamberit të Tij, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, futja e asaj që është në kundërshtim me to, ndihma dhe mbrojtja e atij i cili futë, si dhe armiqësia ndaj atij i cili thërret në librin e Allahut dhe në sunnetin e Pejgamberit të Tij, sal-lallahu alejhi ve sel-lem.

Në mëkate të mëdha hynë edhe lejimi i prishjes së dispozitave të Allahut në Harem dhe ihram, siç janë vrasja, gjuetia dhe lejimi i luftës në Harem. Mëkat i madh është edhe veshja e mëndafshit dhe arit për burrat si dhe përdorimi i enëve të arit dhe argjendit.

Besueshmërisht transmetohet se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem se ka thënë: “Parashikimi i keq është shirk.” [Ebu Davudi, nr.3910] Ekziston mundësia që kjo hynë në mëkate të mëdha, por ka mundësi që të jetë edhe në shkallë më të ulëta. Mëkat i madh është edhe vjedhja e plaçkës së luftës, që imami apo zëvendësi të mashtrojë ithtarët e tij, martesa me gruan me të cilën nuk mund të hyhet në marrëdhënie martesore (mahrem), marrëdhëniet seksuale me kafshë, ndërtimi i kurthave, mashtrimet dhe në çfarëdo mënyrë tjetër të dëmtohet vëllai musliman.

Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem thotë: “I mallkuar është ai i cili bën kurtha muslimanit apo i shkakton dëme.” [Tirmidhiu, nr.1942] Mëkat i madh është edhe zhvleftësimi i Mushafit dhe nënçmimi i shenjtërsisë së tij, sikur ata të cilët nuk e besojnë se ai është fjala e Allahut, e shkelin me këmbë e të ngjashme.

Mëkat i madh është edhe mashtrimi i të verbërit nga rruga e drejtë, ndërsa Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem e ka mallkuar atë i cili vepron kështu. [Ahmedi, “Muned” 1/317] Çfarë të thuhet për atë i cili largon nga rruga e Allahut?!
Mëkat i madh është edhe damkosja njeriun ose kafshën në fytyrë.

Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka mallkuar atë i cili e bën këtë. [Muslimi nr.2116] Mëkat i madh është të drejtohet arma kah vëllai musliman, sepse melekët e mallkojnë atë i cili e bën këtë.
Mëkat i madh është të flasësh atë të cilën nuk e pëcjell me vepra. Allahu i Lartësuar ka thënë: “Tek Allahu është shumë e urrejtur ta thoni atë që nuk e punoni!” (Es-Saff,3). Mëkat i madh është edhe polemizimi për Librin e Allahut edhe për fenë pa njohuri (dituri)

Sjellja e keqe e pronarit ndaj robërve të tij. Në hadith qëndron: “Nuk do të hyjë në Xhennet ai i cili sillet keq ndaj atyre të cilët janë nën posedimin e tij.” [Tirmidhiu, nr.1947]
Atij i cili ka nevojë, t`i shkurtohet teprica të cilën nuk e ka arritur me duart e tij.
Kumari dhe luajtja e tavllës hyjnë në mëkate të mëdha, sepse ata që luajnë janë të ngjashëm me ata të cilët duart e tyre i ndotin me gjakun dhe mishin e derrit, posaçerisht kjo ka të bëjë me atë i cili ushqehet prej tyre. Atëherë ngjashmëria plotësohet. Luajtja këtyre lojrave është në shkallën e ndotjes së duarve, ndërsa ngrënia e pasurisë së arritur me këtë rrugë, është në shkallën e ngrënies së mishit të derrit.

Mëkat i madh është edhe lënia e namazit me xhemat. i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve se-lem pati vendosur që t`i djegë ata të cilët mungojnë nga namazi me xhematë” [Buhariu, 2/104], ndërsa nuk do të digjte atë i cili bën mëkate të vogla. Prej Ibn Mes`udit r.a në mënyrë të besueshme transmetohet se ka thënë: “Kam parë se prej nesh nga xhemati nuk ka munguar askush përveç dyftyrëshave, i cili ka qenë i njohur për nga dyftyrësia.” [Mislimi, nr.8654]. Kjo është më e madhe e mëkateve të mëdha.

Lënia e xhumasë. Në “Sahihun” e Muslimit transmetohet: “Ose njerëzit do të ndalojnë së munguarit në xhuma, ose Allahu do të vulosë zemrat e tyre, dhe do të bëhen të pakujdesshëm.” (Muslimi nr.865] Në “Sunene” me zinxhir të mirë transmetuesve, përmendet se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush nga pakujdesia i lë tri xhuma, Allahu do t`ia vulosë zemrën.” [Ebu Davudi, nr.1052] Mëkat i madh është edhe trashëguesit t`i shkurtohet pjesa e tij nga trashëgimia ose t`i tregohet në to si dhe të mësohet me dredhitë ligjore të cilat e largojnë nga trashëgimia.
Teprimi në shprehjen e respektit (lavdërimit) ndaj njeriut ashtu që tejkalohet shkalla e saj. Kjo nganjëherë prej shkallës së mëkatit të madh kalon në shkallën e idhujtarisë.

Besueshmërisht transmetohet nga i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem se ka thenë: “Ruajuni teprimit, sepse ata para jush janë shkatërruar vetëm pse e kanë tepruar.” [Ahmedi, 1/215]. Mëkati i madh është edhe xholiza dhe zemërkeqësia. Në “Sunenet” transmetohet: “Zemra e keqe e shkatërron veprat e mira ashtu zjarri siç gëlltitë degët e thata.”
Në mëkat të madh hyjnë edhe kalimi para namazlut. Sikur të ishte mëkat i vogël, Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem, nuk do të urdhëronte që njeriu të luftojë kundër atij i cili e bën këtë” [Muslimi, nr506] dhe ka thënë se më së mirë është të pritet dyzet vjet, edhe përskaj nevojave dhe dobive të qarta, sesa kalimi para namazliut, ashtu siç transmetohet në “Musnedin” e El-Bezzarit. Allahu e di më së miri.

Ibn Kajjim El Xheuzije

Teuhid.NET


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Rreth mëkateve të mëdha
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pyetje dhe Përgjigje rreth Budizmit
» Pse nuk dalin në shesh akoma të vërtetat rreth jashtoksorëve?
» Clinton dhe Rockfeller rreth UFO-ve
» Rreth magjisë
» Njeriu - Ujk

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rregullorja :: Temat per portal-
Kërce tek: