Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Qëndrimi i dijetarëve rreth shprehjes “La ilahe il-lAllah”

Shko poshtë 
AutoriMesazh
EBU SUFJANI

EBU SUFJANI


Numri i postimeve : 18
Join date : 31/07/2009
Age : 37
Location : Ne token e ALLAHUT

Qëndrimi i dijetarëve rreth shprehjes “La ilahe il-lAllah” Empty
MesazhTitulli: Qëndrimi i dijetarëve rreth shprehjes “La ilahe il-lAllah”   Qëndrimi i dijetarëve rreth shprehjes “La ilahe il-lAllah” Icon_minitimeFri Jul 31, 2009 12:34 am

Qëndrimi i dijetarëve rreth shprehjes “La ilahe il-lAllah”





Ebu Madhfari thotë në “El-Ifsah”:


“Dëshmia se nuk ka zot tjetër të adhuruar me të drejtë përveç Allahut”, nënkupton domosdoshmërish që shqiptuesi i saj duhet të jetë në dijeni se nuk ka zot tjetër të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, ashtu siç thotë Allahu azze we xhel: “Dije se nuk ka zot tjetër të adhuruar me të drejtë përveç Allahut”. (Muhamed, 19). Emri “Allahu” pas fjalës “përveç” do të thotë se atij i përket domosdoshmërish të qenit Zot dhe atë qe meriton vetëm Ai. Ajo që përfitohet nga kjo fjali është fakti se ti duhet të jesh në dijeni, që kjo fjalë përfshin mohimin e tagutëve (ata që adhurohen padrejtësisht përveç Allahut) dhe besimin vetëm tek Allahu. Kështu, kur ti mohove të qenit zot dhe pohove domosdoshmërinë e kësaj vetëm për Allahun, u bëre prej atyre që mohojnë tagutët dhe besojnë tek Allahu.”


Shejhul Islam, Ibn Tejmijje thotë:


“Zoti është i Adhuruari dhe Ai që duhet t’i binden, pra, Zoti është Hyjnia dhe Hyjni është Ai që i takon të adhurohet. Merita e Tij për t’u adhuruar rrjedh nga cilësitë me të cilat Ai përshkruhet dhe që nënkuptojnë detyrimisht se Atij i përket dashuria deri në kulm dhe nënshtrimi deri në fund.”


Ai vazhdon dhe thotë: “Zoti është i Dashuri, i Adhuruari, të Cilin zemrat e hyjnizojnë me dashurinë e tyre, i nënshtrohen dhe i përulen, i frikësohen dhe i luten, i kërkojnë ndihmë në vështirësi dhe i kërkojnë për nevojat e tyre, i mbështeten për interesat e tyre, i drejtohen dhe qetësohen me përmendjen e Tij, gjejnë strehë në dashurinë e tyre ndaj Tij dhe kjo e gjitha i takon vetëm Allahut të vetëm. Për këtë arsye shprehja “la ilahe il-lAllah” është shprehja më e vërtetë, shqiptuesit e saj janë njerëzit e Allahut dhe partia e Tij, ndërsa ata që e mohojnë atë janë armiqtë e Tij, njerëzit e zemërimit dhe ndëshkimit të Tij. Nëse ajo kuptohet saktë, çdo lutje, gjendje dhe shije është e shëndoshë dhe nëse robi nuk e kupton saktë atë, e keqja do ta shoqërojë në të gjitha dijet dhe veprat e tij.”


Ibn Kajjimi thotë:


“Zoti është Ai që hyjnizohet prej zemrave nga dashuria për Të, madhështia e Tij, prehja tek Ai, nga respekti, madhërimi, nënshtrimi, përulja, frika, lutja ndaj Tij dhe mbështetja në Të.”


Ibn Rexhebi thotë:


“Zoti është Ai të cilit i binden dhe nuk i thyhen urdhrat nga frika dhe madhërimi, nga dashuria, përgjërimi, lutja dhe mbështetja tek Ai, nga kërkesa dhe lypja. Të gjitha këto i takojnë vetëm Allahut, azze we xhel. Kështu, kur njeriu i shoqëron Atij një krijesë në njërën prej këtyre gjërave që përbëjnë veçantinë e Tij të të qenit Zot, sinqeritetin e tij në shqiptimin e shprehjes “nuk ka zot tjetër të adhuruar me të drejtë përveç Allahut” dhe një pjesë e adhurimit të këtij njeriu i përket edhe asaj krijese...”


Bekai thotë:


“La ilahe il-lAllah” do të thotë të mohosh me forcën faktin që adhurimi me të drejtë mund t’i përkasë dikujt tjetër përveç Mbretit më të madh, sepse kjo dije është përkujtimi më i madh që të shpëton nga përjetimet e Kijametit. E ajo duhet të jetë e dobishme dhe nuk mund të jetë e tillë nëse shoqërohet me bindje e vepra, sipas kuptimit që ajo përmban. Në të kundërtën ajo përbën një injorancë të pastër.”


Shprehja “La ilahe il-lAllah” tregon për mohimin e të qenit zot për gjithkënd tjetër përveç Allahut dhe pohimin e saj vetëm për Allahun, të vetëm dhe të pashoq. Ky është njësimi (Teuhidi) drejt të cilit kanë bërë thirrje profetët dhe për të cilin ka treguar Kur’ani, që nga fillimi e deri në fund, ashtu siç thotë Allahu për xhindët: “Thuaj: “Më është shpallur se një grup nga xhindët kanë dëgjuar dhe kanë thënë: “Ne kemi dëgjuar një Kur’an (lexim) që të mahnit. Ai udhëzon në të vërtetën, kësisoj ne besuam tek ai dhe kurr nuk do t’i shoqërojmë shok Zotit tonë.”” (ElXhin, 2)


Pra, shprehja “La ilahe il-lAllah” nuk ka dobi për atë që njeh kuptimin e saj, në mohim dhe në poim, por ka dobi vetëm kur krijesa që e beson, e pranon atë dhe vepron sipas saj. Ndërsa ai që e shqipton atë pa dije, pa besim apo punë, u përmend më parë nga fjalët e dijetarëve, se kjo është një injorancë e pastër, që përbën pa asnjë dyshim një argument kundër tij.





Marrë nga libri: Fet'hul mexhid fi sherhi kitabil teuhid

Autor i librit: Abdurrahman ibn Hasan

Përgatiti: Teuhid.net
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Qëndrimi i dijetarëve rreth shprehjes “La ilahe il-lAllah”
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Domethënia e fjalës La ilahe il-lAllah
» Qëndrimi i dijetarëve ndaj filozofisë dhe ilmul kelamit
» Qëndrimi i Islamit në lidhje me punësimin e gruas
» QËNDRIMI I MUSLIMANIT NDAJ KATASTROFAVE NATYRORE
» Rëndësia e diturisë dhe dijetarëve

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Fetwat e Ulemave-
Kërce tek: