Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu



 
PORTALIForumCalendarGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 TRI HISE NËNËN E NJË BABANË

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
avatar

Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 34

MesazhTitulli: TRI HISE NËNËN E NJË BABANË    Wed Sep 28, 2011 1:49 pm

Na përcillet nga Ebu Hurejre, Allahu qoftë i kënaqur me të, të ketë thënë: “Erdhi
një njeri te Profeti i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem, dhe e
pyeti: O i Dërguar i Zotit, kë detyrohem më shumë të respektoj
(të sillem mirë me të)? Profeti i tha: “Nënën tënde”, pyetësi tha: Po pastaj?- “Nënën tënde”, po pastaj? “Prapë tha nënën tënde” po pastaj? (në të katërtën herë tha) Babanë tënd”.



Zinxhiri i hadithit: Shënon Buhariu, nr. 5971 dhe Muslimi, nr. 2548 që të dy nga sahabiu i nderuar Ebu Hurejre, Allahu qoftë i kënaqur me të!





Komentimi i hadithit: Ky
hadith është hadithi bazë, që tregon rëndësinë dhe përparësinë e
respektimit të prindërve e sidomos nënës. Atij i bashkëngjitet në
rëndësi edhe hadithi tjetër në të cilin përmendet, se një njeri erdhi
tek i Dërguari, sal-lallahu alejhi ue selem, dhe i tregoi se
kishte ardhur për të kërkuar leje që t’i bashkohej në luftë (xhihad),
mirëpo Profeti e pyeti se a i kishte prindërit gjallë, e pasi mori
përgjigje pozitive i tha: “Atëherë bëj luftë(xhihad)duke u kujdesur për ta.” shënonBuhariu: 3004 dhe Muslimi nr. 2549.



Këta
dy hadithe janë më të njohurit rreth respektimit të prindërve. I fundit
flet në përgjithësi për respektin e tyre, ndërsa i pari tregon
përkujdesjen ndaj nënës duke e dalluar me epërsi trefishe ndaj babait.



Kush
mund të jetë pyetësi? Në një transmetim të përmendur nga Muavije ibën
Hajdeh (e jo nga Ebu Hurejre) përmendet se ai ishte vetë pyetësi i
Profetit, sal-lallahu alejhi ue selem.[1] Fjala “respektim” e cila përmendet në pyetjen e shtruar Profetit, sal-lallahu alejhi ue selem,
ka si qëllim çdo gjë të mirë të cilën fëmija e ka detyrim karshi
prindërve. Në të nuk futet vetëm respekti me gojë ose ai fizik, siç mund
ta kuptojë ndokush. Ky respekt nuk ndalet vetëm me kaq, e për fat të
keq dikush mendon se vetëm fjala e mirë i mjafton prindit. Në fjalën
“respekt” hyjnë fjalët e mira, punët e mira, lutjet, kujdesi maksimal,
ushqimi, veshmbathja etj., pra çdo gjë e cila është e mirë dhe e
dobishme. Ai duhet dëgjuar në çdo gjë përveç nëse urdhri i prindërve
është në kundërshtim me urdhrat e Islamit, në këtë rast nuk kryhet ky
urdhër.



-Nuk duhet harruar fakti, se në të gjitha transmetimet e këtij hadithi ceket se Profeti, sal-lAllahu alejhi ue selem,
respektin ndaj nënës e përsëriti tri herë e pastaj së katërti e
përmendi atë ndaj babait (edhe pse në disa hadithe jo edhe aq të forta
në zinxhirë transmetimit sa këto që po i përmendim respekti ndaj nënës
ceket dy herë, por këto hadithe dijetarët nuk i kanë vlerësuar sa
hadithet tona që i kemi bazë në këtë temë.).



Përse
nëna të respektohet tri herë e babai një? Dijetarët e komentojnë këtë
gjë me faktin, se nëna është personi kryesor, i cili merret me fëmijën.
Fillimisht ajo e bart në barkun e saj; së dyti e lind e së treti e
ushqen me qumështin e gjirit të saj. Këto janë tri realitete me të cilat
merret vetëm gruaja, kurse punët e tjera mund t’i bëjë edhe burri. Pra,
ai mund të ndihmojë në rritje, edukim, qëndrim pa gjumë natën kur
foshnja qan etj., kurse në tri të parat nuk mund të përzihet, edhe pse
zakonisht edhe gjërat e tjera që kanë të bëjnë me kujdesin ndaj fëmijës
përgjegjësia kryesore i takon dhe e bartin gratë dhe të rrallë janë
rastet kur babai kujdeset më shumë se nëna për foshnjën e tij gjatë
etapave të rritjes. Këto tri arsye janë shkaku që fëmija duhet të
kujdeset tri herë për nënën e një për babanë. Kjo gjë që përmendëm është
e spikatur edhe në Kuran:



Ne
e kemi urdhëruar njeriun që t’i nderojë prindërit e vet. Nëna e ka
mbartur atë, duke duruar mundim pas mundimi, e ndarja e tij
(nga gjiri) është brenda dy vitesh.” Lukman, 14.


Kjo
përparësi e nënës vjen në pah, atëherë kur të dy prindërit kërkojnë
diçka dhe njeriu nuk di kujt t’i japë përparësi. Mirëpo nëse fëmija ka
mundësi t’i respektojë të dy prindërit, atëherë i respekton ata e nëse
ndodh që nevoja e tyre të jetë e menjëhershme, atëherë themi se i jepet
përparësi nënës ndaj babait.



Disa
dijetarë kanë bërë një koment më të thukët në këtë pikë, duke thënë se
mëshira ndaj nënës duhet të jetë më e madhe, kurse madhështia dhe
krenaria e babait duhet të jetë më e madhe. Pra, ata thonë se nëse baba
urdhëron diçka që nëna ia ndalon djalit të saj, atëherë duhet respektuar
babai, sepse ai e ka në përgjegjësinë e tij urdhërimin e familjes dhe
si i tillë duhet dëgjuar fjala e tij, ndërsa në anën tjetër thonë se
dhembshuria dhe sjellja e butë me nënën duhet të jetë tri herë më e
madhe se me babanë. Nëse nëna sëmuret atëherë dhimbja për të duhet të
jetë tri herë më e madhe se për babanë. Këta dijetarë e ndajnë kështu
respektin prej urdhërimit, duke ia dhënë nënës përparësinë në respekt
dhe mëshirë, kurse babait në kryerjen e urdhrave të tij. Sido që të jetë
themi se në përgjithësi duke mos hyrë në detaje nëna në shpirtin e
fëmijës duhet të jetë tri herë më e madhe se sa babai i tij, dhe
mirësjellja ndaj saj, dhe dhënia përparësi është e vërtetuar me fjalët
profetike, kurse kjo ndarje mund të jetë e mirë por prapë mbetet e
paargumentuar qartë sikur e para.



Gruaja i jep përparësi respektit ndaj burrit apo nënës?


Femra
i jep përparësi respektit të nënës deri para martesës e pas martesës
respekti numër një i takon burrit e pastaj nënës. Kjo që përmendëm ceket
në hadithin e Profetit, sal-lAllahu alejhi ue selem, të shënuar
tek Ahmedi dhe Nesaiu, në të cilin Aisheja e pyet Profetin, duke i
thënë: “O i Dërguar i Zotit, kush ka të drejta më shumë tek gruaja?-
Profeti tha: “Burri i saj”,- Po tek mashkulli?- pyeti Aisheja. Ai iu përgjigj: “Nëna e tij”.- (Shih: Fet’hul bari tek komenti i këtij hadihi).



Kujt i takon fëmija nëse prindërit ndahen?


Përmendëm
se fëmija duhet të respektojë më shumë nënën se babanë, mirëpo kur vjen
në pyetje shkurorëzimi i prindërve, atëherë nëse nëna martohet fëmija i
takon babait, edhe pse respekti ndaj nënës është më i madh.



Një ditë shkoi një grua tek Profeti, sal-lAllahu alejhi ue selem,
dhe i tha: O i Dërguar i Zotit, për djalin tim barku im ishte shtrat,
gjiri ushqim, prehri qetësim, kurse babai i tij më ka shkurorëzuar dhe
dëshiron ta marrë atë nga unë. Profeti i tha: “Ti ke të drejtë ta mbash fëmijën tënde më shumë se burri yt, nëse nuk martohesh.” (Ebu Davudi nr. 2276 dhe Hakimi me sened të mirë)



Respekti ndaj prindërve është farz apo sunet?


Ky
respekt është i detyruar sipas mendimit të gjithë dijetarëve, duke mos
pasur kurrfarë dileme mes tyre. Bazuar në argumentet e sakta dijetarët
respektin e prindërve e konsiderojnë xhihad në rrugë të Allahut përmes
të cilit njeriu e fiton kënaqësinë e Zotit. Ata e vënë këtë respekt para
luftës, bile edhe para luftës së bashku me të Dërguarin e Zotit, sal-lAllahu alejhi ue selem.



Transmetohet
se një djalë i ri shkoi tek Profeti, sal-lAllahu alejhi ue selem, dhe
kërkoi nga ai leje që ta merrte në xhihad. Profeti e pyeti, se a i
kishte prindërit gjallë, kur djaloshi iu përgjigj: Po,- atëherë ai i
tha: “Kthehu te prindërit e tu dhe xhihadi yt është në respektimin e tyre.” Buhariu: 3004, Muslimi nr. 2549.



Në disa transmetime në fund përmendet fjala: “Pastaj respektoji të afërmit një nga një, duke filluar nga më i afërti e më larg”.
Pas prindërve kanë të drejtat e tyre edhe të afërmit e tjerë në
respekt. Në të futen si prindërit nga ana e babait, ashtu edhe nga ana e
nënës, futen fëmijët, nipat e mbesat, vëllezërit e motrat, futen axhët
dhe hallat, dajat e tezet. Përparësi i jepet gjyshërve ndaj vëllezërve e
motrave, pastaj vëllezër e motra. E të tjerët me radhë. Në çdo kategori
ka përparësi njeriu, i cili është më i afërt nga të dyja anët, si nga
babai ashtu edhe nga nëna e në radhë të dytë vijnë ata që kanë afërsi
vetëm nga njëra anë. Shembull: vëllai nga nëna e babai ka përparësi ndaj
vëllait vetëm nga njëri prind. Disa dijetarë e preferojnë t’i jepet
përparësi mirësjelljes ndaj fëmijëve para atyre të gjyshërve, sidomos
nëse fëmijët janë të vegjël, kurse gjyshërit akoma të fuqishëm. Allahu e
di më së miri.



fund dua të përmend, se Islami nuk është diskriminim, por ai është
sistem i drejtë, i cili çdo çështje e studion në vetvete të pavarur nga
të tjerat. Islami i jep përparësi burrit ndaj gruas, sepse vetëm kjo gjë
është e drejtë, ndërsa në këtë çështje nënës i jep përparësi tre fish
nënës ndaj babait, e kjo për arsye se vetëm kështu është e drejtë dhe ky
është realitet i mbështetur në fakte të qarta e të pamohueshme, prandaj
askush nuk ka të drejtë ta akuzojë sistemin e Zotit të zbritur mëshirë
për njerëzimin me diçka, e cila është padrejtësi për të, sepse tek e
fundit argumentet nuk janë në krah të tij e në anën tjetër nuk mund ta
mposhtë këtë fe, por vetëm i bën dëm vetes në këtë botë dhe në botën
tjetër.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
TRI HISE NËNËN E NJË BABANË
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rregullorja :: Temat per portal-
Kërce tek: