Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu



 
PORTALIForumCalendarGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Thenje te Muhammedit a.s.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
umu kulthumi
Fillestare
avatar

Numri i postimeve : 44
Join date : 30/07/2009
Age : 33
Location : kosova gjilan

MesazhTitulli: Thenje te Muhammedit a.s.   Fri Jul 31, 2009 5:59 am

Muhammedi a.s. thotë:


"A t'ju tregoj për adhurimin më të lehtë dhe më të papërfillshëm për trupin? Heshtja dhe morali i mirë".
"A t'ju tregoj për më të fortin ndër ju? Ai që e zotëron veten kur nervozohet".
"Agjërimi dhe Kur'ani i ndërmjetësojnë robit tek All- llahu ditën e gjykimit. Agjërimi thotë: O Zot, unë ia ndalova ushqimin dhe epshet gjatë gjithë ditës, prandaj më prano mua për të! Ndërsa Kur'ani thotë: O Zot unë ia ndalova gjumin gjatë natës, prandaj më prano mua për të dhe i ndërmjetësojnë" .
"Agjërimi është gjysma e durimit".
"Agjërimi është mburojë nga dënimi i All- llahut".
"Agjërimi është mburojë, nëse nuk prishet me gënjeshtra apo duke marrë nëpër gojë të tjerët".
"Agjëro sepse nuk ka si agjërimi".
"Ai që merr përsipër të mos kërkojë nga njerëzit, marr përsipër të jetë prej banorëve të xhennetit".
"Arma më e fortë e besimtarit është durimi dhe lutja".
"Ata që duhen vetëm për hatrin e All- llahut, do ulen në karriga prej smeraldi, ditën e Kijametit".
"Atë që e fsheh diturinë e mallkon çdo gjë, edhe balenat në det e zogjtë në qiell".
"Atyreve që mblidhen për të përmendur All- llahun, u zbret qetësia, i rrethojnë melaiket, i mbulon mëshira dhe i përmend All- llahu në Arshin e Tij".
"Besimtari është pasqyrë e besimtarit".
" B esimtari, prej robëve të Zotit, nuk bëhet i keq e zullumqar ndaj atij që urren, as nuk i hyn në hak atij që do, as nuk e humbet amanetin, as nuk ka mëri, as nuk shan, as nuk mallkon, e pranon të vërtetën edhe po s'ju kërkua, është i bindur me atë që ka, nuk pretendon atë që s'është e tij dhe nuk e kap kopracia kur është koha për të dhënë".
"Çdo grua që vdes duke qenë i shoqi i kënaqur prej saj, do të hyjë në xhennet".
"Çdo musliman për muslimanin është haram: malli i tij, nderi i tij, gjaku i tij dhe i mjafton e keqe muslimanit të urrejë vëllanë e tij musliman".
"Çelësat e fshehtësisë janë pesë dhe nuk i di askush perveç All- llahut (svt): Askush se di se çfarë do të bëhet nesër perveç All- llahut, askush se di se çfarë ka në mitra përveç All- llahut, askush se di se kur do të bëhet kijameti përve ç All- llahut, asnjeri se di se ku do të vdesë përveç All- llahut dhe askush se di se kur do të bjerë shi përveç All- llahut".
"Çelësi i xhennetit është namazi dhe çelësi i namazit është pastërtia".
"Dijetarët janë besnikët e All- llahut në robët e Tij".
"Fjalët më të mira janë katër: Subhanall- llah, Elhamdu lil- lah, La ilahe il- lall- llah dhe All- llahu ekber".
"Gjëja më e mirë që i është dhënë njeriut është morali i mirë".
"Gjëja më e mirë që lë njeriu pas vete është: Një fëmijë të mirë që lutet për të, një mirësi e vazhdueshme dhe dija nga e cila përfiton dikush pas tij".
"Habitem me atë që kërkon këtë botë ndërkohë që vdekja e kërkon atë, habitem me të hutuarin ndërkohë që All- llahu nuk është i hutuar për punët e tija, habitem me atë që qesh me të madhe ndërkohë që se di se a është hidhëruar All- llahu me të apo jo".
"Habitem me muslimanin: Kur e kaplon ndonjë e keqe duron, ndërsa kur e kaplon ndonjë e mirë e falenderon All- llahun. Muslimani shpërblehet për çdo gjë, deri edhe për kafshatën që e ngre deri në gojën e tij".
"I lumi ai që është udhëzuar në Islam, jetesa e tij është e mjaftueshme dhe ai është i kënaqur me këtë".
"I lumi ai që ruan gjuhën (gojën) e tij, i mjafton shtëpia e tij dhe qan për gabimin e tij".
"Jam dërguar mëshirë dhe s'jam dërguar dënim".
"Jam dërguar të plotësoj moralin e lartë".
"Jepini njerëzve meritat e tyre".
"Ji në këtë botë si i juaj ose si kalimtar".
"Kërkimi i diturisë është detyrim për çdo musliman dhe All- llahu e do të ndihmuarit e nevojtarit".
"Kërkimi i diturisë është detyrim për çdo musliman dhe për kërkuesin e dijes kërkon falje çdo gjë, edhe balenat në det".
"Kërkimi i diturisë është detyrim për çdo musliman".
"Kërkimi i hallallit është detyrim për çdo musliman".
"Kije frikë All- llahun kudo që të jesh, pasoje të keqen me të mirë për ta fshirë dhe sillu me njerëzit me moral të mirë".
"Kijeni frikë All- llahun, falni pesë namazet, agjëroni muajin tuaj, jepni zekatin e mallrave tuaj, me zemër të pastër, binduni udhëheqësve tuaj, që të hyni në xhennetin e Zotit tuaj".
"Kisha dëshirë t'i shikoja vëllezërit e mi, ata që më besuan pa më parë".
"Kur dërgonte Pejgamberi (a.s) udhëheqës në ndonjë popull e këshillonte: "Mbaj hytbe të shkurtër (hytbja e prezantimit) , fol pak; pasi ca fjalë janë të magjishme".
"Kur të hani, hani me të djathtën dhe kur të pini, pini me të djathtën, pasi shejtani ha dhe pi me të majtën".
"Kurdo që një grup njerëzish mblidhet në një shtëpi prej shtëpive të All- llahut për të lexuar librin e Tij dhe për ta mësuar atë, do u zbresë qetësia, do i mbulojë mëshira, do i rrethojnë melaiket dhe do i përmendë All- llahu tek ata që janë pranë Tij".
"Kush del për të kërkuar dijen, ai është në rrugën e All- llahut derisa të kthehet".
"Kush e beson All- llahun dhe ditën e gjykimit le t'i bëjë mirë komshiut të tij dhe kush beson All- llahun dhe ditën e gjykimit le të nderojë mikun e tij dhe kush beson All- llahun dhe ditën e gjykimit le të flasi mirë ose të heshti".
"Kush e ndihmon një nevojtar, All- llahu ia lehtëson atij punët në këtë botë dhe në tjetrën".
"Kush e shton përmendjen e All- llahut, ka shpëtuar nga hipokrizia".
"Kush gënjen në emrin tim me qëllim, le të përgatisë vendin e tij në zjarr".
"Kush mbron nderin e vëllasë së tij, do e mbrojë All- llahu nga zjarri ditën e gjykimit".
"Kush nuk falenderon njerëzit, nuk ka falenderuar as All- llahun".
"Kush nuk i mëshiron njerëzit, as All- llahu nuk e mëshiron ".
"Kush nuk ka turp prej njerëzve, nuk ka turp as prej Zotit".
" Kush nuk mëshiron nuk mëshirohet dhe kush nuk fal nuk falet"..
"Kush shikon prej jush një të keqe le ta ndryshojë me dorën e tij, e nëse nuk mundet le ta ndryshojë me gjuhën (gojën) e tij, e nëse nuk mundet le ta ndryshojë me zemrën e tij…".
"Largohuni nga pija dehëse sepse ajo është çelësi i çdo të keqeje".
"Luftëtar është ai që lufton të metat e tija për hatrin e All- llahut".
"Lutjuni All- llahut të bindur se do ju përgjigjet dhe dijeni se All- llahu nuk i përgjigjet lutjes që del nga zemra e hutuar".
"Më erdhi Xhibrili (a.s) dhe më tha: O Muhammed, jeto sa të duash se një ditë do vdesësh, duaj ke të duash se një ditë do ndahesh prej tij, puno çfarë të duash se një ditë do shpërblehesh për atë çfarë ke bërë, dhe dije se lartësimi i besimtarit arrihet me namazin e natës dhe krenaria e tij është duke mos patur nevojë për njerëzit".
"Më i miri ndër ju është ai që e mëson Kur'anin dhe ia mëson atë edhe të tjerëve".
"Më i miri ndër ju është ai që nuk e lë botën e ardhshme për këtë botë, as botën e tij për botën e ardhshme dhe ai që nuk bëhet i bezdisshëm për njerëzit".
"Më i miri ndër ju është ai që sillet më mirë me familjen e tij".
"Më i miri ndër ju është ai, të cilin kur e shikoni ju kujtohet All- llahu, fjala e të cilit ju bën të punoni mirë dhe puna e të cilit ju bën të pëlqeni jetën e ardhshme".
"Me të vërtetë All- llahu, banorët e qiellit e të tokës edhe buburreca në vrimën e saj, edhe balena luten për atë që u mëson njerëzve të mirën".
"Mëso sepse dituria është miku i besimtarit".
"Mësoni të tjerët, lehtësoni dhe mos vështirësoni, sihariqoni dhe mos i largoni njerëzit dhe nëse ndonjëri prej jush nevrikoset le të heshtë".
"Mirësia është e madhe, të pakët janë vepruesit e saj".
"Morali është ena e fesë".
"Morali fisnik është prej punëve të xhennetit".
"Mos e kërkoni asnjëherë takimin e armikut (d.m.th. luftën), e nëse takoheni, duroni".
"Mos i bëni shtëpitë tuaja varreza, faluni në to".
"Mos u tallni me asgjë që ka shpirt".
"Musliman është ai, që muslimanët janë të shpëtuar nga goja dhe dora e tij".
"Musliman është ai, që muslimanët janë të shpëtuar nga goja dhe dora e tij, ndërsa emigrues është ai që largohet nga ndalesat e All- llahut".
"Muslimani tek muslimani ka gjashtë të drejta: Ta përshëndesë kur ta takojë, t'i përgjigjet kur ta thërrasë, kur të teshtitet t'i urojë shëndet, kur të sëmuret ta vizitojë, kur të vdesë t'i falë xhenazen dhe të dojë për të, atë që do për veten e tij".
"Nëse burri ngrihet natën dhe zgjon edhe familjen e tij dhe fallen sëbashku dy rekate, do shkruhen prej atyre që e përmendin All- llahun shumë".
"Nuk i jep prindi fëmijes së tij gjë më të mirë sesa edukatën e mirë"
"Nuk ka dërguar All- llahu Pejgamber, vetëm se me gjuhën e popullit të tij".
"Nuk ka dije më të madhe për njeriun sesa frika e Zotit, siç nuk ka injorancë më të madhe për të sesa mendjemadhështia" .
"Nuk më ka besuar mua, kush fle i ngopur, ndërkohë që komshiu i tij është i uritur dhe ai e di".
"Për çdo hap që bën secili prej jush për të shkuar në namaz, i shkruhet një e mirë dhe i fshihet një e keqe".
"Pesë namazet, xhumaja në xhuma dhe Ramazani në Ramazan, janë fsherëse për gjynahet ndërmjet tyre, po su vepruan gjynahet e mëdha".
"Prej adhurimit të mirë është mendimi i mirë për tjetrin ".
"Prej lumturisë së njeriut është jeta e gjatë dhe të dhuruarit e pendimit nga Zoti".
"Puna më e mirë është namazi në kohën e tij të parë".
"Secili nga bijtë e Ademit gabon, por më i miri ndër ata që gabojnë është ai që pendohet ".
"Shembulli i atij që mëson diturinë dhe nuk ua mëson atë të tjerëve, është si shembulli i një personi që gropos thesarin, duke mos shpenzuar prej tij".
"Shembulli i atij që u mëson njerëzve mirësinë duke harruar veten e tij, është si shembulli i një kandili që ndriçon të tjerët duke djegur veten".
"Shembulli i shokëve të mi (sahabët e Profetit- a.s-) është si shembulli i kripës: Ushqimi nuk ka vlerë pa të".
"Shembulli i shoqërisë së mirë është si shembulli i shitësit të erërave të mira; nëse nuk merr gjë prej tyre, përfiton nga era e mirë".
"Shembulli i shtëpisë ku përmendet All- llahu dhe i shtëpisë ku nuk përmendet All- llahu, është si shembulli i të gjallit me të vdekurin".
"Shembulli i ymetit tim është si shembulli i shiut, që nuk dihet a është më mirë fillimi apo fundi i tij".
"Shembulli im dhe shembulli juaj është si puna e një personi që ka ndezur një zjarr, në të cilin fluturat dhe karkalecat vijnë e hidhen në të, ndërsa ai i largon me dorë që mos të bien në të. Edhe unë mundohem t' ju largoj nga zjarri e ju më ikni nga duart".
"Shenjat e hipokritit (munafikut), janë tri: Kur flet gënjen, kur premton se mban atë dhe kur i zihet besë tradhëton".
"Shenjë e dashurisë së All- llahut është dashuria e përmendjes së Tij dhe shenjë e urrejtjes së All- llahut është urrejtja e përmendjes së Tij".
"Shikoni ata që janë poshtë jush e mos shikoni ata që janë më lart se ju, sepse kjo është më e mirë për të ditur vlerën e mirësive të All- llahut ndaj jush".
"Shpenzimet e burrit për shtëpinë e tij, janë sadeka (lëmoshë)".
"Shtonie përmendjen e shkatërruesit të lezeteve -vdekjes-".
"Sikur të dini atë që di do qanit shumë dhe do qeshnit pak; Do të shfaqet hipokrizia, do të ngrihet sinqeriteti, do të mblidhet mëshira, do të akuzohet i ndershmi dhe do t'i besohet të pabesit, ndërsa fitnet do të jenë si shembulli i natës së errët".
"Sikur të mos e rëndoja ymmetin tim, do i urdhëroja të përdornin misvakun dhe të lyheshin me erëra të mira për çdo namaz".
"Sikur të mos e rëndoja ymmetin tim, do t'i urdhëroja të përdornin misvakun (të pastronin gojën dhe dhëmbët) për çdo namaz".
"Unë jam mëshirë e dhuruar".
"Ushqimi i dy personave i mjafton edhe tre vetave, sikurse ushqimi i tre personave i mjafton katër vetave". Transmetuar nga Ibn Ebi Dunja
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Thenje te Muhammedit a.s.
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Thënie nga Paulo Coelho
» Thenia e dites....
» Këshilla psikologjike
» Thenie mbi "Faljen"
» Thënie nga Osho

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Hadith-
Kërce tek: