Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Femra si nene dhe emancipimi i rrejshem

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Usame
Moderator
Moderator
Usame


Numri i postimeve : 381
Join date : 05/06/2009

Femra si nene dhe emancipimi i rrejshem Empty
MesazhTitulli: Femra si nene dhe emancipimi i rrejshem   Femra si nene dhe emancipimi i rrejshem Icon_minitimeMon Feb 22, 2010 9:27 am

Pas nenshtrimit ndaj Zotit, Islami kerkon edhe nenshtrim ndaj prinderve:
"Adhuroni Allahun e mos i shoqeroni Atij asnje send, silluni mir ndaj prinderve..."
(Kuran, kaptina Nisa:36)

"Zoti yt ka dhene urdher te prere qe te mos adhuroni tjeter vec Tij, qe te silleni ne menyr bamirse ndaj prinderve..." (Kaptina Isa:23)

Islami i perkushton kujdes te vecant nenes si prind duke e theksuar rendesin e rolit te saj, e me kete asaj i pranon disa perparsi te caktuara:
"Ne njeriun e kemi urdheruar per sjellje te mira ndaj prinderve te vet, sepse nena e vet e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjirin" (Kaptina Lluklman:14)

Ne nje hadith qendrojne keto fjale:
"E kan pyetur Pejgamberin a.s., se kujt duhet ti kushtohet me shum kujdes?" Ai eshte pergjigjur: "Nenes". E pastaj kujt?- e kan pyetur shkoket. "Nenes"- eshte pergjigjur.
E pastaj kujt?- perseri kan pyetur. "Nenes"- perseri eshte pergjigjur. E pastaj?- pyeten sahabet. "Babes"- u pergjigj Pejgamberi a.s.

Nga kjo shohim se roli i saj ne formimin e njeriut ne aspektin shpirteror e fizik eshte shume me i rendesishem, sesa roli i babait.
Ajo i jep femijes nje pjese te saj ende kur eshte ne mitren e saj, gjat zhvillimit embrional. Pas lindjes e ushqen me qumshtin e saj dhe perseri ia jep nje pjese te saj.
Kontributi i saj ne formimin e anes shpirterore te qenies njerzore po ashtu, eshte shume i madh. Nena eshte ajo e cila ne shpirtin e femijes fut gjithe ate qe eshte e ndershme, e bukur dhe e vlefshme. E nderon shpirtin e femijes dhe, perskaj dashuris se ngrohte ai jep gjithe ate me te cilen ai behet njeri dhe me te cilen dallohet nga kafshet. Prej ketu eshte edhe kujdesi i madhe te cilin Pejgamberi a.s. ia ka kushtuar grave, e per kete ka thene: "Me i miri eshte ai i cili me se miri sillet ndaj grave.Ato jan nenat e femijve tan."

Qe te na behet me i qart roli dhe nderi i nenes ne Islam dhe familjen islame, e qe ne baz te asaj ta vlersojm familjen, te shohim pak jeten e familjes ne Perendim.
Cfar do te thote per ata nena, c`eshte per ata familja, ceshte per ata termi "femer" ne pergjithsi?

E para qe do te shohim eshte crregullimi i cili eshte i qarte dhe cdokush mund ta verej. Ai crregullim ka dal gjithsesi per shkak te statusit te pabarabart te femres dhe shkaku i perzierjes se roleve te burrit dhe gruas. Femra eshte munduar dhe ka kujtuar per emancipim te rrejshem. Eshte bere e lire dhe e pavarur(duke imagjinuar).
Liria e saj shihet ne ate se ajo mund te bej gjithcka qe mund edhe mashkulli, te punoj gjithcka qe punon edhe mashkulli e nuk ka kurrfar dallimesh mashkulli eshte femer, e femra eshte mashkull. E kur eshte kaq e lire dhe e pavarur ateher si eshte e mundur qe te jete e eksploatuar?
Ajo perseri eshte bere mjet i kenaqjes dhe defrimit dhe vetem kaq!
Ne pergjithsi, a ka ajo status te qenies e cila do te respektohet, e cila eshte simbol i nderit dhe virtyteve? Meshkujt e shfrytzojne dhe fitojn me te, ndersa ajo ka luftuar kunder kesaj.
Ne llogari te trupave te zhveshura te femrave, shume njerez fitojn miliona e miliona te holla. E per vendin e saj si nene edhe te mos flasim, a i edukon ajo femijet e saj apo ate pune e bejne te tjeret- shkolla , televizori ose shpeshher edhe sherbetoret e degjeneruara.
Nena nuk ka koh per kete. Ajo eshte e punesuar dhe ka pune me te RENDESISHME. Edhe ajo edhe burri i saj kthehen prej pune te lodhur dhe te hidheruar apo nervozuar. Si ndikon ajo ne femijen e tyre i cili ne ate moment pret buzeqeshje dhe dashuri nga nena? A eshte kjo gje emancipim? A mund te quhet kjo liri?

Femra ne Perendim eshte e nencmuar, e perbuzur dhe e roberuar.Feja e krishtere e llogarit ate si prodhuese te mekatit dhe burim i cdo te keqeje.
Per ta plotesuar fotografin e te drejtave dhe pozites se femres ne Perendim doa tua japim disa ilustrime te cilat e shprehin ate realitet. Me rastin e ekspozites boterore per automobil ne Suedi ne te cilen jan ekspozuar modelet me te reja te automobilave ne kete sfere te prodhimit ne te cilen ka pas edhe sukses, kan shfrytzuar femra plotesisht te zhveshura si reklame qe ne ate menyr te terheqin ma me shum vizituesit. Ket gje e hasim sot me te madhe ku femra perdoret si reklam.
Femra eshte bere mjet i mire i relaizimit te interesave te meshkujve. Ne Perendim gjithcka shikohet nepermjet interesit, poashtu edhe femra.
Aktoret me te njohura ne Perendim kane filluar te ndjejn se si bie femra nene kembete mashkullit dhe endjet e tij shpirterore dhe trupore. Eshte i njohur rasti me aktoren franceze kur para kamerave televizive e luante nje role ne skene, si e zhveshur. Pernjeher u be histerike dhe filloi ti bertas aktorit dhe regjis: " O qene, ju nuk jeni njerez, ju nuk doni nga ne femrat vetem se trupat tone, qe ne llogarin tone te beheni pronar te milionave" E pastaj u kthye duke qare.
E gjithe kjo flet per vuajtjet e medha te cilat me shkathtesi fshihen, e te cilat prapseprap jan te dukshme, ne te cilat jeton femra per te cilen thone se eshte e perparimtare, e civilizuar dhe e kulturuar.

Femra ne Perendim ecen neper rruge te erreta dhe shtatzene, kerkon spitalin te ne cilin do te mund te nxjerr femijen. Ne kumtimin te cilen ka dhene OBSH qendron se ne bote per cdo vit behet rreth 15milion aborte ose mbytje te femijeve akoma duke qen ne mitren e nenes.
Kjo statistik flet qart per abortimet sekrete te cilat me ligj nuk jan te lejuara. Egzistojn shtete ne te cilat ato jan te legalizuara.
Statistika na flet per abortimet nga viti 1962, ndersa a mund te paramendojm ose te bejme nje krahasim ndermejet asaj kohe dhe kesaj te sotmes, pas me shume se 38viteve?

Femra ne Perendim nuk e ka shkatrruar vetem veten, por e ka shkatrruar edhe nje edukat te madhe per gjenerara te ardhshme te cilat po ashtu, do te shkatrrohen pershkak te saj.
Perendimi ka humbur kujdesin e nenes, ka humbur bashkeshorten e ndershme dhe fisnike. Bota Perendimore do te humbas, do te shkatrrohet nese e shkatrron familjen e shendosh dhe te balancuar.Perendimin mund te shpetoj vetem Islami dhe parimet e tij, Islami i cili ia ka caktuar te drejtat dhe rolin adekuat femres per te gjitha koherat.

Per cfar shkaku kam permendur gjendjen e femres ne Perendim?
Per shkak qe te bejm nje krahasim dhe te dalim ne perfundim se cilat rruge jane me te mira per femren neper te cilat ajo duhet te ece. Ne Islam kjo eshte e percaktuar qemoti dhe vetem duhet tu dorezohemi dhe veprojm me ligjet e tij, e me kete do te kemi edhe femer te shendosh, familje te shendosh dhe shoqeri te shendosh, e te gjithe ne kete menyr do te jemi te kenaqur.
Me te drejte mund e dalim ne perfundim, se lira perendimore te cilen mundohen ta fusin ten ne modernistet, eshte absurde! Ajo tek ato eshte vetem fjale e cila tingellon, por nuk ka garanci, nuk ka permbajtje dhe e komenton secili popull ashtu sic ua ka enda epsheve te tyre.

Liria e vertet eshte ne Islam dhe shihet vetem ne roberimin ndaj Allahut xh.sh., gjate se ciles njeriu lirohet nga sundimi i epsheve dhe prones se njerezve dhe eshte e pamundur qe gjinia njerzore te lirohet ne ndonje menyr tjeter pervec se me nje devotshemeri, e cila do te sundoj me njeriun dhe do te qeveris me brendin e tij.

Nese femres i dirigjon devotshmeria ateher ajo eshte vajze e mire, bashkeshorte e mire, e grua e mire dhe ne ate raste nuk do te jete mjet i diskriminimit dhe pabarazis.

(marr nga libri "Femra dhe kendveshtrimi Islam mbi jeten")

__________________

E, besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të të cilëve kur përmendet All-llahu u rrënqethen zemrat e tyre, kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe që janë të mbështetur vetëm te Zoti i tyre.

(Enfal,2)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Femra si nene dhe emancipimi i rrejshem
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Për ty Nënë
» Gjërat që duhet tu përmbahet femra kur të dali jashtë shtëpisë.
» Femra muslimane dhe padrejtësitë shoqërore bashkëkohore
» Video ligjerat ''Femra Muslimane'' Abdyl Fuga
» Video ligjerate ''Femra muslimane'' Abdyl Fuga

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Gruaja dhe Familja në Islam-
Kërce tek: