Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Gjuha agjëron

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 39

Gjuha agjëron Empty
MesazhTitulli: Gjuha agjëron   Gjuha agjëron Icon_minitimeTue Aug 24, 2010 1:07 am

Gjuha agjëron Uzlah
Lavdia i takon Allahut.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Të nderuar agjërues!
Gjuha ka një agjërim të veçantë. Këtë formë agjërimi e dinë ata, të cilët gjuhën e kanë të ruajtur. Ruajtja e saj nga përgojimi, shpifja, mashtrimet duhet të vazhdojë edhe jashtë Ramazanit. Ruajtësit e gjuhës hyjnë në radhët e të shpëtuarve.
"Vërtetë që tashmë kanë fituar besimtarët. Ata, të cilët janë të nënshtruar në faljen e namazit. Edhe ata, të cilët largohen nga lagvu (fjalët e kota, të rreme e të liga, mashtrimet, përgojimet dhe gjithë çfarë ka ndaluar Allahu).” (Mu’minunë, 1-3).
Dëmet e gjuhës janë të mëdha. Ebu Bekri e kapte gjuhën me dorë, e qante, dhe shprehej: "Kjo do të më humbë”. Ibën Abbasi i drejtohej gjuhës me fjalët: "Flit vetëm të mirën, do të përfitosh ose hesht, do të shpëtosh”.
"Dhe thuaju robërve të Mi se duhet të flasin vetëm fjalët më të mira, sepse vërtet shejtani mbjell mosmarrëveshje mes tyre. Me të vërtetë që shejtani është për njeriun armik i hapur.” (Israë, 53).
"O ju që keni besuar! Largohuni prej dyshimeve. Vërtet mjaft nga dyshimet përbëjnë gjynahe. Edhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave, as mos përgojoni njëri-tjetrin. A do të donte ndonjëri prej jush të hante mishin e vëllait të vet të vdekur? Vërtet që do ta urrenit një gjë të tillë. Dhe kini frikë Allahun. Vërtet që Ai fal dhe e pranon pendimin, është Mëshirëplotë.” (Huxhuratë, 12).
Të nderuar agjërues! Çdo fjalë është e ruajtur. Për çdo fjalë do të jepet llogari. "Nuk ka fjalë që ai (njeriu) të nxjerrë nga goja, veçse për të është një vëzhgues pranë tij i gatshëm (për ta shënuar atë).” (Kaf, 18).
Atëherë, si mund të agjërojë gjuha kur ajo përgojon dhe shpif?! Si mund të agjërojë kur ajo gënjen dhe mashtron?! Si mund të agjërojë kur fyen dhe dëshmon rrejshëm?!
Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) thotë:
"Besimtar i mirë është ai prej gjuhës dhe dorës së të cilit muslimanët janë të ruajtur.” (Shënon Buhariu).
Të kujtojmë edhe këtë: I Dërguari i Allahut thotë:
"Njerëzit më të urryer tek Allahu janë polemizuesit e ashpër dhe ata që nuk lëshojnë pe në hasmëri.” (Shënon Buhariu dhe Muslimi).
Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) thotë:

”I garantoj shtëpi në qoshet e xhenetit atij që lë polemikën edhe nëse është në të drejtë, shtëpi në mes të xhenetit atij që le gënjeshtrën edhe në shaka, dhe shtëpi në lartësi të xhenetit për atë që ka moral të mirë.” (Shënon Ebu Davudi).
Atëherë, agjërim i vërtetë është kur gjuha është në përmendje të Allahut të Lartësuar. Dhikri më i mirë i këtij lloji është lavdërimi i Allahut me atë që e ka lavdëruar Allahu vetveten dhe me atë që e ka lavdëruar i Dërguari (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të). Ky lavdërim është në tri shkallë: hamd, thena dhe mexhd.
Kur të thuash elhamdulil-lah, kjo është lajmërim mbi Allahun me cilësi të plota, duke e dashur dhe duke qenë i kënaqur me Të, por nëse e përsërit këtë gjë herë pas here, bëhet thena, e nëse e lavdëron me cilësi të madhështisë dhe mbretërisë, atëherë bëhet mexhd.Allahu i Lartësuar këto tre lloje i ka përmendur në fillimin e Fatihasë. "Kur të thotë njeriu: "El-Hamdu lil-lahi rabbil-alemin”, Allahu thotë: "Më falënderoi robi Im.”. Kur të thotë: "Errahman Errahim”, Allahu thotë: "Më lavdëroi robi Im”, kurse kur të thotë: "Maliki jevmid-din”, Allahu thotë: "Më madhëroi robi Im”.
Përmendja e Allahut është një dhunti e madhe, dhuratë bujare, me të afrojmë nimetet (dhuntitë) dhe largojmë nikmetet (dënimet), është ushqim i zemrës, kënaqësi e syrit, lumturi e shpirtit, shpirt i jetës dhe jetë e shpirtit.
Allahu im! Më mundëso që gjuha ime të thotë vetëm të vërtetën!
Allahu im! Ruaje gjuhën time nga çdo gjë që Ti nuk e do dhe nuk je i kënaqur!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Gjuha agjëron
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Gjuha e paimitueshme e Kuranit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Agjërimi i Ramazanit-
Kërce tek: