Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Hadithe (kudsij) të zgjedhura

Shko poshtë 
AutoriMesazh
ebu muadhi

ebu muadhi


Numri i postimeve : 20
Join date : 30/07/2009
Age : 41
Location : shkupi

Hadithe (kudsij) të zgjedhura Empty
MesazhTitulli: Hadithe (kudsij) të zgjedhura   Hadithe (kudsij) të zgjedhura Icon_minitimeFri Jul 31, 2009 2:39 am

• O robërit e Mi! Unë ia kam ndaluar dhunën Vetes dhe e kam ndaluar atë në mesin tuaj. Pra, mos i bëni dhunë njëri-tjetrit!
O robërit e Mi! Të gjithë ju jeni të humbur, përveç atyre që Unë i kam udhëzuar. Pra, kërkoni udhëzimin nga Unë dhe Unë do t'ju udhëzoj!
O robërit e Mi! Të gjithë ju jeni të uritur, përveç atyre që i kam ushqyer Unë. Pra, kërkoni t'ju ushqej dhe Unë do t'ju ushqej!
O robërit e Mi! Të gjithë ju jeni të zhveshur, përveç atyre që Unë i kam veshur. Pra, kërkoni veshjen Time dhe Unë do t'ju vesh!
O robërit e Mi! Ju bëni mëkate natë e ditë e Unë i shlyej të gjitha mëkatet. Pra, kërkoni nga Unë falje dhe Unë do t'ju fal!
O robërit e Mi! Ju nuk jeni në gjendje të më dëmtoni edhe sikur të mundoheni (shumë) për ta bërë një gjë të tillë, por as nuk mundeni të më bëni mirë edhe nëse përpiqeni (shumë) për një gjë të tillë!
O robërit e Mi! Sikur të parët tuaj dhe të fundit tuaj, e gjithashtu edhe (të parët dhe të fundit) prej xhinëve të mundohen të jenë të devotshëm si ai që ka zemrën më të devotshme prej jush, kjo nuk do ta shtonte sundimin Tim!
O robërit e Mi! Sikur të parët tuaj dhe të fundit tuaj e gjithashtu edhe (të parët dhe të fundit) prej xhinëve të mundohen të jenë të prishur si ai që ka zemrën më të prishur, kjo nuk do ta mungonte (pakësonte) sundimin Tim!
O robërit e Mi! Sikur të parët tuaj dhe të fundit tuaj e gjithashtu edhe (të parët dhe të fundit) prej xhinëve të ngriheni në një vend dhe të më luteni, Unë do t'i përgjigjem lutjes të çdonjërit prej jush e kjo nuk do ta pakësojë atë që kam Unë, as aq (ujë) sa mund të marrë gjilpëra prej detit!
O robërit e Mi! Këto janë veprat tuaja, të cilat tek Unë janë të ruajtura dhe të llogaritura e për to Unë do t'ju shpërblej. Pra, ai që gjen mirë, le ta falënderojë Allahun, ndërsa ai që gjen keq, le të mos fajësojë askënd pos vetvetes!

• Allahu i Madhëruar dhe i Lartësuar ka një numër të madh melekësh (engjëjve), të cilët kërkojnë tubime në të cilat përmendet emri i Allahut. Kur e gjejnë tubimin (mexhlisin), ata afrohen dhe i mbulojnë me krahët e tyre rreth e për qark ata që janë tubuar duke e mbushur kështu hapësirën deri në qiellin më të afërt. Kur të tubuarit shpërndahen, engjëjt ngrihen në hapësirën qiellore. Pastaj Allahu i pyet ata, edhe pse Ai i di të gjitha:
-Prej nga po vini?
Ata thonë: -Po vijmë nga një tubim në tokë, në të cilin robërit e Tu të lartësonin, të madhëronin, të njësonin, të lavdëronin dhe kërkonin (të mirën) prej Teje."
Ai thotë: -Çfarë të mire kërkonin prej Meje?
Ata thonë: -Kërkonin xhenetin Tënd.
Ai thotë: -A e kanë parë ata xhenetin Tim?
Ata thonë: -Jo, o Zot.
Ai thotë: -E si do të ishte nëse do ta shihnin xhenetin Tim?
Ata thonë: -Ata kërkojnë mbrojtjen Tënde.
Ai thotë: -Prej kujt kërkojnë mbrojtjen Time?
Ata thonë: -Prej zjarrit Tënd, o Zot.
Ai thotë: -Po a e kanë parë zjarrin Tim?
Ata thonë: -Jo.
Ai thotë: -E si do të ishte nëse do ta shihnin zjarrin Tim?
Ata thonë: -Ata kërkojnë faljen Tënde.
(I Dërguari u) Tha: -Pastaj Ai thotë: -Unë i kam falur dhe i kam derdhur mbi ta të mirat që m'i kanë kërkuar dhe ua kam siguruar mbrojtjen Time nga ajo që kanë kërkuar mbrojtje.
(I Dërguari u) tha: -Engjëjt thonë: -O Zot, në mesin e tyre është edhe filani, rob mëkatar, i cili ishte duke kaluar aty pari dhe (rastësisht) u ul në atë tubim.
(I Dërguari u) Tha: -Allahu u thotë: -Gjithashtu edhe atë e kam falur, sepse ata janë një popull me të cilin ai që rri, nuk vuan.

• Isha tek i Dërguari i Allahut kur erdhën tek ai dy burra: njëri ankohej nga vobekësia, tjetri nga vjedhësit. I Dërguari i Allahut u tha:
-Sa u përket vjedhësve, do të kalojë një kohë e shkurtër ndërsa karvani do të jetë në gjendje të dalë jashtë Mekës pa roje (d.m.th. nuk do të ketë më vjedhës). Ndërsa sa i përket vobekësisë, Çasti (Dita e Gjykimit) nuk do të vijë para se ta marrë ndonjëri prej jush pasurinë e vet dhe të shëtisë për t'ia dhënë dikujt, por nuk do të gjejë askënd që do t'ia kishte pranuar.
Pastaj dikush nga ju do të paraqitet para Allahut duke mos pasur as perde e as përkthyes mes Zotit dhe tij. Pastaj Allahu do t'i thotë:
-A nuk të dhashë pasuri?
Do të përgjigjet: -Po.
Allahu do të thotë: -A nuk të dërgova Lajmëtar?
Do të thotë: -Po.
Pastaj (i pyeturi) do të shikojë në të djathtë, por nuk do të shohë asgjë pos zjarrit dhe do të shohë edhe në të majtë, por nuk do të shohë asgjë pos zjarrit.
Pra, secili prej jush le ta mbrojë veten e tij prej zjarrit duke bërë mirësi qoftë edhe me një gjysmë hurme. E, nëse nuk e ka këtë mundësi, atëherë me një fjalë të mirë.

• O biri i Ademit! Unë rashë i sëmurë e ti nuk më vizitove!
Njeriu do të thotë: -O Zot, si mundem unë të të vizitoj Ty, kur Ti je Zoti i botëve?
Allahu do të thotë: -A nuk e dije se një ndër robërit e Mi ra i sëmurë e ti nuk e vizitove? Dije, pra, se nëse e vizitoje, do të më gjeje tek ai!
O biri i Ademit! Unë të kërkova ushqim e ti nuk më ushqeve!
Njeriu do të thotë: -O Zot, si mundem të të ushqej unë Ty, kur Ti je Zoti i botëve?
Allahu do të thotë: -A nuk e dije ti se një ndër robërit e Mi të kërkoi ushqim e ti nuk i dhe? Dije, pra, se nëse e ushqeje, do të më gjeje tek ai!
O biri i Ademit! Unë të kërkova ujë e ti nuk më dhe!
Njeriu do të thotë: -O Zot, si mundem unë të të jap ujë, kur Ti je Zoti i botëve?
Allahu do të thotë: -A nuk e dije ti se një ndër robërit e Mi të kërkoi ujë e ti nuk i dhe? Dije, pra, se nëse do t'i jepje ujë, do të më gjeje tek ai!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Hadithe (kudsij) të zgjedhura
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 40-Hadithe Kudsij
» Hadithe për agjerimin
» 10 Hadithe
» 40 hadithe kutsij
» Hadithe mbi agjërimin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Hadith-
Kërce tek: