Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Në çfarë kundërshtohet Teuhidi (Njëshmëria) dhe kujdeset prej shirkijateve.

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Usame
Moderator
Moderator
Usame


Numri i postimeve : 381
Join date : 05/06/2009

Në çfarë kundërshtohet Teuhidi (Njëshmëria) dhe kujdeset prej shirkijateve. Empty
MesazhTitulli: Në çfarë kundërshtohet Teuhidi (Njëshmëria) dhe kujdeset prej shirkijateve.   Në çfarë kundërshtohet Teuhidi (Njëshmëria) dhe kujdeset prej shirkijateve. Icon_minitimeSat Jan 02, 2010 11:36 am

Në çfarë kundërshtohet Teuhidi (Njëshmëria) dhe kujdeset prej shirkijateve. Ibadeti1

Shkëkutur nga Libri "Çfarë na obligohet të dijmë rreth Fes".
Ky libër që gjendet në duart e juaja është një pikënisje dhe një lehtësim për njohjen e disa çështjeve të Teuhidit (Njëshmëris) dhe Imanit (Besimit), e që jam munduar që ta bëj në mënyrën më të thjesht pyetje dhe përgjigje edhe atë duke e ndarë në disa kapituj, që ta kenë më të lehtë lexuesit.



Në çfarë kundërshtohet Teuhidi (Njëshmëria) dhe kujdeset prej shirkijateve.

Në këtë kaptinë do sjellim 18 pyetje dhe përgjigje:
1) Pyetja:
Cilat janë ato shirkijate prej të cilave është kujdesur prej tyre Pejgamberi alejhi selam dhe çfarë kuptimi kanë pasë?
1) Përgjigje:
Disa prej tyre në Kur’an dhe disa në Sunnete.
Dhe urtësia në kujdesin prej tyre: është mbrojtja dhe ana apo pikpamja e Teuhidit (Njeshmërisë).
Dhe ato janë, njëzet e një çështje:
1) Magjia dhe Zbavitja jashta Kur’anit.
2) Bekimi me drunj me gure dhe te ngjashme.
3) Therja pos Allahut xh.sh.
4) Betimi pos Allahut xh.sh.
5) Me kërkuar Mbrojtje përveq Allahut xh.sh.
6) Me kërkuar Ndihmë përveq Allahut xh.sh.
7) Me kërkuar ndërmjetsim përveq Allahut xh.sh.
Cool Me pas ekstremizëm në të sinqertit me lavd.
9) Shoqërim në adhurim me Allahun me ndonjë njeri të mirë.
10) Magjia dhe Parashikuesi.
11) Nushre dhe Tetajur.
12) Hidropizi (Mjek) me shi.
13) Dashurinë përveq Allahut.
14) Hipokrizia dhe dashja e dunjasë me punë.
15) Nënshtrues i Dijetarëve apo Kryetarëve në gjunahet e Allahut ose Haramin që e ka bërë Hallall Allahu ose Hallallin që e kanë bërë Haram.
16) Me marë shok tjetër përveq Allahut.
17) Barazia që vendos Allahu me atë që vendos njeriu.
18) Me bë betim përveq Allahut xh.sh.
19) Sharja e Kohës.
20) Me bë shaka diçka në përmendjen e Allahut.
21) Ndërmjetsim në Allahun nëpërmes njeriut.

2) Pyetja:
Cili është gjynahu me i madh?
2) Përgjigje:
Gjynahu me i madh është shirku i madh.
Thotë Allahu në Kur'an: '' S'ka dyshim se All-llahu nuk falë (mëkatin) t'i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt do. Kush përshkruan All-llahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh''.[En-Nisa: 48]

Është pyetur i derguari –alejhi selam- se cili është gjynahu me i madh? ka thënë: '' Të i lutesh dikujt tjetër perveq Allahut kurse ai të ka krijuar ''.[Transmeton: Muslimi]

3) Pyetja:
C`ka don të thotë shirk i madh?
3) Përgjigje:
Shirku i madh është kryerja e ndonje ibadetit për dikë tjetër e jo për Allahun si p.sh Duaja ti lutesh dikujt tjetër e jo Allahut .Thotë Allahu ne Kur'an:''Thuaj: "Unë dëshiroj vetëm Zotin tim dhe Atij nuk i bëj asnjë shok!"[El-Xhin: 20]

Është transmetuar nga i dërguari –alejhi selam – se ka thënë: '' Gjyhanu me i madh është ti bësh shok Allahut ''.
[Transmeton Buhariu]

4) Pyetja:
Cili është dami i shirkut të madh?
4) Përgjigje:
Shirku I madh është shkak që ti me qendru në zjarr përgjithmon.
Thotë Allahu në Kur'an: '' Ai që i përshkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij xhennetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës''. [El-Maide: 82]


Ka thënë I dërguari –alejhi selam – ''Kush vdes duke I bërë shirk Allahut ai do të hyn në zjarr''.
[Transmeton: Muslimi]

5) Pyetja:
A të bën dobi vepra duke qen ne shirk?
5) Përgjigje:
Jo nuk të bën dobi vepra me shirk, thotë Allahu i madhëruar: '' E sikur t'i përshkruajnë shok Zotit (edhe ndonjë nga këta) kishte për t'iu shkuar huq ajo që kanë vepuar''. [En-Am: 88]

6) Pyetja:
A eksizton shirku tek "Muslimanet"?
6) Përgjigje:
Po e ksizton me shumic për fat të keq.
Thotë Allahu i madhëruar: '' Dhe shumica e tyre nuk e beson ndryshe All-llahun, vetëm se duke i shoqëruar (zota të tjerë)''.
[Jusuf: 106]


Thotë i derguari –alejhi selam –''Nuk do të behët Kijameti derisa të behën kabile të tëra nga ummeti im mushrika dhe derisa të adhurohen idhujt ''.
[Sahih]

7) Pyetja:
Cili është vendimi për atë që i lutet dikujt tjetër perveq Allahut si p.sh. Evlijave?
7) Përgjigje:
Lutja e tyre drejtuar evlijave është shirk që njeriu më te hyn ne zjarr.
Thotë Allahu në Kur'an: ''
Pra, përpos All-llahut, mos lut zot tjetër e të bëhesh prej të dënuarëve''. [Shuara: 213]

Thotë i derguari –alejhi selam – ''Kush vdes dhe ai lut dikë tjetër pervec Allahut do të hyn ne zjarr''.
[Transmeton: Buhariu]

Cool Pyetja:
A është duaja Lutja ibadet për Allahun e lartësuar?
Cool Përgjigjëje:
Po Duaja është ibadet Adhurim për Allahun e lartësuar.
Thotë Allahu në Kur'an: '' Zoti juaj ka thënë: "Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem, e ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit ndaj Meje, do të hyjnë të nënçmuar në Xhehennem''.[Gafir 60]

Thotë i derguari –alejhi selam – '' Duaja është Adhurim ''
[Transmeton Tirmidhiu dhe ka thene hadithi eshte sahih]


9) Pyetja:
A e ndegjojn të vdekurit duan?
9) Përgjigje:
Të vdekurit nuk e ndegjojn duan .Thotë Allahu ne Kur'an: '' Ti nuk mund t'i bësh të dëgjojnë të vdekurit, e as nuk mund ta bësh të shurdhëtin të dëgjojë thirrjen, e sidomos kur ata ta kthejnë shpinën''. [En-Neml: 80]

Dhe thotë Allahu: '' E nuk janë të njejtë as të gjallit e të vdekurit, All-llahu bën të dëgjojë atë që do, e ti nuk mund të bësh të dëgjojë ai që është në varr''.
[Fatir: 22]

10) Pyetja:
A bën të kerkohet ndihm nga të vdekurit apo ata që nuk jane prezent?
10) Përgjigjëje:
Nuk bën të kerkojm ndihm nga të vdekurit, por kerkojm ndihm vetëm nga Allahu.
Thotë Allahu në Kur'an; ''Përkujtoni kur kërkuat ndihmë prej Zotit tuaj, e Ai ju është përgjigjur: "Unë do t'ju ndihmoj me njëmijë engjëj që vijnë një pas një (grup pas grupi)".[Enfal: 9]

Thotë i derguari –alejhi selam – '' Kur e goditke ndonje pikllim apo breng thoshte: O Ti i cili je i gjall dhe i perjetshëm me meshiren Tende kerkojm ndihm ''.
[Transmeton: Tirmidhiu dhe thotë Hadithi është Hasen]

11) Pyetja:
A lejohet zotimi ne dikë tjetër perveq Allahut?
11) Përgjigjëje:
Jo nuk lejohet zotimi ne dikë tjetër përveq Allahut, thotë Allahu në Kur'an:'' Përkujtohu) Kur gruaja e Imranit pat thënë: "Zoti im, Unë këtë që është në barkun tim, vendosa ta kushtoj thjesht vetëm për shërbimin Tënd, pra pranoje këtë prej meje, vertetë Ti je Ai që dëgjon e di!".[Ali imran: 35]

Thotë i derguari –alejhi selam – ''Kush zotohet që ti nenshtrohet Allahut le ti nenshtrohet Atij dhe kush zotohet që ti bën gjynah Allahut mos ti bën Atij ''.
[Transmeton: Buhariu]

12) Pyetja:
A lejohet me therr për dikë tjetër përveq Allahut?
12) Përgjigje:
Jo nuk lejohet seps ekjo është shirk thotë Allahu ne Kur'an: Andaj, ti falu dhe prej kurban për hirë të Zotit tënd!
[Kevther: 2]

Thotë i derguari-alejhi selam - : '' E ka mallkuar Allahu atë qe ther ne emer te dikujt tjeter e jo ne emer të Allahut ''.
[Transmeton: Muslimi]

13) Pyetja:
A lejohet tavafi rreth vorreve?
13) Përgjigje:
Jo nuk lejohet tavafi rreth vorreve por vetëm rreth qabes thotë Allahu ne Kur'an; '' Pastaj le të heqin papastërtinë e tyre, le t'i zbatojnë premtimet e veta dhe le të sillën (bëjnë tavaf) rreth shtëpisë së lashtë. [Haxh 29]

Thotë i derguari-alejhiselam- : '' Kush sillet rreth qabes 7 herë dhe I fal 2 reqate është sikur të ket liruar një robresh ''.
[Transmeton: Ibni Maxhe hadithi eshte sahih]

14) Pyetja:
A lejohet Namazi me u fal te varri?
14) Përgjigje:
Jo nuk lejohet namazi mu fal te Vorri thotë Allahu i madhëruar; ''Pra kthehu anës së xhamisë së shenjtë (Qabes), dhe kudo që të jeni (o besimtarë) kthehuni kah ajo anë''. [Bekare: 144]

Thotë i derguari –alejhi selam: '' Mos u uluni mbi vorre dhe as mos u falnu ne drejtim të tyre''.
[Transmeton: Muslimi]

15) Pyetja:
A duhet ti besojm falltorit dhe magjistrait?
15) Përgjigje:
Nuk bën me iu besuar në atë q`ka thonë , thotë Allahu në Kur'an : '' Thuaj: "Askush veç All-llahut as në qiejt, as në tokë nuk e di të fshehtën, as nuk e din se kur ringjallen!".[En-Neml: 65]

Thotë i derguari –alejhi selam – ''Kush shkon tek falltori apo magjitari dhe i beson atij ne atë që thotë veqse ka mohuar në atë që iu është zbrit Muhammedit ''. [Transmeton: Ahmedi]

16) Pyetja:
A lejohet mu betuar në dikë tjetër perveq Allahut?
16) Përgjigje:
Nuk lejohet betimi përveqse në Allahun dhe ne askend tjetër. Thotë Allahu ne Kur'an: ''
Thuaj: "Po, Pasha Zotin Tim, pa tjetër do të ringjalleni dhe do të njiheni me atë që keni punuar, e ajo për All-llahun është lehtë!".
[Tegabun 7]

Thotë i derguari –alejhi selam – ''Kush betohet ne dikë tjetër përveq Allahut ka bë shirk''.
[Transmeton: Ahmedi]

17) Pyetja:
Alejohet lidhja e guaskave dhe hajmalive për sherim?
17) Përgjigje:
Jo nuk lejohet me i lidh ato për sherim sepse jane shirk.
Thotë Allahu ne Kur'an;
Nëse All-llahu të godet me ndonjë të keqe, s'ka kush që ta largojë atë pos Tij, e nëse të dhuron ndonjë të mirë, duhet ditur se Ai është i gjithëfuqishëm për çdo send. [En'Am 17]

Thotë i derguari –alejhi selam: '' Kush e lidh Hajmalin ka bë shirk''. [Transmeton: Ahmedi]

18) Pyetja:
Si të afrohemi tek Allahu –te'ala-?
18) Përgjigje:
Afrohemi tek Allahu me emrat e Tij të bukur dhe Cilësit e Tij të Larta dhe me vepra të mira .Thotë Allahu në Kur'an;
All-llahu ka emrat më të mirë, andaj Atë thirrnie me ata e hiquni nga ata që bëjnë shtrembërime me emrat e Tij. Ata kanë për t'u shpërblyer (me dënim) për veprimet e tyre. [El A`raf: 180]

Thotë i derguari –alejhi selam – '' Të lus me q`do emër që e ke emmërtuar vetën Tende ''.
[Transmeton: Ahmedi]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Në çfarë kundërshtohet Teuhidi (Njëshmëria) dhe kujdeset prej shirkijateve.
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Njëshmëria e All-llahut (Teuhidi)
» Teuhidi El-Esma ues-Sifaat
» Çfarë kërkon lypësi
» Çfarë e mohon Shehadetin?
» Spjegimi i librit ''KITABU TEWHID'' (Njeshmeria e Allahut)Rexheb Memishi pjesa e Vl

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Akide-
Kërce tek: