Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu



 
PORTALIForumCalendarGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ç'ka preferohet të veprohet në dhjetë ditët e Dhul-Hixhës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Usame
Moderator
Moderator
avatar

Numri i postimeve : 381
Join date : 05/06/2009

MesazhTitulli: Ç'ka preferohet të veprohet në dhjetë ditët e Dhul-Hixhës   Fri Jul 31, 2009 1:42 am

Falënderimi është për Allahun, ndërsa përshëndetjet tona për Muhamedin salallahu alejhi ve se-lem, familjen dhe shokët e tij.
Është veçanti e muslimanit që gjithmonë sezonat e hajrit t'i pres me pendim të sinqertë, kjo ngase Allahu nuk ia ka ndaluar askujt të mirat vetëm përshkak të mëkateve të tij, qoftë kjo e mirë e kësaj bote apo e fesë. Allahu [subhanehu ve teala] thotë: "Çfarëdo e keqe që mund t'ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqija), e për shumë të tjera Ai u falë." [Shura, 30]

Mëkatet kanë ndikim të rrezikshëm në zemrat, sikur që helmi dëmton trupin dhe duhet patjetër të nxirret prej tij, kështu mëkatet ndikojnë në zemra me një ndikim të madh. Prej këtij ndikimi është ajo se mëkatet mbjellin mëkate të tjera si ato dhe i tërheqin motrat e tyre derisa i vështirësohet robit ndarja prej tyre dhe dalja nga to. Pra, vëlla i dashur shpejto tek pendimi i sinqertë dhe priti këto ditë larg nga mëkatet dhe shpeshtoje kërkimin e faljes dhe të përmendurit e Allahut, ngase askush nga ne nuk e di se kur do ta befasojë vdekja dhe do të shpërngulet nga kjo dunja.

Prej veprave të mira që nuk u pakësohet asnjëherë shpërblimi atyre që i bëjnë këto vepra në xhennet janë:
1. Shtimi i punëve të mira në përgjithësi, siç thotë i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve sel-lem: "Nuk ka prej ditëve më të mëdha tek Allahu si dhe punë më të dashur tek Ai, sesa në këto dhjet ditë. "
Ndër veprat e mira që disa prej njerëzve janë të pakujdesshëm: Leximi i Kur'anit, jepja e shumtë e sadakasë, shpenzimi për të gjorët, urdhërimi në punë të mira dhe largimi nga e keqja etj.
2. Namazi: Preferohet prezentimi i hershem në farze si dhe shpejtimi për në safin e parë. Shumimi i nafilëve, ngase ato janë gjërat, të cilat më së shumti të afrojnë tek Allahu. Transmetohet nga Thevbani [radijallahu anhu] se ka thënë: e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut salallahu alejhi ve sel-lem të thotë: "Shpeshtoje sexhden për Allahun ngase për çdo sexhde që i bie Allahut, Allahu të ngritë një shkallë dhe me të e fshin prej teje një mëkat." (Transmeton Muslimi), e ky rast është në çdo kohë.
3. Agjërimi: Sepse agjërimi bën pjesë prej veprave të mira. Transmeton Hunejde bin Halid nga gruaja e tij e kjo nga disa gra të Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] se kanë thënë: " I Dërguari i Allahut agjëronte nëntë prej dhul-hixh-xhes, ditën e ashurës si dhe tre ditë nga çdo muaj." (Transmeton imam Ahmedi, Ebu Davudi dhe Nesaiu)
Ka thënë imam Neveviu për agjërimin e dhjetë ditëve: "Ajo është shumë e preferuar." Kurse i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Nuk ka rob, i cili agjëron një ditë për hirë të Allahut vetëm se Allahu e largon me këtë ditë fytyrën e tij nga zjarri shtatëdhjetë pranvera (vite)." (Mutefekun alejhi)
4. Kryerja e Haxhit dhe Umres
Nga fjala e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: "…dhe për Haxhin e pranuar nuk ka shpërblim tjetër përpos xhennetit." (transmeton Muslimi)
5. Tekbiri (thënia: Allahu Ekber), thënia: La ilahe il-lallah, dhe elhamdulilah
Siç është përmendur në hadithin e mëparshëm të Ibni Omerit [radijallahu anhu]: "Shpeshtone në këto ditë me fjalët: LA ILAHE IL-LAHE IL-ALLAH, me tekbire (Allahu Ekber) dhe me ELHAMDULILAH.
Ka thënë imam Buhariu: "Ibni Omeri dhe Ebu Hurejra [radijallahu anhum] gjatë këtyre dhjetë ditëve dilnin ne treg dhe thonin tekbire e bashkë me ta edhe njerëzit tjerë."
Gjithashtu thotë: "Omeri [radijallahu anhu] thonte tekbire te kupola e tij në Minna. Kështu që e dëgjojshin njerëzit në Xhami e atëhere edhe ata thonin tekbire. Po edhe njerëzit tjerë ne treg derisa dridhej Minna prej tekbireve."
Ibni Omeri [radijallahu anhu] në këto ditë thonte tekbire në Minna pas namazeve, thonte në shtratin e tij, në tëndën e tij, në mexhlisin e tij si dhe në të gjitha ecjet gjatë këtyre ditëve.
E preferueshme është ngritja e zërit me tekbire për burrat siç bënte dhe Omeri [radijallahu anhu], djali i tij dhe Ebu Hurejra. Kurse gratë gjithashtu thojnë tekbire por e ulin zërin, siç është cekur në hadithin e Atijes: "…Derisa dilnin dhe gratë me menstruacione e qëndronin pas njerëzve, merrnin tekbire me tekbiret e tyre dhe bënin dua me duatë e tyre…" (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Është kënaqësi për ne muslimanët që ta ngjallim këtë sunnet, i cili është lënë pas dore në këto ditë, bile gati se nuk u harrua.
Tekbiri është dy llojësh: i përgjithshëm dhe i kufizuar. Komisioni i përhershëm për fetva ka lëshuar këtë fetva:
"Sipas sheriatit, në Kurban Bajramin ka tekbir të përgjithshëm dhe të kufizuar. Tekbiri i përgjithshëm është në çdo kohë prej fillimit të hyrjës së muajit dhul-hixh-xhe deri në fund të ditëve të Bajramit. Kurse tekbiri i kufizuar është pas namazeve farze, prej namazit të sabahut të Ditës së Arafatit deri në namazin e ikindis të ditëve të fundit të Bajramit. Në këtë dispozitë kanë aluduar të gjithë, si dhe e kanë vepruar sahabet (Allahu qoftë i kënaqur me ata).
Forma e tekbirit është:
A- Allahu Ekber, Allahu Ekber, Allahu Ekber kebiren
B- Allahu Ekber (2 herë), la ilahe il-lallah, vAllahu Ekber. Allahu Ekber ve lilahi elhamd.
C- Allahu Ekber (3 herë), la ilahe il-lallah, vAllahu Ekber. Allahu Ekber ve lilahi elhamd.
O Allah, na mundëso kryerjën e punëve të mira, na bën prej robërve të Tu të sinqertë.

Abdul Kasim Melik
Përktheu:
Abedin Haxhiaj

< I mëparshmi Tjetri >

[Pas] VIDEO
Kushtim për nënën


Rrëfimet e ushtarëve amerikan për krimet e bëra në...




FETVA
Përgjigjet e fundit
A i ka falur pejgamberi alejhi selam sunetet çdoherë në shtëpi ...
Sa rekate duhet ta falë gruaja xhumanë?
Xhinnët ai din punët e fshehta?
Nëse jam vonuar në namazin e xhumas...?
A lejohet mbyllja e syve gjatë namazit?
A lejohet të lexohet me zë në namazet pa zë?
A lejohet ndërtimi mbi varre?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Ç'ka preferohet të veprohet në dhjetë ditët e Dhul-Hixhës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Haxhxhi-
Kërce tek: