Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Themelet e Imanit (besimit)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 40

Themelet e Imanit (besimit) Empty
MesazhTitulli: Themelet e Imanit (besimit)   Themelet e Imanit (besimit) Icon_minitimeFri Apr 30, 2010 8:13 am

Themelet e Imanit (besimit) Tevhid44Ibn Kajjim el-Xheuzi, rahimehullah, imanin e krahasoi me themelet e ndërtesës që duan të ndërtojnë njerëzit. Themeli i saj është ajo që gjendet në zemrën e tij nga imani dhe dorëzimi dhe nënshtrimi i plotë ndaj Allahut azze we xhel, dhe ndaj të Dërguarit të Tij, sal’allahu alejhi we selem.

Përderisa imani në zemrën e njeriut është i fuqishëm, po ashtu edhe vepra do të ndërtohet në themele të fuqishme dhe të forta.

Për këtë thotë:

“Kush dëshiron t’a mbindërtojë ndërtesën e vet, le të punojë në përforcimin e themeleve të saj dhe le të kujdeset për të. Sepse, mbindërtimi i ndërtesës varet nga themelet e saj.

Themeli është imani, ndërsa veprat dhe gradat është ndërtesa. Nëse themeli është i ndërtuar fortë dhe ashtu siç duhet, atëherë do të mund të mbartë tërë atë rëndësi në mbindërtimet e mëtejshme.

Po qe se ndonjë pjesë e ndërtesës fillon të rrënohet, në atë rast do të jetë e lehtë të meremetohet (rast i këtillë nuk mund të jetë me themelin). Nëse themeli nuk është i fuqishëm dhe stabil, atëherë mbi të nuk mund të ndërtohet asgjë. Nëse shembet ndonjë pjesë e themelit, atëherë e tërë ndërtesa është në rrezik dhe do të rrënohet.

Njohësi (‘Arif) i Allahut azze we xhel, vazhdimisht mban kujdes për themelet dhe nuk lejon assesi që ndërtesa e tij të rrënohet me lehtësi.

Allahu, subhanehu we teala, në Kur’anin Fisnik, ka thënë:

"A është më i mirë ai që ndërtesën e vet e themeloi në devotshmëri dhe në kënaqësi të All-llahut, apo ai që ndërtesën e vet e themeloi buzë bregut të shembur e bashkë me të bie në zjarrin e xhehennemit? All-llahu nuk i udhëzon njerëzit zullumqarë." (Teube, 109)

Themeli për të ndërtuar vepra të mira është sikurse forca në trupin e njeriut. Nëse njeriu është i fuqishëm, atëherë ai do të mbartë peshën e trupit dhe do të jetë i mbrojtur nga sëmundjet e ndryshme.

Nëse njeriu është i dobët, atëherë nuk do të jetë në gjendje t’a ballafaqojë peshën e trupidht dhe do t’iu nënshtrohet sëmundjeve.

Prandaj, orvatu që ndërtesën tënde t’a ndërtosh në themelet e fuqishme dhe të vazhdueshme të besimit.

Nëse gjatë rrugës vëren diçka të parregulluar në njërin kat ose në kulmin e ndërtesës, atëherë më lehtë do të ishte që të meremetohet sesa t’i rrënosh themelet.

Ky themel përmban dy gjëra:

1. Njohja e drejtë e Allahut dhe të Atributeve të Tij të përsosura.

2. Manifestimi i nënshtrueshmërisë vetëm ndaj Tij dhe ndaj të Dërguarit të Tij, sal’allahu alejhi we selem.

Ky është themeli më i fuqishëm dhe më i fortë mbi të cilin besimtari duhet t’a ndërtojë ndërtesën e tij, dhe në themele të tilla mund të ndërtohet një ndërtesë shumë e lartë.

Kujdesu për themelin, kujdesu për forcën e trupit dhe imunitetin e tij, kujdesu që të jesh mesatar, ngaqë mesatari arrin qëllimin dhe caqet. Nëse forca e trupit dhe imuniteti është i dobët, helmin e ke në trup, nuk konsumon ilaçe, atëherë të ngjan siç thotë poeti:

Bëri selam kësaj jete, që shumë afër është për të shkuar”.

www.teuhid.net
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Themelet e Imanit (besimit)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ndikimi i besimit në jetën e njeriut (Ahmed Kalaja) - Balsami i Lumturis (Bekir Halimi)
» Bazat e imanit dhe llojet e Teuhidit - Ibn Tejemije
» Bazat e imanit dhe llojet e Teuhidit - Ibn Tejemije
» Disa forma të shfaqjes së imanit të dobët
» Disa prej shenjave të Imanit të dobët .

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rregullorja :: Temat per portal-
Kërce tek: