Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu



 
PORTALIForumCalendarGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Teuhidi El-Esma ues-Sifaat

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Usame
Moderator
Moderator
avatar

Numri i postimeve : 381
Join date : 05/06/2009

MesazhTitulli: Teuhidi El-Esma ues-Sifaat   Mon Feb 01, 2010 11:43 am

Gjithashtu e veçojmë Atë, të Madhërishmin, në emrat dhe cilësitë e Tij. Pra nuk ka asnjë të barabartë e as të ngjashëm me Atë, të Lavdëruarin:
“Thuaj: “Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm! Allahu është Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim. Ai as nuk lind, as nuk është i lindur. Dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Atë!” (EL-IHLAS 112: 1-4)

I Madhërishmi është i veçuar me atribute të lavdërimit dhe përsosmërisë me të cilat e ka përshkuar Ai Veten e Tij apo siç na ka treguar i Dërguari i Tij, sal'allahu alejhi we selem, në Sunnetin e tij. Pra nuk i atribuojmë krijesave të Tij ndonjë prej atributeve të Tij, as nuk nxjerrim emra nga emrat e Tij për ndonjë person, ne nuk bëjmë ngjashmëri mes të Lavdëruarit dhe ndonjë nga krijesat, as nuk devijojmë në mohimin e emrave të Zotit ton ë të Lavdëruar.

Besojmë në atë me çfarë e ka përshkruar Ai veten dhe në ate me çfarë e ka përshkruar i Dërguari i Tij, sal'allahu alejhi we selem, në të vërtetë dhe jo simbolikisht, pa shtrembërime, mohime, pa pyetur “si” apo përngjasime.

Nuk mohojmë asgjë prej asaj, me të cilën Ai i Lavdëruari i e ka përshkruar Veten. Ne nuk ndryshojmë asnjë fjalë nga vendi i duhur, as nuk i qasemi asaj për të interpretuar gjëra me mendimet tona apo duke sjellë absurditete nga imagjinata jonë me tenzih si evidencë për përkrahjen e saj.

“Atij i përket shembulli më i lartë në qiej dhe në Tokë. Ai është al-Aziz (Mbizotëruesi), al-Hakim (i Urti).” (ER-RUM 30: 27)

Askush nuk ka gjetur shpëtim në dinin e Tij, përveç atij i cili i është nënshtruar Allahut të Madhëruar e të Lartësuar dhe të Dërguarit të Tij, sal'allahu alejhi we selem, dhe ka refuzuar diturinë që është e paqartë për të dhe atij që ka dituri mbi të. Qëndrueshmëria në Islam nuk është vendosur te asnjë njeri përveç në bazën e nënshtrimit dhe dorëzimit, dhe kushdo që thellohet në dituri për të cilën është paralajmëruar dhe nuk është i kënaqur më nënshtrim ndaj përvetësimit të saj, atëherë veprat e tij do ta mbulojnë atë nga imani i drejtë dhe nga Teuhidi i pastër.

Besojmë se Allahu e ka zbuluar Librin e Tij ne gjuhen e pastër arabe, pra ne nuk i bëjmë tafavid kuptimeve te atributeve, më mirë i bëjmë tafavid vetëm fjalës „si?“ dhe themi:

“Ne i besojmë (Kuranit). Të gjitha këto (vargje të qarta e alegorike) janë nga Zoti ynë!” (Al-IMRAN 3”7)

Deklarojmë refuzimin dhe lirinë tonë nga mohimi i Xhehmive (mohuesit e Emrave dhe Cilësive të Allahut) dhe Mushabihëve (ata që bëjnë përngjasimin e Allahut me krijesat e Tij) para Allahut, pra nuk anojmë as nga këta as nga ata, jo, ne qëndrojmë të palëkundur në mes, m’u ashtu siç ka dashur Zoti ynë; Ne qëndrojmë në mes të mohimit dhe pohimit sepse Ai, i Lavdëruari thotë:

“Asgjë nuk I shëmbëllen Atij. Ai i dëgjon të gjitha dhe i sheh të gjitha” (ESH-SHURA 42:11)

Prandaj, kushdo që nuk ka mburojë kundër mohimit dhe përngjasimit, do të rrëshqasë dhe nuk do të arrijë tenzih-in aktual. Në këtë fushë të besimit, si edhe në të gjitha fushat tjera, ne qëndrojmë në ate që edhe paraardhësit tanë të virtytshëm, Ehlu Sunneh uel-Xhema’ah, kanë qëndruar. Për këtë besim Allahu na ka njoftuar në Librin e Tij dhe kjo është transmetuar në një sërë transmetimesh nga i Dërguari i Allahut, sal'allahu alejhi we selem, se Ai është mbi qiejt e Tij, është ngritur mbi Arsh, ashtu siç thotë më i Lartësuari:

“A jeni të sigurt se kush është në qiell, nuk do ta bëjë Tokën t’ju kapërdijë, kur të fillojë të dridhet papritmas?” (EL-MULK 67:16)

Ndërsa në Hadithin e robëreshës tregohet se Pejgamberi, sal'allahu alejhi we selem, e ka pyetur ate: “Kush është Zoti yt?” Tha: “Allahu” E pyeti ai, slAllahu alejhi ue selm, “Kush jam unë?” Ajo iu përgjigj: “I Dërguari i Allahut”. Atëherë ai tha: “Lirojeni se është besimtare”.

Kjo është e vërteta në të cilën nuk ka dyshim. Pastaj, megjithatë ne ruhemi ashtu siç janë ruajtur paraardhësit tanë të virtytshëm nga supozimet e gabuara. Për shembull, imagjinohet se qiejt i bëjnë hije Allahut apo e kufizojnë Atë, kjo realisht është gënjeshtër. Ne jemi detyruar ta përmendim këtë, ta mohomë këtë dhe të deklarojmë se Allahu është i pastër nga këto gjëra, dhe, nëse Selefët njëmend asnjëherë nuk janë përballuar me mohime, atëherë njerëzit e risive dhe implikimet e tyre të gabuara do t’i bezdisnin ata dhe do të ishte një bezdi për xhematin e Ehlu Sunnetit .

Sepse më i Lartësuari thotë:

“Kursi-u i Tij përfshinë qiejt dhe Tokën” (EL-BEKARE 2:255)

Dhe i Lavdëruari thotë:

“Allahu mban ekuilibrin e qiejve dhe të Tokës, që të mos shkatërrohen” (EL-FATIR 35:41)

“Është Ai që e mban qiellin që të mos bjerë në Tokë” (EL-HAXH 22: 65)

“Dhe një prej shenjave të Tij është që qiejt dhe Toka qëndrojnë sipas urdhrit të Tij” (ER-RUM 30: 25)

Dhe ne besojmë se Ai, i Lavdëruari është ngritur mbi Arshin e Tij, siç thotë më i Larti:

“I Gjithëmëshirshmi mbi Arsh u ngrit” (TA-HA 20: 5)

Ne nuk e interpretojmë fjalën Istiva (ngritje) me kuptim të pushtimit. Përkundrazi, ky është kuptimi në gjuhën e Arabëve në të cilën Allahu e ka zbritur Kur’anin. Ne nuk e krahasojmë ngritjen me ngritjen e krijesave të Tij, më saktë themi ashtu siç ka thënë edhe Imam Maliku: “Istiva është e njohur (e ditur), imani në të është obligim. Fjala “si” është e panjohur (e paditur) dhe të pyeturit për të është një risi”

Në këtë mënyrë veprojmë edhe në atributet dhe veprat e Tij të tjera, si për shembull: zbritja, ardhja dhe vepra e atribute të tjera që Ai i Lavdëruari na ka njoftuar në Librin e Tij, apo që është vërtetuar në Sunnetin e saktë. Bashkë me besimin tonë për Istiva –në (ngritjen) mbi Arsh dhe në Lartësinë e Tij mbi qiejt e Tij, të Lavdëruarit dhe të Madhëruarit, ne besojmë se Ai është afër robërve të Tij, ashtu siç thotë i Lavdëruari:

“Kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam afër” (EL-BEKARE 2: 186)

Dhe në pajtim me Hadithin: “ O ju njerëz! Kini mëshirë ndaj vetes suaj, sepse vërtetë ju nuk e thirrni Një që është memec apo që është i papranishëm. Jo, ju po e thirrni Një që dëgjon dhe sheh gjithçka. Vërtetë, Atë që po e thirrni ju, e keni më afër sesa qafën e kafshës që e kalëroni.”

Ai është me robërit e Tij kudo që janë dhe Ai e di se ç’veprojnë ata, ashtu siç thotë i Madhërishmi:

“…Ai është me ju kudo që të gjendeni; Ai sheh gjithçka që bëni” (EL-HADID 57: 4)

Nuk është për të kuptuar nga fjalët e Tij “Ai është me ju” ajo, që e kanë për qëllim felëshuesit të cilët thonë se Ai është i përzier me krijesat e Tij apo se është shkrirë në disa (nga krijesat), apo se është bashkuar me ato, e çfarëdo besimi tjetër që është kufër dhe devijimi. Jo, ne deklarohemi para Allahut të lirë nga të gjitha këto.

Dhe Ai, i Lavdëruari ka një Maijjah tjetër me robërit e Tij besimtarë që nuk është maijjah e përgjithësuar dhe ajo është majjah e fitimit duke dhuruar sukses dhe saktësi. Më i Larti thotë:

“Vërtet, Allahu është me ata që e kanë frikë dhe që janëpunëmirë” (EN-NAHL 16: 128)

Pra, i Lavdëruari me gjithë istiva- në e Tij mbi Arshin e Tij dhe ngritjen e Tij mbi qiejt e Tij, prapë është me robërit e Tij kudo që mund te jenë dhe e di çfarë veprojnë ata. Ai i Lavdëruari është pranë atij që i lutet Atij dhe është me robërit e Tij besimtarë; Ai, i mbron ata dhe i ndihmon ata, kështu që prania e Tij dhe Majjah e të Lavdëruarit nuk e mohon (kundërshton) ngritjen e Tij dhe Lartësinë e Tij, sepse nuk ka asgjë që i ngjanë Atij në cilësitë e Tij. Ai është i Lartë në praninë e Tij dhe është pranë në Lartësinë e Tij.

Nga frytet e Teuhidit është e drejta e Allahut mbi robërit e Tij:

Suksesi i Muvahidit është arritja e Xhennetit të Zotit të tij dhe shpëtimi nga Zjarri, siç transmetohet në Hadithe nga Muadh ibën Xhebeli. Prej fryteve të Teuhidit është po ashtu lavdërimi i Zotit dhe madhërimi i Tij duke ia ditur atributet e përsosmërisë dhe fisnikërisë. Prej fryteve është lavdërimi i Tij dhe deklarimi që Ai është larg ndonjë ngjashmërie duke ditur për mendjelehtësinë e marrëzinë e atyre qe kanë bërë dikë të barabartë me Të duke i bërë Atij shok në ibadet, në gjykim apo në ligjvënie, dhe duke ditur për pozitën ulët dhe pavlefshmërinë e atyre që kanë bërë veten e tyre ortak në çfarëdo qoftë, edhe pse ata nuk e marrin veten si shok në krijim, nuk kanë pjesë në sundim, furnizim apo në vendosje të çështjeve.

Prej fryteve të Teuhidit është që zemra dhe shpirti lirohet nga robërimi i krijimit. Po ashtu, robi gjen forcë në jetën e kësaj bote dhe në ahiret. Prandaj, ai që ka adhuruar zota të ndryshëm duke i thurur ata (për ndihmë) dhe duke e ndarë frikën dhe shpresën mes tyre, nuk është si ai që ë ka veçuar Zotin e Tij të Lavdëruar dhe ia ka përkushtuar frikën, shpresën, qëllimin, synimin dhe adhurimin Atij.

O Allah! O Miku Mbrojtës i Islamit dhe njerëzve të tij, na bëj të palëkundur në Teuhidin tënd derisa të takohemi me Ty!

Shejh Ebu Muhamed el-Makdisi

Teuhid.NET
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Teuhidi El-Esma ues-Sifaat
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rregullorja :: Temat per portal-
Kërce tek: