Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Vaji i Ullirit dhe Ulliri

Shko poshtë 
AutoriMesazh
ebu muadhi

ebu muadhi


Numri i postimeve : 20
Join date : 30/07/2009
Age : 41
Location : shkupi

Vaji i Ullirit dhe Ulliri Empty
MesazhTitulli: Vaji i Ullirit dhe Ulliri   Vaji i Ullirit dhe Ulliri Icon_minitimeFri Aug 28, 2009 2:05 am

Vaji i Ullirit dhe Ulliri Vjjjj“Pasha fikun dhe ullirin!” [Et-Tinë, 1]

Ky betim i Allahut të Madhëruar përkëto dy pemë jep të kuptohet qartazi rëndësia që kanë këto pemë dhe dobia e madhe e tyre, sepse sikur tëmos kishin ndonjë vlerë të veçantë,nuk do t'i kish veçuar Allahu me betim.

Ulliri është ndër pemët më të vjetra që njeh njerëzimi.Ulliri është përmendur në librat e vjetër kinezë, siç ështëpërmendur edhe në Tevrat, Zebur, Ingjil dhe Kuran. Bile nëKuran është përshkruar si pemë e bereqetshme. Ulliri ka përmbajtje të madhe vitaminash të ndryshme a, b, c si dhe kripëra të shumta. Gjithashtu përmban edhe shumë acide yndyrore të pangopura të cilat në mënyrë pozitive veprojnë në metabolizmin e yndyrnave në mëlçi (rregullojnë kolesterolin), e mbrojnë zemrën gjë që pakëson mundësinë e prekjes nga sëmundjet e ngurtësimit të enëve të gjakut, angina pectoris, infarkti kardial, tromboza dhe rregullojnë tensioni e gjakut.

Prej kohësh ka qenë e njohur se ulliri të jep oreks ose ta shton oreksin për të ngrënë, se forcon stomakun dhe ndihmon në tretjen e ushqimit.
Bima dhe lëvozhga e ullirit përdoren me rezultate shumë të mira kundër arteriosklerozës, temsionit të lartë të gjakut, etj.

Vaji i ullirit mund te përdoret edhe si melhem për lyerje, forcon flokët idhe ndalon të thinjurit, atyre që u bien flokët mund te lyejnë për dhjetë minuta rrënjët e flokëve çdo mbrëmje pastaj ta mbështjellin kokën tërë natën e të nesërmen në mëngjes t'i lajnë flokët, perdeoret edhe për shërimin e plasaritjeve të duarve. Pirja e vajit të ullirit është i dobishën kundër helmimit. Ky vaj lehtëson dhimbjet në lukth dhe zorrë dhe mbyt parazitët në zorrë.
Ullinjtë e gjelbër kanë vlera të shumta ushqyese e gjithashtu forcojnë barkun dhe stimulojnë potencën seksuale. Ullinjtë e hidhur janë të mirë për trajtimin e djegjeve. Të përtypurit e gjetheve të ullirit ndihmon në rastet e inflamacionit të mukozës së gojës, herpesit, dermatitit buloz dhe kromës.

Çaji i përgatitur me gjethet e ullirit ul sasinë e sheqerit në gjak. Diabetikët këshillohen të hanë kokrra jeshile ulliri, të cilat ulin etjen që shkakton diabeti.

Vaji i ullirit ndihmon në sëmundjet e mëlçisë dhe në eleminimin e gurëve të fshikëzës së tëmthit dhe gurëve të veshkave.
Nga pomadat dhe preparatet e tjera që përgatien me vajin e ullirit mjekohen plagë të ndryshme, djegje të lëkurës, duke ndihuar në ripërtëritjen e indeve të dëmtuara
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Vaji i Ullirit dhe Ulliri
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dobite e vajit te Ullirit
» Vaji I Peshkut PËrmirËson TË Folurit Dhe Sjelljet E FËmijËve

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Shkencë-
Kërce tek: