Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Tetë mësime të Ramazanit për të gjithë besimatarët

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 39

Tetë mësime të Ramazanit për të gjithë besimatarët Empty
MesazhTitulli: Tetë mësime të Ramazanit për të gjithë besimatarët   Tetë mësime të Ramazanit për të gjithë besimatarët Icon_minitimeThu Jul 30, 2009 1:19 pm

Tetë mësime të Ramazanit për të gjithë besimatarët

--------------------------------------------------------------------------------

Ramazani, muaji i nente ne kalendarin islam, eshte i vecante per Muslimanet si nje periudhe e bekuar qe i dedikohet agjirimit, pastertise dhe perkryerjes shpirterore. Pavaresisht ne se keni besim Musliman, Krisitian, Hebre apo jeni thjesht besimtare, ju nuk mund t'i lini pa e vleresuar qellimin e Ramazanit: te qenit i ndergjegjshem per Zotin me gjithe qeninen fizike dhe mirenjohjen e perulur per te gjitha bekimet qe Ai na ka dhene.
Arritja e ketyre qellimeve eshte e veshtire per cdo njeri. Por mbas 20 vjet agjerimi, une kam mesuar disa mesime shume te vlefshme qe e bejne eksperiencen e Ramazanit me te thjeshte dhe me shpirterore -- dhe si ta mbajme ate ndjenje te bukur gjalle gjate gjithe vitit -- mesime qe mund te ndihmojne kedo per ta bere jeten e tyre me shpirterore dhe pa komplikime. Vereni keto gjera, nese jeni Musliman qe agjeroni per vite me rradhe apo dikush qe kerkon me shume thellesi ne jeten e besimit.

1.Mbajeni Kujtimin e Zotit Brenda Vetes

Per Muslimanet: Beni dhikr (recitim i du'ave te shkurtra, ose lutje) ne heshtje kur jeni ne trafik, kur mbani rradhen, ose kur beni pune shtepie pa mbarim. Mbani tespi ne cante apo ne xhep dhe i perdorni per te numeruar lutjet apo du'ate.

Per te Gjithe: Kaloni kohen e lire me vemendjen tek Zoti ose ne meditim ne paqe eshte nje ide e mire per te gjithe. Mijera ore kalojne cdo vit rrgeve duke shkuar ne pune apo duke cuar femijet nga nje vend ne tjeterin. Pse te mos e perdorim kete kohe per te qetesuar mendjen, per te kujtuar veten qe ka nje Zot dhe per qene mirenjohes i atyre qe na jane dhene?

2.Vlersojeni Teknologjine, pastaj Lerni Ate Menjeane

Per Muslimanet: Ne Ramazanet e meparshem une gjithmone e aplikoja agjirimin edhe ne teknologji -- televizor, muzike, internet, dhe filmat, per 30 dite. Te gjithe kohen e lire e kisha dedikuar leximit te Kuranit, lutjeve, dhe afersise me familjen. Problemi eshte qe kjo nuk behet per nje kohe te gjate.

Keshtu gjeja me e mire eshte ta perdorim teknologjine me zgjuarsi: Perdorni e-mailet per te mbajtur kontakt me shoqerine dhe familjen, merrni lajmet nga televizioni dhe interneti, perdorni iPod-et per te degjuar lutjet e Kuranit. Dhe kur nevojat baze jane permbushur, fikini te gjitha dhe perdoreni kohen qe mbetet per lutje dhe afersi me njeri tjetrin.

Per te Gjithe: Perdoreni teknologjine per cfare ju nevojitet ne pune apo ne jeten familjare. Pastaj, ne vend qe te kaloni ore duke lexuar ne internet apo duke pare televizor, fikni gjithcka. Kaloni kohe me familjen apo ne meditim dhe lutje. Mund te filloni nga pak -- nje ore me pak internet apo televizor ne jave dhe pastaj duke e shtuar kohen.


3.Hani Buke se Bashku me Familjen

Per Muslimanet: Hapja iftarit se bashku si familje eshte me e lehte ne kohen e Ramzanit. Muslimanet kane kalendarin e henes qe e con Ramazanin 10 dite perpara cdo vit. Kete vit shumica e iftareve do te jete mbas ores 7:00 te darkes, kohe e pershtatshme per gjithe familjen per tu mbledhur bashke. Ngrenia e iftarit se bashku me gjithe familjen eshte nje rast shume i mire per te vleresuar agjerimin dhe per te diskutuar probleme shpirterore.

Per te Gjithe: Darka familjare eshte nje koncept qe theksohet shume nga organizatat familjare dhe sociale. Edhe disa stacione televizive tashme keshillojne "Gjeni kohe per tryezen familjare" Nje her apo dy here ne jave te ngrenit bashke eshte nje menyre e shkelqyer per te mbajtur njeri tjetrin prane dhe per te diskutuar probleme qe mund te kete familja.

4.Beni Bamiresi

Per Muslimanet: Kur u bera prind, e kisha shume problem qe nuk i beje dot ato gjera qe rekomandohen per Muslimanet ne kohen e Ramazanit; Te shkoja per tarawih apo te lexoja te gjthe Kuranin. Por nena dhe vjehrra ime me dhane nje keshille shume te mire: Cdo gje qe ben per familjen eshte bamiresi dhe nje menyre besimi ne Zot.

Me kete dua te them se Ramazani eshte nje kohe shume e mire per te bere menyra te ndryshme bamiresie: Vini nje konserve menjane dhe jepjani qendrave bamirese ne fund te muajit. Gatuani ushqime te ndryshme dhe i coni ne xhami per njerezit qe vine te hane iftar.

Per te Gjithe: Duke i pare gjerat qe beni per familjen dhe shoqerine si miresi qe jua di Zoti eshte nje hap me afer arritjes shpirterore. Por te dalesh jashte mundesive per te ndihmuar ne pune bamiresie nje here ne muaj, qofte kjo duke dhene para per bamiresi apo duke ndihmuar vullnetarisht ne jeten e komunitetit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 39

Tetë mësime të Ramazanit për të gjithë besimatarët Empty
MesazhTitulli: Re: Tetë mësime të Ramazanit për të gjithë besimatarët   Tetë mësime të Ramazanit për të gjithë besimatarët Icon_minitimeThu Jul 30, 2009 1:19 pm

5.Shkoni ne Shtepine eZotit dhe Bashkohuni me Komunitetin

Per Muslimanet: E vetmja kohe qe Muslimanet e Amerikes shkojne ne xhami eshte te Premteve per lutje apo ne shkolle te Djelave. Gjate Ramazanit, pse te mos e bejme xhamine pjese te rendesishme te jetes. Shkoni ne xhami per sa me shume tarawih qe te keni mundesi, sidomos per ate qe jane ne perfundim te Kuranit. Shkoni ne xhami per iftar nje dite te javes. Eshte shume mire qe kur takoheni me te tjere qe agjerojne dhe kalojne te njejtat veshtiresi si ju.

Per te Gjithe: Ne qofte se je besimtar, shko ne kishe, sinagoge apo tempull me shpesh sesa zakonisht. Ne kete rast do takoheni me njerez te tjere dhe do merrni pjese ne aktivitete qe qe do t'jua bejne jeten shpirterore me te larmishme. Ne qofte se nuk preferoni asnje shtepi besimi, zgjidhni nje vend -- ne park ose ne kopesht kur perndon dielli -- ku ndjeni paqen dhe shkoni aty me familje ose shoqeri, te lire nga nga shqetesimet me fokusin vec tek njeri tjetri.

6.Kuptoni qe Besimi dhe Jeta jane e Njejta Gje

Per Muslimanet: Gjate Ramazanit disa Muslimane shkojne ne ekstrem -- ata mundohen te heqin nga jeta cdo aspekt "njerezor", si te shikuarit televizor, te luajturit me femijet e tyre, dhe e zevendesojne kete me aktivitete sprituale. Por njeriu nuk jeton dot vec me lutje. Eshte e vertete qe Ramazani eshte muaji qe nuk na perndjek shejtani dhe lutjet tona jane me te fuqishme. Kjo nuk do te thote qe te mos bejme rutinen e perdishme ne te njejten kohe.

Per te Gjithe: Gjetja e balances midis besimit dhe jetes eshte gjithmone ide e mire. Qellimi i te mbajturit te vemendjes tek Zoti me shume ose per te qene besimtar ne menyra te ndryshme eshte nje menyre e shpritit qe balancon veten. Por une kam pare qe vetem ata qe praktikojne ne menyre rigoroze mund te jene 100 me mendjen tek Zoti. Pjesa tjeter e jona duhet te gjeje kohen per praktiken e jetes dhe te besimit.



7.Mos Prit Ramazanin per t'u bere me shume Besimtar


Per Muslimanet: Imam Zaid Shakir ka nje video te njohur per pregatitjen per Ramazan sikurse trainohesh per nje gare te gjate. Nuk mund te rrish ne vizen e startit per te filluar garen e besimit. Fillo agjerimin te henave dhe te enjteve ne muajin e Shabanit (muaji para Ramazanit) sic thuhet ne hadith. Ne qofte se do lexosh te gjithe Kuranin per Ramazan? Lexo para Ramazanit 15 minuta cdo dite.


Per te Gjithe: Ne qofte se doni te shtoni besimin tuaj, lutuni me shume, praktikoni besimin tuaj me shume, lexoni literature fetare, duke e bere kete ne menyre graduale, shanset per ta vazhduar jane me te larta. Fillimi i cdo praktike (ose ngadalesimi) me hapa te vogla do t'ju ndihmoje per ta shijuar me shume dhe per ta bere pjese te jetes. Kur e ben pa mase zakonisht nuk ka rezultate te mira.


8.Evitoni Renien e Besimit

Per Muslimanet: Nje nga problemet me te medha te Ramazanit eshte ajo qe ndodh mbasi tij. Muslimanet jane konsumuar me agjerim dhe lutje. Kur mbaron Ramzani ne fillojme jeten e perditshme duke bere gjera qe s'duhet. Ajo qe duhet te ndodhe eshte qe te mbajme disa zakone te mira te Ramazanit per t'i praktikuar gjithe vitin.

Praktikoni nje ndryshim me gradual mbas Ramazanit. Perpiqini te agjeroni nje dite te javes. Merrni vendim te beni bamiresi ne menyre konstante. Lexoni Kuranin pese minuta cdo dite. Edhe pak lexim ka efekt te mire.

Per te Gjithe: Ne te gjithe i veme ne jete vetes qellim per te arritur dicka. Ndoshta per te rene ne peshe apo per te lene duhanin. Ne bejme gjithcka qe kemi te mundur per te arritur qellimin. Por sapo e kemi arritur ate, duhet te evitojme zhgenjimin. Eshte shume e lehte t'i rikthehemi menyres se mepashme te jeteses mbasi kemi arritur qellimin. Ne vend te kesaj, duhet te mbajme ca gjera qe praktikuam per te ndryshuar menyren e jeteses. Ndryshimet jetesore jane te jashtezakonshme, por ndryshimet e vogla qe praktikojme per dite jane ato qe kane efekt me te gjate.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Tetë mësime të Ramazanit për të gjithë besimatarët
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dhulkarnejn Ramadani - Mësime nga lufta e Uhudit
» Video ligjerat ''Mësime Profetike'' (pjesa e parë) - Sadullah Bajrami
» Aktivizoni Windows 7 Per te gjithe
» Çka pas ramazanit?
» Gruaja jote është e gjithë bota për ty

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Agjërimi i Ramazanit-
Kërce tek: