Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu



 
PORTALIForumCalendarGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Motër e ndershme, nëse je e mençur dëgjoi këto këshilla

Shko poshtë 
AutoriMesazh
hanife hamidi



Numri i postimeve : 37
Join date : 14/06/2010

MesazhTitulli: Motër e ndershme, nëse je e mençur dëgjoi këto këshilla   Mon Jun 14, 2010 5:00 am

Motër e ndershme, nëse je e mençur dëgjoi këto këshilla

Mos i beso!

Asnjëherë mos beso se martesa mund të bëhët përmes lidhjeve telefonike. Po edhe nëse arrihet kjo për tu bërë, dije
në këtë martëse do të ketë humbje, kapitullim, dyshim dhe pendim.

Mos beso se një djalosh i mirë, i besueshëm dhe i sinqërt e admiron një vajzë, e cila e nënçmon familjen e saj, e cila pranon
të ketë lidhje telefonike, apo të dal në takime. Pa marrë parasyshë se sa ai i shpallë kësaj vajze dashuri dhe i flet më fjalë të
ëmbla, ai këto të gjitha i bën vetëm për qëllime të liga, që të gjithë këtë e kuptojnë.

Mos u beso reklamave që supozojnë të ashtuquajturit të përparuarit, të cilët thojnë se patjetër duhet çuar
dashuri para martesës. Ska dyshim se dashuria reale është pas martesës. E çdo dashuri tjetër është false, e
ndertuar mbi tradhëti, gënjeshtra, vetëm për të çuar aventura dhe zbrazur epshët dhe pastaj nuk shkon shumë dhe del në
shesh çdo gjë.

Transmeton Buhariu se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: Më erdhën sonte (në ëndërr) dy vetë dhe më
thanë eja me ne! Dhe e tregoi hadithin e njohur deri që tha: Dhe shkuam tek diç si furra, që në të kishte zëra të lartë dhe të
trishtueshëm. Shkuam për të shikuar, kur ja, në të kishte burra dhe gra të zhveshura. Të cilëve u shkonte zjarri prej nga
poshtë tyre. E kur u shkonte zjarri, bërtitëshin nga nxetësia e zjarrit. E kur i pyeti melaikët për ta, i thanë: E sa u përket
burrave dhe grave të zhveshura, të cilët ishin në një ndërtesë si furrë, ata janë zinaqarët-amoralistët,


Motër, vallë a dëshiron të jesh prej tyre?
Largohu lidhjeve telefonike, sepse ato inçizohen tek All-llahu [subhanehu ve teala] dhe këto i inçizojnë djajt prej njerëzve, e quajn vetën dashnorë e pastaj i përdorin si armë kundër teje apo për ta marrë nderin tënd!
Largohu nga të bërit fotografi, çfarëdo fotografije të jetë ajo, sepse kjo është arma më e rrezikshme, që përdorin ujqit
e njërzve për të zënë gjahun e tyre!


Largohu dërgimit të mesazhëve sepse kjo poashtu është prej mjetëve të tyre, të cilat i përdorin për qëllime të keqija!

Largohu revistave tregimeve të turpshme, të cilat bratin në faqët e saja me ngjyra helm vdekjeprurës!

Largohu filmave serik dhe atyre të ndytë, të cilat zhdukin turpin dhe asgjëson moralin dhe vlerat!

Mos e zbulo trupin tënd e as mos i shpeshto daljet në pazare pa patur nëvojë, sepse këto janë vepra që tërheqin hidhërimin
e All-llahut [subhanehu ve teala] dhe denimin e Tij!

Mos hyn e vetmuar në veturë, të cilën e vozit njeriu i huaj. Kjo është vepër që e ka ndaluar All-llahu [subhanehu ve teala]!

Mos i bën këto vepra duke thënë se e kam të nevojshme. Sepse kush i frikësohet All-llahut [subhanehu ve teala] i hap rrugëzgjedhje dhe e furnizon nga ai nuk e mendon!

Largohu shoqëve të keqija, të devijuara dhe që i çojnë të tjerët në devijim!
Motër e ndershme!

Largohu nga të gjitha llojet e mëkatëve dhe gabimëve! Këto shkaktojnë dëshpërim, shkatrrim, humbje të pasurisë dhe
begative, zbritjen e hidhërimit dhe musibetëve.


Kujdes për melekun e vdekjes kur të vijë ai për t’a marrë shpirtin! Të jeshë e përgaditur çdo herë për ahiret, çdo herë jesh e paisur me pendim-tevbe të sinqertë dhe punë të mira, sepse ti nuk ke dijeni se kur do të zbresë për ty!

Pas këtyre këshillave, dije motër e dashur se dera e pendimit është e hapur për ato që dojnë të pendohen
Ka thënë All-llahu i Madhëruar:
Thuaj: O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës se All-llahut, pse vërtetë, All-llahu i falë të gjitha mëkatët, Ai është që shumë falë dhe mëshiron! [Ez-Zumer,
53]

E nëse e ke prekur shpirtin me diç nga mëkatët, atëherë shpejto në pendim të vërtetë para se të të mbyllet kjo derë dhe para
se të mbulojë dheu, e atëherë nuk ka dobi pendimi!
All-llahun e lusim të çojë salavatë mbi Pejgamberin tonë [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]!----Nje nëntemë e temës tonë për të cilën nisi dhe kjo temë ishte ajo pjesa e cila motrat e vëllezërit muslimanë flisnin e njiheshin me njëri-tjetrin nëpër telefona ose sot nëpërmjet mjeteve të ndryshme të chatit. Është bërë kjo çështje shumë e shpeshtë dhe përditshme dhe një rrugë natyrale njohje kinse për qëllime martese porse rezultatet e këtyre lidhjeve në distance janë te ndryshme nga ato që pretendohet

Shumë të rinj te sotëm edhe pse janë ne islam nuk e njohin edukatën islame ne lidhje me çështjen.
Ato janë te mendimit se nuk mund te kete martesë pa dashuri në fillim.
Pretendojnë se në fillim duhet të njihesh dhe të dashurohesh pastaj vjen martesa.
Është bërë zakon që vëlla të kërkojë msn e motrës me të cilen mund te martohet.kërkon të flasë fillimisht me msn pa llogaritur nëse kjo gjë mund të ketë pasoja apo jo mund të shkaktojë fitne apo jo?
Të rrëmbyer e të infektuar dhe mentaliteti nga jeta e perëndimit keto njerez e harrojnë sunnetin e të dërguarit të All-llahut (salAll-llahu alejhi ue selem) dhe edukaten e tij ne lidhjen me çështjen e martesës

Ajo cka neglizhohet dhe vihet në plan të dytë është fakti që duke e ditur që feja jonë është shumë e pastër
Dhe nuk i lejon keto lidhje kështu on air.
justifikimet që degjojmë janë nga më të cuditshmet

Disa thone që s’po bëjmë gjë vecse se po flasim për qëllime serioze

Disa thonë lejohet me fol(kaq gjatë) s’është e ndaluar

Disa thonë e dimë por ja dhe pak do rregullohemi

Disa thonë që kështu e njeh personin pa u ndikuar nga bukuria e personit e njeh për atë cfarë është vërtet.

Degjon nga gojet e tyre lloj lloj justifikimesh e që të gjitha nuk janë të sakta e për e cilat dijetaret e ehli sunneh ue xhama’h kane folur shume mbi këtë temë


Ketyre neve u pergjigjemi
Moter apo vella zinaja nuk është vetëm imoraliteti fizik porse edhe moral

All-llahu i Lartësuar nuk e ka bërë shikimin haram përveç se dihet se shikimi është një lloj i zinasë, siç transmetohet nga
Ebu Hurejra (All-llahu qoftë i kënaqur me të!) se pejgamberi (alejhi selam) ka thënë: "Zinaja e syve është shikimi, zinaja e veshëve është dëgjimi, zinaja e gjuhës është të folurit, zinaja e dorës është prekja dhe zinaja e këmbës janë hapat." Buhariu dhe Muslimi.

Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta. All-llahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë ata. Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre…" Nur, 30-31.

Pra, Allahu i Lartësuar i ka urdhëruar meshkujt dhe femrat që ta ulin shikimin e tyre. Dhe dihet se urdhri tregon që ajo vepër është uaxhib (obligim), përveç nëse e shikon rastësisht, siç e transmeton Hakimi në "Mustedrekun" e tij nga Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se pejgamberi (alejhi selam) i ka thënë atij: "O Ali, mos ta
shoqërojë shikimi shikimin, sepse me të vërtetë e para është për ty, kurse e dyta kundër teje".Të gjitha këto quhen zina (imoralitet) sepse ai është kënaqur duke e shikuar një grua të huaj. Po ashtu, shikimi e çon atë që kjo femër të hyjë në zemrën e tij dhe pasi të hyjë në zemrën e tij, zemra e tij e çon drejt një të keqeje edhe më të madhe.

Pasi që Allahu i Lartësuar e ka ndaluar shikimin e femrës, për shkak se shikimi të çon drejt zinasë (e që ky (shikimi) është i pranishëm në përzierjen e meshkujve me femra). Gjithashtu edhe përzierja e meshkujve me femra është haram, sepse kjo (përzierja e meshkujve me femra) është mjet i cili të çon drejt zinasë.----Motër/vëlla All-llahu ka urdhëruar të ulësh shikimin të ruhesh nga cdo lloj e zinasë .
cfare mendon ti se është të flitet apo të shihesh me kamera apo telefona me dike qe para All-llahu për ty është e huaj
e ndaluar

A po mos mendon se po e kontrollon situaten edhe po e ruan veten edhe thjesht po deshiron te njiheni?

Moter/vella per njeriun behet e dashur dicka qe me te përditë flet apo komunikon e situatat dalin nga kontrolli e zemrat anojnë nga njëri tjetri duke qënë akoma te huaj pa pas të drejta para All-llahut

A nuk eshte kjo fitne drejt zinase kjo???

A nuk është zina që nga ana tjetër e telefonit apo chatit apo msn të flitet me njeri tjetrin ashtu si i flet burri gruas se tij apo gruaja burrit të saj me fjale te embla etj ??
Allahu thotë: “…prandaj mos u llastoni në të folur e të lakmojë ai që ka sëmundje në zemrën e tij, por thoni fjalë të matura

Shumë thonë me një besim në vete që selefus-salih nuk e kanë thënë për vetet e tyre kur bëhej fjalë për gratë që: ne nuk arrijme deri aty.

Ebu beker essiddiku radiAllahu anhu ka thënë: “I trembem dhe fitnes së plakës së zezë”.
Ebu Bekër el Amiri thotë: “Pas kësaj nuk mbetet më vend për asnjë "të fortë" të pretendoje se ai është i ruajtur dhe i paprekshëm prej gjynaheve, e askush nuk e ndjen veten të sigurte prej sprovës së All-llahut përveç popullit mizor

All-llahu ka thënë ne suren El-bekare

Fitneja është më e madhe se vrasja(bekare :217)
A nuk është fitne drejt zinase të shiheni me njeri tjetrin neper kamera??? Argument për këtë është hadithi
se pejgamberi (alejhi selam) i ka thënë atij: "O Ali, mos ta shoqërojë shikimi shikimin, sepse me të vërtetë e para është për ty, kurse e dyta kundër teje".
Po kur shikimi bëhet vazhdimisht me dikë qe e ke haram me fol në këtë mënyrë????

Ç’ka është çështja e tyre tek All-llahu???

A nuk është ky mëkat me vetedije të plotë.?
Askush të mos justifikohet duke thënë se jemi krijesa te dobeta dhe All-llahu fal shumë.
I Gjithëmëshirshmi i ka vënë parandalime para shërimit në mënyrë që askush të mos bjerë pre e pasionit të tij

All-llahu ska dyshim është falës porse për atë që pendohet
Për atë që me pendim i kthehet Atij azze ue xhele e jo për atë i cili e di dhe prapë e bën qëllimisht se epshi i tij e ka verbuar

Apo po ndjekim vallë shembullin e jehudive që e dimë te vërtetën dhe nuk punojmë me të,valle është rebelim kundër ligjeve të All-llahut?(All-llahu na ruajt nga kjo)

A dini dicka për atë se si është denimi i All-llahut për imoralet??? A e dini se All-llahu është xheloz për robin e tij e hidhërohet me të kur ai bën zina?
.
A e dini se cilat jane pasojat e zinase per zemrën e njeriut??
E çfarë mendoni pra se ndodh me dike me të cilin hidherohet All-llahu me te?
A nuk eshte All-llahu ai i cili dënon ashper?

Pejgamberi salaAll-llahu alejhi ue selem ka thënë
Për dy mëkate dënimi arrin qysh në këtë botë: zinaja dhe mos dëgjueshmërin ndaj prindërve.(mustrdrek Hakim)

Ne e dime shume mire se imoraliteti ka qene shkak i denimit te popujve, prishjes se zemrave ,bërja kufër(All-llahu na ruajt nga kjo)
Po tu prish zemra fillon e te prishet feja All-llahu na ruajt

Moter/vella mos kërko në haram atë për të cilen All-llahu ka bërë të lejuarën e saj

Për çdo gjë që All-llahu e ka bërë të ndaluar e ka kompensuar atë me dicka të lejuar
All-llahu ka lejuar martesën e ka ndaluar zinanë

All-llahu kurrë asnjeherë nuk e ka pranuar dicka haram dhe kurrë nuk mund të ketë sukses dicka që është në kundërshtim me urdhërat e All-llahut pasi në dorë të Tij është suksesi i çdo gjëje

Motër./vëlla mos mendo asnjehere se pas nje telefoni apo msn mund ta njohesh personin me mire

Ky është mendimi gabuar dhe i huazuar nga njerez që ditet e tyre boshe i mbushin duke kaluar para kompiutarave me gjera te ndaluara e kërkojnë pasione te kota e kalimtare

Asnjehere mos mendo se mund te kesh sukses nepermjet kesaj mënyre.
Shume njerez janë zgjënjyer duke thënë më pas kur e kanë njohur personalisht personin se nuk ishte sic e mendoja

E kjo per nje arsye shume te thjeshtë
se personi idealizohet (krijohen mbi te mendime qe sjane te verteta )
cdo gje ne tel apo mjetet e komunikacionit online mbetet ne fjale dhe jo ne veper

kush ju garanton se ai person ka qellime te verteta dhe do ti vë ne zbatim???
nese vertet do kishte sinqeritet ajo do ishte ne vepra sipas sunnetit te te derguarit salAll-llahu alejhi ue selam jo pas kompiutareve e sipas epsheve personale


. Ka thene Sa’ad ibn Ubadeh radiAllahu anhu : “Sikur te shikoja nje burre me gruan time do ta godisja me nje shpate te pa mprehur”. Buhariu 6454, Muslimi 2760.

Pejgamberi salAll-llahu alejlhi ue selem ka thene:
ju cuditeni me xhelozine e Sadit por une jam me xheloz se Sadit e All-llahu eshte me xheloz se une.

Vella/moter si nuk jeni xhelozë per vetet tuaja, moralet tuaja???

Moter per All-llahun ti vlen.
Ruaje veten tende kujdesu se kujt po i flet, si po i flet, ji xheloze per veten dhe ato qe jane afer teje se vertet ai qe ska xhelozi e ka zemrën e sëmure se zemra e besimtarit ka xhelosi per veten e tij dhe per ato qe e rrethojnë atë(ibn kajim)

A i harruat shembujt e nenave te besimtareve, a e harruat shembullin e Merjemes Aishas, Safijas, Zejnebes etj .këto ishin ato me të cilat All-llahu ishte i kënaqur dhe ato ishin te kenaqura me All-llahun.këto ishin shembujt e ndershmerisë dhe sjelljes, moralit te pastër këto ishin ato që ruanin vetet e tyre nga haramet ndaj vetes dhe ndaj te shkaktuarit fitne tjereve.

Ti moter e dashur me kë po garon dhe me cfarë po garon???

Me moral apo me prishje??
Thotë lbn Kajjimi: “Prandaj eshte thene se kush ruhet nga kater gjëra, ka ruajtur fenë e tij: shikimet, ngacmimet,fjalet dhe hapat.” Semundja dhe llaci, f.198

A po mendoni se me ate moter që po sillesh në këtë mënyrë nesër mund të jetë në këtë situatë motra jote apo vajza jote
.
A vërtet do ta duroje këtë gjë???do të durojë vërtet të nëpërkembej nderi i motrës apo vajzës tënde??? MENDO E REFLEKTO!!!

Cdo te keqe që ben atë prit e çdo të mirë që ben atë prit.

Kush nuk I ka ne rrugull çështjet me All-llahun të mos presë sukses ne marredhënie me krijesat.
All-llahu thote: çdo e mire vjen prej All-llahut çdo e keqe është prej veprave tuaja Kanë thënë dijetare te mëhershme
Me te vertet une nuk i bindem All-llahut e kete e shoh tek sjellja e devesë dhe gruas sime.
Ai I cili I ka lidhjet e ngushta me All-llahun atij All-llahu I jep sukses

Thote shejkh Bin Bazi, Allahu e meshirofte: “Nuk lejohet biseda me femrën e huaj në atë mënyrë që nxit joshje dhe ndjell epsh, si psh me shaka, humor, me ledha dhe përkëdheli apo me zbutje të fjalëve, qoftë kjo me telefon apo ndryshe.” Fetaua en-Nedhari,
Thote shejkh Bin Bazi Allahu e meshirofte: “ Ndërsa biseda spontane për një nevojë të caktuar, nuk ka problem, nëse nuk përmban diçka të ndaluar apo mundësi për fitne, por gjithmonë kjo e folur të bëhet për aq sa është e domosdoshme në lidhje me nevojën.” Fetaua en-Nedhari, fq.60

Por muslimanet dhe muslimanet bisedojne dhe u tregojne njeri-tjetrit histori, çfare u ndodhi sot e cfare u ndodhi dje, sikur keto te jene çeshtiet e nevojshme.

A e harruan fjalen e Allahut: “Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasë), sepse vërtet ai është vepër e shëmtuar dhe është një rrugë shumë e keqe.” 17:32.
Thote lbn Kethiri: “Me kete thenie, Allahu ia ndaloi roberve te Tij zinane, afrimin ndaj saj dhe berjen e cdo gjeje qe çon drejt saj.” E padyshim qe shoqerimi me grate, qofshin ato edhe besimtare, hap rrugen drejt zinase, sepse shejtani eshte ne trupin e njeriut si gjaku neper damare.

Nje gje e cila ne origjinen e saj eshte hallall por e cila mund te te çoje ne gjynah,ne ate rast specifik behet haram. Keshtu, telefoni, letrat, chati dhe te tjera si keto, nese behen shkak per gjynahe dhe i hapin rrugen shejtanit per te perhapur prishje dhe imoralitet, jane haram ne keto rrethana.(Nga fetvaja e shejkh Aliut ne paltalk.)

mendoni neser do te jeni prindër, çfare edukate do tu jepni djemve tuaj, si do t’i keshilloni ata te ruhen nga fitnia e grave?! A nuk mendojne keto se neser do te behen nena, çfare do t’u mesojne vajzave te tyre rreth turpit dhe moralit te muslimanes?!

Vëlla a je mire informuar se për cilën fitne profeti salAll-llahu alejhi ue selam i ka paralajmeruar burrat e ummetit te tij?

Ajo është fitneja e grave

Për të cilën shume sot thone me trimeri sna gjen gje jo
FPRIVATE "TYPE=PICT;ALT=" kur kjo nuk ka dale nga goja e sahabeve është shumë qesharake ta degjosh sot nga disa qe as nuk e kane idene e konceptit te burrerisë.burrat e sotëm as nuk i kanë gjurmët e burrërisë e turpit apo moralit te sahabeve përvec atyre që i ka mëshiruar All-llahu.

Ka thene Profeti alejhi selam:"S'kam lënë pas vetes fitne më të dëmshme për burrat sesa femrën dhe me te vertete sprova e pare e beni israileve ishin grate". [el-Buhari, vëll.7, libri 62, nr.33]

Ulni shikimet. Ruhuni nga ngacmimet. Pakesoni fjalet dhe ruajini hapat, shihni se per ku po i hidhni. Jepni pergjigje te shkurtra e te thata me motrat dhe motrat me vëllezërit e mos u zgjatni ne biseda të shpeshta e të panevojshme se vete njeriu ka gjithmone dy armiq me vete
Nefsi i tij i cili anon nga e keqja dhe
shejtani qe rri gjithmone ne pritë. Mos e harroni betimin e tij për ti humbur të gjithë bijtë e ademit dhe arma e tij me e forte është gruaja.
Kjo për arsye se krijesat janë krijuar te dobëta e të tilla qe anojnë nga njëri tjetri.
E nuk ka mundesi kush të përmbahet nga kjo fitne po ra në të përvec atij apo asaj që e udhezon All-llahun

Ilaci i vërtet është parandalimi

. Nga Ebu Se’id el-Hudrij r.a. përcillet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet
kjo botë (dunjaja) është e ëmbël dhe tërheqëse dhe vërtet All-llahu juve në të ju ka
bërë mëkëmbës (zëvendës), Ai ju vështron si veproni, andaj ruajuni dunjasë dhe
ruajuni grave, sepse vërtet intriga (fitneja) e parë e Beni Israilëve ka qenë për shkak
të grave”. (Muslimi

Ka thene Profeti alejhi selam: “Syri ben zina, goja ben zina, dora ben zina dhe kembet bejne zina, nuk ngelet gje tjeter pervecse qe nepermjet organit ta vertetoje te gjithe kete(zina) apo ta hedhe poshte.” Buhariu, Muslimi.

Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: "Asnje burre te mos veçohet me nje grua, sepse djalli eshte i treti i tyre." [Hadith Sahih. E transmeton Ahmedi, Tirmidhiu, etj.]
Transmeton Abdullah ibn Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se e ka dëgjuar Pejgamberin salallahu alejhi ue selem duke thënë: “Mos të vetmohet një burrë me një grua vetëm nëse ajo është me mahrem dhe mos të udhëtojë një grua përveçse me mahrem.” Buhariu, Fet’h el Bari 3006 dhe Muslimi
vella/moter te flasesh me nje moter/vëlla vetem ne msn apo chat është nje lloj vecimi se asnje apo di atë çfarë po thoni

kini frikë All-llahun!!!

A nuk e dini se po u bëtë shkak për rënien e tjetrit ne mekat, kanI gjynahun e tuaj dhe të tjetrit.

Dijeni se zemrën e mëkatarit e mbulon errësira dhe ajo ngjason me errësirën që i shikojnë sytë
Sepse bindja ndaj All-llahut është dritë kurse mëkati është errësirë
Sa më shumë që forcohet kjo errësirë ne zemrën e tij aq më shumë i shtohet pasiguria e boshllëku ne shpirtin e tij derisa ai bie ne Risi dhe humbje ,(ibn kajjimi.semundja dhe ilaci)

Këtë doni për vetet tuaja??? A ia vlen??? A ia vlen për shkak të epsheve te kota e te shurdhëta që All-llahu i ka ndaluar e që me kohën kalojnë shpejt e që me shume ta shtojne pasigurinë e boshllëkun të humbesh mirësitë e dashurinë e All-llahut
Në ditën e gjykimit ato për të cilat i ke bërë këto sdo jënë aty me ty të të shpëtojnë përkundrazi janë argument kundër teje.

Vini gjërat në peshore llogaritni dëmin dhe dobinë

Beni llogaritë si ai tregtari kur del në treg e vjen në darkë në shtëpinë e tij

Dije se shpirti yt është malli që tregton
Mund te dalësh me fitim me vepra te mira e mund te humbesh duke e cuar atë ne humbje!!!!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Motër e ndershme, nëse je e mençur dëgjoi këto këshilla
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Këshilla Jetësore
» Këshilla

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Gruaja dhe Familja në Islam-
Kërce tek: