Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Shikimi i faqeve pornografike nga fëmijët

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Usame
Moderator
Moderator
Usame


Numri i postimeve : 381
Join date : 05/06/2009

Shikimi i faqeve pornografike nga fëmijët Empty
MesazhTitulli: Shikimi i faqeve pornografike nga fëmijët   Shikimi i faqeve pornografike nga fëmijët Icon_minitimeFri Jul 31, 2009 1:12 am

Çështje e dorës së dytë apo problem shqetësues i shoqërisë?

“Nëse mungon fuqia e edukatës fetare, shfaqet fuqia e edukatës së rrugëve dhe epsheve.”
Këtë rregull e kanë pranuar të gjithë. Madje dhe ata që u takojnë mendimit sekularist. Gjithashtu edhe shkollat përendimore, të cilat përcjellin problemet shpirtërore të shoqërisë.

Fjala “porno” apo “pornografi” rrjedh nga gjuha greke, që don të thotë: “Letër deri tek laviret”. Ndërsa sot ky term merr një kuptim edhe me të gjerë. Merr kuptimin e paraqitjes së shëmtuar, me cinizëm e pa pikë turpi të marrëdhënieve seksuale në arte e në letërsi, që është karakteristike për moralin borgjez; tërësia e pikturave, e fotografive, e filmave, e shkrimeve etj.

Sam Provenpaku, anëtar i kongresit amerikan, gjatë mbledhjes së komisionit për kushtetutë, që u mbajtë në vitin 2004 në SHBA, për ta diskutuar çështjen e efktit të pornografisë në martesë, familje dhe në fëmijë, ka thënë: “Shumica e amerikanëve e dinë mirë se pornografia është diçka e keqe. Mirëpo, asnjëherë nuk e dinë sasin e dëmit të madh që shkakton tek ata që e përdorin atë dhe për familjën në përgjithësi. Gjithashtu ai ka shprehur se një e treta e avokatëve nga anëtarët e akademisë amerikane për gjykime familjare, kanë zfbuluar gjatë seancave gjyqësore se frekuntimi i faqeve pornografike të internetit kanë luajtur një rol të madh në çështjet e divorcit.

Shoqata Kanadeze për edukimin dhe ruajtjen e familjes në vitin 2004 ka bërë të ditur se një numër i madhë fi studimeve ka vërtetuar se ekziston një lidhje e fortë mes frekuentimit të fëmijëve në pikat pornografike dhe moralit të shfrenuar. Duhet patjetër që të bëhet kushtetuta për ruajtjen e fëmijëve nga shikimi i pornografisë, pamvarësisht qoftë nga kanalet televizive, revistave apo parandalimeve nga interneti.

Në Gjermani, në një studim thuhet se krimet seksuale janë pakësuar pasi që është vënë ligji për mbikqyrjen ndaj lëndës së pornografisë.

Në Japoni, njëra nga partitë ka bërë kërkesë që të përpilohet një nen i kushtetutës për ruajtjen e fëmijëve nga pornografija pasiqë kjo dukuri ka marrë përmasa të gjëra në shoqëri. Ministria për edukimin seksual të Japonisë ka zbuluar se vetëm në Japoni ekzistojnë 1200 faqe pornografike të internetit dhe krahas kësaj dukurie nuk ka asnjë ligj për t’i ruajtur fëmijët nga ky vërshim i ndotur.

Dona Rais Hoges, e shquar si njëra që më së shumti i ka dhënë rëndësi ruajtjes së fëmijëve nga shikimi i pornografisë, ka shkruar një temë duke shënuar efektet e këqija, të cilat rridhnin nga ky gjest:



1. Shikimi i pornografisë nga fëmijët i bën ata viktimë e shfrnimit seksual

Ky studim bën të qartë se interneti është mjeti “më mirë” për ata të sëmuarit me dashurinë ndaj fëmijëve dhe ujqërit e seksit. Ky grup i njerëzve bën përhapjen e pornografisë që të jetë ushqim i grackës për fëmijët. Në këtë mënyrë ata gjejnë mënyrën për të hyrë në bisedë rreth mardhënijeve me fëmijët, kërkojnë pretë e tyre në dhomat e çatit dhe sa herë që shtohet vizita nëpër faqet pornografike shtohet edhe rreziku i epshit të egërsuar. Dhe për ta realizuar patjetër atë që ka parë, ai nuk e konsumon formën se si arrinë deri te kjo; qoftë në mënyrë të rrëmbimit, grabitjes apo ngacmimeve me fëmijë.



2. Shikimi i pornografisë shkakton sëmundje gjenitale, shpie deri tek shtatzania jashtëmartesore dhe vuajtje shpirtërore

Fëmijët të cilët shikojnë pornografi rreziku i tyre fillonf prej me shikimin e fotografive të lakuriqësuara e duke vazhduar me mardhëniet seksuale të turpshme dhe të egra. Këtu fëmijët marrin një mesazh të ri nga tregëtarët e atyre faqeve: “kënaqu pa frikën e askujt”. Ska dyshim se pornografia nxit për realizimin e atyre akteve që shohin pa ndonjë përgjegjësi dhe kjo dukuri rrezikon shëndetin e fëmijëve. Shumica e atyre fëmijeve që emitojnë veprimet e atyre pamjeve që shohin sëmurën nga sëmundjet gjenitale. Tre miljon nga adoleshentët amerikan janë të sëmuar nga kjo sëmundje. Që nga vitet e tetëdhjeta të shekullit të kaluar, në SHBA është dyfishuar sëmundja sifilis (syphilis), sëmundje kjo që përhapet shpejt me kontaktimin e atyre që e mbajnë këtë sëmundje. Njëherit kjo sëmundje mund të bëhët edhe më e rrezikshme nëse nuk shërohet në fillin e saj. Kjo shfaqët me problemin shëndetësor të disa sëmundjeve trupore e mund të kalojë edhe në sëmundjen e sidës.

Gjithashtu lindjet jashtëmartesore janë shtuar tek femrat që shikojnë pornografi. Të intervistuara 932 femra, pohojnë 77 % të tyre se shikimi i pornografisë ka qenë shkak kryesor për shtatzanin jashtëmartesore.



3. Pornografija ua prish moralin fëmijëve dhe mbjell tek ata epsh të pakontrolluar

Në një sondazh i bërë tek 600 nxënësa dhe nxënëse te shkollave të mesme në amerikë, 91 % prej meshkujve dhe 81% prej femrave kane ndjekur pamje pornografike, 66% prej meshkujve dhe 40% prej femrave jane në gadishmeri për të realizuar dhe praktikuar atë që kanë parë, 31 % prej meshkujve dhe 18 % prej femrave kanë bërë ashtu siç kanë parë në pamjet pornografike.

Truri i fëmiut është si një inçizues i ri, çdogjë që sheh apo dëgjon, e regjistron mënjëherë. Nëse ai takohet me këto pamje të shëmtuara, formohen tek ai kuptime dhe synime të gabuara dhe devijuese. E nëse ky fëmijë është mësuar ta shuaj epshin e tij përmes maturbimit, apo duke shikuar fotografi dhe filma pornografik, do të bëhët ky gjest i pandarë nga ai edhe pas martesës.

Fëmiu deri në moshën 10-12 vjeçare nuk e ka shumë epshin e zhvilluar. Deri në këtë moshë nëse ai përballohet me një edukatë të mirëfilltë nga prindërit e tij, veçanërisht lidhur me mardhëniet intime dhe epshin, ai edhe më tujte do të vazhdojë të ketë bindje dhe orjentim të mirëfilltë.

E nëse kjo i mungon dhe nuk ka ndonjë ruajte, përcjellje dhe mbikqyrje ai do të bëhët viktime e edukatës së rrugëve dhe asaj që sheh dhe dëgjon.

Ajo që dua të theksoj pas të gjitha këtyre të dhënave nga këta njerëz të huaj është: edhe pse shumë mirë e dinë rrezikun dhe dëmët që shkakton kjo dukuri e keqe, mirëpo çdoherë u mungon ilaçi për shërimin e kësaj sëmundje. Parimi “lirija e të shprehurit” është i pashmangshëm në kushtetuten e demokracisë.

Ata sa herë që përballën më sëmundjet e aidsit, bëjnë studime mjeksore se si ta shërojnë, pa u preokupuar me shkakun fillestarë të këtyre sëmundjeve.

Ndërsa Islami, ndryshe nga ata dhe të tjerët, çdo sëmundjeje ia ofron shërimin e duhur. Shpëtimi i njerëzve, shërimi i sëmundjeve të tyre, nuk bëhët ndryshe pos ashtu siç ka dashur All-llahu i Lartë. Pra, ai është Islami.

Islami ndalon shikimin në vendet e turpshme, ndalon shikimin e femrave të zbuluara. Pra, edhe pornografija merr të njejtën ndalesë. Edhe nëse këto shikohen me qëllim të rritjes së epshit mes bashkëshortëve.

Andaj duhet t’i ruajm fëmijët nga shikimi i pornografisë, t’i ruajm ata nga përçuesit deri tek ajo. T’ua mësojmë moralin, t’i këshillojmë gjithmonë.

Vërtetë ky gjest shtazarak nga njerëz të sëmuar nga epshi nuk ka mundësi të parandalohet dhe të pastrohet shoqëria nga kjo përveç me besim të pastër dhe udhëheqës që i takon këtij besimi të pastër, që veçon njësi të veçantë për t’i ndaluar ata që dëshirojnë të përhapet e keqja dhe shkatërrimi në shoqëri, duke i edukuar dhe dënuar.

Përhapja e pornografisë dhe qindra problemeve të tjera është problem i tërë globit, që është prishur dhe është prishur dhe shoqëria jonë duke i pasuar ata. Sepse shoqëria jonë i ka pasuar ata pëllëmbë për pëllëmbë dhe ka hyrë në birë të hardhucës ku kanë hyrë ata.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Shikimi i faqeve pornografike nga fëmijët
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Abortimi [ www.Forum-Islamik.com] - Ndalohet shikimi nen moshen 16 vjece
» 14 mënyra për ta bërë Ramazanin të veçantë për fëmijët tuaj
» Video ligjerate ''Si ti edukojmë fëmijët tanë'' Dhulkarnejn Ramadani

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Gruaja dhe Familja në Islam-
Kërce tek: