Kush obligohet me dhenien e zeqatit?
--------------------------------------------------------------------------------
Kush obligohet me dhenien e zeqatit?
E para: Liria. Nuk obligohet zeqati ndaj robit përarsye se ai nuk zotëron pasuri, sepse e tëra ajo që e posedon ai është pronë e zotëriut të tij, kështu që zeqati i robit është obligim ndaj zotëriut të tij.
E dyta: Që zotëruesi i pasurisë të jetë musliman. Nuk obligohet te jep zeqat jomuslimani, përarsye se zeqati është adhurim dhe nënshtrim ndaj Allahut (subhanehu ve teala) e pabesimtari nuk është prej këtyre dyjave. Gjithashtu, zeqati ka nevojë për njet e kjo nuk relizohet prej pabesimtarit. Mirëpo, sa i përket obligueshmërisë ndaj tij ka për qëllim se ai është i komunikuar me të dhe do të dënohet në ahiret me dënim të veçantë. Vendpolemika dhe debati mes dijetarëve është hadithi i Muadhit (radijallahu anhu) “Thirri ata në fjalën La ilahe il-lallah Muhamedun resulullah, pastaj e ka përmendur (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) namazin dhe tha: “E nëse të përgjigjen e të pasojnë ne këtë tregoju atyre se Allahu i ka obliguar ata me sadaka (zeqat) që merrët nga të pasurit dhe u dedikohet të farfërve. (Muttefekun alejhi).
Nga ky hadith shihet se Pejgamebri (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) e ka bërë Islamin kusht për obligueshmërinë e zeqatit.
E treta: Arritja e nisabit. Nuk obligohet zeqati pa arritjen dhe plotësimin e tij. Nisabi është sasia e caktuar e pasurisë, që me plotësin e kësaj sasie bëhët obligim yeqati, në të kundërten jo. Pasmarrëparasysh se a është zotëruesi i nisabit i rritur apo i vogël , i mençur apo i çmendur, ai vetëm me arritjen e tij i bëhët obligim zerqati, sepse për këtë ka bazë dhe argumente.
E katërta: Posedimi i pronësisë. D.m.th., që ai që nuk posedon pasuri, apo posedon mirçpo nuk është prone e tija, nuk ka zeqat në këtë pasuri. Gjithashtu në pasurinë që nuk është përqëndruar apo vërtetuar pronësia e saj. Sikurse borxhi i shkresës përshkak se shkruesi zotëron pamundësinë që në këtë rast ndalohet nga dhënja e zeqatit.
E pesta: Kalimi i një viti në pasuri. Hadithin që e transmeton Ajshja ( Allahu qoftë i kënaqur me të) “Nuk ka zeqat në pasuri përderisa në të të kaloj një vit” (transmeton Tirmidhiu kuptin e tij).
Ky definicion apo ky rregull nuk i përfshinë edhe ato që bijnë nga toka, si: drithërat dhe frutat, përshkak se në to obligohet zeqati me rastin e vjeljës – korrjes së tyre. Atëherë në këtë rast nuk mirret në konsiderate kalimi i një viti. Mirëpo, ky rregull (kalimi i një viti) mbet kusht në para, bagëti dhe tregtëi si mëshirë dhe leshtësim për zotëruesin e kësaj pasurie që të shtohet zhvillimi në te.
- Të prodhuarat nga bagëtitë, në të cilat obligohet në to zeqati dhe fitimi në tregëti viti i këtyre dyjave është ne të njejtin vit, andaj nuk kushtëzohet që në këto dy pasuri tëkaloj vit i posçëm nëse këto pasuri e kanë arritur nisabin, e nëse nuk arrihet nisabi fillon viti me arritjen e nisabit në to.
- Ajo që personi e përgatitë prej pasurisë për qira, si, automjete, dyqane e shtëpi nuk ka zeqat në essence. Mirëpo, obligohet zeqati në fitimin e saj nëse e arrinë nisabin vetvetiu apo me dhënjen dikujt tjetër me qira dhe ka kaluar në të një vit.
- Kujt i është obliguar zeqati dhe ka vdekur para dhënjes së tij, oligohet dhënja e tij nga pasuria e lënë. Kështu që nuk bjen me vdekjen e tij. Argument për këtë është hadithi i Pejgamebrit (sal-lallahu alejhi ve sel-lem): “Borxhi i Allahut është mëmeritor për kryerje”. (transmeton Buhariu, Muslimi dhe të tjerët).
Këtë zeqat e jep trashëgimtari apo diksuh tjetër nga pasuria e lënë nga i vdekuri, përarsye se zeqati është obligim që nuk bjen me vdekje dhe është borxh në qafë të të vdekurit, andaj obligohet lirimi i tij nga borxhi.
Salih bin Fevzan bin Abdullah El-Fevzan