Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Namazi i natës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 39

Namazi i natës Empty
MesazhTitulli: Namazi i natës   Namazi i natës Icon_minitimeTue Aug 24, 2010 1:08 am

Namazi i natës Namazinate
Muxhahidi dhe El Hasani kanë thënë se është për qëllim namazi i natës. Gjithashtu edhe Ibni Kethiri ka thënë se me këtë ajet është për qëllim namazi i natës, lënia e gjumit.
Allahu i ka përmendur në Kur’an ata të cilët bëjnë ibadet natën thotë: "Ata qenë të cilët pak flinin natën. Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkate.” (Edh Dharijat: 17-18)

Allahu i Lartësuar thotë: "(A jobesimtari e ka gjendjen më të mirë) apo ai që kohën e natës e kalon në adhurim, duke bërë sexhde, duke qëndruar në këmbë, i ruhet (dënimit të) botës tjetër dhe shpreson në mëshirën e Zotit të vet” (Ez Zumer: 9)

Namazi i natës në sunet

I Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka nxitur për kijamul lejl ka thënë: "Bëni kijam ai është traditë e salihinëve para jush, afrim te Allahu, t’i shlyen mëkatet, është pengesë nga mëkatet, largon sëmundjen nga trupi." (Ahmedi dhe Termidhiu)

Argument që namazi i natës është i zgjedhur, janë fjalët e të Dërguarit të Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, i cili ka thënë për Abdullahun: "Sa njeri i mirë është Abdullahu, vetëm edhe të ngritet natën edhe të falet.” (Muttefekun Alejhi)
Salim i biri i Abdullahut ka thënë se Abdullahu pas këtyre fjalëve flinte vetëm një pjesë të shkurtër të natës.

Namazi i natës së të Dërguarit të Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të.
E ka urdhëruar Allahu i Lartësuar të Dërguarin e Tij me kijam, Allahu i Lartësuar thotë: "O ti i mbështjellë! Ngrihu për falje natën, përvec një pjese të vogël të saj. Gjysmën e saj ose dic më pak se gjysmën. Ose thote dic prej saj dhe Kura’nin lexoje me vëmendje" (El Muzemmil: 1-4)
Dhe thotë: "Dhe një pjesë të natës zgjohu me të (me Kuranin – namazin), është e sigurt se Zoti yt do të ngrisë ty në një vend të lavdishëm" (El Isra: 79)
Aishja Allahu qoftë e kënaqur me të ka thënë: "I Dërguari i Allahut falej natën derisa i enjteshin këmbët, i thashë atij: Pse e bën këtë o i Dërguari i Allahut, e Allahu ta ka falur të kaluarën dhe të ardhmen? Ka thënë: A nuk duhet të jem rob falenderues? (Muttefekun Alejhi)

Kjo argumenton se falenderimi nuk është vetëm me gjuhë, por është me zemër me gjuhë dhe me gjymtyrë.

Hudhejfe ibn El Jemani ka thënë: "U fala me të Dërguarin e Allahut paqja dhe shpëtimi i Zptit qofshin mbi të një natë, kur ai filloi leximin e sures El Bekare. Dhe unë thashë me vete: Ai do të bëjë ruku kur ta përfundojë, por ai vazhdoi pas saj suren En Nisa dhe e këndoi të tërën, pastaj filloi suren Ali Imran dhe e këndoi të tërën. Ai këndonte ngadalë, kur vinte në ajetin ku madhërohet Zoti, e madhëronte Zotin, sa herë që vinte në ajetin e lutjes ndalonte dhe bënte lutje, dhe kur kalonte te ajetet në të cilin kërkohet mbrojtje, ndalonte dhe kërkonte mbrojtje Allahut…" (Muslimi)

Ibni Haxher ka thënë se në këtë hadith ka argument se që i Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të është përcaktuar për zgjatjen e namazit të natës. Ibni Mes,udi atëherë ishte i fortë dhe ishte i përkushtuar në pasimin e të Dërguarit të Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, por me siguri nuk do t’i shkonte ndërmend të ulej sikur i Dërguari i Allahut të mos kishte qëndruar jashtzakonisht gjatë në kijam.


Faktorët lehtësues për kryerjen e namazit të natës:

Ebu Hamid El Gazali i ka cekur faktorët e jashtëm dhe të brendshëm të cilët lehtësojnë namazin e natës.

Faktorët e jashtëm janë:
Të mos hahet dhe pihet shumë, sepse njeriu nuk i bën dot ballë gjumit dhe i rëndohet namazi i natës.
Të mos lodhet shumë gjatë ditës në atë që nuk i bën dobi.
Të flejë gjate dites (pas namazit te drakes) sepse kjo e ndihmon për zgjuarjen ne namazin të natës.
Të mos veprojë mëkate gjatë ditës, sepse bëjnë që të humbet namazi i natës.

Katër faktorët e brendshëm janë:
Pastrimi i zemrës nga zilia ndaj muslimanëve, nga risit dhe kurreshtjet e panevojshme të kësaj bote.
Frika dhe shpresat e shkurtëra.
Të kuptuarit e vlerës së namazit të natës.
Dashuria ndaj Allahut dhe imani i fortë.

Perktheu: Merita Rexha
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Namazi i natës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Veçoritë e Natës së Kadrit
» Namazi i sabahut
» Namazi im, shpëtimi im
» Selefët tanë dhe namazi i tyre...
» Hydbe nga Sevdail Jakupi - Namazi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Agjërimi i Ramazanit-
Kërce tek: