Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Lënia e namazit - kufër i vogël apo i madh?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
hanife hamidi




Numri i postimeve : 37
Join date : 14/06/2010

Lënia e namazit - kufër i vogël apo i madh? Empty
MesazhTitulli: Lënia e namazit - kufër i vogël apo i madh?   Lënia e namazit - kufër i vogël apo i madh? Icon_minitimeMon Jun 14, 2010 4:37 am

Lënia e namazit - kufër i vogël apo i madh? Agim Bekiri

Vendimi i sheriatit për lënësin e namazit është një temë e gjatë dhe e ndërlikuar, që ngërthen në vetvete shumë çështje. Lënia e namazit është kufër i madh apo i vogël, dënimi i lënësit të namazit, falja jashtë kohës së caktuar, falja e namazit me xhemat, kompensimi i namazeve të kaluara, cungimi i namazit, të gjitha këto janë vetëm disa prej problematikave që kërkojnë përgjigje.

Vendimi i sheriatit për lënësin e namazit është një temë e gjatë dhe e ndërlikuar, që ngërthen në vetvete shumë çështje. Lënia e namazit është kufër i madh apo i vogël, dënimi i lënësit të namazit, falja jashtë kohës së caktuar, falja e namazit me xhemat, kompensimi i namazeve të kaluara, cungimi i namazit, të gjitha këto janë vetëm disa prej problematikave që kërkojnë përgjigje.
Në këtë shkrim do të flasim për çështjen e parë, për atë se lënia e namazit a është vepër që të nxjerrë nga Islami (kufër i madh) apo është vetëm mëkat, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një shkrim modest i përshtatshëm me rrethanat në të cilat shkruhet.
Për këtë temë është shkruar jashtëzakonisht shumë nga imamë të mëdhenj, prandaj detyra jonë mbetet që të bëjmë një pasqyrim sa më të qartë për çështjen në fjalë.
Në lidhje me këtë çështje dijetarët janë ndarë në dy mendime:
Mendimi se lënia e namazit nuk është kufër i madh:
Të këtij mendimi janë një numër i madh i dijetarëve të vjetër dhe bashkëkohorë, prej tyre: Ibën Shihab Zuhriu, Seid b. Musejebi, Omer b. Abdulazizi, Ebu Hanife, Maliku, Shafiu, Ahmed b. Hanbeli sipas një transmetimi, Davud b. Aliu, Muzeniu. Po kështu këtij mendimi i bashkëngjitet edhe Muhamed Nasirudin Albani.
Disa prej argumenteve të tyre:
1. Ajeti:“S'ka dyshim se Allahu nuk fal (mëkatin) t’i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) fal këdo. Kush i përshkruan Allahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh”. (Nisa – 48)
2. Hadithi: “Janë pesë namaze, të cilat Allahu ua ka caktuar robërve, kush i kryen ai e ka premtimin prej Allahut, se do ta fusë në xhenet, ndërsa nëse nuk vjen me to ai nuk ka premtim tek Allahu. Nëse dëshiron Ai e dënon, ndërsa nëse dëshiron që t’ia falë, do t’ia falë”.
3. Hudhejfe përcjell se Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Islami do të dobësohet ashtu siç dobësohen rrobat e vjetra dhe shqyhen, derisa të vijë një kohë ku nuk dihet se ç‘është agjërimi, namazi, haxhi apo zekati. Allahu do të urdhërojë që të ngrihet Kurani dhe nuk do mbetet në tokë asnjë ajet. Do të mbesin disa grupe njerëzish, ndonjë plak e plakë, të cilët do të thonë: prej baballarëve tanë kemi dëgjuar se thoshin këtë fjalë “la ilahe il-lallah” dhe ne e themi.” Një person me emrin Sile i drejton një pyetje Hudhejfes: Ç’dobi kanë ata prej kësaj fjale, kur nuk e dinë se ç’është namazi e agjërimi?! Hudhejfe ia ktheu: Do t’i shpëtojë prej zjarri.
4. Hadithi: “Ai që dëshmon se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut Një, që nuk ka shok dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij, se Isa është rob dhe i Dërguari i Tij, është fjalë e Tij që Ai e ka vendosur te Merjemja dhe shpirt prej Tij, se xheneti është i vërtetë dhe se Zjarri është i vërtetë, Allahu do ta fusë në xhenet në pajtim me veprat e tij”.
5. Hadithi: “O Muadh!” “Të përgjigjem, o i Dërguari i Allahut”, i kishte thënë ai dhe këtë e përsëriti tri herë e pastaj tha: “Nuk ka asnjë rob që dëshmon se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut e që Allahu të mos ia ndalojë zjarrin”, “O i Dërguari i Allahut, a t’i njoftoj njerëzit lidhur me këtë që ata të gëzohen?” pyeti ai. Ai tha: “Atëherë ata do të mbështeten në këtë”. Lidhur me këtë fjalë Muadhi, radijallahu anhu ka folur kur ishte në shtratin e vdekjes, duke u frikësuar se do të bëjë ndonjë mëkat po të mos e thotë.
6. Hadithi: “Njeriu më i lumtur që e meriton shefatin Tim është ai që dëshmon sinqerisht prej zemrës se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut”.
7. Hadithi: “Jam lutur për umetin Tim dhe më është pranuar ajo që sikur shumë prej tyre po ta kishin zbuluar do ta linin namazin (dhe do vinin të dëgjojnë)”. Ebu Dherri i tha: “A t’i përgëzoj njerëzit?” Ai tha: “Gjithsesi”. Ai u nis, ndërsa Omeri, radijallahu anhu i tha: nëse i lajmëron njerëzit lidhur me këtë, ata do ta linin ibadetin. Pastaj i Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, e thirri sërish dhe i tha që të kthehet dhe ai u kthye”. Ndërsa ajeti i përmendur (të cilin e kishte lexuar) është: “Nëse i dënon ata, në të vërtetë ata janë robërit e Tu, e nëse i fal ata, Ti je i Gjithëfuqishmi, i Urti.” (Maide, 118).
8. Hadithi: “Gjëja e parë për të cilën robi do të japë llogari në Ditën e Gjykimit janë namazet e caktuara dhe nëse i ka kryer, ai ka arritur sukses, ndërsa nëse nuk i ka kryer, do t’i thuhet të shikojë, se a ka ndonjë nafile. Nëse ka ndonjë nafile, me to do të plotësohen farzet, ndërsa pastaj edhe me veprat tjera të detyrueshme do të veprohet në të njëjtën mënyrë”.
9. Hadithi: “Kush i ka fjalë të fundit La ilahe il-lAllah, do të hyjë në xhenet”. Në një thënie tjetër thotë: “Kush vdes duke e ditur se nuk ka zot tjetër përveç Allahut, do të hyjë në xhenet”.
10. Hadithi: “Allahu ia ka ndaluar zjarrin atij njeriu që thotë La ilahe il-lAllah, duke dashur me këtë kënaqësinë e Allahut”.
11. Në hadithin rreth shefatit thuhet se Allahu subhanehu ue teala, ka thënë: “Pasha krenarinë Time dhe Madhështinë Ti¬me, do ta nxjerr prej zjarrit atë që thotë la ilahe il-lAllah” . Në këtë ha¬dith gjithashtu thuhet: “Pastaj do ta nxjerr prej zjarrit atë që kurrë nuk ka punuar asnjë vepër të mirë” .
12. Në ‘Sunene’ dhe ‘Musnede’ përcillet tregimi i pronarit të kartelës, të cilit do t’i shpërndahen nëntëdhjetë e nëntë libra, ndërsa secili libër do të jetë i madh aq sa mbërrin shikimi, pastaj do të nxirret kartela në të cilën gjendet she¬ha¬deti “la ilahe il-Allah”, kështu që ai do të anojë në peshë mbi veprat e tij të këqija”
Mendimi se lënia e namazit është kufër i madh:
Këtë mendim e përfaqësojnë po ashtu një numër i madh i dijetarëve të hershëm dhe bashkëkohorë, prej tyre: Seid b. Xhubejri, Amir Shabiu, Ibrahim Ne¬haiu, Evzai, Ebu Ejub Sihtijani, Abdullah b. Mubareku, Is’hak b. Ra¬hoja, Abdulmelik b. Habibi prej malikive. Ebu Muhamed b. Hazmi tregon se i këtij men¬di¬mi është Omer b. Hatabi, Muadh b. Xhebeli, Abdurrahman b. Aufi, Ebu Hurejre dhe sahabët e tjerë. Këtij mendimi i bashkëngjitet edhe Abdulaziz b. Bazi dhe Muhamed b. Salih Uthejmini.
Pastaj këta dijetarë janë ndarë në mendime rreth asaj, se sa namaze duhet të lerë njeriu për t’u llogaritur kufër i madh. Disa prej tyre mendojnë se mjafton të lerë një namaz për të bërë kufër të madh, disa dy namaze, të tretët shumicën e namazeve.
Disa prej argumenteve të tyre:
1. Ajeti: “Ditën kur ashpërsohet çështja deri në kulm (në ki¬a¬met), e ata do të ftohen për të bërë sexhde, po nuk munden. Shi¬ki¬met e tyre janë të përulura dhe ata i kaplon poshtërimi, kur dihet se ata kanë qenë të ftuar të bëjnë sexhde sa ishin të shëndoshë (e ata - talleshin)” (Kalem, 35-43).
2. Ajeti: “Secili njeri është peng i veprës së vet, përveç atyre të djathtëve, të cilët janë në xhenete dhe i pyesin kriminelët (e u thonë): “Çka u so¬lli juve në Sekar?” Ata thonë: “Nuk kemi qenë prej atyre që fa¬le¬shin (që bënin namaz); Nuk kemi qenë që ushqenim të varfrit; Dhe kemi qenë që përziheshim me të tjerët në punë të kota. Dhe kemi qenë që nuk e besonim Ditën e Gjykimit, derisa na erdhi e vërteta (vdekja)” (Mudethir, 38-47).
3. Ajeti: “Falni namazin rregullisht, jepni zeqatin dhe respektoni të Dërguarin në mënyrë që të mëshiroheni.” (Nur, 56).
4. Ajeti: “E pas tyre (të mirëve) erdhën pasardhës të këqij, që e lanë na¬ma¬zin, e u dhanë pas kënaqësive (trupore), e më vonë do të hidhen në çdo të keqe.” (Merjem, 59).
5. Ajeti: “Po, nëse ata pendohen, e falin namazin dhe e japin zeqatin, atë¬he¬rë i keni vëllezër në fe.” (Teube, 11).
6. Hadithi: “Ndërmjet njeriut dhe kuf¬rit është lënia e namazit” .
7. Hadithi: “Kontrata ndërmjet nesh dhe atyre është namazi, prandaj kush e lë atë, ai nuk ka besuar.” .
8. Hadithi: “Te robi ndërmjet mos¬b¬e¬si¬mit dhe besimit është namazi, nëse ai e lë atë, ka bërë shirk” .
9. Hadithi: “Ai që e fal namazin tonë, kthehet nga kibla jonë dhe e han atë që ne e therim, është musliman. E tij është ajo që është e jona dhe kundër tij është ajo që është kundër neve (domethënë i takon ajo që na takon edhe neve)”. .
10. Na përcillet prej Mihxhen b. Edrea Eslemiut se ka qenë duke nde¬njur me të Dërguarin salAllahu alejhi ue selem. Ndërkohë ishte thi¬rrur ezani për ta lajmëruar namazin. I Dërguari salAllahu alejhi ue se¬lem u ngrit dhe kur u kthye, Mihxheni ende ishte në mexhlis. E py¬e¬ti: “Çfarë të pengoi që të falesh, a nuk je ti musliman?” Ai i tha: “Kup¬tohet se jam, por jam falur me familjen time”. Me këtë rast i Dërguari sal¬Allahu alejhi ve selem i tha: “Kur të vish (në xhami), falu me nje¬rë¬zit, edhe pse je falur më herët” .
11. Ixhmaja e heshtur e sahabëve
Përmbyllje:
Këto janë dy mendimet e dijetarëve të Islamit dhe argumentet e tyre, në lidhje me lënien e namazit. S’do mend që polemika është më e thellë dhe për çdo argument të shtruar ka një kundërpërgjigje nga ithtarët e mendimit kundërshtar, porse një shtjellim i tillë nuk përputhet me natyrën e këtij shkrimi.
E rëndësishme është të dimë se:
1. Muslimanët janë të një mendimi, se lë¬nia e qëllimshme e namazit në përgjithësi paraqet një prej mëkateve më të mëdha, madje më i madh se vrasja, zi¬¬naja (kurvëria), marrja pa të drejtë e pasurisë, vjedhja, konsumimi i al¬ko¬o¬lit etj... dhe se kryerësi i këtij mëkati i ekspozohet dë¬ni¬mit të Allahut, si dhe përçmimit si në këtë botë, ashtu edhe në ahiret.
2. Mendimi ndryshe në këtë çështje është një realitet i pranuar përgjatë historisë islame. Madje prej shembujve më tipikë për mospajtimin e Ehli Sunetit përmendet mu kjo çështje, rreth së cilës me shekuj është debatuar dhe asnjëherë nuk është arritur në një konsensus të deklaruar. Megjithatë ky mendim dhe të ngjashmit nuk kanë shkaktuar përçarjen apo etiketimin e palëve debatuese, porse siç thonë dijetarët: Ehli Suneti është i bashkuar edhe kur kanë mendime të ndryshme.
3. Mendimi se lënia e namazit është kufër i madh nuk nënkupton medoemos shpalljen qafirë të të gjithë atyre që deklarohen si muslimanë e që nuk falen, porse kjo shpallje që quhet “tekfir tarikis-salah” është një procedurë tjetër, që e bën gjyqi islam apo dijetarët e mirëfilltë, të cilët janë kompetentë për ta bërë një gjë të tillë. Nga ana tjetër, mendimi se lënia e namazit nuk është kufër i madh, porse vetëm mëkat nuk është arsyetim për ata të cilët nuk falen. Lënia e namazit edhe më tej mbetet prej veprave më të shëmtuara dhe ata që mundohen nëpërmjet këtij mendimi të pastrojnë veten, ata në fakt janë manipuluar nga shejtani.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lënia e namazit - kufër i vogël apo i madh?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lënia e Namazit - Sadullah Bajrami
» Agjërimi dhe lënia e duhanit Q
» LLOJET E KUFRIT TË MADH
» Gënjeshtra - dëm i madh për shoqërinë
» Këshillë e Madhe - Nga një Vajzë e Vogël

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Namazi-
Kërce tek: