Usame Moderator
Numri i postimeve : 381 Join date : 05/06/2009
| Titulli: Kush e Feston Vitin e RI Mon Dec 14, 2009 8:32 am | |
| Kush e feston vitin e ri Shtune, 12 Dhjetor 2009 13:30 Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
"O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!" (Ali Imran: 102)
"O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju." (En-Nisa:1)
"O ju besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh." (El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë - udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu 'alejhi ve sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid'at dhe çdo bid'at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në zjarr...
Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], Pejgamberi ynë, kahmoti ka thënë një fjalë, e fjala e tij ëshë e vërtetë absolute, që në ditët tona shohim realizimin e saj. Ai tha: "Do t’i pasoni traditat e popujve që kanë qenë para jush, pëllëmbë pas pëllëmbe, krah pas krahu, madje edhe nëse hynë në vrimën e hardhucës do t’i pasonit". (Buhariu, Muslimi)
Prej fatkeqësive që i kanë goditur muslimanët në kohën tonë është po ky realitet, përgjasimi i tyre me të pafetë, jehudët dhe të krishterët. Shpeshherë i sheh ata se si të verbëruar imitojnë traditat e të huajve, veshëmbathjen e tyre, madje edhe festat e tyre ua madhërojnë.
Pikërisht festimi i Viti të Ri sipas kalendarit Gregorian, jep të kuptojmë se sa muslimanët imitojnë të tjerët, duke patur parasysh faktin se festa e Vitit të Ri është festë e jomuslimanëve. A mund të ketë fatkeqësi më të madhe se pasimi i armiqve dhe zënia e tyre për miq?!
Vini re se ç’thotë All-llahu i Madhëruar:
"O ju që besuat! Mos i merrni për miq ata që tallen dhe luajnë me fenë tuaj prej atyre që u është dhe libri para jush e as jobesimtarët. Kini dro All-llahun po qe se jeni besimtarë" (Maide, 57)
"(Robërit e Zotit janë) edhe ata që nuk prezentojnë në gjërat e kota dhe kur (rastësisht) kalojnë pranë së keqes, kalojnë duke e ruajtur karakterin e vet." (Furkan, 72)
"O ju që besuat! Mos zini miq as jehuditë as krishterët. Ata janë miqtë e njëri-tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtetë All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqarë." (Maide, 15)
"Ti (Muhammed) lajmëroi munafikët se me të vërtetë ata kanë një dënim të dhembshëm. Janë ata që, përkundër besimtarëve, i miqësojnë jobesimtarët. Vallë, a mos kërkojnë fuqi te ta? S’ka dyshim, e tërë fuqia i takon All-llahut." (Nisa, 139)
"As jehuditë, e as të krishterët kur nuk do jenë të kënaqur me ty derisa të pasosh fenë e tyre. Thuaju: udhëzimi i All-llahut është udhëzim i drejtë, e nëse pasi që të ka ardhur ty e vërteta shkon pas mundimeve të tyre, nuk ka kush të të ndihmojë e as të mbrojë nga All-llahu." (Bekare, 120)
"Dhe mos anoni kah ata që bëjnë zullum e për atë shkak t’ju kap zjarri, sepse përveç All-llahut nuk keni ndonjë mbrojtës, e mbeteni të pandihmuar." (Hud, 113)
"O ju që keni besuar! Mos thuani: Na përcill, po thuani: Na shiko, dhe respektoni! Mos-besimtarët kanë dënim të dhembshëm." (Bekare, 106)
Ibën Kethiri, All-llahu e mëshiroftë, gjatë komentimit të këtij ajeti thotë: "Në këtë ajet ka ndalim të rreptë dhe kërcënim të ashpër për atë që imiton kafirat në fjalë, vepra, veshëmbathje, festa, ibadete ose ndonjë tjetër çështje të tyre e që nuk është e ligjshme për ne."
Nga sunneti i pastër mund të veçojmë fjalën e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: "Kush i përngjan një populli ai është prej tyre."
Dijetarët islam, në kuptimin e fjalës "kush i përngjan një populli" thonë: "Kush vishet me teshat e tyre, ec pas rrugës së tyre, sillet sikurse ata, bën punët e tyre, ai është sikur ata në dispozita dhe dënim, dhe përfundimin e ka të njëjtë me ta, aq sa ka marrë prej tyre dhe aq sa i ka imituar. E kjo është kështu, sepse mes formës së jashtme dhe brendësisë ka lidhje dhe pajtim. All-llahu [subhanehu ve teala] e ka dërguar Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] me ligj dhe rrugë të qartë, e në to ka fjalë, vepra dhe sjellje plotësisht të ndryshme nga ato të atyre, që u është hidhëruar All-llahu (jehudive) dhe të humburve (krishterëve). Kështu që askush nuk largohet nga ligji dhe rruga islame dhe nuk e len atë për shkak të asaj që është te kafirat, përveç atij që në zemrën e tij ka sëmundje dhe dyshime, qofshin ato ngurrime apo nifak (hipokrizi). Për këtë shkak hukmin e kanë të njëjtë.
S’ka dyshim se festat dhe ajo që lidhet me to, si kremtime, ushqime, pije, veshje, zbukurime, lojëra, pushime janë gjëra që anon kah ato epshi, e sidomos te gratë e fëmijët.
All-llahu e din se shpirtrat e njerëzve i dëshirojnë këto gjëra dhe ka veçuar për këtë shkak dy festa: Bajramin e Ramazanit dhe Bajramin e Kurbanit, pastaj ndaloi pjesëmarrjen me kafirat në cilëndo festë të tyre.
Pjesëmarrja me kafirat në festat e tyre le gjurmë të thella në fenë dhe dunjanë e njeriut:
E para: Kur u jepesh ëndjeve që gjenden në këto festa që nuk i ka ligjësuar All-llahu, pamundësohet shpirti nga dëshira e festave të All-llahut, largohet dashuria dhe madhërimi, prandaj pakësohen punët e mira dhe dëshpërohen shpirtrat.
E dyta: Festat janë pjesë e ligjeve dhe feve, bile ato janë cilësitë e veçanta të tyre. All-llahu thotë:
" Cdo popull i kemi caktuar festë (fetare) që ata e festojnë..." (Haxhxh, 67)
Pra, secili që pajtohet me kafirat në festat e tyre e ka fundin në kufër (me kushtet e tij), e kush pajtohet në disa festa është pajtuar me disa degë të kufrit.
E treta: S’ka dyshim se atë që e bëjnë kafirat në festat e tyre është mëkat, bile edhe nëse veprat e tyre janë të lejuara, duhet ditur se e kanë origjinën haram. Ndonjëherë kafirat ua zbukurojnë muslimanëve ato punë, duke i quajtur me emra të ndryshëm si nga ana sportive, kulturore apo shoqërore me qëllim që t`i shpiejnë atje ku duan.
E katërta: Kush merr pjesë me kafirat në festimin e festave të tyre, sado pak qoftë ajo, do të shpie që më shumë t’i pasosh ato, e kur të përhapet kjo gjë e të bëhet e njohur, atëherë hyn në këto vepra populli i thjeshtë dhe kështu vazhdojnë derisa të bëhet traditë e tyre, mandej edhe mund të shtohet aq sa bëhet kufër të cilin nuk e mohon askush.
Disa muslimanë i ka mashtruar shejtani e ata zgjerohen në këtë aspekt dhe blejnë dhurata, i veshin fëmijët, harxhojnë pasuri, janë të gëzuar dhe këmbejnë urime, ashtu që kjo është bërë sikur të ishte festë e muslimanëve. Jo! Por, ajo ka dominuar në shpirtrat e tyre dhe është bërë më e bukur se festa të cilën e ka bërë të ligjshme All-llahu i Lartësuar, me gojën e krijesës më të mirë Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
E pesta: Imitimi i kafirave në festimin e festave i gëzon kafirat për atë që e kanë. Kur t’i shohin muslimanët duke pasuar rrugën e tyre, u rritet zemra dhe i nënçmojnë muslimanët. E kjo u është mundësuar, për fat të keq në ditët tona siç mund të vërehet.
E gjashta: Prej asaj që e bëjnë kafirat nëpër festat e tyre, ka kufër, ka haram, ka edhe gjëra të lejuara, ndërsa këto s’mund t’i dallojë një pjesë e madhe e popullit. Kjo shpie t’i lejojnë edhe punët e kufrit dhe i quajnë ose punë të pëlqyera ose harame.
E shtata: Pjesëmarrja me kafirat në festat e tyre si dhe imitimi i tyre i shpie muslimanët t’i marrin sjelljet dhe veset e tyre, sepse imitimi dhe bashkëveprimi i tyre në punët e dukshme ka gjurmë të qarta në pajtimin e brendësisë shpirtërore edhe pse në një mënyrë graduale të fshehtë.
E teta: Imitimi dhe bashkimi me kafirat në festat e tyre (e këto janë punë të dukshme), trashëgon njëfarë dashurie dhe miqësi ndaj tyre në brendësi, sikur që trashëgon përgjasimi në punë të jashtme. Kështu është në punët e dunjasë, e kur është fjala për çështjet fetare siç është edhe kremtimi i festave të tyre, atëherë dashuria dhe miqësia bëhet edhe më e madhe dhe më e fortë. Dihet shumë mirë, se dashja e kafirave dhe miqësimi me ta kundërshton dhe mohon imanin (besimin).
Gjëra që duhet t’i dijë çdo musliman
1) Asnjërit prej muslimanëve nuk i lejohet ta festojë Vitin e Ri, dhe të marrë pjesë me kafirat dhe t’i pasojë ata në veprat e tyre, pa marrë parasysh se si i quajnë ata këto vepra.
2) Ajo që është e caktuar për muslimanët është se ata, në marrëdhëniet mes vete, duhet ta përdorin kalendarin islam i cili llogaritet me muajt hënor dhe të lirohen nga kjo mbërtheckë e pasimit të perëndimorëve, siç është përdorimi i kalendarit Gregorian
3) Teza se viti 2000 është fillimi i shekullit 21, është ndërtuar mbi gabim matematikor të cilin e kupton edhe nxënësi i klasës së parë.
4) Fetë tjera, lidhur me mijëvjetorëshet kanë besime fetare, epilog i të cilave është ardhja e një Mesihu prej mesit të tyre, i cili do të dalë dhe do t’i udhëheq ata që ta sundojnë botën, e ne muslimanët besojmë se Mesihu i vërtetë është Isa [alejhis-selam], biri i Merjemes, i cili do të zbresë në tokë kur t’i lejojë All-llahu dhe se ai do të gjykojë me ligjin islam dhe do t’ua mohojë të krishterëve besimet e tyre të kota dhe çdo gjë që ata pretendojnë
5) Atë që besojnë disa njerëz se viti 2000, është vit i konflikteve ose fundi i botës, ose se ai vit ka veçori që nuk i ka ndonjë vit tjetër, të gjitha këto s’kanë bazë të vërtetë, por ato janë vetëm bestytni dhe pretendime. E sa i përket problemit të kompjuterëve ai është problem teknik që s’ka të bëj me dukuritë natyrore, por janë gabime të caktuara që ndodhin për shkak se natyra e njeriut është e tillë.
6) Bashkimi me kafirat në festimet e tyre është i ndaluar rreptësisht, mandej ndodh që ky bashkim në disa forma ta nxjerr njeriun nga feja islame. Duhet ditur se të gjitha llojet e pjesëmarrjes dhe bashkimit janë të ndaluara qoftë ajo ndejtje me ta, shkuarje në shtetet e tyre apo përgatitje e ushqimeve etj.
7) Pjesëmarrja me kafirat në festimet e tyre ndikon keq te muslimani në fenë dhe jetën e tij. Prandaj mos u mashtroni me fjalë të ëmbëla dhe lajka.
Borxh i muslimanëve është që t’i frikohen All-llahut e të largohen nga bashkëudhëtimi me kafirat nëpër gjëra të kota, të mos i mashtrojë jeta e kësaj bote dhe bukuritë e saja të rrejshme, të përforcohen në fenë e vet të plotë, pasi që i ka udhëzuar All-llahu dhe të frikohen se mos u devijohen zemrat, se pas devijimit nuk udhëzohen më. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: "…prandaj, le të ruhen ata që kundërshtojnë rrugën e tij (të të Dërguarit) se ata do t’i zë ndonjë telashe, ose do t’i godasë dënimi i idhët." (Nur, 63)
Ky ajet u kërcënohet atyre që e kundërshtojnë rrugën e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe ligjin e tij, sepse nëse e bëjnë atë mund t’i godas, e ai është kufri ose nifaku, ose mund t’i godas dënim i idhët në dunja ose në ahiret apo në të dyja.
Vetëm prej All-llahut kërkojmë ta përmirësojë gjendjen e muslimanëve në çdo vend dhe të na ndihmojë të kapemi për librin e All-llahut dhe sunnetin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]
-------------------------------------------------------------------------------- Autor: Agim Beqiri Kuran dhe Sunnet 2002-2009 | |
|