Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Gruaja qe kerkonte Xhennetin me me te lartin qmim...

Shko poshtë 
AutoriMesazh
umu kulthumi
Fillestare
umu kulthumi


Numri i postimeve : 44
Join date : 30/07/2009
Age : 39
Location : kosova gjilan

Gruaja qe kerkonte Xhennetin me me te lartin qmim... Empty
MesazhTitulli: Gruaja qe kerkonte Xhennetin me me te lartin qmim...   Gruaja qe kerkonte Xhennetin me me te lartin qmim... Icon_minitimeFri Jul 31, 2009 6:52 am

Gruaja që kërkonte xhennetin me më të lartin çmim

Ibrahim Nekhiu, dijetari i njohur, kishte një të afërt, e cila ruante ardhjen e ditëve më të nxehta për t'i agjëruar. Një ditë dikush e pyeti: Përse i pret këto ditë të nxehta për t'i agjëruar? Ajo iu përgjigj: Kur ulet çmimi, çdokush blen.[1]



E dashuruara pas Zotit të saj

Tregohet, se një besimtare nga Mosuli, e quajtur Rukejje, kishte thënë: "E dua Zotin tim me një dashuri shumë të madhe, saqë po të më dërgonte në zjarr, nuk do të kisha ndjerë nxehtësinë e tij, me dashurinë që kam për Të. Por, edhe sikur të më dërgonte në xhennet, nuk do ta kisha ndjerë kënaqësinë e tij, përballë dashurisë së Tij, sepse dashuria e Tij është zotëruesja ime".[2]



Gruaja që qante nga ndarja me adhurimet

Tregohet, se në momentet e fundit të jetës së saj, Muadhe el- Adevijje qau pastaj qeshi. Dikush nga të afërmit e pyeti atë: Nga se qave e pastaj qeshe? Ajo u përgjigj: Qava, sepse m'u kujtua se do të ndahem nga agjërimi, namazi dhe dhikri i Zotit. Pastaj qesha, pasi pashë Ebu Sahbanë -burrin e saj të vdekur- në oborrin e shtëpisë, të veshur me dy pelerina të gjelbërta, së bashku me disa njerëz. Pasha All- llahun, s'kam parë të ngjashëm me ta në këtë botë, prandaj edhe u qesha. Pas kësaj, s'besoj se do të kem mundësi të fal ndonjë farz.

Thotë i afërti i saj: Ajo vdiq, para se të hynte koha e namazit.[3]



Gaboi Omeri dhe goditi gruaja

Një ditë, Omeri (r.a) nga minberi u tha njerëzve: "Nuk e di se dikush e ka shtuar dhuntinë (mehrin) më tepër se 400 dirhem, pasi edhe Profeti (a.s) me shokët e tij, dhuntinë e jepnin nga 400 dirhem e poshtë dhe sikur shtimi i mehrit të ishte çështje përkushtimi a mirësie, s'do i kishit kaluar ata". Kur zbritil, një grua kurejshite, e kundërshtoi, duke i thënë: O prijës i besimtarëve, a i ndalove njerëzit që të shtojnë mbi 400? Tha: Po! Tha (gruaja): Po, a s'e ke dëgjuar All- llahun që thotë në Kur'an: "Në qoftë se dëshironi të ndërroni (ta merrni) një grua në vend të një gruaje (të lëshuares) i keni pas dhënë shumë të madhe, mos merrni prej saj asnjë send".[4] Ai tha: O Zot, më fal! Të gjithë njerëzit janë më të ditur se Omeri! Pastaj u kthye, hypi në minber dhe tha: "O ju njerëz! Ju pata ndaluar që të mos shtoni në dhuntinë tuaj mbi 400 dirhem, por nëse ndonjëri prej jush dëshiron të japë nga pasuria e tij çfarë të dojë e të pëlqejë, le ta bëjë"![5]



Durojmë urinë dhe jo dënimin e All- llahut!

Një ditë Rabia el- Adevijje, adhuruesja e njohur, i tha të atit: "O baba! Nuk ta bëj hallall nëse na ushqen me haram". I ati i tha: Po sikur të mos gjej vetëm se haram? Ia ktheu: "E durojmë urinë në këtë botë, më mirë se të durojmë dënimin e botës tjetër".[6]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Gruaja qe kerkonte Xhennetin me me te lartin qmim...
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» O Besimtar ti ke Qmim...?
» NJË BOTË KU GRUAJA SUNDON FUQIPLOTË
» Gruaja jote është e gjithë bota për ty

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Feja dhe shoqëria-
Kërce tek: