Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Vepra e dhjetë që të nxjerë prej Islamit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 39

Vepra e dhjetë që të nxjerë prej Islamit Empty
MesazhTitulli: Vepra e dhjetë që të nxjerë prej Islamit   Vepra e dhjetë që të nxjerë prej Islamit Icon_minitimeFri Apr 23, 2010 1:11 pm

Autori, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Të larguarit nga feja e Allahut, nuk e mëson atë e as nuk vepron me të”. Argument për këtë është fjala e Allahut:

“E kush është më zullumqar se ai që këshillohet me ajetet e Zotit të vet, e pastaj u kthen shpinën atyre? Ne me siguri do të hakmerremi kundër kriminelëve.” (Sexhde, 22)

Për largim e kemi qëllimin largimin nga mësimi i bazave të fesë me të cilën njeriu bëhet musliman. Nuk e kemi për qëllim mësimin e fesë në detaje, sepse këtë nuk mund ta bëjnë vetëm se dijetarët dhe kërkuesit e diturisë.

Është pyetur dijetari AbduLatif ibn AbduRrahman ibn Hasen për largimin nga feja (dalja nga feja), është përgjigjur duke thënë: “Gjendjet e njerëzve dallojnë me një dallim të madh. Dallimi i tyre është sipas dallimit në iman, nëse baza e imanit gjendet tek ata. Mangësitë dhe shirku janë pas kësaj prej obligimeve the mustehabateve, ndërsa kur të humbet baza e imanit me të cilën hyn njeriu në Islam dhe largohet nga kjo krejtësisht, kjo pra është kufër i largimit nga feja e Allahut, për këtë është fjala e Allahut:

“Ata kanë zemra që me to nuk kuptojnë, ata kanë sy që me ta nuk shohin dhe ata kanë veshë që me ta nuk dëgjojnë. Ata janë si kafshët, bile edhe më të humbur, të tillët janë ata të marrët.“ (Araf, 179)

Dhe:

“E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjall të verbër.” (TaHa, 124)

Dijetari Sulejma ibn Suhmani thotë: “Prej fjalëve të shejhut na u bë e qartë se njeriu nuk bën kufër vetëm atëherë kur të largohet nga mësimi i bazës me të cilën njeriu hyn në Islam, e jo në lënien e obligimeve dhe gjërave të pëlqyera”. (Dureru Senije, 10/472)

Ibn Kajimi në “Medarixhu Salikin” thotë: “Sa i përket kufrit të madh, ai është pesë llojesh”, dhe më pastaj i përmend. Pastaj thon: “Sa i përket kufrit të largimit nga feja, ai me dëgjimin dhe zemrën largohet nga Pejgamberi, sal’allahu alejhi we selem, nuk e vërteton e as nuk e përgënjeshtron, as nuk e miqëson po as nuk e armiqëson, as nuk i vë veshin ndonjëherë”.

Nga ky sqarim mbi kuptimin e largimit nga feja, të bëhet e qartë se dispozita mbi disa që i adhurojnë varret në kohën tonë edhe më herët. Ata janë larguar nga kjo me të cilën Pejgamberi, sal’allahu alejhi we selem, ka ardhur, me një largim të plotë, me zemër dhe dëgjim. Nuk ia vënë veshin këshillës së këshilluesit e as udhëzimit të udhëzuesit. Çifti i këtyre janë kafira për shkak të largimit të tyre nga feja.

Allahu, subhanehu we teala, thotë:

“Ne nuk i krijuam qiejt e tokën dhe atë që ekziston ndërmjet tyre, përpos me qëllim dhe për një afat të caktuar, kurse ata që nuk besuan, nuk i vunë veshin asaj me çka u tërhiqet vërejtja.” (Ahkaf, 3)

Për këta njerëz nuk thuhet se janë të paditur dhe se nuk bëhen kafira për shkak të injorancës së tyre, ngase injoranti atëherë kur t’i sqarohet gabimi i nënshtrohet të vërtetës dhe kthehet nga e kota. Ndërsa këta janë që vazhdojnë në adhurim ndaj idhujve dhe nuk i vënë veshin fjalës së Allahut dhe të Dërguarit të Tij, sal’allahu alejhi we selem, dhe pengojnë njerëzit nga udhëzimi dhe këshillëdhënësve. Këta janë që e mundojnë atë që i ndalon nga e kota dhe imoraliteti i tyre. Argumentet iu janë bërë të qarta atyre, ata nuk kanë arsye, vetëm vazhdojnë në inatin e tyre.

Allahu, subhanehu we teala, thotë:

“E kush është më zullumqar se ai që këshillohet me ajetet e Zotit të vet, e pastaj u kthen shpinën atyre? Ne me siguri do të hakmerremi kundër kriminelëve.” (Sexhde, 22)

Sulejman el-Ulwan

Teuhid.NET
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Vepra e dhjetë që të nxjerë prej Islamit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vepra e pestë që të nxjerë prej Islamit
» Vepra e katërt që të nxjerë prej Islamit
» Vepra e gjashtë që të nxjerë prej Islamit
» Vepra e tretë që të nxjerë prej Islamit
» Vepra e shtatë që të nxjerë prej Islamit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Akide-
Kërce tek: