Ubej bin Keabi ka thënë: “Në kohën e Profetit a.s dy njerëz filluan të përmendin fiset e tyre. Njëri prej tyre filloi e tha: “Unë jam filani, i biri filanit, po ti kush je, mos të paste nëna? “Kur i Dërguari i Allahut a.s i dëgjoi tha: “Dy njerëz në kohën e Musait a.s filluan të kujtonin paraardhësit e tyre, kështu që njëri prej tyre tha: “Unë jam filani, i biri filanit”, derisa numëroi nëntë breza, pastaj iu drejtua tjetrit duke thënë: “Po ti kush je, mos të paste nëna? Ai ia ktheu: “Unë jam filan, i biri filanit, i biri i Islamit.”
Allahu shpalli Musait a.s duke i thënë: “Thuaju atyre dy njerëzve; përsa të takon ty që u mburre me nëntë breza, ata janë në Zjarr dhe dije se ti je i dhjeti pas tyre. Ndërsa ti që u mburre me dy breza, ata janë në Xhenet dhe dije se ti do të jesh i treti pas tyre.”
Përkatësia në Islam është përkatësia më e madhe.
Ndalimi i partishmërisë, thirrjes në të apo mburrjes me të dhe se ky veprim të çon në përfundime shkatërruese, veçanërisht në botën tjetër para kësaj bote. Islami duhet të jetë thelbi i dashurisë dhe urrejtjes, prandaj muslimani është i dashur për muslimanin e njohu apo nuk e njohu atë, madje edhe nëse njëri jeton në lindje e tjetri në perëndim. Kjo do të thotë se Islami nuk pranon në rrethin e tij ndonjë organizatë tjetër, në kuptimin që bazat e kësaj organizate dhe rregullat e saj tëjenë thelb për dashurinë dhe urrejtjen. E themi këtë sepse kjo lloj organizate për atë që anëtarësohet në të kërkon të meritojë ndihmën, vëllazërimin e shumë të drejta të tjera, ndërsa ai që nuk anëtarësohet në atë organizatë të mos e meritojë asnjë prej këtyre të drejtave.
Islami i ka dhënë muslimanit shumë të drejta vetëm për shkak të besimit të tij dhe jo për ndonjë arsye tjetër. Nga këtu kuptohet më qartë fjala e Profetit a.s në një hadith të saktë.
“Në Islam nuk ekzistojnë besatime (mes të cilave mundësohet ndihma dhe marrëveshjet). Çdo lloj bese që ekzistonte në injorancë, Islami e ka forcuar atë edhe më shumë”, sepse Islami në kohën kur i shkatërroi të gjitha lëndët që përdoreshin si bazë për dashurinë dhe urrejtjen në injorancë, njëkohësisht e bëri vetë veten lëndë të kësaj dashurie dhe urrejtje dhe të gjithë muslimanët i bëri të barabartë në të drejta. Kështu që aty nuk mbeti vend për grupime, xhemate apo grupacione të përçara, në konceptin që ndonjëra të mos ketë disa të drejta e lidhje me të tjerat, derisa të detyrohen e të bëjnë aleanca të ndyshme mes tyre. Të drejtat e ndihmës reciproke, që realizoheshin me atë të aleancave, të cilat ekzistonin mes xhemateve dhe fiseve para Islamit, ky i fundit i forcoi edhe më shumë sepse e bëri vëllazëri fetare, pasi ishte ndërtuar mbi zotime dhe besëdhënie. Gjithashtu Islami u shtoi të drejta, të cilat përfshinin të gjitha anët e jetës dhe ky është kuptimi i fjalës së Profetit a.s kur thotë:
“Çdo lloj bese që ekzistonte në injorancë, Islami e ka forcuar edhe më shumë.”
Ajo që na kërkohet neve është që të mburremi me Islamin dhe të mos i emrërtojmë vetet tona me emra të tjerë për të cilët Allahu nuk ka zbritur asnjë lloj argumenti, e t`i bëjmë ata emra bazë në dashurinë dhe urrejtjen mes nesh.
Allahu i Madhëruar thotë: “Luftoni me një luftë të denjë për hir të All-llahut, se Ai ju zgjodhi ju (ju përcaktoi për të luftuar për rrugën e Tij) dhe nuk ju obligoi në fé me ndonjë vështirësi, në fenë e babait tuaj, Ibrahimit. Ai edhe më parë, e edhe ky (Kur’an) ju quajti myslimanë, e për të qenë i dërguari dëshmitar juaji dhe për të qenë ju dëshmitarë ndaj njerëzve, pra falni rregullisht namazin, jepni zeqatin, përmbahuni me All-llahun se Ai është ndihmëtari juaj. Sa mrojtës i mirë dhe sa ndihmëtarë i madh që është.” (Haxh, 78)
Allahu e Mëshiroftë Shejhun e Islamit, ibn Tejmijen, kur thotë: “…gjithashtu ka ardhur përçarja mes umetit dhe vënia e tyre në sprovë me gjëra që nuk i ka urdhëruar Allahu e as Profeti a.s, siç është rasti kur një njeriu i thuhet: “Ti je Shukejli ose Ferakandi! Këto emërtime janë të kota dhe për to Allahu nuk ka zbritur ndonjë argument, pra nuk ekzistojnë në librin e Tij, as në Sunetin e Profetit të Tij, as në fjalët e të parëve tanë të këtoj umeti fjala Shukejli apo Ferakandi. Ajo që i kërkohet muslimanit është që kur të pyetet të thotë: Unë nuk jam Shukejli e as Ferakandi. Unë jam Musliman, ndjekës i librit të Allahut dhe Sunetit të Profetit të Tij a.s.
Na është përcjellë se Muavija e ka pyetur Ibn Abasin duke i thënë: “Ti i përket popullit të Othmanit, apo Aliut? Ai tha: “ Unë nuk i përkas pupullit të Aliut e as të Othmanit, por unë i përkas popullit të Profetit a.s.” Të njëjtën gjë shprehnin shumica e të parëve, që thonin se të gjitha këto dëshira e kanë vendin në Zjarr. Ndërsa njëri prej tyre shprehej duke thënë: “Nuk di për çfarë të falënderoj Allahun më shumë, për mirësinë që më udhëzoi në Islam, apo për mirësinë që më largoi nga këto pasione dhe epshe?” Allahu i Madhëruar në librin e Tij na quajti muslimanë dhe robber të Allahut, prandaj nuk duhet të largohemi nga këto emra që na ka vënë Allahu e të marrim emra të shpikura nga njerëzit, të cilët i emërtuan ata apo baballarët e tyre e për ta Allahu nuk ka zbritur asnjë argument.
Madje edhe emrat që mund të lejohet emërtimi me ta, siç është përkatësia tek Imam Ebu Hanifja, Maliku, Shafiu, Hambeliu apo të ndonjë shejh siç është Kadiriu, Adijeu etj, apo përkatësia tek fiset siç janë: Kajsi apo Jemani, apo tek vendet siç janë: Shami, Iraki apo Misri (Egjypti).
Nuk i lejohet askujt t`i provokojë njerëzit me këto emërtime dhe as të shpallë dashuri apo urrejtje në bazë të këtyre emërtimeve. Përkundrazi robi më i ndershëm tek Allahu është më i devotshmi, prej kujtdo grupi qoftë ai , e të dashurit e Allahut janë ata që besuan dhe ishin të devotshëm.”
Ndërsa nxënësit e tij, Ibn Kajim el Xheuzije, Allahu e mëshiroftë, edukatori dhe shejhu i Islamit menjëherë pas Ibn Tejmijes ka thënë: “I Dërguari i Allahut a.s në njërën nga betejat e tij dëgjoi një njeri që thoshte: “O ju muhaxhirë”, ndërsa një tjetër thoshte: “O ju ensarë!” Ai u tha: “Si është e mundur që dëgjohen thirrjet e injorancës, ndërsa unë jam ndërmjet jush?!” Ai a.s i tha këto fjalë, edhe pse ato ishin dy emërtime të pastra me të cilat Allahu i kishte emërtuar në librin e Tij, por ai a.s i ndaloi dhe i udhëzoi që ta thërasnin njëri tjetrin, si: :Muslimanë, Besimtarë ose rober të Allahut, sepse kjo është thirrja më e përmbledhëse, ndryshe nga ajo që përçan siç është grupi filan apo filan, Allahut i kërkojmë ndihmë”.
Autori i librit “Fikhu i imam Ibn Kajmit”, si dhe shumë librave të tjerë të dobishëm dhe të mrekullueshme, shejhu i nderuar Bekir Ebu Zejd Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Muslimanët nuk kanë shenjtë tjetër veç Islamit dhe Selamit. O kërkues i dijes! Allahu të begatoftë të dhe dijet tënde, kërkoje dijen me punën the thirr tek Allahu për në rrugën e të parëve. Mos u bëj njeri që hyn e del nëpër grupacione, e në këtë mënyrë të largohesh nga gjërësia drejt ngushticave. Ty të përket Islami si rrugë dhe metodologji, të gjithë muslimanët janë xhemati dhe dora e Allahut qëndron me xhematin, prandaj dije se grupacionet dhe partite nuk ekzistojnë në Islam. Unë kërkoj mbrojte tek Allahu për ty, që të mos biesh pre` e cipëtimit e kështu të bëhesh plaçkë lufte mes grupeve, medh`hebeve të kota dhe partive ekstreme, të cilat dashurinë dhe urrejtjen e kanë të lidhur ngushtë me partinë.
Bëhu kërkues i diturisë në rrugë të mbarë, duke ndjekur gjurmët e të parëve dhe traditat profetike, duke thirrur tek Allahu me dije e duke ue vlerësuar njerëzve mirësinë që të kanë bërë dhe prioritetin e tyre. Ta dish se partite kanë rrugë dhe forma të shpikura, të cilat nuk i kanë njohur të parët tanë, e që janë pengesa më e madhe në kërkimin e dijes dhe sjellin përçarjen e xhematit. Sa shumë e kanë dobësuar këto parti litarin dhe bashkimin Islam she për shkak të saj muslimanët kanë përjetuar fatkeqësi. Prandaj ki kujdes, Allahu të mëshiroftë nga këto parti grupacione rreth të cilave sillen njerëzit dhe shfaqin të keqen ata që duan ta shfaqin. Ato janë si vorbulla e një uji, e cila e mbledh ujin me shumë mund dhe e derdhë atë pa dobi, me përjashtim të atij që ka mëshiruar Allahu dhe kthehet e merr rrugën që përshkori Profeti a.s dhe shokët e tij r.a.
Marrë nga Libri: "Min kisail madin fi ehadithi sejidil murselin"
www.teuhid.net