Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Udhëzimi i Pejgmaberit (a.s) rreth këndimit të Kuranit gjatë namazeve

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 39

Udhëzimi i Pejgmaberit (a.s) rreth këndimit të Kuranit gjatë namazeve  Empty
MesazhTitulli: Udhëzimi i Pejgmaberit (a.s) rreth këndimit të Kuranit gjatë namazeve    Udhëzimi i Pejgmaberit (a.s) rreth këndimit të Kuranit gjatë namazeve  Icon_minitimeTue Nov 02, 2010 11:06 pm

Udhëzimi i Pejgmaberit (a.s) rreth këndimit të Kuranit gjatë namazeve  QuranKëndimi i Kuranit në namazin e sabahut
Në përgjithësi, gjatë namazit të sabahut, Profeti (a.s) këndonte nga gjashtëmëdhjetë deri në njëqind ajete. Ndonjëherë ai këndonte suren Kaf, Er-Rum, Et-Tekuir apo Ez-Zelzele në du rekatet e fundit (rekatet e farz). Kur ishte në udhëtim, ka ndodhur të këndojë dy suret e fundit të Kuranit. Në disa raste, Profeti (a.s) këndonte pjesën e pare të sures El-Mu`minun derisa të arrinte tek historia e Musës dhe e Harunit në rekatin e pare dhe pastaj kollitej dhe përkulej në ruku. Ditëve të xhuma ai këndonte Elif, Lam, Mim, Tenzil (suren Sexhde) dhe suren El-Insan në formën e tyre të plotë.

Profeti (a.s) nuk vepronte në atë mënyrë që veprojnë shumë njerëz sot, që është këndimi i një pjesë të njërës sureje dhe një pjesë të sures tjetër.

Shumë njerëz të paditur mendojnë se është gjëja më e mire që, në namazin e sabahut të ditës së Xhuma, të këndojnë sure në të cilat bëhet sexhde. Por, në fakt, një e tillë është injorancë e plotë nga ana e tyre. Profeti (a.s) e kishte zakon t`i këndonte këto sure sepse ato përmbajnë ajete në të cilat përmendet krijimi i njeriut, kthimi tek Allahu, hyrja në xhenet dhe në xhehenem dhe çështje të tjera që kanë ndodhur apo që ndodhin ditën e Xhuma. Prandaj, ai i lexonte sure të tilla ditën e premte, në mënyrë që t`i kujtonte umetit të tij ngjarjen e asaj dite. Në ditën me rëndësi të madhe si: Xhumaja, ditët e Bajrameve etj.Profeti (a.s) këndonte suret Kaf, El Kamer, El E`ala dhe El Gashije.

Këndimi i Kuranit në namazin e drekës
Gjatë namazit të drekës, ndonjëherë Profeti (a.s) këndonte gjatë Kuran.
Njëherë, Ebu Sa`idi ka thënë: “Ndërkohë që bëhej ikameti për namazin e drekës, dikush mund të shkonte në El-Bekie dhe të kujdeset për ndonjë punë, pastaj kthehej në familjen e tij, merrte abdes, kthehej përsëri në namaz dhe e gjente Profetin (a.s) në rekatin e pare (për shkak të kohëzgjatjes së madhe të këndimit të Kuranit prej tij)”.[Transmeton Muslimi]

Ndonjëherë, Profeti (a.s) këndonte ajete përafërsisht sa surja Sexhde apo El A`la dhe El- Lejl apo suret El Buruxhë dhe Et- Tarik.

Këndimi i Kuranit në namazin e iqindisë
Një këndim i tillë zgjaste sa gjysma e këndimit të Kuranit në namazin e drekës, në rast se ky i fundit ishte i gjatë dhe sa këndimi në namazin e drekës, në rast se ky i fundit ishte i shkurtër.

Këndimi i Kuranit në namazin e akshamit
Në namazin e akshamit Profeti (a.s) këndonte sure të ndryshme.
Ndonjëherë, ai këndonte suren El A`rafë në dy rekatet e para dhe ndonjëherë suren Et-Tur apo El-Murselatë.

Ebu Umer ibn Abdul-Berri thotë: “Transmetohet se Profeti (a.s) këndonte suren El A`raf, Es-Safatë apo suren Ed-Duhanë, El A`la dhe Et-Tin apo dy suret e fundit të Kuranit dhe suren El-Murselatë. E gjitha kjo është transmetuar me anë të zinxhirëve autentikë”.


Meruan ibn Hakemi vepronte gjithnjë në këtë mënyrë dhe kur Zejd ibn Thabiti e kundërshtoi këtë gjë, ai i tha: “Si është puna me ty që gjithmonë këndon një nga suret e shkurta gjatë namazit të akshamit? E kam pare Profetin (a.s) duke kënduar një sure të gjatë në këtë namaz”.Meruani e pyeti: “Dhe cila është surja e gjatë?” Zejdi iu përgjigj: “El-Arafë”. Ky hadith është sahih.[Hadith Sahih që e ka regjistruar Buhariu shkurtimisht; Sahih Ebu Daud 812]

Nesaiu ka regjistruar se Aishja (r.a) ka thënë: “Profeti (a.s) e këndonte suren El A`rafë gjatë namazit të akshamit dhe ai e ndante këtë sure në dy rekate”. Këndimi në mënyrë të vazhdueshme i një sureje të shkurtër është një veprim që ndyshon nga Suneti dhe kjo është mënyra që vepronte Meuan ibn Hakemi.

Këndimi i Kuranit në namazin e jacicë
Gjatë namazit të jacisë, Profeti (a.s) këndonte suren Et-Tin dhe ai e mësoi Muadhin të këndonte suren Esh-Shems, El A`la, El-Lejl e kështu me radhë.
Ai nuk ishte dakord me Muadhin në lidhje me këndimin e sures El Bekare gjatë këtij namazi. Pas namazit, ai (Muadhi) shkoi tek fisi i Amr ibn Auf dhe kur kishte kaluar një pjesë e natës, ai e përsëriti namazin dhe këndoi në të suren El Bekare. Duke qenë i njofruar në lidhje me këtë gjë, Profeti (a.s) i tha: “Muadh! A mos je ti prej atyre që i vënë njerëzit para sprovave?”

Këndimi i Kuranit në namazin e xhumasë
Në namazin e xhumasë, Profeti (a.s) këndonte suren El-Xhumua, El Munafikun apo El-gashije të plota, ose suren El-A`ala dhe El-Gashije.
Ai nuk këndonte asnjëherë vetëm fundin e disa sureve të cilat fillojnë me; “O ju që keni besuar….”Personat që këmbëngulin për të vepruar në këtë mënyrë çdo të premte, nuk ndjekin Sunetin.

www.teuhid.net
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Udhëzimi i Pejgmaberit (a.s) rreth këndimit të Kuranit gjatë namazeve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Hadithe rreth vlerës së namazeve sunete
» MUAJI I KURANIT PO AFRON
» Gjuha e paimitueshme e Kuranit
» Disa dallime ndërmjet Biblës dhe Kuranit
» Jeta e gjatë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rregullorja :: Temat per portal-
Kërce tek: