Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu



 
PORTALIForumCalendarGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Nënat: Prodhueset e Heronjve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
avatar

Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 33

MesazhTitulli: Nënat: Prodhueset e Heronjve   Wed Mar 17, 2010 3:31 am

Nënat: Prodhueset e Heronjve
El-Arbiah 30 Rabi el Euel 1431 / 17 03 2010

“...Nënat luajnë një rrol të madh në ndërtimin e një gjenerate. Sa më e mirë që është një nënë në edukimin e fëmijëve të saj, aq më me sukses do të ndërtohet Umeti dhe më i suksesshëm do të jetë në prodhimin e heronjve.

Shumë rrallë e sheh një burrë madhështorë përveç se një grua madhështore qëndron pas tij e cila ka lënë disa prej veçorive të saja në personalitetin e tij përmes qumështit prej të cilit ai është ushqyer dhe prej përqafimit të ngrohët në të cilin ai kërkonte strehim.



Shumica e burrave e gjejnë të vështirë që ta largojnë këtë pamje të shndritshme prej mendjeve të tyre që e kanë marr prej nënave të tyre. Këto imagjinata të famshme që rrjedhin nëpër venat e tij që nga vitet e hershme të rinis së tij mbesin të gravura në mendjen e tij, dhe ai nuk mund ta ndihmoj veten përveç se do ti kujtohen ato me respekt dhe krenari. Ai i përkujton fjalët më të thjeshta dhe më të qarta që nëna e tij ia ka lënë në shpirtin e tij, dhe këto fjalë rriten dhe bëhen shenja në rrugën e tij dhe të udhëzimit të tij të ndritshëm me kërkesën e tij.”



Ai nuk mund ta ndihmoj veten e tij përveç se ta vendos vetën e tij nën hijen e gjerë që nëna e tij e ka pajisur atë gjatë tërë jetës së tij, duke e ushqyer atë me emocione të këndshme dhe duke i përzier me ditët e përhershme të jetës së tij. Këto realitete rriten në shpirtin e tij dhe bëhen pjesë e pandashme e personalitetit të tij që ai nuk mund të lejoj që të shkojnë pa e lejua që njerëzia e tij të shkojë.



Për këtë arsye që ta ruaj këtë dhembshuri dhe ta shpaguaj këtë butësi me butësi është obligim në islam që drejtpërdrejti është e shoqëruar me Teuhidin: (“...Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve...”) [el-Isra’; 23]. Dhe mosbindja ndaj tyre është drejtpërsëdrejti e shoqëruar me kufr – mosbesim.



Respekti për nënat zënë një pozitë shumë të lartë në shkallët e rangjeve të islamit, dhe peshon shumë në peshojat e tija. Është transmetuar ne Sahih se një njeri erdhi tek i Dërguari i Allahut (صلى الله عليه و سلم) dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, kush e meriton më shumë sjelljen e mirë ndaj tij?”Ai iu përgjigj: “Nëna yte.” Pastaj njeriu pyeti: “Pastaj kush?” Ai iu përgjigj: “Nëna yte.” Pastaj njeriu prapë pyeti: “Pastaj kush?” Ai iu përgjigj: “Nëna yte.” Pastaj njeriu prapë pyeti: “Pastaj kush?” Ai iu përgjigj: “Babi yt.”



Njëherë i thash Ibrahim el-Ahdar – imamit të Mekës – “Pse e pengon zërin tënd të ëmbël që ta dëgjojnë muslimanët të cilët vijnë prej çdo vendi që ta dëgjojnë? Si mund të kërkosh që të kthehesh në Medine kur disa njerëz thonë se kur e dëgjojnë recitimin e Kuranit tënd është sikurse ta dëgjosh se po zbret i freskët prej qiejve?”



Kështu ai mu përgjigj: “Thesaret e mi në këtë botë janë gjyshja dhe nëna ime, dhe unë duhet ti përmbushi përgjegjësit e mia ndaj tyre dhe ti trajtoj mirë. Askush s’mund ta bëjë këtë përveç meje.”



Unë i thash: “Pse nuk e sjell gjyshen tënde këtu?”



Ai tha: “Ajo refuzon që ta braktis Medinën prej frikës se mos po vdes jashtë saj, dhe dëshira e saj më e madhe është që të varroset në varrezat e El-Baki.”



Dhe në të vërtet, Ibrahimi në të vërtet e la Bejtul Haram në Meke dhe u kthye që ta udhëheq një xhami të vogël në Medine, duke iu ngjitur Xhenetit që është tek këmbët e nënës dhe gjyshes së tij...”



Shejh Abdullah Azam



[‘Mexhalat el-Xhihad’; #36, Rabi’ el-Euel 1408]

www.botaislame.com


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Nënat: Prodhueset e Heronjve
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rregullorja :: Temat per portal-
Kërce tek: