Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 MIRESJELLJA ME FAMILJE

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 39

MIRESJELLJA ME FAMILJE Empty
MesazhTitulli: MIRESJELLJA ME FAMILJE   MIRESJELLJA ME FAMILJE Icon_minitimeSat Nov 16, 2013 2:37 pm

MIRESJELLJA ME FAMILJE LpFalenderimi I takon Allahut Atij I bështetemi dhe vetëm prej tij ndihmë dhe falje kerkojm, dëshmojm se Allahu është një dhe vetëm Ai është I cili e meriton adhurmin salavetet I dergojm mbi pejgamberin mbi familejn e tij dhe mbi gjith ata që ndjekin rrugën e tij deri ne ditën e gjykimit.

Thotë Allahu i Madhërur në Kur'anin Famëlartë: “Burrat janë përgjegjës për gratë!"

Gjithashtu ka thënë Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem:
"Çdo njëri prej juve është kujdestar dhe çdo njëri prej jush do të jap përgjegjsi për atë që e ka nën kujdestari."

Gjithashtu thotë Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem:"Më i miri prej jush është ai që sillet mirë më familjen e tij, e unë më së miri prej jush sillem më familjen time."

Pejgamberi alejhi selam jo vetëm që e ka thënë këtë po në të vërtetë e ka praktikuar në formën më të mirë, jo vetëm me gratë e tija, por edhe me shërbëtoret. Kurr njëherë s’ka pyetur për ndonjë gjë që e kanë bërë t’u thotë pse e bëre, ose për ndonjë gjë që nuk e kanë bërë t’u thotë psë së bëtë.

Kjo pra sa i përket sjelljes me shërbëtor, po a thua vallë si ka qenë sjellja më gratë e tij, sal-lall-llahu alejhi ve selam, me nënat e besimtarëve, All-llahu qoftë i kënaqur më to.

All-llahu pra i ka krijuar burrat dhe ju ka dhënë aftësi në mënyrë që të plotësojnë nevojat familjare, që të jenë përgjegjës dhe udhëheqës të mirë dhe udhëheqës të denjë dhe të drejtë në familje.

Sikurse e ka krijuar femrën dhe e ka paisur më cilësi që të jetë nënë e mire, të jetë edukatore e mirë dhe të jetë kujdestare e mirë.

E pra kuptimin më të mirë të fjales "el kavame" përgjegjësi apo kujdestari na e shpjegon hadithi i lartëpërmendur ku thotë Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem:

"Çdo njëri prej jush është kujdestar dhe çdo njëri prej jush do të përgjigjet për atë që e ka nën kujdestari.

Pra, përgjegjësi ndaj familjes don të thotë që t’ia sigurosh vendbanimin, veshëmbathjen, ushqimin etj, që kërkohen nga burri.

Gjithashtu që të zgjidhësh problemet më urtësi dhe butësi e jo më arrogancë dhe vrazhdësi.

Ka disa që e kujtojn hadithin e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ku ka thënë:"Sikur të kisha urdhëruar dikend prej njerëzve që t’i bie në sexhde dikujt tjetër pos All-llahut do ta urdhëroja gruan që t’i bie në sexhde burrit."

Por e harrojnë hadithin tjetër të Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ku thotë:

"Besimin e plotë e kanë ata musliman, të cilët janë më afër meje dhe janë të butë me gratë (familjet) e tyre."

Pra, e shohim mirësjelljen e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, me gratë e tija përkundër obligimeve që i ka pasur sal-lall-llahu alejhi ve selam prap ka gjetur kohë që të jetë afër familjes së tij, ju ka ndihmuar në punët e shtëpisë sa që ka ndodhur që ta mjel edhe delen vet. Pra, ka qenë në shërbim të familjes së tij.

E pra kështu e kuptojmë hadithin."Më i mirë prej jush është ai që sillet mirë më familjen e tij e unë më së miri nga ju sillem me familjen time."

Mirëpo, jo vetëm kaq. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, jo që ka qenë i mirë dhe i butë vetëm me familjen e tij, por ka qenë i butë dhe i mirë më të gjithë, pra është shembull për njerëzimin në përgjithësi, e për muslimanët në veçanti se si duhet të jemi të sjellëshëm më familjet tona dhe me njerëzit në përgjithësi.

Gjithashtu na e tërhjeq vërjtjen Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, që mos ta urrejnë bashkëshortët njëri-tjetrin se nuk ka vend për urrejtje, por për dashuri mes veti, mirësjellje, tolerance.

E nëse ndodh të ketë ndonjë mosmarrëveshje ta eliminojmë sa më parë që është e mundur duke u mbështetur në mësimet e Kur'anit dhe të Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem.

Thotë All-llahu Madhëruarnë Kur-an"Kaloni jetë të mirë më to."

Burimi/Ankebut
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
MIRESJELLJA ME FAMILJE
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mirësjellja me familje
» Një familje e lumtur!
» Konsultimi & Vendim-marrja në Familje:

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rregullorja :: Temat per portal-
Kërce tek: