Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Nevojat Nutritive – Shtatëzënat dhe nënat që japin gji (gjidhënëset)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 39

Nevojat Nutritive – Shtatëzënat dhe nënat që japin gji (gjidhënëset)  Empty
MesazhTitulli: Nevojat Nutritive – Shtatëzënat dhe nënat që japin gji (gjidhënëset)    Nevojat Nutritive – Shtatëzënat dhe nënat që japin gji (gjidhënëset)  Icon_minitimeSun Oct 24, 2010 8:00 am

Nevojat Nutritive – Shtatëzënat dhe nënat që japin gji (gjidhënëset)  ImageIslami i kushton rëndësi të madhe zgjedhjeve së ushqimeve të përshtatshme të cilat plotësojnë nevojat nutritive të njeriut në periudhat e ndryshme të jetës.

Faktorët më të rëndësishëm që ndikojnë në këto nevoja janë: mosha, gjinia, gjendja shëndetësore, niveli i aktivitetit të cilin e zhvillon njeriu dhe kushtet klimatike.Në vazhdim të teksit të këtij libri do të merremi me grupet të cilat kanë nevojë për ushqim të veçantë.

Shtatëzënat dhe nënat që japin gji (gjidhënëset)

Gjatë shtatzënisë gruaja duhet të ndjek njregjim të veçantë të të ushqyerit, sepse të ushqyerit e keq ndikon në shëndetin e shtatzënës dhe fetusit.

Në Kur`an theksohet se shtatzënia dhe lindja paraqesin diç të vështirë: “Në njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mire ndaj) prindit të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin. (E porositëm) Të jeshë mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj.” (Llukman 14)

“Ne urdhëruam njeriun t`u bëjë mire prindërve të vet, ngase nëna e vet me mundin e barti dhe me vështirësi e lindi.” [El-Ahkaf 15]

Prandaj shtatzënia duhet të ketë kujdes në të ushqyer të rregullt që të sigurohen kushtet më të mira për ta lindur foshnjën e shëndoshë, dhe që ajo të jetë e shëndoshë edhe pas lindjes.
Në ras që shtatzënia ka frikë për foshnjen e saj, islami i ka lejuar shtatzënës që nuk është e detyrueshme të agjëroj gjatë muajit ramazan. Gjithashtu këtë ia ka lejuar edhe asaj që jep gji, pa marrë parasysh se sa zgjatë gjidhënia e saj, nëse ajo ka frikë që agjërimi mund të ndikoj negativisht në foshnjën.

Se sa islami i kënaq nevojat jetësore të foshnjave dhe ndjenjat plotë brenga të nënës, si shembull do të citojmë fjalët e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.s, “Allahu e ka liruar udhëtarin nga agjërimi dhe i ka bërë lehtësim në shkurtimin e namazit.” [En-Nesai nga Enes ibën Maliku]
Është e nevojshme që nëna, para, gjatë dhe menjëherë pas shtatzënisë të konsumojë sasi të mëdha të ushqimeve të llojllojshme për t`i plotësuar nevojat plotësuese që i kërkojnë shtatzënia dhe gjidhënia.

Fetusi ka nevojë për ushqim të baraspeshuar. Prandaj nëna duhet të përkujdeset për nevojat e saj nurtrive, në të kundërtën ajo i ekspozohet rrezikut të sëmuret nga sëmundje të ndryshme.
Kjo është sepse fetusi zhvillohet me shpejtësi të madhe, nga një qelizë krijohen miliona qeliza. Krijohet dhe zhvillohet placenta, e cila është e domosdoshme për ta ushqyer fetusin, rritet sasia e gjakut, krijohet uji frytdhënës, i cili e mbron fetusin, nga ndikimet e jashtme, prandaj të ushqyerit e rregullt të nënës është i domosdoshëm.

Gjithashtu, të ushqyerit e baraspeshuar i mundëson asaj që nutritivët e nevojshëm të deponohen ne organizimin e saj me qëllim që të ndihmojnë gjatë lindjes dhe periudhës së gjidhënies.
Hidratet e karbonin dhe yndyrërat japin energji shtesë, ndërsa proteinat dhe vitaminat A,C dhe K marrin pjesë në ndërtimin e indeve të fëmijës, eshtrave të tij, dhëmbëve dhe gjakut.
Këto nevoja mund të plotësohen me konsumimin e ushqimeve të llojllojshme siç janë: pemët e freskëta, perimet gjethore, si dhe perimet ngjyrë portokalli dhe jeshile të mbylltë. Këto ushqime pengojnë kapsllëkun e cila është mjaft e shpeshtë gjatë shtatzënisë. Nëna është e obliguar që gjatë shtatzënisë t`i bëj analizat në disa raste që të jetë e sigurt që ajo dhe foshnja janë në gjendje të mire, sepse ndodh shpesh që shtatzënat të preken nga mungesa e disa mineralve dhe materieve, p.sh; hekuri acidet folike dhe kalciumi.

Simptomat e kësaj mungese paraqiten vetëm pas disa muajve të shtatzënisë; prandaj do të ishte e dëshirueshme që gratë (nënat) t`i bëjnë analizat para dhe pas shtatzënisë. Nëse konstatohet mungesa e cilit do element të mbrendshëm, nëna me kohë do të mund të merrte këshilla nga mjeku se në ç`mënyrë t`i kompensoj ato. Shtatzënave shpesh u rekomandohen vitamina parental dhe minerale (sidomos hekur, acide folike jod,)

Grave që japin gji gjithashtu u nevojitet ushqim i plotë dhe i llojllojshëm, i cili do ti furnizojë me energji, proteina dhe materie të tjera të domosdoshme. Është e nevojshme që të marrin edhe mjaft lëngje në formë të qumështit dhe lëngjeve të pemëve. Në anën tjetër, do të duhej të konsumonin në sasi të vogla ushqime të cilat ndikojnë në shijen e qumështit, siç janë p.sh, qepa, lakra dhe mëlmesat.

Teuhid.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Nevojat Nutritive – Shtatëzënat dhe nënat që japin gji (gjidhënëset)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Nenat e besimtareve
» Puberteti problem tek nenat
» Nënat: Prodhueset e Heronjve

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rregullorja :: Temat per portal-
Kërce tek: