Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Agjerimi i Pejgamberit[sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]ne Ramazan

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin

Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 36

Agjerimi i Pejgamberit[sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]ne Ramazan Empty
MesazhTitulli: Agjerimi i Pejgamberit[sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]ne Ramazan   Agjerimi i Pejgamberit[sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]ne Ramazan Icon_minitimeSat Jun 28, 2014 12:21 pm

Agjerimi i Pejgamberit[sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]ne Ramazan RamadanFalenderimi i qofte All-llahut…Bekimi dhe paqeja qofshin mbi Pejgamberin e Tij dhe mbi te gjthe ata qe e pasojne ate.
Po ju paraqesim agjerimin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke permendur farzet, rregullat, duate, vendimet e agjerimit dhe llojet e saj, veprat qe e prishin agjerimin dhe gjerat tjera. Lusim All-llahun xhel-le shanuhu qe t’u mundeson muslimaneve praktikimin e sunnetit te Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ne cdo veper, qofte ajo e madhe ose e vogel.
Definicioni i agjerimit eshte: Agjerimi eshte adhurim ndaj All-llahut [subhanehu ve tea'la] duke lene ato vepra qe e prishin agjerimin nga mengjesi e deri ne perendim te diellit.
Agjerimi i Ramazanit: Agjerimi i Ramazanit eshte njera prej shtyllave te Islamit, sic thote Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “Islami ngritet mbi pese shtylla: Deshmia se s’ka te adhuruar pervec All-llahut dhe se Muhammedi eshte i derguar i Tij, falja e namazit, dhenia e zekatit, agjerimi i Ramazanit dhe shkuarja ne haxhxh”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi.)
Njerezit gjate agjerimit
-Agjerimi eshte farz per cdo musliman te mosherritur, te mencur, qe ka mundesi ta beje kete dhe nuk eshte udhetar.
-Kafiri nuk agjeron dhe nuk e ka detyre ta beje kaza agjerimin nese e pranon Islamin.
-I vogli, i cili nuk ka arritur kohen e mosheritjes, nuk e ka per detyre te agjeron, edhe pse eshte mire te urdherohet qe te agjeroje me qellim qe te mesohet.
-I semuri me semundje te papritur, i cili pret qe te sherohet, nese eshte per te agjeruar mund te mos agjeroje, te cilin e ben kaza pasi qe te sherohet.
-I cmenduri nuk duhet te agjeroje as te ushqeje tjeret (si shpagim) edhe pse eshte i madh. Gjithashtu edhe idioti (njeriu me zhvillim mendor shume te manget nga lindja), i cili nuk mund te dallon dhe plaku, i cili nuk mund te dallon.
-Ai qe nuk mund te agjeron nga ndonje shkak i perhershem, sic eshte pleqeria e rende edhe i semuri prej ndonje semundje qe nuk mund te sherohet, duhet te ushqeje per cdo dite nga nje te varfer.
-Gruaja shtatzene dhe gjidhenesja nese u vjen rende, mund te mos agjerojne nga shkaku i shtatzenesise dhe gjidhenies ose nese kane frike per foshnjen e tyre, mund te mos agjeroje dhe kete ta bejne kaza pasi qe te largohet frika.
-Ajo qe eshte ne menstruacion dhe ne periudhe te lehonise, nuk agjeron gjate menstruacionit dhe lehonise, kurse pasi qe te kalon kjo kohe e ben kaza.
-Ai qe detyrohet te prish agjerimin per te shpetuar ndokend nga mbytja ose djegia, me vone kete e ben kaza.
-Udhetari nese don agjeron, e nese don e prish agjerimin, e pastaj i bene kaza ditet ne te cilat nuk ka agjeruar, pa marre parasysh a eshte udhetimi i perkohshem ose i perhershem. Pra, agjerimi mund ta prish, pasiqe eshte jashte vendit te vet.
Rregullat e agjerimit
1- Nijeti:
ثshte farz te nijet para mengjesit ne agjerimin e Ramazanit, ngase Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thote: “Ai qe nuk vendos agjerimin para mengjesit, nuk ka agjerimi”. (Hadithi eshte sahih, transmeton Ebu Davudi.)
Gjithashtu Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thote: “Ai qe nuk ben nijet per agjerim naten (dmth: para mengjesit), nuk ka agjerim”. (Hadithi eshte sahih, transmeton Nesaiu.) Vendi i nijetit eshte zemra, kurse te berit nijet me goje nuk transmetohet nga Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e as nga ndonje sahabi.
2- Koha e agjerimit:
All-llahu [subhanehu ve teala] thote:
“Hani dhe pini derisa qarte te dallohet peri i bardhe nga peri i zi ne agim…” (El-Bekare: 187)
Ekzistojne dy lloj agimesh:
- Agimi i rrejshem: Ne kete kohe nuk lejohet falja e namazit te mengjesit (sabahut), ku agjeruesi nuk e nderpret ushqimin agjeruesi. Ky mengjes eshte kur te del nje drite e bardhe e gjate e ndricueshme dhe e ngritur si bishti i luanit.
- Agimi i vertete: Ne kete kohe ndalohet ngrenia per agjeruesin dhe fillon koha e namazit te sabahut. Kjo kohe eshte kur paraqitet drita e kuqe e perhapur cdokund mbi kodra e male.
Kurse, kur te drejtohet nata nga lindja e te shkon dita nga perendimi dhe te perendon dielli, atehere lejohet qe agjeruesi te beje iftare. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thote: “Kur te drejtohet, te vjen nata nga kjo ane (lindja) e te shkon dita nga kjo ane (perendimi) dhe te perendon dielli, agjeruesi lejohet te ben iftar”. (Tra. Buhariu dhe Muslimi.) Dmth: pas perendimit te diellit edhe pse shihet drita e tij.
3- Syfyri (Suhuri):
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thote: “Vija ndarese mes agjerimit tone dhe agjerimit te ehli kitabit eshte ngrenia e syfyrit”. (Tra. Muslimi)
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thote: “Bereqeti eshte ne tre gjera: Ne xhemat (bashkesi), ne pacamure (pershesh) dhe ne syfyr”. (Hadithi eshte sahih, tra. Taberaniu ne “Mu’xhemul-kebir”.)
Syfyri eshte bereqet ngase eshte pasim i sunnetit te Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe te mundeson qe me lehte ta kalosh agjerimin. Pastaj, syfyri eshte ushqim i bekuar, sic e ka emertuar Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke thene: “Nxitoni ne ushqimin e bekuar”. (Hadithi eshte sahih, tra. Ebu Davudi.)
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thote: “Syfyri eshte ushqim i bereqetshem, prandaj mos e leni, se paku pini nje gllenke uje, ngase All-llahu dhe meleket bejne dua per ate qe ngrihet per te ngrene syfyr”. (Hadithi eshte sahih, tra. Ebu Davudi.)
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thote: “Sa syfyr i mire per besimtarin eshte hurma”. (Hadithi eshte sahih, tra. Ebu Davudi.)
Prej sunnetit te Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] eshte vonimi i syfyrit deri ne mengjes.
4-Agjeruesi duhet lene:
a-Theniet e rrejshme. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thote: “Kush nuk i len theniet e rrejshme dhe veprimin me to, All-llahu nuk ka nevoje qe ai ta len ushqimin dhe pijen”. (Tra. Buhariu)
b-Fjalet e kota dhe te jomoralshme. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thote: “Agjerimi nuk eshte largim nga ngrenia dhe pija, por agjerim eshte largimi nga fjalet e kota dhe te jomoralshme, ashtu qe nese te shan dikush ose nuk sjellet mire ndaj teje, thuaj: une agjeroj, une agjeroj”. (Hadithi eshte sahih, tra. Iben Huzejmeja.)
5-Agjeruesit i lejohet:
- Te behet xhunub. Aisheja radijall-llahu anha tregon se “Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e takonte mengjesi duke qene xhunub, e kur ngritej lahej dhe vazhdonte agjerimin”. (Mutefekun alejhi)
- Te perdor misvakun. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thote: “Sikur mos t’i vinte rende ummetit tim, do t’i urdheroja te perdorin misvakun ne cdo abdest”. (Mutefekun alejhi)
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ne kete hadith nuk vecoi agjeruesin prej te tjereve. Duke u nisur nga kjo, themi se perdorja e misvakut eshte sunnet edhe per agjeruesin para cdo abdestit dhe para cdo namazit, dhe ne cdo kohe, qofte para ose pas drekes.
- Shperlarja e gojes dhe hundes. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] shperlante gojen dhe hunden edhe pse ishte duke agjeruar, mirepo i ka ndaluar agjeruesit ta teprojne gjate shperlarjes se gojes dhe hundes, duke thene: “…shperlaje mire hunden, pervecse nese je i agjerueshem”. (Hadithi eshte sahih, tra. Ebu Davudi.)
- Afrimi grave dhe puthja e tyre. Aisheja radijall-llah anha tregon se “Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i puthte (grate e tija) duke qene i agjerueshem, mirepo e permbante veten”. (Mutefekun alejhi)
Mirepo, kete nuk ia preferojme te riut, ngase ndodh qe nuk mund ta permban veten e tij e te beje marredhenie me gruan e tij, gje e cila ia prish agjerimin, kurse i lejohet plakut, ngase “ai mund te permban veten e tij”. (Hadithi sahih, tra. Ahmedi.)
- Analiza e gjakut dhe marrja e injekcioeneve joushqyese. Pasiqe keto gjera as qe ushqejne e as qe kalojne neper fyt, nuk konsiderohen prej veprave qe e prishin agjerimin.
- Hixhameja. Ibni Abbasi radijall-llahu anhu thote: “Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka bere hixhame duke qene i agjerueshem”. (Buhariu) Ne kete hyn edhe nxjerrja e dhembit.
- Shijimi i ushqimit. Kjo veper nuk e prish agjerimin nese nuk hyn ne fyt. Kjo qe thame vlen edhe per pasten e dhembeve, ngase transmetohet nga Ibni Abbasi radijall-llahu anhu, i cili thote: “S’ka gje nese shijon uthullen ose ndonje gje tjeter, nese kjo nuk deperton ne fyt, kur je agjerueshem”. (Buhariu)
- Perdorimi i syrmeve dhe pikave qe hudhen ne sy. Keto gjera nuk e prishin agjerimin pa marre parasysh se a depertojne ne fyt ose jo, ngase Imam Buhariu [rahimehull-llah] thote: “Enesi iben Maliku, Hasan Basriu dhe Ibrahim Nehaiu i kane lejuar perdorimin e syrmes agjeruesit (agjerueses)”.
6- Iftari.
- Nxitimi i iftarit. Kjo veper eshte prej sunnetit te te Derguarit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe eshte ne kundershtim me traditen e cifuteve dhe te krishtereve, te cilet presin derisa te dalin yjet. I Derguari [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thote: “Njerezit jane ne te mire perderisa e nxitojne iftarin”. (Mutefekun alejhi)
“Ummeti im do te mbesin ne sunnetin tim, perderisa nuk vonojne iftarin derisa te dalin yjet”. (Hadithi sahih, tra. Iben Hibbani.)
- Ngrenia e iftarit duhet te jete para faljes se akshamit. Enesi radijall-llahu anhu thote: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] hante iftarin para se te falej”. (Hadithi eshte hasen, tra. Ebu Davudi.)
- Me cka eshte mire te fillohet iftari? Enesi [radijall-llahu anhu] thote: I Derguari bente iftar me hurma te fresketa, nese nuk kishte te fresketa, atehere me te thata, e nese nuk kishte hurma, atehere pinte uje”. (Hadithi eshte sahih, tra. Ebu Davudi.)
- ا’duhet thene para se te fillosh te hashe iftare? Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thote: “Agjeruesi ne kohe te iftarit posedon dua qe nuk refuzohet”. (Hadithi eshte sahih, tra. Iben Maxheja.)
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] gjate iftarit thoshte:
“Shkoi etja, u lagen venet dhe mbeti shperblimi insha-all-llah”. (Hadithi eshte hasen, tra. Ebu Davudi.)
7- Veprat qe prishin agjerimin:
- Ngrenia dhe pirja me qellim. Agjerimi prihet pa marre parasysh nese ky ushqim eshte i dobishem ose eshte i demshem, sic eshte pirja e duhanit. Mirepo, nese e ben kete nga harresa, me gabim ose nga perdhunimi, atehere s’ka gje insha-all-llah. I Derguari [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thote: “Nese nje njeri nga harresa han dhe pin, le ta ploteson (vazhdon) agjerimin e tij, ngase ky eshte ushqimi me te cilin e ka ushqyer All-llahu dhe pije qe ia ka ofruar All-llahu”. (Mutefekun alejhi)
- Vjellja me qellim. Nese vjell me qellim, agjerimi prishet, e nese vjell pa qellim, atehere nuk prishet agjerimi. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thote: “Ate qe e kape vjellja nuk duhet ta beje kaza, kurse ai qe vjell me qellim duhet ta beje kaza”. (Hadithi eshte sahih, tra. Ebu Davudi.)
- Maredheniet seksuale. Nese i ndodh nje gje e tille njeriut gjate Ramazanit, kjo ia prish agjerimin, mirepo nuk i lejohet te han dhe te pin gjate tere dites deri ne iftar, e pastaj kete duhet ta kompenzon dhe te shpaguan, duke liruar nje rob. Nese nuk ka rob, atehere duhet te agjeron dy muaj pa nderprere, e nese nuk ka mundesi ta beje as kete, atehere duhet te ushqen gjashtedhjete te varfer.
- Injeksionet e infuzionit. Keto injeksione e prishin agjerimin, ngase jane ushqim.
- Menstruacioni dhe lehonia. Gruas ia prishin agjerimin menstruacioni dhe lehonia. Kur t’i kalon kjo periudhe, duhet t’i kompenzoje ditet e kaluara.
- Injeksionet e gjakut. Nese agjeruesi ka gjakderdhje te madhe, e i jepet gjak per te zevendesuar gjakun e derdhur, kjo ia prish agjerimin.
8- Kompenzimi (Kazaja):
Ai qe ka prishur agjerimin me ndonje arsye eshte e pelqyeshme qe te nxiton t’i kompenzon keto dite. Nese nuk ka mundesi t’i agjeron panderprere, mund ti nderprese.
Te gjithe dijetaret jane te pelqimit se ai qe ka vdekur e i kane mbetur namaze pa falur, askush nuk duhet t’ia kompenzon. Gjithashtu edhe ai i cili vdes e nuk ka mundur te agjeron, askush nuk duhet te agjeron per te, por per cdo dite duhet te ushqen nga nje te varfer. Nese i vdekuri ka zotuar agjerim, atehere te afermit e tij duhet te agjerojne, ngase Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thote: “Ai qe vdes e ka zotuar agjerim, duhet te agjeron i afermi i tij”. (Mutefekun alejhi)
9- Lenia e namazit dhe agjerimi:
Ai qe agjeron, kurse e len namazin, duhet te dije se ka lene nje shtylle me te rendesishme se agjerimi. Agjerimi nuk ka mundesi t’i beje aq shume dobi nese ky njeri e le namazin, ngase namazi eshte shtylle e fese, ngase ai qe e le namazin, mund te del prej feje, kurse ai qe del prej feje, prej tij nuk pranohet asnje veper. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thote: “Marreveshja qe eshte mes neve dhe atyre eshte namazi, ai qe e le ka bere kufer”. (Hadithi eshte sahih, tra. Ahmedi.)
10- Namazi i nates (teravija)
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nje kohe e ka falur namazin e taravise me xhemat, e pastaj e ka lene duke pasur frike se po i behet farz ky namaz ummetit te vet, e paataj nuk do te kene mundesi ta kryejne. Ky namaz falet tete rekate pa vitrin, sic transmeton Aisheja radijall-llahu anha e cila thote: “Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] as gjate Ramazanit, e as jashte Ramazanit nuk falte mbi njembedhjet rekate”. (Mutefekun alejhi) Kur e ka ngjallur Omeri radijall-llahu anhu kete sunnet ne hilafetin e tij, i ka tubuar njerezit ne njembedhjete rekate, qe te jete ne perputhje me sunnetin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. (Shiko: “El-Muveta”, 1/115). Te gjitha transmetimet qe i kundershtohen kesaj jane te dobeta, dobesine e te cilave e kane treguar dijetaret e pranueshem te shkences se hadithit. Kete qe e bejne shumica e njerezve sot, nuk eshte prej sunnetit te Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], e as prej vepres se Omerit [radijall-llahu anhu]. Prandaj, muslimani obligohet te vepron sipas sunnetit te Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] edhe pse shumica e njerezve e kane lene pas dore kete sunnet. Pastaj, ky nxitim qe e shohim ne namazin e muslimaneve, qofte gjate leximit te Kur’anit, gjat rukuse, sexhdes, e tj ne shume raste e demton namazin, e ne disa raste edhe e prish namazin. Zoti na ndihmofte!
11- Sadakatul-fitri
Sadakatul-fitri eshte farz duke u bazuar ne hadithin qe e transmeton Iben Omeri [radijall-llahu anhu], i cili thote: “Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ka bere farz sadakatul-fitrin per njerezit ne Ramazan”. (Mutefekun alejhi)
Zekatul-fitri eshte vaxhib per cdo musliman, qofte i vogel ose i madh, burre ose grua, i lire ose rob.
Sasia e saj. Zekatul-fiter duhet dhene nje sa’ (kater grushta) ose gjysme sa’i (dy grushta) nga ajo qe me teper ushqehen njerezit ne ate vend, nese i tepron nga ushqimi mbi nje dite e nje nate.
Zekatul-fitri nxiret diten e Bajramit para se te falet namazi i Bajramit, mirepo mundet te jepet edhe para kesaj dite (nje ose dy dite), kurse nuk lejohet te vonohet pas namazit te bajramit.
Lusim All-llahun Fisnik, Zotin e Arshit te madh, qe kete veper ta beje te sinqerte per hire te Fytyres se tij te Ndershme dhe prej shkaqeve te hyrjes ne xhenetun-neim. Amin.mjalta2


Agjerimi i Pejgamberit[sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]ne Ramazan Logo_r14
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Agjerimi i Pejgamberit[sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]ne Ramazan
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rregullorja :: Temat per portal-
Kërce tek: