Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Nxitje për vepra të mira

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 39

Nxitje për vepra të mira Empty
MesazhTitulli: Nxitje për vepra të mira   Nxitje për vepra të mira Icon_minitimeFri Jun 05, 2009 2:46 pm

Nxitje për vepra të mira
Merkure, 27 Maj 2009 18:16
Pyetje: A dëshiron që Allahu të ta ndërton një shtëpi në Xhennet?
I Dërguari i Allahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thënë:
"Kush shkon në xhami për në namaz në mëngjes ose në mbrëmje, Allahu për këtë do t′i përgatisë atij gosti (në Xhennet) në mëngjes ose në mbrëmje."
[Mutefekun alejh]
Pyetje: A veprove me këtë hadith?


I Dërguari i Allahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thënë:
"Nuk ka ditë në të cilën gdhihen robtë e Allahut e që të mos zbresin dy engjëj dhe njëri të thotë: "O Allahu im, jepi kompensim atij që ka shpenzuar", kurse tjetri thotë: "O Allahu im, jepi shkatërrim atij që ka (dorën e vet) ka shtrënguar."
[Mutefekun alejh]
Pyetje: A dëshiron që Allahu të dërgon ty salavate (përshëndetje)?


I Dërguari i Allahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thënë:
"Kush bënë një salavat për mua, Allahu atij ia bën dhjetë salavate."
[Muslimi]
Pyetje: A ke ndëgjuar për këtë porosi?


Ebu Hurejre r.a. thotë:
"Miku im (SalAllahu Alejhi ve Selem) më ka porositur për tri gjëra: "Agjërimin e tri ditëve për çdo muaj, faljen e dy rekateve të namazit të duhasë dhe faljen e namazit të vitrit para se të shkojë të flejë.""
[Mutefekun alejh]
Pyetje: A dëshiron që veprat tua të mira të mos të ndëpriten edhe pas vdekjes tënde?


Të ndërtuarit e xhamisë, të hapësh një ujësjellës (bunar), nga i cili pin njerëzit, t′i edukosh fëmijët në bëmirësi, shpërndarja e diturisë siç është: botimi i librave, shpërndarja e tyre, rekordimi i audio kasetave apo cd-ve me përbmbajtje të mirë islame si dhe finansimi i këtyre gjërave. I Dërguari i Allahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) thotë:
"Kur vdes njeriu puna e tij ndërpritet përveç tri gjërave: sadakasë së përhershme (hajratit), nga dituria prej së cilës kanë dobi të tjerët ose nga pasardhësi i mirë, i cili lutet për të vdekurin."
[Muslimi]
Pyetje: A dëshiron të pranohen lutjet tua?


I Dërguari i Allahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thënë:
"Nuk ka rob musliman, që e lut Allahun për vëllaun e tij jo të pranishëm, e që engjëlli mos t′i thotë: "Edhe ty të qoftë po ashtu!"
[Muslimi]
Pyetje: A e din se cila fjalë është më e dashur tek Allahu?


I Dërguari i Allahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thënë:
"Fjalët më të dashura tek Allahu janë: "SubhanAll-llahi ve bihamdihi" (Madhëria dhe falenderimi i përkasin Allahut të Madhëruar)."
[Muslimi]
Pyetje: A dëshiron që të falen mëkatet edhe nëse janë të shumta?


I Dërguari i Allahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thënë:
"Kush thotë: "SubhanAll-llahi ve bihamdihi"(Madhëria dhe falederimi i përkasin Allahut të Madhëruar), njëqind herë në ditë, i fshihen mëkatet edhe nëse janë sa shkuma e detit."
[Mutefekun alejh]
Pyetje: A dëshiron të jesh afër Zotit tënd?

I Dërguari i Allahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thënë:
"Robi është më afër Zotit të tij, kur ai është në sexhde, andaj shpeshtoni lutjet."
[Muslimi]
Pyetje: A dëshiron që të zbret qetësia dhe të kaplon mëshira?


I Dërguari i Allahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thënë:
"Ata njerëz që tubohen në njërën prej shtëpive të Allahut (xhami), që të lexojnë Librin e Allahut dhe ta studiojnë në mes veti, do t′ju vijë atyre paqja (qetësia) e plotë e Allahut dhe do t′i mbulojë mëshira e Tij, dhe melaqet do të kujdesen për sigurimin e tyre e Allahu do t′i lavdërojë tek ata që i ka pranë."
[Muslimi]
Pyetje: A ke logjikuar mbi këtë hadith?


I Dërguari i Allahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thënë:
"Çkado që e godet muslimanin, qoftë lodhje, pikëllim, brengë, hidhërim, mundim nga sëmundje a fatkeqësi, madje edhe të shpuarrit e ferrës – me cilëndo prej këtyre, Allahu ia shlyen mëkatet atij."
[Mutefekun alejh]
Pyetje: A dëshiron shpërblim të plotë sikur të ishe falur tërë natën?


I Dërguari i Allahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thënë:
"Kush e fal namazin e jacisë me xhemat është sikurse ai që gjysmën e natës e kaloi në namaz. Ndërsa ai, që e fal namazin e sabahut me xhemat, është sikurse ai i cili është falur vetëm tërë natën."
[Muslimi]
Pyetje: A dëshiron të kesh shpërblime të mëdha sa kodrat?


I Dërguari i Allahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thënë:
"Kush prezanton xhenazen derisa të falet namazi e ka për shpërblim një kirat, ndërsa ai që prezanton derisa të varroset, shpërblehet me dy kirate". Të pranishmit thanë: "Ç′janë dy kirate?" Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) u përgjigj: "Ai shpërblim është sa dy kodra të mëdha."
[Mutefekun alejh]
Pyetje: A dëshiron që të jesh nën mbrojtjen e Allahut?


I Dërguari i Allahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thënë:
"Kush e fal namazin e sabahut ai është nën mbrojtjen e Allahut, andaj mos t′i kundërvihet askush kësaj (mbrojtjeje) me diçka, sepse kush i kundërvihet kësaj (mbrojtjes së Allahut), do ta arrijë atë Allahu, dhe pastaj do ta gjuajë me fytyrë në zjarr të Xhehennemit."
[Muslimi]
Pyetje: A dëshiron që Allahu të bën largësi mes ty dhe zjarrit sa shtatëdhjet vjeshta?


I Dërguari i Allahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thënë:
"Nuk ka rob i cili agjëron një ditë për hirë të Allahut, e të mos ia largon Allahu fytyrën e tij në këtë ditë agjërimi për shtatëdhjet vjeshta."
[Mutefekun alejh]
Pyetje: A dëshiron rrugë që të dërgon në Xhennet?


I Dërguari i Allahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thënë:
"Kush niset në rrugë që të kërkojë dituri, Allahu do t′ia lehtësojë rrugën për në Xhennet."
[Muslimi]


--------------------------------------------------------------------------------
Përktheu: Ummu Muhlisa
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Nxitje për vepra të mira
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dhulkarnen Ramadani Vazhdueshmerija ne vepra te mira
» Si do ta zgjasesh jeten me vepra te mira - Vesim Abdiu
» 10 vepra që të nxerrin nga feja
» Vepra e tetë që të nxjerë prej Islamit
» Vepra e nëntë që të nxjerë prej Islamit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Forumi gjeneral-
Kërce tek: