Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Disa forma të shfaqjes së imanit të dobët

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Usame
Moderator
Moderator
Usame


Numri i postimeve : 381
Join date : 05/06/2009

Disa forma të shfaqjes së imanit të dobët Empty
MesazhTitulli: Disa forma të shfaqjes së imanit të dobët   Disa forma të shfaqjes së imanit të dobët Icon_minitimeFri Apr 30, 2010 11:50 pm

Disa forma të shfaqjes së imanit të dobët Thumbnail.php?file=bugunku_hutbeler_anneler_icin_okundu_5db1d48edea264edccb24fd862e71418_545305004Nuk kalon asnjë ditë e që të mos dëgjojmë për ankesa nga zemra e ngurtë, për mungesë të kënaqësisë gjatë kryerjes së adhurimeve, për imanin e dobët, për leximin e thatë të Kuranit...

Pas falënderimeve të pandërprera për Allahun dhe salavateve më të përzemërta për të Dërguarin mëshirë për botët me keqardhje konstatoj se imani i dobët është dukuri të cilën nuk guxojmë ta neglizhojmë. Nuk kalon asnjë ditë e që të mos dëgjojmë për ankesa nga zemra e ngurtë, për mungesë të kënaqësisë gjatë kryerjes së adhurimeve, për imanin e dobët, për leximin e thatë të Kuranit...
Shenjat e kësaj sëmundjeje janë të qartë tek një numër i madh i muslimanëve. Prandaj është detyra jonë që besimtarëve t’ua tërheqim vëmendjen për mënyrat e shfaqjes të imanit të dobët.
1. Ngurtësimi i zemrës. Njeriu ndien sikur zemra i është shndërruan në një gurë në të cilin nuk ndikon asgjë. Allahu, subhanehu ve te’ala, duke treguar për gjendjen e Benu Israilëve thotë: Por, pas kësaj, zemrat tuaja u forcuan e u bënë si guri, madje edhe më të forta. Në të vërtetë, a gurë nga të cilët burojnë lumenj, ka të atillë që çahen e nga të cilët rrjedh uji, madje ka edhe syresh që rrëzohen nga frika e Allahut. Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj veprimeve tuaja. (El Bekare, 74)
Tek njeriu me zemër të ngurtë nuk ndikojnë këshillat, nuk ndikon vdekja e as pamja e të vdekurit. Ndodh që njeriu i tillë mbi supet e tij të mbaj një xhenaze, të gropojë varrin e saj dhe përsëri të mos ndikohet nga ato që i ka parë. Ky i sprovuar ndoshta shpeshherë i viziton varrezat por vizita më shumë i ngjan shëtitjes mes shkëmbinjve, se sa vendit ku shpërblehen dhe dënohen njerëzit.
Tek të parët tonë të mirë situata ka qenë krejtësisht ndryshe. Shumë prej tyre kanë qarë kur knë kaluar pranë varreve. El Berra ibën Azib, radijallahu anhu, rrëfen: Së bashku me të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ishim të pranishëm në një varrim. I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, u ul pran varrit dhe duke qarë tha: Vëllezër, për një ditë si kjo bëhuni gati. (Ibën Maxhe, nr. 4195-hasen)
Abdullah ibën Buhejr thotë e kam dëgjuar Haniun robin që e kishte liruar Othmani, radijallahu anhu, duke thënë: Kur Othmani ndalej pranë një varri qante aq shumë sa që i lagej mjekra. Dikush tha: e përmend xhenetin dhe nuk qan ndërsa pranë varrit po qan kaq shumë. Othmani u përgjigj: I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: Varri është vendqëndrimi i parë në ahiret. Kush shpëton në varr ajo që vjen pas tij është më e lehtë. Kush nuk shpëton në varr ajo që vjen pastaj është shumë më e vështirë. Ai, sal-lallahu alejhi ue selem, gjithashtu ka thënë: Nuk kam parë pamje të shëmtuar e që varri të mos jetë më e shëmtuar se ajo pamje. (Tirmidhu, nr. 2308. senedi është sahih-Shuajb Arnaut)
2. Moskryerja e adhurimeve në mënyrën e duhur. Për këtë kemi shembuj të shumtë, pavëmendja gjatë kryerjes së namazit, leximit të Kuranit, mungon meditimi dhe të menduarit për kuptimin e ajeteve, haditheve...
Gjendja e të parëve tanë ka qenë krejtësisht ndryshe. Abdullah ibën Mesudi na tregon për rastin kur i Dërguari i Allahut kishte kërkuar prej tij të lexojë Kuarn. Ibën Mesudi i habitur pyeti: O i dërguar, të lexoj Kuranin i cili të shpallet? I Dërguari i Allahut, sal-lallahu laejhi ue selem, tha: Po. Ibën Mesudi, radijallahu anhu, lexoi deri te ajeti: Si do të bëhet kur prej çdo populli të sjellin dëshmitarë dhe të të sjellin ty (o Muhamed!) për dëshmitar mbi të gjithë ata?! (Nisa, 41) ku e ndali Muhammedi, sal-lallahu alejhi ue selem. Ibën Mesudi tregon: I pash sytë e të Dërguarit të Allahut, lotonin. (Buhariu, nr. 4763 dhe Muslimi, nr. 800)
Kështu duhet të jetë gjendja jonë me Kuranin për të cilin Allahu ka thënë: Ky (Kuran) është një libër i bekuar, që Ne ta kemi zbritur ty (Muhamed), për të përsiatur mbi vargjet e tij dhe për t’u këshilluar me të mendarët. (Sad, 29)
Behz ibën Hakimi rrëfen: Tabiini i njohur Zurare ibën Eufa ishte imami ynë në namazin e sabahut. Lexoi nga kaptina El Muddeththir dhe kur arriti te ajeti: Se, kur të fryhet në Sur, ajo do të jetë një ditë e rëndë (El Muddeththir, 8-9) vdiq. Behzi shtoi: Isha njëri prej atyre që e mbajtën xhenazen e tij. Kur në praninë e Ahmed ibën Ebil Havara lexohej Kurani, qante me zë dhe alivanosej. (Et Tibjan fi adabi hameletil Kur’an 1/89)
Tek njeriu me iman të dobët nuk ndikon Kurani, as premtimet e Allahut për shpërblim e as kërcënimet e Tij me ndëshkim. Urdhrat dhe ndalesat e Kuranit nuk merren parasysh, madje edhe fillon të shfaqet edhe neveri kur dëgjohen fjalët e Allahut. Tek një numër i madh prej muslimanëve leximi i Kuranit është një adhurim i rrallë/i munguar.
3. Përtacia gjatë kryerjes së obligimeve. Adhurimet janë shndërruar në lëvizje rutine që kanë për qëllim kryerjen e obligimit e jo afrim tek Allahu. Allahu i ka përshkruar munafikët me këto fjalë: Në të vërtetë, hipokritët përpiqen të mashtrojnë Allahun, por është Ai që i mashtron ata. Kur ata ngrihen për namaz, ngrihen me përtesë, vetëm sa për t’u dukur para botës dhe Allahun e përmendin fare pak. (Nisa, 142)
Hall i ngjashëm është mosshfrytëzimi i sezoneve të hajrit. Vonohet falja e namazit, kryerja e haxhillëkut, shtohen mungesat në xhami, dita e xhumasë është bërë një ditë e rëndomtë...
A nuk e kanë dëgjuar hadithin të cilin e transmeton nëna e besimtarëve Aisheja, radijallahu anha, në të cilin i Resulullahu, sal-lallahu alejhi ue selem, thotë: Njerëzit vazhdimisht do të largohen nga safi i parë, derisa ti vonojë Allahu në zjarrin e xhehenemit. (Ebu Davud, nr. 679. Albani e ka valorizuar si të saktë-sahih)
4. Moshidhërimi kur të shkelen kufijtë e Allahut. Imani i dobët, shfaqet edhe në gjymtyrët që nuk reagojnë aspak kur të bëhet ndonjë vepër e ndaluar. Nuk urdhërojnë për të mirë dhe nuk ndalojnë nga e keqja, bile as fytyra nuk u mrrolet kur kryhet ndonjë mëkat i shëmtuar. I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, zemrën e cila e urren veprën e keqë dhe nuk e ndalon me gojë ose dorë e ka përshkruar si zemër me iman të dobët. E si është halli i zemrës e cila e ka humbur aftësinë të dallojë te mirën nga e keqja një zemër e nxrië plotësisht.
I dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë: Kr në tokë bëhet një vepër e keqe ai që ka qenë i pranishëm dhe që e ka mohuar (ose tha e ka urryer) do të jetë sikur ai që nuk ka qenë i pranishëm, ndërsa ai që është pajtuar me veprën e tillë do të jetë sikur i pranishmi (gjatë mëkatimit) edhe pse nuk ka qenë i pranishëm. (Ebu Davud, nr. 4345. Albani e ka valorizuar si të saktë-sahih)

Allahu na udhëzoftë në rrugën e drejtë dhe na begatoftë me iman të qëndrueshëm sikur malet. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, mbi familjen dhe mbi shokët e tij...
Hutbe e mbajtur më 23 Prill 2010 në xhaminë e Hatunxhikut
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Disa forma të shfaqjes së imanit të dobët
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Disa prej shenjave të Imanit të dobët .
» Themelet e Imanit (besimit)
» Bazat e imanit dhe llojet e Teuhidit - Ibn Tejemije
» Bazat e imanit dhe llojet e Teuhidit - Ibn Tejemije
» Forma e Namazit...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rregullorja :: Temat per portal-
Kërce tek: