Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu



 
PORTALIForumCalendarGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Urve b. Zubejri

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
avatar

Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 33

MesazhTitulli: Urve b. Zubejri   Fri Jun 11, 2010 9:42 am

“Kush dëshiron të shohë se si doket njeriu xhenetli, le të shikojë Urve b. Zubejrin!”(Abdulmelik b. Mervani)
Ndërsa dielli perendonte dhe lëshonte rrezet e fundit mbi shtëpinë e ndershme të Allahut, duke tjerrur rrjetën e tij me rrezet e tij të arta, ia lëshonte vendin erës së lehtë dhe të freskët, flladit të mbrëmjes. Përgjante Haremi-sherifit, ndërsa haxhinjtë bënin tavaf, ndërmjet kishte mbetur ende gjallë ndonjë shok i Pejgamberit të Allahut [salAllahu alejhi ve selem], dhe shumë tab`inë të vjetër. Ata po bënin tavaf përreth Qabes dhe tërë vendin e kishin mbushur me erën e fjalëve të kelime-shehadetit, tekbire dhe dua për hajr. Aty këtu përreth Qabës së Ndershme, e cila është në mes të Haremi-sherifit dhe krenarisht e dominonte në tërë vendin, janë mbledhur njerz, të cilët me sytë e tyre shikonin në bukuritë e shfaqura para tyre, pa bërë biseda dhe fjalë të kota, përkujtonin ndodhitë e histories së lashtë të saj.
Këtu, në afërsi të anës së Jemenit, ishin ulur së bashku katër djelmosha, me fytyra të këndshme, prej familjeve fisnike, të pajtuar si një shpirt, të cilët me rrobe të bardha e me mëngë të gjera, të përkujtonin pëllumbat e bardhë të haremit, të cilët vetëm se nuk kishin fluturuar .

Ata ishin tre vëllezërit Abdull-llah b. Zubejri, Mus`ab b. Zubejri , dhe Urve b. Zubejri, të cilëve si i katërti u ishte bashkangjitur Abdullah b. Mrvani
Ndërsa katër djelmoshat e ndershëm, po bisedonin të qetë, njerit prej tyre iu kujtua dhe tha:
Si do të ishte sikur çdonjëri prej nesh t`i plotësohet një dëshirë!
Dhe fantazitë e tyre lundruan në horizontet e mbretërive të papara dhe filluan të bredhin kopshteve të gjelbërta të ëndrrave…, derisa Abdull-llah b.Zubejri tha i pari:

-Dëshira ime, është që një ditë të bëhem mbret i tërë Hixhazit!
Vëllai i tij Mes`udi tha:
-E une kam dëshirë që një ditë të bëhem sundues i dy qyteteve të Irakut; Basrës dhe Kufes dhe askush të mos më kundërshtojë.
E unë nuk do të kënaqesha vetëm me kaq, - tha Abdulmelik b.Mervani,- por do të dëshiroja të bëhem sundues i gjithë botës dhe një ditë, pas Mavi b. Ebu Sufjanit, ta trashëgojë halifetin.
Urve b Zubejri nuk e tregoi dëshirën e tij të madhe dhe çfarë dëshironte të bëhej një ditë, prandaj të tre djelmoshat u kthyen nga ai dhe filluan ta pyesin:

-Urve, çfarë do të dëshiroje të bëhesh një ditë?
-Allahu ju mëshiroftë dhe jua plotësoftë dëshirat e kësaj bote,- u përgjigj!- Sa më përket mua, nuk do të dëshiroja asgje nga ajo që ju dëshiruat, por do të doja që një ditë të bëhem dijetar i madh, i cili diturinë e tij do ta praktikojë dhe do t`i mësojë të tjerët mbi librin e Allahut, Sunetin e të Dërguarit të Tij dhe regullat e fesë dhe kështu në këtë botë ta fitoj kënaqësinë e Allahut dhe të meritoj Xhenetin.
Kështu kaloi koha derisa një ditë, pas vdekjes së Jezid b. Muavisë, Abdull-llah b. Zubejri, bëhet halive dhe i japin besatimin në besnikëri të gjithë muslimanët nga Hixhazi, Egjipti, Jemeni, Horosani, dhe Iraku. Mirëpo, nga dita në ditë kohët ndryshonin, derisa e takoi vdekja afër Qabës, në të njejtin vend ku para shumë viteve e pat zbuluar dëshirën e tij të madhe…
Dëshira iu plotësua edhe vëllait të tij Mus`abit, të cilin kur erdhi Abdull-llahu në pushtet, e vendosi për mëkëmbës të tij në Irak, por edhe ai duke e mbrojtur pozitën e tij mbytet.

Dëshira iu plotësua edhe Abdulmelik b. Mervanit, i cili pas vdekjes së babit të tij dhe marrjen e besatimit nga të gjitha muslimanët, mori hilafatin. Ishte kjo pas vrasjes së vëllezërve Abdull-llah b. ez-Zubejri dhe Mus`ab b. ez-Zubejri, të cilët i mbytën ushtarët e Abdulmelikut, ngjarje pas së cilës, në kohën e tij u bë sundues më i fuqishëm në botë.
E çka u bë me Urve b. Zubejrin?
Të kthehemi prapë në fillim të tregimit për të!

Urve b. Zubejri ka lindur në vitin e fundit të hilafetit të Omer el-Farukut [radijAllahu anhu], në njërën prej familjeve më të njohura dhe më fisnike.
Babai i tij ez-Zubejr b. el-Avvami ishte njëri prej ndihmëtarëve më të besueshëm të Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve selem], i pari që në Islam e shijoi shpatën e tij në armikun dhe njëri prej dhjetë as`habëve, të cilëve Pejgamberi i Allahut [sal-lAllahu alejhi ve selem] u garantoi Xhenetin.
Nëna e tij ishte Esmaja, bija e Ebu Bekrit [radijAllahu anhu], e njohur edhe me llagapin Dhatu en-Nitakajn.

Prandaj nga ana e nënës, gjysh kishte Ebu Bekër es-Sidikun, i pari prej katër halifëve të drejtë pas, Pejgamberit të Allahut [sal-lAllahu alejhi ve selem] dhe shoki i tij i besueshëm me të cilin gjatë hixhretit prej Mekes në Medine, u srehuan në shpellë.
Nga ana e babit, nëna plakë e kishte Safijen, e bija e Abdulmutalibit, tezja e Pejgamberit të Allahut [sal-lAllahu alejhi ve selem].
Aishen [radijAllahu anhu], nënën e besimtarëve, e kishte teze.

Kur ndëroi jetë, ai e lëshoi në varr dhe me duart e tij e hodhi dheun mbi të.
A mundesh tani të marrësh me mend se çfarë prejardhje ka?
A mundet pas së gjithash, të dëshirosh diçka tjetër pos përkatësisë në fenë e lartësuar të Allahut, Islamin?!
Për ta plotësuar dëshirën që ia drejtoi Allahut atëherë kur ishte afër Qabës, Urveja, që nga fëmijëria e hershme, iu kushtua kërkimit të diturisë dhe filloi të shoqërohet me shokët e të Dërguarit të Allahut [sal-lAllahu alejhi ve selem] që ishin ende gjallë, në shtëpitë e të cilëve shkonte në këmbë, falej pas tyre, dhe i përcillte në të gjitha imtësitë e tyre. Shoqërohej dhe merrte dituri nga Ali b. Ebu Talibi, Abdurrahman b. Aufi, Zejd b. Thabiti, Ebu Ejjub el-Ensariu, Usame b. Zejdi, Se`id b. Zejdi, Ebu Hurrejre, Abdullah b. Abbasi, Nu`man b, Beshiri dhe shumë as`habët të tjerë.

Ai kishte shumë mësuar edhe prej tezes së tij Aishes, nënës së besimtarëve, kështu që shumë shpejt u bë njëri prej shtatë dijetarëve më të njohur të drejtësisë islame në Medine, diturinë e të cilit të gjithë muslimanët e pranonin dhe kërkonin mendime prej tij në diturinë islame. Për këshilla, katër sundues i janë drejtuar atij, me të cilën Allahu i ka ngarkuar dhe i ka besuar.
Kur Omer b. Abdulazizi, mëkëmbës i porsa emëruar i Velid b. Abdulmelikut, erdhi në Medine, njerëzit në masë i dilnin para tij për të pritur edhe për t`i shprehur mirëseardhjen. Të parën gjë që bëri Omeri pas faljes së namazit, ishte se i thirri dhjetë njerëzit më të ditur të sheriatit islam, me në krye Urve b. Zubejrin. Kur erdhën këta të dhjetë, Omeri i priti sa më mire që ishte mundur dhe si e meritonin, iu falënderua Allahut mandej tha:

-Ju thirra, Allahu ju shpërbleftë, të më ndihmoni në realizimin e drejtësisë dhe të vërtetës, sepse nuk do të vendos asgjë vetë, para se të këshillohem me ju, ose së paku me ata që janë më afër meje. Në qoftë se vëreni se i bëhet dikujt padrejtësi, sidomos në qoftë se vëreni se ndonjëri nga nëpunësit e mi shtetërorë vepron pa drejtësi, ju betohem në Allahun që menjëherë të më njoftoni. Urve b. Zubejri i uroi Omerit sukses në këtë detyrë para dhjetë dijetarëve dhe e luti Allahun ta pajisë me drejtësi, mençuri dhe mendjemprehtësi.
Urve b. Zubejri si rallëkush, arriti që çdo gjë që mësonte ta realizojë në praktikë. Edhe pas muajit të Ramazanit në nxehtësinë më të madhe të ditës agjëronte, në thellësinë e natës, kur tjerët binin në gjumë të thellë, falte nafile dhe pa ndërprerë e përmendte Allahun e Lartësuar. Pos kësaj nuk ndahej nga Libri i Allahut dhe dituritë e Tij. Thuhet për të se për çdo ditë, gjatë ditës, duke shikuar në Mus`haf mësonte një të katërtën e Kuranit, mandej kur binte terri i natës të njëjtën pjesë që kishte mësuar e bënte gjatë namazit të natës. Thuhet më tej se këtë praktikë e ka ndjekur prej rinisë së hershme e deri në vdekje, nuk e ka lënë pos vetëm një herë, të cilën do ta përmendim më vonë.

Urve b Zubejri e gjente pushimin në namaz dhe qetësinë e shpirtit të tij, gëzim për syrin dhe Xhenetin në sipërfaqen e tokës. Për këtë shkak namazin e falte me kënaqësi dhe sa më mire që mundej, duke u përpjekur që çdo here ta zgjaste sa më shumë.
Për te flitej se në një rast pa një njeri që falej shumë shpejt dhe nuk kujdesej për namazin e tij, prandaj kur mbaroi namazin i tha:
-O biri i vëllait tim, a nuk ke çfarë të kërkosh nga Allahu i Madhëruar të të japi ?! Pasha Allahun, unë e lus në çdo namaz për çdo gjë që më nevojitet, bile kërkoj të më japi edhe kripë.

Urve b. Zubejri, Allahu qoftë i kënaqur me të, ishte dorëlirë, jepte nga pasuria e tij. Për të flitet se kishte kopshtin më të madh më të mirë në tërë Medinën, me ujë të pijshëm, me hije dhe palma të larta , gjatë tërë vitit kujdesej dhe e thurte, që kafshët dhe fëmijët mos t`ia dëmtojnë frytet dhe piqeshin ua hapte shtegun udhëtarëve dhe fëmijëve të mund ti mblidhnin frytet e pjekura. Askujt nuk ia ndalonte të hynte në të, as në shkuarje e as kur kthehej, jo vetëm të mblidhte dhe të hante, por të mblidhnin edhe të çonin edhe në shtëpitë e tyre. Edhe diçka: saherë që hynte në kopshtin e tij i lexonte fjalët e Allahut [subhanehu ve teala]: “E pse ti kur hyre në kopshtin tënd nuk the: Ma shaell-llah, la kuvete il-la bil-lah. [El-Kehf,39]

Një vit gjatë halifetit të Velid b. Abdulmelikut, Allahu deshi që Urve b. Zubejrin ta sprovojë me diçka , të cilën rralëkush mund të bëjë durim, përpos atij që ka iman dhe besim të patundshëm tek Allahu [subhanehu ve teala].
Halifja edhe më përpara kishte dërguar ta thërrisnin Urve b Zubejrit që ta vizitojë në Damask. Një herë iu përgjigj thirrjes së halifes i uroi mirëserdhjen ngrohtësisht, e priti dhe tregoi nderimin dhe respektin e duhur ndaj tij.
Mirëpo, Allahu deshi që gjërat të zhvillohen në kahje të padëshiruar dhe të fryejnë erëratë atilla, të cilat i godasin anijet në det të hapur. Ndodhi që djali i Urves, nga kureshtja donte që t`i shohë kuajt e garave dhe hyri në ahurin e kuajve të Velid b. Abdulmelikut, por nga pakujdesia një kale e goditi me dy këmbët e pasme, keështu që vdiq në vend.

Babi ishte shumë i dëshpruar për djalin e tij, me duar hapte dheun e varrit të tij nga pikëllimi i madh iu shfaq në njërën këmbë gangrene. Së pari, këmba iu ënjt pak, por shumë shpejt, filloi t`i zgjerohet dhe kishte dhembje të padurueshme. Halifja thirri mjekët më të njohur menjëherë për mysafirin e tij, nga të gjitha anët e halifetit. Mirëpo mjekët ishin të një mendimi se Urves, sa më shpejt duhet, t`i pritet këmba deri në gjunjë, para se të përhapet gangrene në të tërë trupin dhe para se të bëhet vonë t`i shpëtohet jeta. Nuk kishte rrugëdalje tjetër, por të pranohet këshilla tyre…
Kur erdhi kirugu dhe me vete solli neshterët, sharrat dhe mjetet e tjera për prerjen e këmbës, i tha Urves:
-Duhet të pish një sasi dehëse, që të mos e ndjesh dhembjen derisa ta prejmë këmbën!

Por Urveja u përgjigj:
-Në asnjë mënyrë! Asnjëherë nuk do t`ia lejoj vetes që të përdor për ilaç atë që është e ndaluar në fenë e Allahut.
-Atëherë të japim opium të pastërt? e pyetën.
-Jo as ajo nuk bën- u përgjigj. Nuk kam dëshirë të humb një pjesë prej trupit tim, e të mos e ndjej ashpërsinë e dhembjes dhe mos të fitoj shpërblim tek Allahu [subhanehu ve teala].
Kur kirurgu i bëri të gjitha përgatitjet për prerjen e këmbës, Urves iu afrua një grup njerëzish, e ai pyeti;
-Kush janë këta njerëz?
-Erdhën të të mbajnë, - i thane. Dhembjet mund të jenë të ashpra, e kemi frikë se do të lëvizish me këmbën e nuk do të mundemi ta bëjmë prerjen e këmbës si duhet.

-Largojini ata!- u përgjigj.- Ata nuk më duhen. Kam shpresë se do të më mjaftojë pëkujtimi i Allahut dhe të përmendurit e Tij.
Pas kësaj kirurgu u afrua, mori këmbën e tij, me neshter preu mishin deri në kockë, mandej mori sharrën dhe me të filloi të presi kockën. Të gjithë këtë Urveja e duroi pë bërë asnjë lëvizje dhe vetëm përsëriste fjalët: La ilahe il-lAllahu vAllahu ekber! – Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut! Allahu është më i Madhi! Kështu vazhdoi derisa ia prenë këmbën.

Mandej sollën një enë prej metali me vaj ngjyrë të kuqe dhe në të e zhyten pjesën e mbetur të këmbës së Urves, që t`i dezinfektohet këmba dhe t`i ndalet gjakderdhja. Në atë cast Urveja e humbi vetëdijen dhe mbeti gjatë ashtu, e kjo ngjarje ishte shkaku që atë ditë ai nuk mundi ta mësojë atë pjesë nga libri i Allahut [subhanehu ve teala] që e kishte zakon ta mësojë për çdo ditë. Kjo ishte dita e vetme në jetën e tij që nga fëmijëria e deri ne vdekje që nuk arriti ta mësojë pjesën e paraparë nga Kurani. Kur erdhi në vete Urveja i luti t`ia tregojnë pjesën e prerë të këmbës, e mori në dorë, filloi ta rrotullojë dhe ta shikojë. Në një cast, sikur bisedonte me të, i tha:
-Ai që më mundësoi që të eci mbi ty në terr e të shkoj në xhami, e di më së miri që asnjëherë, as një hap, me ty nuk kam shkelur në haram, mandej filloi t`i recitojë vargjet prekëse të Ma`n b. Evsit:

Pasha jetën time, asnjëherë,
nuk e kam zgjatur dorën nga sendet e dyshimta
As që kam shkelur më këmbën time në mëkat,
e as që kam ndëgjuar apo shikuar
as që më ka shkuar mendja në të.
Jam i bindur plotësisht
se nuk më ka qëlluar asnjë fatkeqësi
e mos ta kishte qëlluar
edhe ndonjë prej djelmoshave para meje.

Halifes el-Velid b. Abdulmelikut ndjeu keqardhje për fatkeqësinë që goditën shokun dhe mysafirin e tij e dashur Urve b. Zubejrin, i cili brenda pak ditëve, së pari, humbi fëmijën, e mandej, edhe një pjesë prej trupit të tij. Halifja mundohej që në çdo mënyrë ta qetësojë dhe t`ia zbusë mallëngjimin, kështu që një here përdori mençurinë e tij.
Një here, qëlloi që në oborrin e halifes të vijnë në grup njerëzish nga fisi Beni Abs, ndërmjet tyre ishte edhe një i verbër. Kur halifja e pyeti se si e kishte humbur të shikimin, ky i tha;

-O sundues i besimdrejtëve, para shumë viteve, nuk ka pasur njeri më të pasur se unë në fisin tim, as për nga pasuria e as për nga numri i fëmijëve. Një ditë, me gjithë pasurinë dhe fëmijët e mi, u gjeta në një luginë, ku zakonisht edhe më pare qëndronin njerëz nga fisi im, kështu që mbi luginën u lëshua një kohë e ligë me rrebesh saqë deri në atë kohë nuk e kishim parë.
Rrebeshi ishte aq i forte saqë m`i mori pasurinë dhe fëmijët e mi. Nga e tërë kjo ngjarje arrita të shpëtoj vetëm veten, nje deve edhe një fëmijë- të porsalindur. Edhe ajo deve e pafatshme ishte e padëgjueshme, e më iku prej dore, kështu që fëmijën e lëshova në toka dhe fillova të vrapoj pas saj që ta kap. Sa u largova pak, dëgjova vajin e fëmijës, u ktheva dhe pash se si një ujk i urritur me dhëmbët e tij po shqyente fëmijën tim. Vrapova që ta shpëtoj, por kurr arrita ishte vonë…

Më vonë e gjeta devenë, por kur desha ta kap, më ra me këmbët e pasme aq fort në ballë saqë hymba sytë… Kështu , o sundues i besimdrejtëve, për një natë mbeta pa familje, pa fëmijë, pa pasuri dhe pa sytë e mi.
Kur e dëgjoi këtë Velidi i tha portierit të tij:
-Çoje këtë njeri te mysafiri ynë, Urve b. Zubejri, që t`ia rrëfejë edhe atij ndodhinë e tij dhe le të shohi se ka edhe tjerë që i kanë goditur fatkeqësi edhe më të madhe se të atij.

Kurr arriti Urve b. Zubejri në Medine dhe hyri te anëtarët e familjes së tij, e para gjë që u tha ishte:
-Mos t`u frikojë ajo që do të shihni! Allahu i Lartësuar më dhuroi katër djem, njërin ma mori, por m`i la edhe tre të tjerë. E falënderoj për këtë! Më ka pajisur me katë gjymtyrë, dy duar edhe dy këmbë, njërën ma mori, por m`i ka lënë edhe tri. I falënderohem edhe për këtë! Vallahi, më mori pak, e më la shumë. Nuk mund të ankohem se një here Allahu më sprovoi, pas gjithë këtyre viteve rehati dhe shëndet.
Medinasit kur dëgjuan se imami dhe dijetari i tyre Urve b. Zubejri është kthyer në shtëpinë e vet në Medine, të gjithë shpejtuan me radhë te shtëpia e tij që ta vizitojnë, t`i urojnë mirëseardhjen dhe t`i japin ngushëllimet e tyre për sprovat që e kishin goditur.
Nga të gjithë ata, më së tepërmi e ngushëlluan fjalët që ia drejtoi Ibrahim b. Muhammed b. Talha, duke i thënë:

-Lum për ty, o Ebi Abdull-llah! Një organ i yti dhe njëri prej fëmijëve të tu, të kanë kaluar për në Xhenet! Në qoftë se don Allahu [subhanehu ve teala], turpi do të bashkohet me pjesën tjetër në Xhenet! Falënderimi i takon Allahut [subhanehu ve teala], që prej teje ruajti atë që është më e vlefshme dhe na nevojitet më së tepërmi: dituria jote, të kuptuarit në fed he mençuria në përfundim. Lusim Allahun [subahenu ve teala] që të kemi dobi ne dhe ti! Allahu është garanti më i mire për veprat e tua të mira dhe përfundimin tënd të mirë!
Urve b. Zubejri gjatë të jetës së vet, ishte dhe mbeti për muslimanët shembëlltyrë e mirë, i cili jo vetëm që ishte në rrugë të drejtë, por edhe të tjerët i ftoi dhe i udhëzoi deri në fund të jetës së tij.

Për asgjë tjetër nuk mërzitej më, vetëm se për edukimin e fëmijëve të vet dhe fëmijëve të muslimanëve.
Kurdo që i jepej rasti që t`i udhëzojë dhe t`i këshillojë, nuk e linte pa e bërë. Sa here që këshillonte, kishte se çfarë të mësohej prej tij.
Fëmijët e tij i këshillonte, pa ndërprerë t`i kushtohen kërkimit të diturisë. Çdo here i thoshte:
-Fëmijët e mi, kushtojuni diturisë! Bëhuni bartës të denjë! Sepse sikur të ishit të fundit e popullit tuaj, Allahu, falë diturisë suaj, do t`u vente ndër të parët e popullit.

Shpesh thonte dhe këtë:
-Ah, a ka në botë gjë më të keqe, se i padituri të mbërrijë pleqërinë?!
I këshillonte të mbajnë llogari për vete, kur të japin sadaka, t`i japin dhuratë edhe Allahut [subhanehu ve teala], dhe ne kontekst me këtë thonte:
-O fëmijë, mos ia dhuroni Allahut [subhanehu ve teala] atë që do të turproheshit t`ia jepnit ndonjërit prej të parëve tuaj, sepse Allahu [subhanehu ve teala] prej të dalluarve është më i Dalluari, prej bujarëve është më Bujari, dhe prej dorëdhënësve është më Dorëdhënësi, dhe si i tillë është më Meritori, që kur t`i jepet dhuratë, t`i dhurohet ajo që është më e vlefshme!
Më tej i këshillonte që të vështrojnë mirë botën rreth tyre dhe shikimet e tyre duhet të jenë aq të fuqishme sa të depërtojnë në thellësi të shpirtit e të zbulojnë se çka fshihet në të. Thoshte:

-O fëmijë, kur të shihni dike duke bërë ndonjë punë të mirë, përpiquni të keni mendim të mire për të, sepse pas një punë të mirë, mund të fshihen edhe gjëra të tjera të ngjajshme me të! Dhe e kundërta, kur të shihni dike duke bërë ndonjë punë të keqe, ruajuni prej tij, edhe sikur të gjithë njerëzit të kenë mendim të mirë për të, sepse kush e bën keq një here, shumë leht mund ta bëjë përsëri. Mbani mend mirë, sikur një punë e mirë e pare që udhëzon në shumë punë të mira që nuk janë parë, ashtu edhe një punë e keqe e pare udhëzon në shumë punë të këqija që nuk janë pare!
Fëmijeve të tij u jepte këshilla të mira, me fjalë të buta dhe fytyrë të ndritshme u drejtohej atyre dhe u thoshte:
-Fëmijë, një fjalë e urtë thotë: - Fjalët le të jenë të ëmbla dhe fytyra e ndritshme, e njerëzve do t`u jesh më i dashur se sa ai që u jep dhurata!
Sikur i shihte bota se si jepet pas luksit dhe jetës komode, do të përkujtoja sesi Pejgamberi i Allahut [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] jetoi një jetë modeste në varfëri. Kështu Muhammed b. el- Munkediri na rrëfen:
-Një here u takova me Urve b. Zubejrin, që më mori për dore dhe më tha:

-O Ebu Abdullah!
-Fol i thashë:
-Një here para hyrë të nëna e besimtarëve, tezja ime Aisheja [radijAllahu anhu] që më tha:
-Djali im!
-Po dëgjoj i thashë:
-Pasha Allahun, ne dinim të kalonim në shtëpitë e Pejgamberit të Allahut [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem], edhe nga dyzet net njëra pas tjetrës, e mos të ndiznim zjarr, qirinj e asgje për të ndezur.
-Oj nënë, atëherë me çfarë jetonit?- pieta
-Jetonim me hurma dhe ujë – u përgjigj ajo.
Pas tërë kësaj, ç`mund të thuhet?! Urve b. Zubejri jetoi shtatëdhjetë e një vjet. Shtatëdhjetë e një vjet jetë të kaluar me devotshmëri, bamirësi dhe frikë ndaj Allahut…

Kur i trokiti vdekja në derë, e gjeta duke agjëruar.
Njerëzit e shtëpisë donin ta bindin të bëjë iftar, por refuzoi të bëjë një gjë të tillë.
Refuzoi të bëjë iftar në kë botë, sepse kishte shpresë se do të bëjë iftar në Xhenet, më ujë nga burimi i Keutherit…
Prej gotave të argjendit… m të cilat do të shërbejnë hyritë e Xhenetit….



Abdurrahman Ra`fat el-Basha

Teuhid.net


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Urve b. Zubejri
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rregullorja :: Temat per portal-
Kërce tek: