Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu



 
PORTALIForumCalendarGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Shkencëtarët e hutuar

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
avatar

Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 33

MesazhTitulli: Shkencëtarët e hutuar   Thu Apr 15, 2010 11:49 am

Ernest Kretschmer zbuloi një fenomen relativisht të ri në vitin 1940, e më vonë këtë fenomen e përshkruan shkencëtarët B. Jennet dhe F. Plum dhe e quajtën "gjendje vegjetative". Në këtë gjendje pacienti është në gjendje kome të zgjuar, sytë e tij janë të hapur, ndonjëherë buzëqesh, dhe ndien çfarë ndodh rreth tij dhe është në gjendje të përpijë pështymën e tij. Pacienti është pjesërisht në gjendje të vetëdijshme, duket si me qenë i zgjuar, ndërsa në realitet është në gjendje kome të zgjuar. Kjo ndodh gjatë lëndimeve të kokës ose sëmundjeve të ndryshme.

Skeptikët janë përpjekur gjithnjë ta nënvlerësojnë Kuranin Fisnik dhe janë munduar të tregojnë, se ajo që gjendet në të është në kundërshtim me shkencën dhe faktet e zbuluara shkencore, dhe që është i mbushur plot me legjenda dhe tregime, të cilat janë larg nga e vërteta, realiteti dhe logjika shkencore. Si shembull dhe argument të pohimeve të tyre përmendin tregimin kuranor për djelmoshat e shpellës (kaptina Kehf). Në lidhje me këtë ndodhi bëjnë këto pyetje: Si është e mundur që djelmoshat të flenë kaq shumë vjet, të flenë me sy të hapur, e pastaj të zgjohen? E pastaj theksojnë se kjo është në kundërshtim me ligjet e mjekësisë dhe se ky fenomen nuk mund të shpjegohet nga perspektiva mjekësore. Qoftë i lavdëruar Allahu i Madhërishëm!
Kurdo që do të hasim në kritikën drejtuar kundër Kuranit do të gjejmë edhe zbulime shkencore, që vërtetojnë dhe argumentojnë të kundërtën: që Kurani është e vërteta, e jo ajo që flitet kundër tij. Dhe ja mu kjo ndodh, ngase Allahu i Madhërishëm thotë në Kuranin fisnik: "Allahu kurrsesi nuk ua mundëson jobesimtarëve mbizotërim të plotë mbi besimtarët". (Nisaë, 141)
Ernest Kretschmer zbuloi një fenomen relativisht të ri në vitin 1940, e më vonë këtë fenomen e përshkruan shkencëtarët B. Jennet dhe F. Plum dhe e quajtën "gjendje vegjetative". Në këtë gjendje pacienti është në gjendje kome të zgjuar, sytë e tij janë të hapur, ndonjëherë buzëqesh, dhe ndien çfarë ndodh rreth tij dhe është në gjendje të përpijë pështymën e tij. Pacienti është pjesërisht në gjendje të vetëdijshme, duket si me qenë i zgjuar, ndërsa në realitet është në gjendje kome të zgjuar. Kjo ndodh gjatë lëndimeve të kokës ose sëmundjeve të ndryshme.
Studimet që janë bërë me FMRI (Functional magnetic resonance imaging-rezonanca magnetike funksionale) treguan që truri i njeriut është aktiv gjatë komës, ose në gjendjen letargjike dhe që pacienti në këtë gjendje mund të qëndrojë me vite të tëra. Por, ja çfarë i hutoi shkencëtarët: Ç'është ajo që stimulon trurin? Ç'është ajo që e mban pacientin në jetë, bile edhe në gjendjen e pavetëdijes së plotë? Dhe çfarë është ajo që e bën pacientin, kur sapo zgjohet, fillon të flasë, sikur nuk ka ndodhur asgjë?
Në fillim shkencëtarët kanë menduar që kjo gjendje është vetëm një gjumë i thellë, por më vonë u bë e qartë, që ky nuk është gjumë, por një fenomen i veçantë dhe gjendje e pashpjeguar. Këtu duhet theksuar edhe ajo që pacienti në këtë gjendje ushqehet në mënyrë speciale dhe ushqim special (infuz, sondë nazo-gastrike). Shkencëtarët thonë se truri i pacientit jep shenja që tregojnë reaksion në mjedis; pacienti nuk mund të lëvizë dhe i përgjigjet ngacmimeve të jashtme, por është pa vetëdije.
Nëse e shikoni në këtë gjendje, pacienti duket si me qenë i zgjuar; nëse i drejtoheni truri i tij do të reagojë ndaj urdhrave, por pacienti është në letargji dhe pa vetëdije.
DJELMOSHAT E SHPELLËS (As’habul Kehf)
Allahu i Madhërishëm në kaptinën Kehf na lajmëron për disa djelmosha, që e besuan sinqerisht Zotin e tyre dhe që ikën nga sundimtari i padrejtë për ta ruajtur besimin e tyre. Ata gjetën strehim në një shpellë dhe Allahu i Plotfuqishëm, i nderoi me një mrekulli të madhe, që të mbesin si shembull për njerëzit e kohës së tyre, por edhe për gjeneratat e ardhshme. Allahu i Madhërishëm në Kuranin Fisnik urdhëron e thotë:
"Kur djelmoshat u strehuan në shpellë thanë: "O Zoti ynë, na dhuro nga ana Jote mëshirë dhe na përgatit udhëzim të drejtë në tërë çështjen tonë!" Ne u vumë mbulojë mbi veshët e tyre (i vumë në gjumë) në shpellë për disa vite me radhë. Pastaj ata u zgjuan (prej gjumit) për të parë se cili prej atyre dy grupeve është më preciz me njehsimin e kohës sa qëndruan gjatë". (Kehf, 10-12)
Nëse mendojmë për këtë tregim, do të shohim që është i ngjashëm me fenomenin mjekësor të përmendur më sipër, sipas mënyrës se si djelmoshat e shpellës kanë fjetur dhe kanë lëvizur nga e djathta në anën e majtë. Shkencëtarët që kanë skanuar trurin e pacientëve në gjendje vegjetative thonë se rezultatet e skanimit treguan që aktiviteti i trurit të këtyre pacientëve është i ngjashëm me aktivitetin e njerëzve të shëndoshë. Pacientët duken tërësisht normal dhe shikuesve ju duket si me qenë të zgjuar. Këtu do të përmendim fjalët e Allahut të Madhërishëm, kur flet për djelmoshat e shpellës: "Do të mendoje se ata janë të zgjuar, ndërsa ata ishin fjetur..." (El Kehf, 18)
Dhe duke përshkruar lëvizjet e tyre nga e djathta në të majtë, e që është reaksion normal, i cili tregon personin kur flenë. Allahu i Madhërishëm thotë: "Do të mendoje se ata janë të zgjuar, ndërsa ata ishin fjetur, e Ne i rrotullonim herë në krahun e djathtë e herë në majtin..." (Kehf, 18)
Nga e tërë kjo mund të konkludojmë, që përshkrimi kuranor i tregimit për Djelmoshat e Shpellës është shumë logjik, por ajo që është e çuditshme në këtë histori është se djelmoshat kanë fjetur shumë gjatë - 309 vjet, pa ushqim dhe ujë, por kjo ishte një dhunti e Allahut të Madhërishëm për të cilën ne besimtarët nuk dyshojmë fare. Duke folur në gjuhën medicinale, gjumi i cili zgjati shumë vite është një gjë normale.
SHKENCËTARËT E HUTUAR
Një paciente amerikane qëndroi gjashtë vjet në gjendje vegjetative dhe papritmas u zgjua e filloi të flasë me familjen e saj, sikur të mos kishte ndodhur gjë. Ajo qëndroi në gjendje të vetëdijshme tre ditë, duke biseduar normalisht me njerëzit rreth saj dhe përsëri u kthye në gjendje vegjetative! Mjekët thanë se ajo u zgjua katër herë gjatë gjendjes së saj letargjike. Ajo që i huton mjekët është fakti, se kjo gjendje nuk është, as gjumë, as koma. Është e mahnitshme që Allahu i Madhërishëm i përshkruan në të njëjtën mënyrë gjendjen e djelmoshave të shpellës kur thotë: "Do të mendoje se ata janë të zgjuar, ndërsa ata ishin fjetur..." (Kehf, 18)
Dhe në fund konkludimi dhe mesazhi për të gjithë ata që ende dyshojnë në Librin e Allahut është: "Edhe sikur të bashkoheshin njerëzit dhe xhinët për të sjellë një Kuran të tillë, ata nuk do të mund të bënin një si ky, sado që ata do ta ndihmonin njëri-tjetrin". (El Israë, 88).

revista Albislam nr. 80


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Shkencëtarët e hutuar
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rregullorja :: Temat per portal-
Kërce tek: